LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Debate në seancën plenare/ Ministrja Koçiu flet për "Onkologjikun", deputetët e opozitës i bien tavolinave: Jep dorëheqjen!

• Ka nisur me një minutë heshtjeje seanca plenare në Kuvend. • Sot është përkujtuar dita kundër gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë, ku deputetët dhe ministrat kanë kujtuar viktimat e rëna. • Më pas seanca ka nisur me debate pasi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla lajmëroi se kërkesa e Partisë Demokratike për interpelancë me kryeministrin Edi Rama për hapësirat publike të uzurpuara, ishte refuzuar. • Bardhi akuzoi Nikollën se ka shkelur Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit, pasi sipas është kthyer në traditë refuzimi i interpelancave me Ramën. Ai u shpreh se ministrat nuk denjojnë të kthejnë përgjigje kërkesave të deputetëve të opozitës nga ministrat përkatës, po ashtu ka dy muaj që nuk e dimë se kush është ministër i financave pasi nuk vjen në seanca parlamentare. • Deputetja demokrate Albana Vokshi solli sot në Kuvend skandalin tek spitali i Onkologjikut pranë QSUT. • Sipas Vokshit tre ministrat Koçiu, Manastirliu dhe Manja duhet të ishin dorëhequr ose shkarkuar në lidhje me ngjarjen. • Ajo tha se të gjithë kishin dijeni për skandalin, dhe asnjë nuk ka reaguar. • Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu gjithashtu komentoi skandalin gjatë fjalës së saj në interpelancën e kërkuar nga deputeti Tritan Shehu. • Ajo u shpreh se të gjithë mjekët që abuzojnë me detyrën, do të përballen me sanksione. •Ministrja shtoi se në raste të sjellëve amorale do të merret masa e ndalimit të ushtrimit të detyrës. • Teksa ministrja po fliste, deputetët e PD, Gazment Bardhi dhe Ina Zhupa po i binin tavolinave dhe bënin thirrje ministres të japë dorëheqjen. • Pas "protestës" së opozitës, Nikolla paralajmëroi disa herë se do të ndërpriste interpelancën.

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Flet ministrja Koçiu në Kuvend, deputetët e opozitës i bien tavolinave: Jep dorëheqjen! Nikolla: Do e ndërpresim interpelancën

Debate në seancën plenare/ Ministrja Koçiu flet për
deputetet

TIRANË- Ministrja e SHëndetësisë, Albana Koçiu po mban fjalën e saj në Kuvend në kuadër të interpelancës së kërkuar nga deputeti i PD-së, Tritan Shehu. 

Koçiu teksa po fliste për skandalin te Onkologjiku u shpreh se të gjithë mjekët që abuzojnë me detyrën, do të përballen me sanksione. Ajo shtoi se në raste të sjellëve amorale do të merret masa e ndalimit të ushtrimit të detyrës.

“Padiskutim abuzimi i rëndë m detyrën i një grupi farmacistësh, dhe staf mjekësor që kanë luajtur me njerëzit dhe shëndetin e tyre, kjo vetëm një përgjigje; ndëshkim ligjor, administrativ dhe moral. Për çdo njeri nga ata që kanë nisur hetim, do të mbajnë mbi shpinë moralin e turpin. Për të sanksionuar me ligj ata mjekë, s’mund t’i quaj më as profesionist, që e trajtojnë jetën njerëzore si mall të shumicës, do të përballen me masa që do t’i bëjmë të ditura. Do t’u hiqet e drejta e profesionit në rast se do të bëjnë sjellje amorale nëse cënojnë profesionin e tyre.”, tha ajo.

Teksa ministrja po fliste, deputetët e PD, Gazment Bardhi dhe Ina Zhupa po i binin tavolinave dhe bënin thirrje ministres të japë dorëheqjen. Pas "protestës" së opozitës, Nikolla paralajmëroi disa herë se do të ndërpriste interpelancën. 

2 VITE ME PARE

Skandali te Onkologjiku, Vokshi: Këto tre ministra duhet të dorëhiqen ose shkarkohen

Debate në seancën plenare/ Ministrja Koçiu flet për
albana vokshi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi foli sot në Kuvend lidhur me skandalin tek spitali i Onkologjikut pranë QSUT.

Sipas Vokshit tre ministra duhet të ishin dorëhequr ose shkarkuar në lidhje me ngjarjen. Ajo tha se të gjithë kishin dijeni për skandalin, dhe asnjë nuk ka reaguar. 

"Në këtë qeverisje 3 ministra, Koçiu, Manastirliu dhe Manja nuk duhet të ishin të ulur në ato karrige. Duhet të ishin shkarkuar ose dorëhequr. Të gjithë kishin dijeni mbi atë që ka ndodhur tek Onkologjiku, por kanë refuzuar të reagojnë. Dje nxituan të hidhnin baltë mbi mjekët. Ka edhe mjekë që abuzojnë, por koka e korrupsionit janë këta 3 ministra.", tha Vokshi.

2 VITE ME PARE

Rrëzohet kërkesa e PD për interpelancë me Ramën, Bardhi-Nikollës: Po shkelni Kushtetutën, frikacaku s'ka guxim të përballet

Debate në seancën plenare/ Ministrja Koçiu flet për
gazment bardhi

TIRANËKreu i Grupit Parlamentare të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla rrëzoi kërkesën e tyre për interpelancë me kryeministrin Edi Ramës. 

Bardhi akuzoi Nikollën se ka shkelur Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit, pasi sipas është kthyer në traditë refuzimi i interpelancave me Ramën. Ai u shpreh se ministrat nuk denjojnë të kthejnë përgjigje kërkesave të deputetëve të opozitës nga ministrat përkatës, po ashtu ka dy muaj që nuk e dimë se kush është ministër i financave pasi nuk vjen në seanca parlamentare.

"Ju keni shkelur kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë keni kthyer në rregull që refuzoni çdo kërkesë për interpelancë me kryeministrin. Kjo është një shkelje flagrante e kushtetutës dhe si kryetari kuvendi nuk jeni për ti shërbyer kryeministrit por ti shërbeni vendit tuaj. Në betimin që keni bërë kur u zgjodhët kryetare Kuvendi e keni cilësuar se do të respektoni të gjitha të drejtat e opozitës e në fakt ju tani me veprimet tuaja në mënyrë koherente në çdo seancë refuzoni kundër rregullores çdo kërkesë të ligjshme për interpelancë të opozitës.

Asnjë kërkesë për informacion anëtarët e kabinetit qeveritar nuk kthen përgjigje, unë kam dy muaj që nuk njoh ministrin e financave. Ai nuk vjen as në seancë as del në takime publike dhe nuk kthen as përgjigje shkresave, e në këtë moment ndërhyn kryetarja e kuvendit që ministri të kthejë përgjigje. Në mënyrë krejtësisht etike po ju kërkoj të hiqni dorë nga sjellja provokuese ndaj opozitës, jemi këtu nga votat e qytetarëve dhe duhet të respektoni zgjedhjet e tyre.", tha Bardhi. 

2 VITE ME PARE

“Në Tiranën janë uzurpuar hapësirat publike”, Dogjani kërkoi interpelancë me Ramën, deputetët nuk e miratojnë

Debate në seancën plenare/ Ministrja Koçiu flet për
Asllan Dogjani

TIRANA- Deputeti demokrat, Asllan Dogjani, gjatë fjalës së tij në Kuvend tregoi arsyet pse ka thirrur në interpelancë kryeministrin Edi Rama. Dogjani tha se në Tiranë janë zaptuar të gjitha hapësirat publike dhe nga kryeministri kërkon që me autoritetin e tij të ndërhyjë për zbatimin e ligjit. Ai shtoi se në emër të banorëve të njësisë 9 ka denoncuar disa herë zaptimin dhe vjedhjen e pronën publike nga Ilirjan Cela dhe djali itij që punon në doganën e Tiranës. 

“Nuk është hera e parë që kryeministri nuk i përgjigje kërkesave për interpelance, due  përdorur parlamentin si bahçen e tij. E kuptoj që kryeministri është i stërfolur nga skandale e përditshme, dhe ka zgjedhur rrugën për t’u fshehur, por qytetaret e Tiranës kërkojnë të zbatohet ligji.

Në emër të banorëve të njësisë 9 kam denoncuar disa herë zaptimin dhe vjedhjen e pronën publike nga Ilirjan Cela dhe djali itij që punon në doganën e Tiranës. Kam denoncuar mos sundimin e ligjit. I kam dorëzuar një dosje zv/kryeministres sesi vidhet prona publike, ish kopshti 33. Kam komunikuar me Ballën që ka parë vetë sesi përdoret në mënyrë të paligjshme, e destinuar për kopsht dhe lulishte.

Pas denoncimeve që kam bërë, jam informuar dhe nga qytetarë të tjerë  që pothuajse në të gjithë Tiranën janë uzurpuar hapësirat publike. Kanë lënë vendin pa lulishte, ndaj përfundojnë në spital njerëzit me kancer. Mosfunksionimi i institucioneve ka bërë që të zgjidhen vetëgjyqësish, ndaj kemi kaq vrasje. Ne nuk po themi të marrim armët, por këtu gjërat do të zgjidhen vetëgjyqësish. Mos hajdeni pastaj. Dua t’i them kryeministrit, se deri tani nuk ka funksionuar asnjë institucion. Ndërhyni me autoritetin tuaj ndaj institucioneve që të reagojnë kohë. Ndërhyni për zbatimin e ligjit, nuk kërkojmë asgjë tjetër”, tha Dogjani.

2 VITE ME PARE

Dita kundër gjenocidit në Çamëri/ Nis me një minutë heshtje seanca plenare, Idrizi: Nuk do të flemë për ligjin e luftës!

Debate në seancën plenare/ Ministrja Koçiu flet për

TIRANË- Ka nisur me një minutë heshtjeje seanca plenare në Kuvend. Sot është përkujtuar dita kundër gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Deputetët dhe ministrat kanë kujtuar viktimat në nder të kësaj dite.

Lidhur me këtë ka mbajtur fjalën kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, kundër gjenocidit në Çamëri, ku ka pasur një mesazh edhe për kryeministrin grek Mitsotakis.

“80 vite nga 1944 ku u masakruan e shpërngulën banorët e Çamërisë. Genocidi nuk ka moshë. Unë dhe kolegët e mi jemi këtu për të thënë se memoria enjë kombi është më e madhe se ajo e një njeriu. Thuhet se një popull që harron, vdes. Ne e kemi sfiduar harresën. Nuk fajësojmë popullin grek por politikën e kohës dhe qëndrimin e sotëm.

Askush nuk mund të shkelë mbi të drejtën e jetës, kanë 80 vite që shkelin mbi jetët tona të humbura dhe deklarojnë se çështja çame nuk është çështje. E çuditshme se si Greqia kriminelët i shpall heronj dhe u ngre përmendore. Jam këtu për ti dhënë zë mijëra viktimave që nuk flasin dot më.

Mos e kini frikë Çamërinë po bashkohuni për drejtësi e paqe. Shqipëtarët nuk kanë frikë ta thonë rrugëve të Europës së Çamëria është Shqipëri. Meqë Mitsotaqis na kujtoi dje fjalën që “si do biesh në gjumë nashtu do ngrihesh”, dua i kujtoj “Uji fle hasmi nuk fle”. Nuk duhet të flemë për ligjin e luftës”, tha ai.

2 VITE ME PARE

Sot seancë plenare, zhvillohet interpelanca me ministren Koçiu për skandalin te Onkologjiku

Debate në seancën plenare/ Ministrja Koçiu flet për
kuvendi

TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet seanca plenare e radhës në Kuvend. Në rendin e ditës është parashikuar të zhvillohet një interpelancë me ministren e Shëndetësisë Albana Koçiu, e kërkuar nga Tritan Shehu për surrogacinë, por që debati pritet të zhvendoset për skandalin e mjekëve të Onkologjikut. Po ashtu në rendin e ditës janë edhe disa pyetje nga deputetja e PL-së, Erisa Xhixho për ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliut. AKEP dhe ASD do paraqesin po ashtu raportin për vitin 2023.

Debate në seancën plenare/ Ministrja Koçiu flet për
rendi i dites

Skandali te Onkologjiku

Gjykata e Tiranës caktoi 7 masa "arrest shtepie" dhe "detyrim paraqitje" për mjekët e spitalit Onkologjik ku dhe u raportua skandali. Prokuroria e Tiranës ka zbardhur skenën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik. 

Në njoftim thuhej se nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave. Gjithashtu po nga hetimet e kryera ka rezultuar se në Spitalin Onkologjik prej vitit 2021 është instaluar një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e pacientëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, pajisje kjo që mësohet se nuk është shfrytëzuar.

Por skema abuzimit nuk ndalej vetëm me orientimin tek spitali privat në pronësi të një prej të akuzuarve, mjekët në fjalë drejtonin pacientët e tyre edhe për ilaçe në farmaci private. Për këto të fundit nuk përjashtohet mundësia që të jenë furnizuar po nga mjekët e onkologjiku për nxjerrjen e ilaçeve nga spitali për tregtim në farmacitë e tyre private.

seance plenare 27 qershor 2024

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj