Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Sot në Kuvendin e Shqipërisë u mbajt seanca plenare e radhës e cila zgjati vetëm 11 minuta. • Ashtu siç ishte paralajmëruar, aksioni opozitar vazhdon ku deputët janë paraqitur në sallë me pankarta në duar që mbanin mesazhe kundër kryeministri Edi Rama dhe qeverisë. • Në sallë u ndez edhe një zhurmues, ndërsa kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, miratoi pa diskutim ligjet, vetëm me mazhdorancën. • I pranishëm në seancën e sotme ishte edhe kryeministri Edi Rama. • Ndërkohë pas përfundimit të seancës, deputeti Ervin Salianji, foli për aksionin opozitar në Kuvend, ku tha se ka diversifikim, por lajmëroi se nuk do të ndalohet deri në plotësimin e 3 kërkesave të tyre kur përfshihen dhe ato për Komisionet Hetimore. • Gjithashtu ai tha se 47 deputetët e opozitës, kërkojnë bashkëkryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore pasi ata duhet të përfaqësohen, ndërkohë që nuk mund të pranojnë që një grupim me shtatë deputetë, që nuk është as parti siç u shpreh, të ketë katër përfaqësues në atë komision, tha ai, duke iu referuar grupimit të Bashës. • Nga ana tjetër, nga ky grupim i fundit foli edhe deputeti Kreshnik Çollaku i cili u shpreh se protesta në Kuvend, vetëm e dëmton opozitën. • Që prej nëntorit të 2023-it, seancat parlamentare janë zhvilluar me kaos dhe nën shoqërimin e tymuesve dhe zhurmuesve në Kuvend nga deputetët e opozitës. • Kujtojmë se në seancën e sotme, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka ishin të përjashtuar prej kasoit të shkaktuar në seancë e të martës.
9 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka mbyllur seancën e sotme plenare vetëm pas 11 minutash pasi kishte nisur. Kjo ndodhi pasi opozita bllokoi foltoren ndërsa Nikolla kërkoi disa herë nga deputetët që te uleshin në vendet e tyre.
Në këtë situatë, ashtu si edhe po ndodh prej disa muajsh, mazhoranca votoi projektligjet e ditës në pak minuta dhe mbylli seancën. Ashtu siç u paralajmërua nga opozita, seanca u shoqërua me protestë dhe zhurmues por kjo nuk ndaloi në miratimin e projektligjeve të cilat u miratuan brenda pak minutash.
Ligjet e miratuara:
Projektligj “Per ratifikimin e marreveshjes se financimit, ndermjet Republikes se
Shqiperise, perfaqesuar nga Keshilli i Ministrave i Republikes se Shqiperise, Republikes
se Frances, perfaqesuar nga rajoni Provence-Alpes-Cote D’ Azur, dhe Komisionit Evropian,
per programin “(lnterreg VI-B) Euro Mesdhe (EURO MED) 2021-2027″”.
Projektligj “Per ratifikimin e marreveshjes, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe
Bashkimit Evropian, per aktivitetet operacionale te kryera nga Agjencia Evropiane e Rojes
Kufitare dhe Bregdetare ne Republiken e Shqiperise”.
Akt normativ nr. 6, date 14.12.2023 “Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 84/2022
“Per buxhetin e vitit 2023”, te ndryshuar.
Akt normativ nr. 7, date 14.12.2023 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 29/2023,
“Per tatimin mbi te ardhurat”, te ndryshuar.
Akt normativ nr. 8 “Per marrjen e masave urgjente per mbrojtjen dhe permiresimin e
infrastruktures per trajtimin e ujerave te ndotura qe shkarkohen prane ose ne ujera larese”.
Projektligj “Per miratimin e buxhetit faktik te vitit 2022”.
Projektligj “Per shfuqizimin e ligjit nr. 115/2017 “Per krijimin e Agjencise Kombetare te
Diaspores”, te ndryshuar.
Projektligj “Per indeksimin e pages se punonjesve dhe nepunesve ne Republiken e
Shqiperise”.
Projektvendim “Per disa ndryshime ne vendimin e Kuvendit nr. 86/2018 “Per miratimin e
struktures, organikes dhe klasifikimin e pagave te Komisionerit per te Drejten e lnformimit
dhe Mbrojtjen e te Dhenave Personale”, i ndryshuar.
Projektvendim “Per disa ndryshime ne vendimin e Kuvendit nr. 28/2020 “Per miratimin e
struktures organizative, organikes dhe klasifikimit te pagave te personelit te Inspektorit te
Larte te Drejtesise”, i ndryshuar.
Projektvendim “Per disa ndryshime ne vendimin e Kuvendit nr. 55/2014 “Per miratimin e
struktures, organikes dhe kategorizimit te pozicioneve te punes te Inspektoratit te Larte te
Deklarimit e Kontrollit te Pasurive dhe Konfliktit te Interesave”, i ndryshuar.
Projektvendim “Per nje ndryshim ne vendimin nr. 69/2021 “Per caktimin e anetaresise se
komisioneve te perhershme te Kuvendit”, i ndryshuar.
Projektvendim “Per nje ndryshim ne vendimin nr. 70/2021 “Per caktimin e anetareve
zevendesues ne perbetjen e komisioneve te perhershme te Kuvendit”, i ndryshuar.
Diskutime per çeshtje jashte rendit te dites.
TIRANË- Deputeti demokrat i grupimit të Bashës, Kreshnik Çollaku, tha për mediat se protesta në seancën e sotme plenare vetëm e dëmton opozitën
Ai tha se përmes situatës së krijuar në Kuvend, mazhoranca veçse i kalon ligjet pa diskutuar. Po ashtu, Çollaku tha se kërkesa e deputetëve të Berishës për vendin e bashkëkryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore është antiligjore.
“Edhe kjo e sotmja është një seancë anormale që ne mendojmë se dëmton opozitarizmin. Siç ju e patë mazhoramca kaloi më 5-6 minuta 4-5 ligje shumë të rëndësishme, mes të cilave atë të diasporës.
Kjo situatë po kthehet në problem. Kemi mbështetur kërkesën e pjesës tjetër të opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore, por mesa duket kjo rrugë nuk po rezulton e suksesshme. Këtu e humbura e madhe është opozita.
Të kuptojmë se duke bllokuar në këtë mënyrë Parlamentin, e vetmja gjë që bëjmë është që bllokojmë veten. Mazhoranca nuk ka asnjë problem dhe në papërgjegjshmëri të plotë kalon ligje të rëndësishme. I kalon pa u merakosur. Kjo është një rrugë që po shkon në krijimin e një alibie rehatie për mazhorancën, të cilën nuk e meriton.
Në rast se kryetarja e Kuvendit do të pranonte listën e Bardhit me kërkesën e Rithemelimit, praktikisht do të përjashtonte nga Komisioni i Reformës Zgjedhore, PD, partinë më të madhe në opozitë. Jemi të hapur që me kolegët e opozitës të shikojmë se çfarë do të dalë nga kjo reform zgjedhore.
Ne nga pozicioni i listave të hapura nuk lëvizim. Lista të hapura, vota e emigrantëve dhe votim elektronik. S’ka interes mazhoranca që të ndryshojë këtë kod zgjedhor. I vetmi mekanizëm që mund të bashkojë opozitën është arsyeja dhe logjika. Kjo do të thotë që nuk mund të bëhet për kohën që na ka mbetur, sepse koha nuk na lejon”, tha Çollaku.
TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji, foli jashtë Kuvendit për mediat ku tregoi se cila është arsyeja kryesore e asaj proteste në seancë.
Salianji tha se deputetët e opozitës, 47, kërkojnë bashkëkryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore pasi ata duhet të përfaqësohen, ndërkohë që nuk mund të pranojnë që një grupim me shtatë deputetë, që nuk është as parti siç u shpreh, të ketë katër përfaqësues në atë komision, tha ai, duke iu referuar grupimit të Bashës.
“Rama e ka vënë përfund edhe parlamentin, përveçse të gjitha institucionet e tjera. E kam thënë dhe e rithem se të gjitha institucionet i nënshtrohen vullnetit personal të Edi Ramës, duke mos respektuar as Kushtetutë, as ligj, me një lehtësi jo vetëm ekstreme, por në kuptimin e papërgjegjshmërisë së funksionimit të parlamentit, po dhe të secilit prej deputetëve që nuk kanë rolin e deles, por të përfaqësuesve të popullit, votohen ligjet pa asnjë diskutim, kalohen në mënyrë të përshpejtuar dhe nuk merren me thelbin e problemit që është sot Shqipëria.
Ne po kërkojmë dhe po i përsëris, tri kërkesa kushtetuese që nuk na i garanton Edi Rama, nuk na i garanton Lindita Nikolla dhe asnjë prej përfaqësuesve të PS-së.
Po kërkojmë bashkëkryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Ashtu siç e keni parë, 47 deputetë që përbëjnë shumicën e deputetëve të grupeve parlamentare të opozitës, kërkojnë që të kenë përfaqësimin e tyre në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe proporcionaliteti ndërkohë është i mirëpritur.
Nuk mund të ketë një grupim që nuk është as parti me shtatë deputetë, të ketë katër përfaqësues dhe grupet opozitare, të gjithë partitë opozitare bashkë me partinë më të madhe që është PD dhe Grupi Parlamentar i PD, të mos kenë përfaqësimin e bashkëkryetarit.", tha Salianji.
TIRANË- Pas mbylljes së seancës plenare, deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur për gazetarët, ku mes zhurmuesve, u miratuan ligjet e përcaktuara në rendin e ditës.
Salianji tha se ka diversifikim të aksionit opozitar por jo ndalim deri në realizimin e kërkesave që ka shtruar opozita.
“Të gjitha institucionet i nënshtrohen vullnetit personal të Edi Ramës, ata nuk kanë rolin e deles, por të përfaqësimit të popullit. Ne kemi tre kërkesa që nuk ka i garanton as Edi Rama, as Lindita Nikolla. Sot, pavarësisht thirrje të ndërkombëtare, pavarësisht thirrjeve të OSBE/ODIHR, pavarësisht thirrjeve për adresimin e problematikave të raportit të OSBE, vazhdohet njësoj sikur ka një konflikt te opozitë dhe vazhdohet me teatrin e shpifur të kalimit të ligjeve në pak minuta.
Ka disversifikim të aksionit opozitar, qëllimi është të mos ketë jetë parlamentare normale, për të treguar se interesat e qytetarëve nuk përfaqësohen. Qëllimi realizohet në forma të ndryshme. Aksioni vazhdon po njësoj, deri në realizimin e kërkesave tona. Nuk do të ketë tërheqje nga kërkesat tona”, tha Salianji.
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka njoftuar mbylljen e seancës plenare, e cila zgjati vetëm 11 minuta. Ashtu siç u paralajmërua nga opozita, seanca u shoqërua me protestë dhe zhurmues. I pranishëm në seancën e sotme ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Deputetët e opozitës u futën në parlament me pankarta në duar dhe bllokuan foltoren ndërsa Nikolla kërkoi disa herë nga deputetët që te uleshin në vendet e tyre. Në këtë situatë, ashtu si edhe po ndodh prej disa muajsh, mazhoranca votoi projektligjet e ditës në pak minuta dhe mbylli seancën.
TIRANA- Deputetët e opozitës u futën në parlament me pankarta në duar para foltores. Në momentin e nisjes së seancës nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, deputetët ndezën zhurmuesit dhe kërkonin largimin e gardës nga salla. Deputetët e opozitës kërkonin vendet e tyre në Komisionin e Reformës Zgjedhore.
“Na jep komisionet hetimore,” i drejtohet Salianji, Nikollës.
Në këtë situatë, ashtu si edhe po ndodh prej disa muajsh, mazhoranca votoi projektligjet e ditës në pak minuta dhe mbylli seancën.

TIRANË- Teksa kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka nisur fjalën e saj për hapjen e seancës plenare, në sallë është ndezur një zhurmuese.
Ndërkohë deputetët e opozitës vijojnë me aksionin e tyre për bllokimin e seancës, duke bllokuar foltoren dhe duke protestuar.
Ata kanë paralajmëruar edhe më herët se opozita ka parlajmëruar se do të vazhdojë aksionin e saj në Kuvend deri sa të dëgjohen kërkesat që ka ndaj qeverisë, përfshirë këtu Komisionet Hetimore.
Kujtojmë se Gazment Bardhi dhe Flamur Noka janë përjashtuar nga seanca për shkak të tensioneve në seancën e fundit.
TIRANË- Teksa pritet të nisë seanca plenare në Kuvend, deputetët e opozitës janë paraqitur me pankarta me shkrime të ndryshme në tavolinat e tyre dhe në duar.
"McGonigal në burg, edhe Rama duhet","Garda jashtë", "Vrasës i pluralizimit" lexonin disa prej tyre.
Kujtojmë se opozita ka parlajmëruar se do të vazhdojë aksionin e saj në Kuvend deri sa të dëgjohen kërkesat që ka ndaj qeverisë, përfshirë këtu Komisionet Hetimore.

TIRANË- Ditën e sotme pritet të mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë.
Që prej nëntorit të 2023-it, seancat parlamentare janë zhvilluar me kaos dhe nën shoqërimin e tymuesve dhe zhurmuesve në Kuvend nga deputetët e opozitës. Këta të fundit kanë deklaruar se do të vazhdojë aksionin e saj në Kuvend deri sa të dëgjohen kërkesat që ka ndaj qeverisë, përfshirë këtu Komisionet Hetimore.
Ndërkohë sot rendi i ditës sot parashikon miratimin e projektiligjit për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Shqipërisë dhe Francës, si edhe projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për aktivitetet operacionale të kryera nga Agjencia Evropiane e Rojes Kufitare dhe Bregdetare në Republikën e Shqipërisë.