Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Seanca plenare e ditës së sotme ka përfunduar pas rreth 7 orësh diskutime • Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka hapur seancën duke lexuar pikat e rendit të ditës, për të cilat pritet të ketë diskutime. • Seanca ka nisur me diskutime ku fillimisht kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe deputeti demokrat Flamur Noka kanë kërkuar që seanca të ndërpritet, për shkak se në sallë është një numër i vogël i deputetëve. • Sipas tyre, nevojiten 70 deputetë minimumi për të nisur mbledhjen e Kuvendit. • Në seancë sot mungonte edhe kryeministri Edi Rama edhe lideri i PD-së, Sali Berisha. • Ky i fundit ndodhet për vizitë pune në Bruksel. • Më tej janë zhvilluar debate të tjera, mes opozitës dhe mazhorancës lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. • Noka tha se themelet e pushtetit të mazhorancës qëndrojnë vetëm mbi votën e blerë. Ai tha se ditën e zgjedhjeve përballë opozitës, u vu shteti elektoral. • Nga ana tjetër, ministri Taulant Balla, duke iu drejtuar opozitës, tha se pretendimet e tyre për manipulim votash po rrëzohen dita-ditës. • Ministri u shpreh se zgjedhjet parlamentare tashme kanë përfunduar dhe PS ishte fituesja me një diferencë të madhe votash. • Gjatë fjalës së tij, Bardhi u shpreh se ishte opozita ajo që ka thënë se krimi i organizuar ka marrë peng zgjedhjet por ishte shefi i delegacionit të Parlamentit Europian për 11 majin. • Ai tha se vetë vëzhguesit e OSBE/ODIHR kanë thënë se krimi i organizuar kishte marrë peng zgjedhjet e qarkut të Elbasanit. • Bardhi theksoi se raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet tregoi qartë bashkëpunimin e elementëve kriminale me partitë politike. • Bardhi u shpreh se ky shqetësim është jo vetëm i PD-së por është i të gjithë popullit dhe tha se opozita do ta ngrejë këtë problem në çdo institucion ndërkombëtar. • Ai shtoi më tej se opozita e do Shqipërinë në Bashkimin Europian, por me të njëjtat standarde të procesit zgjedhor si Franca apo Italia dhe jo si Rusia apo Serbia. • Ndërkohë pas disa debateve dhe përplasjeve, Spiropali ka përjashtuar Nokën nga seanca.
16 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kuvendi ka miratuar me 71 vota dy nga pikat më të rëndësishme të rendit të ditës, ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 dhe marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën. Gjithashtu me shumicë të thjeshtë 71 vota kanë kaluar edhe disa nga aktet normative dhe marrëveshjet dypalëshe.
Po ashtu një prej pikave të votuara ishte edhe ajo e ratifikimit BE-Shqipëri për Doganat, si dhe Programi Kombëtar i Punësimit të të Rinjve.
Votimet në Kuvend:
Zonat e mbrojtura
71 vota pro
Akti normativ për buxhetin
71 pro
Akti normativ për pasaportat
71 pro
Akti normativ për kartat ID
71 vota pro
Projektligji për sigurinë mes Shqipëri-Ukrainë
71 vota pro
Marrëveshja për Kopenhagën
71 vota pro
Fondi për Abu Dhabin
71 vota pro
Ratifikimi BE-Shqipëri për Doganat
71 vota pro
Banka e Shqipërisë për OSHEE-në
71 vota pro
Programi për Punësimin e të Rinjve
71 vota pro
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali i është përgjigjur akuzave të deputetes demokrate, Albana Vokshi në seancën e sotme plenare. Vokshi tha se 10 ditë para zgjedhjeve kishte raportuar me emra të gjithë anëtarët e bandave të Xhabaftëve, ata që sipas saj bashkëpunonin dikur me kryeparlamentaren.
Kjo e fundit u shpreh në replikën e saj për deputeten demokrate se ato që po fliste ishin shpifje dhe sajime kundrejt saj. Spiropali u shpreh më tej se ndoshta Vokshi mund t'i ketë takuar vetë keta persona për të cilët foli.
REPLIKAT:
Vokshi: Nuk kishte vijë ndarëse të partisë nga shteti. Keqpërdorimi i burimeve publike, mijëra punonjës të administratës u detyruan të angazhohen në fushatë përmes një rrjeti patronazhistësh. Në Vorë ishte i mirëorganizuar rrjeti dhe me bexh, çdo votues i Vorës u dhunua në të drejtën për të votuar të lirë. Unë kam dorëzuar 10 ditë para zgjedhjeve, kam raportuar me emra të gjithë anëtarët e bandave të Xhabaftëve, atë që bashkëpunonte dikur Elisa dhe tani Blendi Gonxhe, ku ishte policia? Çdo votues në Vorë ishte i vetëm përballë një bande kriminale.
Spiropali: Ti po shpif, ti po sajon në emrin tim. Ndoshta ti dhe ai që ke në krah keni më shumë njohje me njerëz që unë as nuk i njoh as me fytyrë e as me emër, as kush janë as çfarë përfaqësojnë. Me ju në listën e mbyllur të Partisë Demokratike, sigurisht ky rezultat do ishte. I konsideroni njerëzit dele, budallenj. Emrin tim ti personalisht nuk e përdor dot, nuk shpif dot për mua. Ti nuk sajon njohje të miat me këdo. Sa kohë ju të keni këtë gjuhë këtë qasje ndaj Shqipërisë, edhe aty në Bruksel paturpësisht, ku flisni me gjuhën e atyre që historikisht as nuk guxojnë të flasin për Shqipërinë në atë mënyrë. Kjo është hera e fundit që unë u përgjigjem juve dhe qytetarët shqiptarë ua kanë dhënë përgjigjen me votë. Zoti t’ju falë se nuk dini ç’bëni andej në rrugët e botës, por populli e di mirë se ç’bëni dhe nuk ju ka falur.
TIRANË- Deputetja e PD, Ina Zhupa, teksa mori fjalën në Kuvend, vijoi denoncimin për zgjedhjet e 11 majit. Zhupa u shpreh se treni i Evropës që përmendte kryeministri, Edi Rama gjatë fushatës rezultoi të ishte “tren bullgar”. Ajo hodhi akuza gjithashtu se PS i mbushi listat e kandidatëve për deputetë me emra që s’dinin se si të ‘fillonin e mbaronin një fjali dëftore’.
Zhupa ngriti pyetjen sesi ka mundësi që qeverisë iu rritën votat ndërkohë që shau shqiptarët. Sipas saj sa më shumë i shau qytetarët aq më shumë mori vota qeveria. Ajo foli edhe në lidhje me rastin e ankimit të Blerina Gjylametit. Sipas saj i hoqën të drejtës Gjylametit për të ankuar pasi kishin hallin se u prishej procesi i vjedhjes.
“Sa më shumë i shau shqiptarët dhe i vodhi, sa më shumë i masakroi, aq më shuimë u rrit në votë te shqiptarët. A e shpjegon dot njeri këtë? Po, sepse treni i Evropës që fliste Spiropali para pak, e Rama gjithë fushatës, kishte qenë tren bullgar. E shpjegon qartë se ata oligarkë që sot kanë marrë gati vendimet e radhës për të marrë pronat shtetërore dhe investimet strategjike e kishin me target, sa vota dhe para duhet të hidhnin. Ata që sot përgatiten të marrin pronat e ushtrisë, e kishin target çfarë duhet të bënin.
Nuk ka ndodhur besoj në historinë njerëzore që të hapen të gjitha kutitë dhe të kenë përqindje të njëjta të ndara sipas subjekteve. Çdo kuti e diasporës e Vlorës kishte të njëjtën përqindje Taulant, si nuk e prishe njëherë dorën. Por një kuti Ulsi do të kishte dalë 25 PD, ndodh ndonjëherë por ishte matematike. Ai stilolapsi magjik se di se si prodhoi aq shumë, si duket keni blerë me shumicë. Ai stilolapsi blu e kryqi njëlloj. E na tregonte pastaj Balla se si kryqi njëlloj bëhet. Talluni me paratë që iu vidhni shqiptarëve, me ato para blini vullnete dhe tjetërsoni votën.
Edhe pse e bllokuat TikTok, dilnin video dhe vota nga diaspora. Ju i vodhët edhe njëri tjetrit aq sa nxorrët Xhackën deputete të diaporës dhe i hoqët të drejtën Gjylametit për t’u ankuar se kishit hallin se ankesë prishte procesin e vjedhjeve. Pse duhet votuar Olta përveçse si investitorë strategjike. Flisni për lista? Nuk mund të flisni se listat tuaja janë më qesharake që ka pas historia, më të turpshme me njerëz që nuk dinin të fillonin dhe mbaronin një fjali dëftore. Dhe në mitingje nxirrnin celularin për të bërë au au au..”, tha mes të tjerash Zhupa.
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka përjashtuar nga seanca plenare deputetin e Partisë Demokratike , Flamur Noka.
Ky i fundit u përjashtua pasi refuzoi të lironte foltoren e Kuvendit. Spiropali njoftoi ndërprerjen e seancës plenare për 5 minuta.
Replikat:
Elisa Spiropali: Zoti t’ju falë se nuk dini se çbëni andej nëpër rrugët e botës, populli e di se ç’bëni ndaj nuk ju ka folur.
Flamur Noka kërkon fjalën
Elisa Spiropali: Për procedurë
Flamur Noka: Se mos e ke pronë private, se edhe 2 muaj të kanë mbetur
Elisa Spiropali: Mos më qaj hallin Flamur
Flamur Noka: Edhe dy muaj je mos bëj partizanen.
Me inceneratorin u vodh 400 mln euro dhe ju,…
Spiropali i mbyll mikrofonin: S’është për procedurë, ke diçka për procedurë. E ke të hapur mikrofonin
Flamur Noka: S’do të pyes ty
Elisa Spiropali: Do të pyesësh se do të respektosh rregulloren, mos i bjerë foltores
Flamur Noka: S’do të pyes ty
Elisa Spiropali: Do të përjashtoj nga seanca
Noka: Kur ju vidhni thoni i shërbeni Shqipërisë, ta fshehim. Kur ju merrni koncesioni thoni i shërbejmë Shqipërisë, kur Pëllumb Gjoka merr dhjetëra hektarë, Sueli atje kazinotë, apo drogën Troplinët, ju thoni i shërben Shqipërisë…
Spiropali: Nuk është për procedurë, ta dhamë fjalën tre herë dhe nuk e përdore. Nuk lejoj këtu zaptim të foltores.
TIRANË- Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka folur nga foltorja e Kuvendit në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Sula u shpreh se ndihet i lumtur që 4 vitet e ardhshme nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të cilin e cilëoi si një teatër. Sa i përket rezultatit të zgjedhjeve ai u shpreh se opozita arriti rezultate të ulëta përshkak të vetes pasi humbi besimin e demokratëve.
Ai theksoi se krahasuar me zgjedhjet e kaluar humbën 256 mijë vota. Sipas Sulës problemi i opozitës është se është marrë me njëri-tjetrin dhe jo me qytetarët. Ai ha se PD është ndarë në grupe. Më tej i bëri thirrje kreut të PD-së, Sali Berisha që të largohet nga drejtimi i partisë dhe të shijojë jetën e tij duke i hapur rrugë figurave të tjera.
"Faleminderit zonja Kryetare dhe të nderuar kolegë. Nga kjo anë dhe nga ajo anë. Opozita këtu s’ka asnjëri, dhe kjo mund t’ju duket hipokrizi ajo që unë po them, por sinqerisht, ndihem i lumtur që nuk do jem pjesë e një teatri të kësaj salle e cila është shndërruar në një teatër. Ka dy aktorë, që janë ata negativë dhe pozitivë. Që janë negativët pikërisht të opozitës që kanë lënë në harresë demokratët për një rrogë.
Unë sot për herë të parë nuk do flas për Edi Ramën apo për patronazhistët. Nuk dua të bëj atë që kam bërë 4 vite më parë, që t’i vë fajin të tjerëve. Opozita i humbi zgjedhjet për shkak të vetvetes. Nuk mjafton të thuash “na i manipuluan votat”, ne kemi humbur 256 mijë vota. Problemi nuk është vetëm numri, por besimi i qytetarëve.
Pas tre mandateve qëndrimi duhet të ishte më i fortë, ne humbëm edhe më thellë, pse ndodhi kjo. Nuk mjafton të thuash na u manipuluan votat. Këtë nuk e bëri Edi Rama, por ne me dorën tonë. Problemi nuk është numri, por besimi i qytetarëve. Cili është faji ynë, që kemi folur me njëri tjetrin, kemi ndarë PD në grupe por jo në vlera.
Faji ynë është që jemi marrë më shumë me njeri tjetrin sesa me qytetarët. Në vend të përfaqësojnë qytetarët, përfaqësuam interesat tona. Kjo është arsye pse demokratët nuk dolën në votime, nuk dolën me Ramën, por humbën besimin te ne. Atë që PS bëri, nxori kuajt politik të dërrmoheshin dhe të vriteshin me njëri tjetrin le ta themi kështu, për të siguruar vota. PD futi golloshat në lista të sigurta dhe në lista të hapura, njerëz anonim. Doktor hap rrugën, shijo jetën me familjen.," tha ai.

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha sot në Kuvend se raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet tregoi qartë bashkëpunimin e elementëve kriminale me partitë politike.
Bardhi u shpreh se ky shqetësim është jo vetëm i PD-së por është i të gjithë popullit dhe tha se opozita do ta ngrejë këtë problem në çdo institucio n ndërkombëtar. Ai theksoi se opozita e do Shqipërinë në Bashkimin Europian, por me të njëjtat standarde të procesit zgjedhor si Franca apo Italia dhe jo si Rusia apo Serbia.
Bardhi: Bashkëpunimin e elementëve kriminalë më partite politike nuk e thotë më vetëm opozita, por e thonë faqet e raportit të OSBE/ODIHR. Ky është shqetësim jo vetëm i PD por shqëtësim publik. Nëse u mendoni që opozita nuk do të ngre në çdo institucion ndërkombëtar e keni shumë gabim. Ne do ta themi që duam anëtarësimin në BE, por e duam Shqipërinë me të njëtat standarte zgjedhjesh si Gjermani, Franca, Italia. Nuk e duam Shqipërinë në mes të Europës me standarde zgjedhjesh si Rusia. Dy janë vendet që deri tani në raportet e OSBE/ODIHR ku thuhet se kanë mohuar mundësitë e barabarta për partitë politike për zgjedhje, Rusia dhe Serbia dhe e treta është Shqipëria. Taskforca e ngritur ishte mekanizmi që vutë në lëvizje si alibi për vjedhjen e zgjedhjeve.
TIRANË- Në Kuvend po zhvillohet seanca plenare e radhës, e cila ka nisur me diskutime mes opozitës dhe mazhorancës lidhur me rezultatin zgjedhor të 11 majit. Në këtë seance pritet të kalojnë edhe ligjet dhe vendimet e fundit të kësaj legjislature.
Ndërkohë ajo që ka tërhequr vëmendje është gafa e bërë në listprezencën e deputetëve, ku deputeti i PS, Erion Braçen është kaluar te Partia Demokratike.

TIRANË- Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Gjekmarkaj u shpreh se denoncon zgjedhjet të cilat i ka cilësuar një farsë. Sipas tij zgjedhjet nuk ishin të lira dhe as të ndershme.
Gjekmarkaj shtoi se zgjedhjet ishin të kontrolluara dhe komanduara nga qeveria. Ai theksoi se qeveria mendon se ka fituar zgjedhjet por sipas tij ata kanë humbur pasi janë bërë viktima të urdhrit të nënshtrimit dhe sundimit të kyeministrit Edi Rama.
"Sot nuk ngrihem për të komentuar rezultatin, po ngrihem për të denoncuar një farsë. Zgjedhjet e 11 Majit nuk ishin as të lira as të ndershme as përfaqësuese, ishin teatër pushteti, proces i kontrolluar. Ndërtuat një proces të mbyllur ku çdo element ishte i kontrolluar dhe i komanduar politikisht dhe shtetërisht.
Kolegë të mazhorancës ju e nisët udhëtimin regresiv duke izoluar liderin e opozitës, duke penalizuar opozitën për një kohë të gjatë, ky akt tregoi mendësinë e regjimit të vjetër. Dëshmohet përpjekje e orkestruar për ta shpallur opozitën të panevojshme, për ta përçmuar, për ta tallur për ta denigruar, shtypur dhe asgjësuar.
Ju duartrokisni sepse mendoni se keni fituar por në të vërtetë keni humbur jeni bërë viktima të zellit, të urdhrit të nënshtrimit. Zgjedhjet e 11 Majit i shërbyen vazhdimit të sundimit të pakicës mbi shumicën, sundimit personal të Edi Ramës mbi ju dhe çdo qytetar që e pranon sundimin," tha ai.
TIRANË- Ministri Taulant Balla ka marrë fjalën në foltoren e Kuvendit, ku ka folur lidhur me rezultatin zgjedhor të 11 majit. Balla tha se problemi i Partisë Demokratike është se në zgjedhjet e 2025 ka marrë më pak vota se në 2021.
Duke ironizuar anëtarët e koalicionit të "PD-ASHM", Balla tha se opozita nuk arriti të fitojë edhe pse mori me vete atë që ai e quajti "gjeniun e ri të futbollit ndërkombëtar", Selami Jenisherin. Teksa iu drejtua deputetëve të opozitës, Balla tha se ata janë peng i kreut të PD-së, Sali Berishës.
Balla: Sali Berisha nuk ka fituar asnjëherë zgjedhje. Partia Socialiste ju ka mundur edhe ne 2005 edhe në 2009. Nga 2013, pastaj ju kemi mundur çdo herë. Ju problemin nuk e keni me ne. Por se në 2025 keni marrë më pak vota se në 2021. Edhe pse futët brenda vetes ckishte mbetur nga kockat e baba Likes, edhe gjeniun e ri të futbollit, Sel Jenisherin. Na gjeni naj numër kontakti tja japim Silvinjos. Se skema e zgjedhjeve nuk funksionoi por të paktën të fitojmë ndeshjen me Serbinë. Ju po i shmangeni analizës tuaj të brendshme. Ju jeni pengje të mallkimit të madh që quhet Sali Berisha. Jeni disa lodra që jeni turrur të bëni pis Shqipërinë. Më tha një miku im deputet, një letër që u jeptë Berisha dhe ju thoshte bllokoni negociatat me Shqipërinë. Është rast unik që një parti futet në zgjedhje, nuk fiton dhe prap entuziaste.
TIRANË- Deputeti socialist, Tonin Gogu u shpreh në Kuvend se raporti i Parlamentit Europian tregoi se Shqipëria është pararojë e integrimit. Gogu tha se shqiptarët sot janë aty ku nuk kanë qenë kurrë më parë, në paradhomën e PE.
Duke ironizuar opozitën, deputeti socialist tha se në anën tjetër "kemi edhe profetët e rrënimit që thonë gjithçka ka marrë fund".
Tonin Gogu: Shqipëria është pararojë e integrimit, jo u tha dje me zë të partë në PE, u tha në progres raportin më të mirë ndonjëherë, e thanë me gjuhën e shifrave, vlerësimit institucional, standardeve europiane, siç dinë ta thonë ata. Ne shqiptarët nuk jemi më bishti i Ballkanit, por kreu i Ballkanit në paradhomën e BE, jemi aty ku nuk kemi qenë kurrë. Pastaj kemi edhe profetët e rrënimit që thonë gjithçka ka marrë fund. Narko-shtet thotë ai madhështori, narko-regjim thotë Flamuri, narko-diktaturë thotë Gazi, ndryshe thonë ndërkombëtarët. Ky është kontrasti i vërtetë. Zoti ta ruajë Shqipërinë nga ata që janë gati ta djegin se nuk e qeverisin dot.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi u shpreh sot në Kuvend se ishte opozita ajo që ka thënë se krimi i organizuar ka marrë peng zgjedhjet por ishte shefi i delegacionit të Parlamentit Europian për 11 majin. Bardhi u shpreh se vetë vëzhguesit e OSBE/ODIHR kanë thënë se krimi i organizuar kishte marrë peng zgjedhjet e qarkut të Elbasanit. Ai tha se këto të vërteta nuk i thotë më opozita dhe nuk mund të fshihen.
Bardhi: Janë firmosur shumë gjëra në këtë vend, si firmosja e Inceneratorit. Para se të merresh kush ka firmosur cfarë, shih cfarë ke firmosur vetë. Nuk e ka thënë opozita se zgjedhjet u morën peng nga krimi i organizuar, e ka thënë shefi i delegacionit të PE për zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se më vëzhguesit e OSBE/ODIHR, në Elbasan krimi i organizuar kishtë marrë zgjedhjet peng në atë qark. Këto janë të vërteta që nuk i thotë opozita. Ju mundoheni ti fshihni po nuk fshihen dot më. Këto janë gjëra kaq serioze sa nuk shpërlahen as me lutje.
TIRANË- Ministri Taulant Balla ka marrë fjalën për t'ju përgjigjur akuzave të deputetit të PD-së, Flamur Nokës. Duke iu drejtuar opozitës, Balla tha se pretendimet e tyre për manipulim votash po rrëzohen dita-ditës.
Ministri u shpreh se zgjedhjet parlamentare tashme kanë përfunduar dhe PS ishte fituesja me një diferencë të madhe votash.
Balla: Po turpëroheni sepse pretendimet tuaja po rrëzohen dita-ditës. Në Pekisht u bë gjithë ajo zhurmë dhe nuk doli asgjë. E kuptoj se i shmangeni një debati të brendshëm. Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri kanë përfunduar. Se ku ju kanë shkuar votat ju, nuk është puna jonë.
TIRANË- Deputeti Flamur Noka ka marrë fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, ku ka hedhur akuza ndaj mazhorancës lidhur me zgjedhjet e 11 majit. Noka tha se themelet e pushtetit të mazhorancës qëndrojnë vetëm mbi votën e blerë. Ai tha se ditën e zgjedhjeve përballë opozitës, u vu shteti elektoral.
Noka: E papranueshme për ne që Shqipëria vend anëtar i NATO-s të varrosë votën e lirë dhe të varrosë zgjedhjet e lira. Sot jo vetëm para shqiptarëve por edhe para faktorit ndërkombëtar është gjymtuar totalisht me vullnetin tuaj politik nga etja e sulltanit tuaj dhe e juaja për tu kacavirrur me çdo kush pas karriges është gjymtuar demokracia. Demokracisë në vendin tonë i qëndron vetëm fasada. Themelet e pushtetit tuaj qëndrojnë mbi votën e blerë. 11 maji ishtë një farsë. E panë të gjithë, shqiptarët dhe ndërkombëtarët. Nuk pati përballje mes programeve që paraqet njëra forcë apo tjetra. Ju opozitës i vendosët përballë gjithë shtetin, së bashku më trafikantët dhe kartelet. Ju sollët me 11 maj para shqiptarëve shtetin elektoral. Ju për faqen tuaj institucionalizuat tregun e votës. E shndërruat 11 majin në treg. Bletë më 100 euro për kokë, pensionistët. Në kundërshtim më çdo ligj falët 150 mijë vota me vendim qeveria. Ju bletë vota me vendim të qeverisë për drogën. Në çdo qytet, aty ku ka pasur dikur treg kafshësh, ju ndërtuat tregje të votës, ku liria dhe zgjedhja u shitën dhe u blenë në mënyrën më të turpshme. Se ça ndodhi më 11 maj, nuk kemi nevojë ta themi ne. Raporti i OSBE-ODIHR foli qartë
TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur me diskutime mes opozitës dhe kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe deputeti demokrat Flamur Noka kanë kërkuar që seanca të ndërpritet, për shkak se në sallë është një numër i vogël i deputetëve. Sipas tyre, nevojiten 70 deputetë minimumi për të nisur mbledhjen e Kuvendit.
DISKUTIMI:
Noka: Nuk mund të nisë seanca plenare me 55, 57 deputetë. Nevojitet kuorumi.
Spiropali: Bëjuni thirrje deputetëve tuaj të vijnë në seancë.
Bardhi: Sipas rregullores dhe çdo organi kolegjial, mbledhja e Kuvendit nuk mund të fillojë pa patur minimalisht 70 deputetë në sallë. Është përgjegjësia juaj të nisni seancën kur ka 70 deputetë në Kuvend. Kur nis mbledhja e Kuvendit, duhet të jenë të paktën 70 deputetë. Kështu që ndërprisni seancën, njoftoni deputetët dhe pastaj fillojmë.
TIRANË- Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvend. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka hapur seancën duke lexuar pikat e rendit të ditës, për të cilat pritet të ketë diskutime.
Në rendin e ditës janë disa pika ndër të cilat përfshin diskutimin dhe miratimin e një sërë projektligjesh dhe akteve normative që prekin fusha të ndryshme. Disa nga këto pika është ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare deri te ndryshimet ligjore për buxhetin dhe dokumentacionin personal. Pas ratifikimeve do të ketë diskutime.
TIRANË- Në Kuvend do të zhvillohet seanca e radhës e cila është parashikuar të nisë në orën 10:00. Në rendin e ditës janë disa pika ndër rë cilat përfshin diskutimin dhe miratimin e një sërë projektligjesh dhe akteve normative që prekin fusha të ndryshme.
Disa nga këto pika është ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare deri te ndryshimet ligjore për buxhetin dhe dokumentacionin personal. Pas ratifikimeve do të ketë diskutime.
Pikat kryesore të rendit të ditës janë:
Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme, datë 29 maj 2025.
Njoftime të ndryshme.
Ratifikimi i marrëveshjes mbi të drejtën detare sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për ruajtjen dhe përdorimin e diversitetit biologjik detar jashtë juridiksionit kombëtar.
Miratimi i ndryshimeve në ligjin e buxhetit të vitit 2025.
Shtesë në ligjin për pajisjen me pasaportë të shtetasve shqiptarë.
Shtesë në ligjin për letërnjoftimin elektronik.
Ratifikimi i marrëveshjes së bashkëpunimit për sigurinë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës.
Aderimi në Konventën për Themelimin e Zyrës Evropiane të Komunikacioneve (ECO).
Ratifikimi i marrëveshjes së huas me Fondin për Zhvillim të Abu Dhabi-t.
Marrëveshja për pjesëmarrjen në programin e Bashkimit Evropian “Doganat”.
Ratifikimi i marrëveshjes së garancisë me BERZH për projektin e OSHEE-së.
12-14. Ratifikimi i marrëveshjeve të financimit me Komisionin Evropian për programet shumëvjeçare në fushën e punësimit, ekonomisë digjitale dhe energjisë për periudhën 2024-2027.
Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.