LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tensione dhe kaos në Kuvend për 30 minuta/ Ligjet kalojnë me votat e mazhorancës, Bardhi: Janë të pavlefshme

• Ka zgjatur mbi 30 minuta seanca e sotme plenare në Kuvend. • Kaosi, zhurmueset dhe tensioni nuk ka munguar edhe në seancën e sotme. • Si në seancat e tjera projektligjet në rendin e ditës, kanë kaluar vetëm me votat e mazhorancës. • Por nënkryetari i PD-së, Gazment Bardhi i ka konsideruar si të pavlefshme, pasi sipas tij referuar rregullores, numri i deputetëve që u deklaruan prezente ishte vetëm 68, ndërkohë që duhen të paktën 71 vota për miratim. • Nuk kanë munguar edhe përplasjet midis ministreve dhe deputetëve të opozitës, teksa këta të fundit kishin bllokuar foltoren me pankarta në duar që në nisje të seancës. • Pas përfundimit të seancë, Bardhi tha për mediat se nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj ishte sot si përfaqësuese e 5 oligarkëve dhe 3 bandave kriminale që përfitojnë nga miratimi i ligjit për investimet strategjike. • Kujtojmë se deputetët demokratë Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Saimir Korreshi nuk do marrin pjesë në seancë pasi janë të përjashtuar. • Po ashtu, i përjashtuar vijon të jetë edhe deputeti Edi Paloka, i cili ka dënimin më të rëndë pasi dogji rregulloren e Kuvendit.

13 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Projekt-ligjet kaluan me 68 vota/ Grupi Parlamentar i PD: Votimi të shpallet i pavlefshëm, mungon kuorumi

Tensione dhe kaos në Kuvend për 30 minuta/ Ligjet kalojnë me
Kuvendi

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, i kanë kërkuar Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla shpalljen të pavlefshme votimin gjatë seancës së sotme plenare. Shkak për këtë kërkesë është bërë fakti se nuk është garantuar kuorumi i nevojshëm për votimin dhe se ishte në shkelje të Kushtetutës.

Në seancë dhe pas përfundimit të saj, nënkryetari i PD-së Gazment Bardhi akuzoi vazhdimisht, Felajn se i kaluar ligjet pa u plotësuar kuorumi që duhet. Sipas Bardhit, referuar rregullores së Kuvendit, duhen të paktën 71 vota për të miratuar një ligj, ndërkohë sot votuan për prezencën vetëm 68.

2 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Nga lulet për zonjat deputete te biseda e Alibeajt me Xhafajn, çfarë nuk u pa nga seanca plenare

Tensione dhe kaos në Kuvend për 30 minuta/ Ligjet kalojnë me
foto nga kuvendi

TIRANË- Seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend ka zgjatur 33 minuta.  Zonjat deputete morën buqeta me lule sot në seancën plenare, me rastin e 8 marsit, Ditës së Gruas, ndërsa seanca u shoqërua sërish me përplasje e zhurmues nga opozita.

Gjatë seancës ligjet u miratuan vetëm me votat e mazhorancës gjë e cila solli reagime nga deputët e opozitës. Teksa nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj po drejtonte votimin e çështjeve në rend të ditës, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi e ka akuzuar atë se po kryen shkelje pasi në sallë nuk ka kuorum të mjaftueshëm.

Deputetët e opozitës gjatë seancës bllokuan foltoren dhe ndezën zhurmuese. Deputeti i opozitës, Petrit Doda gjithashtu është përplasur me Gardën ndërsa nuk ka lejuar ministren Elisa Spiropali që të flasë. Kujtojmë se deputetët demokratë Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Saimir Korreshi nuk do marrin pjesë në seancë pasi janë të përjashtuar. Po ashtu, i përjashtuar vijon të jetë edhe deputeti Edi Paloka, i cili ka dënimin më të rëndë pasi dogji rregulloren e Kuvendit.

2 VITE ME PARE

Felaj kalon 180 nene për burimet ujore pa votat e gjithë socialistëve, shumica nuk ngrejnë kartonin jeshil (FOTO)

Tensione dhe kaos në Kuvend për 30 minuta/ Ligjet kalojnë me
kuvendi

TIRANË- Si në çdo seancë edhe në seancën e sotme, mazhoranca ka votuar e vetme projektligjet në Kuvend. Teksa votohej projektligji me 180 nene për burimet ujore, është vënë re se nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj miratonte nen për nen edhe kur deputetët e mazhorancës nuk votonin.

Siç shihet edhe ne foto disa nga deputetët socialistë kanë ulur kartonat dhe nuk kanë marrë pjesë në votim. Në seancë dhe pas përfundimit të saj, nënkryetari i PD-së Gazment Bardhi akuzoi vazhdimisht, Felajn se i kaluar ligjet pa u plotësuar kuorumi që duhet. 

Sipas Bardhit, referuar rregullores së Kuvendit, duhen të paktën 71 vota për të miratuar një ligj, ndërkohë sot votuan për prezencën vetëm 68.

2 VITE ME PARE

"Ligjet e votuara sot janë të pavlefshme", Bardhi: Felaj përfaqësonte 5 oligarkët që përfitojnë nga ligji për "Investimet Strategjike"

Tensione dhe kaos në Kuvend për 30 minuta/ Ligjet kalojnë me
gazment bardhi

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Gazment Bardh ka folur për mediat pas përfundimit të seancës. Bardhi ashtu siç u shpreh edhe në Kuvend, tha se ligjet e kaluara sot janë të pavlefshme. Sipas tij referuar rregullores duhen të paktën 71 vota për të miratuar projektligjet, ndërkohë që sot deklaruan prezencën vetëm 68 deputetë. 

Ai akuzoi edhe nënkryetaren e Kuvendit, Ermonela Felajn se sot nuk ishte si drejtuese e seancës por sipas tij si përfaqësuese e 5 oligarkëve dhe tre bandave të krimit që përfitojnë nga ndryshimet e ligjit për investimet strategjike

"Sipas rregullores së Kuvendit nuk kishte kuorum për votim, pasi për prezencën duhet të kishin votuar prezentet mbi 71 deputetë. Sot në drejtimin e seancës ishte përfaqësuesja e 5 oligarkëve që përfitojnë nga ligji i investimeve strategjike. Përsëris se për opozitën është e rëndësishme që Kuvendi t'i kthehet normalitetit. Sipas rregullores dhe Kushtetutës, asnjë nga ligjet e kaluara sot nuk është i kaluar ligjërisht. Për efekt të kuorumit, llogariten vetm deputet që marrin pjese ne votim. Dhe ne votim morën pjesë vetem 68 deputetë, ndërkohë që rregullorja thotë se duhen të paktën mbi 71 deputetë të votojnë.", tha Bardhi.

2 VITE ME PARE

"Partinë e bashkuat", Spiropali drejtuar deputetëve të opozitës: Ka ardhur koha të gjejmë dy fjalë të përbashkëta

Tensione dhe kaos në Kuvend për 30 minuta/ Ligjet kalojnë me
Elisa Spiropali

TIRANA- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka mbajtur fjalë në Kuvend duke uruar 7 marsin për të gjithë mësuesit, ndërsa i është drejtuar me një mesazh opozitës. Spiropali u tha deputetëve të opozitës se ka ardhur koha të gjejnë dy fjalë të përbashkëta dhe i ftoi ata të shkojnë në Konferencën e Kryetarëve dhe në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

“Është hera e parë që e marr fjalën në këto 4 muajt të këtij teatri dhe cirku, dua t’u them diçka shumë miqësisht. Sot është 7 marsi, vetëm një koment….Desha të bëj një urim për të gjithë mësuesit e Shqipërisë. Mësuesit na kanë mësuar se kur flet dikush nuk ia marrin fjalën të tjerët, nuk bëhet zhurmë, nuk ka bilbila. Ka ardhur koha të gjejmë dy fjalë të përbashkëta. Ejani në Konferencën e Kryetarëve, ejani në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe mos e merrni peng këtë ditë. Ju të gjithë fëmijëve të Shqipërisë po u jepni shembull të gabuar. Jemi afër për të diskutuar, partinë e bashkuat, jeni gjallë dhe në dritë të vërtetë, vazhdoni ecni përpara. Gëzuar 7 marsin të gjithë mësuesve dhe 8 marsin të gjithë grave këtu, sepse nuk do të shihemi nesër”, tha Spiropali.

2 VITE ME PARE

"Thyen rekord" kohëzgjatja e seancës/ Mes kaosit dhe zhurmueseve, ligjet kalojnë vetëm me votat e mazhorancës

Tensione dhe kaos në Kuvend për 30 minuta/ Ligjet kalojnë me
kuvendi

TIRANË- Seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend ka zgjatur 33 minuta. Gjatë seancës ligjet u miratuan vetëm me votat e mazhorancës gjë e cila solli reagime nga deputët e opozitës.

Teksa nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj po drejtonte votimin e çështjeve në rend të ditës, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi e ka akuzuar atë se po kryen shkelje pasi në sallë nuk ka kuorum të mjaftueshëm.

Deputetët e opozitës gjatë seancës bllokuan foltoren dhe ndezën zhurmuese. Deputeti i opozitës, Petrit Doda gjithashtu është përplasur me Gardën ndërsa nuk ka lejuar ministren Elisa Spiropali që të flasë. Kujtojmë se deputetët demokratë Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Saimir Korreshi nuk do marrin pjesë në seancë pasi janë të përjashtuar. Po ashtu, i përjashtuar vijon të jetë edhe deputeti Edi Paloka, i cili ka dënimin më të rëndë pasi dogji rregulloren e Kuvendit.

2 VITE ME PARE

Mes zhurmueseve dhe tensionit, mazhoranca voton projektligjin për "Investimet Strategjike"

Tensione dhe kaos në Kuvend për 30 minuta/ Ligjet kalojnë me
KUVENDI

TIRANË- Gjatë seancës së sotme plenare deputetët e mazhorancës kanë kaluar me shpejtësi edhe projektligjin për disa ndryshime në ligjin për “Investimet strategjike”. Seanca u mbajt mes kaosit të shkaktuar nga deputetët e opozitës së bashkuar. 

Deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren dhe kanë ndezur zhurmuese, ndërsa kryetarja e Kuvendit vijonte me miratimin dhe votimin e neneve dhe ligjeve të rendit të ditës. Deputeti i opozitës, Petrit Doda gjithashtu është përplasur me Gardën ndërsa nuk ka lejuar Spiropalin që të flasë.

2 VITE ME PARE

Tensionet në Kuvend, deputeti Petrit Doda përplaset me Gardën, nuk lejon Spiropalin të flasë

Tensione dhe kaos në Kuvend për 30 minuta/ Ligjet kalojnë me
kuvendi

TIRANË- Seanca e sotme plenare është zhvilluar nën tensione nga deputetët e opozitës të cilët kanë bllokuar foltoren. Deputetët e opozitës gjithashtu kanë ndezur zhurmuese por kjo nuk e ka ndaluar nënkryetaren e Kuvendit që të vijojë me miratimin dhe votimin e neneve dhe ligjeve të rendit të ditës.

Ndërkohë deputeti Petrit Doda gjatë tensioneve në Kuvend është përplasur me Gardën. Doda gjithashtu nuk ka lejuar Spiropalin që të flasë. Kujtojmë se deputetët demokratë Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Saimir Korreshi nuk do marrin pjesë në seancë pasi janë të përjashtuar. Po ashtu, i përjashtuar vijon të jetë edhe deputeti Edi Paloka, i cili ka dënimin më të rëndë pasi dogji rregulloren e Kuvendit.

2 VITE ME PARE

"Po falsifikon votimin", Bardhi- Felajt: Nuk ke kuorum! Në sallë janë vetëm 68 deputetë

Tensione dhe kaos në Kuvend për 30 minuta/ Ligjet kalojnë me
gazment bardhi

TIRANË-  Teksa nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj po drejton votimin e çështjeve në rend të ditës, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi e ka akuzuar se po kryen vepër penale pasi në sallë nuk ka kuorum të mjaftueshëm.

“Po falsifikon votimin! Ke 68 deputetë në sallë. Po kryen vepër penale. Po shkel Rregulloren, neni 55 pika 4. Po shkel Kushtetutën Nuk ua falim këtë”, dëgjohet të thotë ai.

Edhe seanca e sotme ka nisur me aksionin opozitar, ku deputetët e PD-së ka ndezur zhurmuese dhe kanë bllokuar foltoren me pankarta në duar. 

2 VITE ME PARE

“Kokën poshtë, kartonin lart”, Salianji drejtuar deputetëve të mazhorancës: Janë dele!

Tensione dhe kaos në Kuvend për 30 minuta/ Ligjet kalojnë me
Ervin Salianji

TIRANA- Deputeti i opozitës, Ervin Salianji, duke bllokuar foltoren e Kuvendit së bashku me deputetë të tjerë të opozitës, ka ironiozuar mazhorancën. Salianji i ka quajtur deputetët e shumicës si "dele". Ndërkohë disa nga deputetët mbanin në duar pankarta ku lexohej “Demokracia vendoset me zgjedhje”, “Nuk duam Parlament Monist”.

“Kokën poshtë kartonin lart, janë dele”, tha Salianji.

Seanca e sotme plenare ka nisur sërish me debate dhe kaos dhe me zhurmues në sfond nga deputetët e opozitës. Kujtojmë se deputetët demokratë Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Saimir Korreshi nuk do marrin pjesë në seancë pasi janë të përjashtuar. Po ashtu, i përjashtuar vijon të jetë edhe deputeti Edi Paloka, i cili ka dënimin më të rëndë pasi dogji rregulloren e Kuvendit. 

 

2 VITE ME PARE

Kaosi në Kuvend/ Opozita në këmbë para foltores, Felaj vijon me miratimet e ligjeve dhe neneve

Tensione dhe kaos në Kuvend për 30 minuta/ Ligjet kalojnë me
kuvendi

TIRANË- Deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren dhe kanë ndezur zhurmuese, ndërsa kryetarja e Kuvendit vijon me miratimin dhe votimin e neneve dhe ligjeve të rendit të ditës.

Ndërkohë është kaluar edhe projektligji për burimet ujore.  Në rendin e ditës së sotme është futur edhe pr.ligji për investimet strategjike, të cilit i është zgjatuar afati deri në dhjetor 2024. Ky ligj ka hasur kundërshti të mëdha nga opozita, por gjithsesi pritet të kalohet vetëm me votat e mazhorancës siç është vepruar deri tani.

Kujtojmë se deputetët demokratë Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Saimir Korreshi nuk do marrin pjesë në seancë pasi janë të përjashtuar. Po ashtu, i përjashtuar vijon të jetë edhe deputeti Edi Paloka, i cili ka dënimin më të rëndë pasi dogji rregulloren e Kuvendit.

 

2 VITE ME PARE

Nis seanca plenare, deputetët e opozitës ndezin zhurmuese dhe bllokojnë foltoren

Tensione dhe kaos në Kuvend për 30 minuta/ Ligjet kalojnë me
kuvendi

TIRANË- Ka nsisur seanca e sotme plenare në Kuvend. Me nisjen e fjalës hapëse së nënkryetare së Kuvendit, kanë nisur edhe zhurmueset nga ana e deputetëve të opozitës. Këta të fundit kanë bllokuar edhe foltoren e Kuvendit.

Në rendin e ditës së sotme është futur edhe pr.ligji për investimet strategjike, të cilit i është zgjatuar afati deri në dhjetor 2024. Ky ligj ka hasur kundërshti të mëdha nga opozita, por gjithsesi pritet të kalohet vetëm me votat e mazhorancës siç është vepruar deri tani.

Kujtojmë se deputetët demokratë Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Saimir Korreshi nuk do marrin pjesë në seancë pasi janë të përjashtuar. Po ashtu, i përjashtuar vijon të jetë edhe deputeti Edi Paloka, i cili ka dënimin më të rëndë pasi dogji rregulloren e Kuvendit.

2 VITE ME PARE

Sot seancë plenare/ Pritet kalimi i ligjit për investimet strategjike, opozita vijon aksionin

Tensione dhe kaos në Kuvend për 30 minuta/ Ligjet kalojnë me
kuvendi

TIRANË- Ditën e sotme pritet të zhvillohet seanca e radhës plenare. Edhe sot pritet tensione dhe trazira, pasi deputetët e opozitës kanë paralajmëruar se do të vijojnë me aksionin e tyre.

Në rendin e ditës së sotme është futur edhe pr.ligji për investimet strategjike, të cilit i është zgjatuar afati deri në dhjetor 2024. Ky ligj ka hasur kundërshti të mëdha nga opozita, por gjithsesi pritet të kalohet vetëm me votat e mazhorancës siç është vepruar deri tani.

Kujtojmë se deputetët demokratë Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Saimir Korreshi nuk do marrin pjesë në seancë pasi janë të përjashtuar. Po ashtu, i përjashtuar vijon të jetë edhe deputeti Edi Paloka, i cili ka dënimin më të rëndë pasi dogji rregulloren e Kuvendit.

seance plenare 7 mars 2024

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!