LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

21 janari/ Familjarë e 4 protestuesve të vrarë homazhe në bulevardin "Dëshmorët e Kombit": Kërkojmë drejtësi

• Data e sotme (21 janar 2025) shënon plot 14 vite nga protesta e 21 janarit të 2011-tës, në bulevardin “Dëshmorë e Kombit” në Tiranë, ku mbetën të vrarë katër qytetarë civilë. •Në nder të përkujtimit të tyre, familjarë dhe të afërm të viktimave kanë mbajtur homazhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, teksa kanë kërkuar drejtësi. •Xhaxhai i Aleks Nikës, një prej protestuesve të vrarë thotë se politika vijon të përpiqet të bëjë presion me qëllim që kjo çështje të mbyllet. •Ai shprehet se po kërkon drejtësi, kush i vrau dhe pse i vrau. •Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama i cili ka postuar një status në rrjete sociale me shprehjen ‘drejtësia vonon por nuk harron’. •Kreu i qeverisë, shkruan më tej se kush po e vonon drejtësinë për 21 janarin, nuk duhet të harrojë se fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

14 vite nga protesta e 21 janarit, Rama: Kam aq shumë gjëra për të thënë, por edhe sot do t’i rri besnik qëndrimit për të mos bërë komente

21 janari/ Familjarë e 4 protestuesve të vrarë homazhe në
Edi Rama

DAVOS- Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes rrjeteve sociale për komentet lidhur me "21 janarin". Rama shpreht se ka shumë gjëra për të thënë, por dhe sot, siç thotë ai, do t’i qëndojë besnik qëndrimit për të mos bërë komente. Ai thotë se uron dhe beson se SPAK-u nuk do të jetë edhe për shumë kohë i zënë me gjithçka tjetër, përveçse me 21 janarin.

Rama shton se 21 janari është një rast i qartë si drita e diellit dhe prandaj çdo vit që kalon, jo vetëm shton barrën e turpit mbi këdo që duhet të japë drejtësinë e munguar, por, sipas tij, njollos edhe vetë Reformën në Drejtësi, duke poshtëruar, jo vetëm familjet e dëshmorëve të 21 janarit, po një popull të tërë që do drejtësi.

Mesazh i Kryeministrit Edi Rama:

Kemi bërë një betejë historike epokale për drejtësinë, për pavarësimin e saj nga pushteti politik për krijimin e kushteve që drejtësia të bëjë drejtësi për të gjithë e për të gjitha. Tani të të akuzojë lidhur me drejtësinë për 21 janarin, dikush që emrin në profilin e tij e ka “primare në pd”, kjo është për të qarë e për të qeshur.. 

Por nuk është qëllimi im të bëj kurrëfarë polemike me askënd që komenton këtu. Kështu që le të fokusohemi tek thelbi, sepse edhe një sërë komentuesish të tjerë, nga dëshira për drejtësi, harrojnë se jetojmë në një sistem, ku drejtësinë, largqoftë, nuk e bën as kryeministri, as qeveria, as partia në pushtet. Prandaj besoj, duhet të jetë shumë e qartë që të gjitha pretendimet, kritikat apo akuzat drejtuar meje apo nesh, për mosdhënien ende të drejtësisë për 21 janarin, janë thjeshtë në adresë të gabuar. 

Nga ana tjetër, unë dhe ne, nuk kemi qëndruar duarkryq po kemi bërë një betejë historike epokale për drejtësinë, për pavarësimin e saj nga pushteti politik për krijimin e kushteve që drejtësia të bëjë drejtësi për të gjithë e për të gjitha. Pa Partinë Socialiste dhe mua në krye të saj, nuk do të kishte as Reformë në Drejtësi, as SPAK e as ndryshim të dukshëm tanimë të rrugës së drejtësisë, si ky që e shohin të gjithë ata që duan ta shohin, paçka se në rrugën e re të drejtësisë mund të ketë plot gjëra të kritikueshme, madje nganjëherë edhe të papranueshme.  Por kjo është një rrugë e re, ku institucionet e reja kanë të gjithë mbështetjen tonë dhe pjesë e kësaj mbështetjeje të pakrahasueshme me asgjë, as më parë, as përreth në rajonin tonë, është patjetër edhe qëndrimi për të mos bërë komente për raste konkrete edhe kur mund të mos jemi dakord fare me trajtimin e tyre. 

Çfarë mund të them për drejtësinë për 21 janarin? A kam gjëra për të thënë. Kam aq shumë sa nuk mund t'ua tregoj dot, por edhe sot do t’i rri besnik qëndrimit për të mos bërë komente, duke uruar dhe dashur të besoj se SPAK-u nuk do të jetë edhe për shumë kohë i zënë me gjithçka tjetër, përveçse me 21 janarin, i cili për më tepër është edhe një rast i qartë si drita e diellit dhe prandaj çdo vit që kalon, jo vetëm shton barrën e turpit mbi këdo që duhet të japë drejtësinë e munguar, po njollos edhe vetë Reformën në Drejtësi, duke poshtëruar, jo vetëm familjet e dëshmorëve të 21 janarit, po një popull të tërë që do drejtësi për 21 janarin dhe meriton drejtësi për 21 janarin sepse drejtësia për 21 janarin është një drejtësi, jo thjesht për një ngjarje të djeshme, por për Shqipërinë e sotme dhe të nesërmen.

1 VITE ME PARE

"Kërkojmë drejtësi, kush i vrau dhe pse i vrau"/ Xhaxhai i Aleks Nikës: Politika ende i konsideron të vrarët e '21 Janarit' si ‘mish për top'!

21 janari/ Familjarë e 4 protestuesve të vrarë homazhe në
Mark Nika

TIRANË- Xhaxhai i Aleks Nikës, ngriti zërin edhe sot për drejtësi për nipin e tij që u vra para kryeministrisë më 21 janar 2011. Mark Nika në një intervistë për Report Tv thotë se politika vijon të përpiqet të bëjë presion me qëllim që kjo cështje të mbyllet. Ai gjithashtu thotë se po thirren persona që janë në dijeni dhe po bëhet ekspertimi i provave materiale dhe se SPAK e ka marrë seriozisht. Më tej ai shprehet se po kërkon drejtësi, kush i vrau dhe pse i vrau. 

“Është viti i 14 që vendosim lule aty ku janë vrarë Aleksi me shokë. Kemi detyrim moral. Çështja vijon të jetë e pazbardhur. Drejtësia e implikuar me politikën dhe sot e kësaj dite po mundohet ta fshijë si ngjarje dhe të vrarët të konsiderohen ‘mish për top’ Kemi fituar drejtësinë në Strasburg thotë ai. Strasburgu ka vendosur që hetimi të bëhet nga SPAK. Hetimet po shkojnë në rrugën e mbarë. Po thirren persona që janë në dijeni dhe po bëhet ekspertimi i provave materiale. SPAK e ka marrë seriozisht. Kërkojmë drejtësi, kush i vrau dhe pse I vrau", thote Mark Nika.

1 VITE ME PARE

14 vite nga 21 janari 2011/ Familjarë dhe të afërm të 4 të vrarëve, homazhe në bulevardin "Dëshmorët e Kombit"

21 janari/ Familjarë e 4 protestuesve të vrarë homazhe në
Elisa Spiropali dhe familjarët e viktimave

TIRANA- Familjarë dhe të afërm të 4 të vrarëve në protestën e 21 janarit 2011 kanë zhvilluar homazhe në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" duke vendosur karafila të kuq në vendet ku ranë Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Ata janë shoqëruar nga kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali dhe zv. kryeministrja njëherësh Ministërja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm.

Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg.

1 VITE ME PARE

U vranë 4 protestues në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sot 14 vite nga 21 janari 2011

21 janari/ Familjarë e 4 protestuesve të vrarë homazhe në
21 janari

TIRANA- Ditën e sotme shënohen 14 vite nga protesta e 21 janarit në bulevardin “Dëshmorë e Kombit” në Tiranë, ku mbetën të vrarë katër qytetarë. Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika.

Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm.Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia.

Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg.

1 VITE ME PARE

14 vite nga protesta e 21 janarit, Rama: Drejtësia vonon po nuk harron, fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur

21 janari/ Familjarë e 4 protestuesve të vrarë homazhe në
Viktimat

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale ku përkujton tragjedinë e protestës së 21 janarit 2011. Sot mbushen 14 vite nga ajo ngjarje tragjike në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" ku 4 protestues u vranë.

Rama shkruan në rrjetet sociale se drejtësia vonon por nuk harron. Ai shton se fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë.

“Drejtësia vonon po nuk harron”, thotë populli dhe sot kush po e vonon drejtësinë për 21 janarin, nuk duhet të harrojë se fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë…", shkruan Rama.

Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm.

Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes. Gazetari Artan Hoxha publikoi audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve.

edi rama bulevardi deshmoret ekombit 21 janar

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë