LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Skema 'Ponzi' merr në qafë shqiptarët/ Miliona euro mashtrime online në platformën XUEX, 6 të arrestuar, 2 në kërkim

• Një operacion është ndërmarrë mbrëmjen e kaluar në qarkun e Fierit, për të goditur mashtrimet online për investimet në Xuex. • Operacioni është i përhapur në Fier, Lushnje, Divjakë, Tiranë, Berat dhe Gramsh. • Deri më tani janë vënë në pranga 6 persona, ndërkohë që 2 të tjerë pjesë e këtij rrjeti janë shpallur në kërkim. • Policia e Fierit bën me dije se baza e këtyre grupeve ndodhej në një lokal në qytetin e Lushnjes, ku dhe janë gjetur e sekuestruar shuma të ndryshme parash: 4.2 milion lekë, 28 mijë euro, 1750 dollarë dhe 340 franga. • Po ashtu policia ka ngrirë 6 llogari bankare të personave që mashtronin qytetarët. • Skema e përdorur nga anëtarët e platformës XUEX, është skema e mashtrimit tipik 'Ponzi'. • Sipas Policisë, qytetarët që investonin duhet që të sillnin të paktën 5 persona të tjerë në këtë sistem, në mënyrë që të rrisnin përfitimet e tyre. 

5 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit që mashtronin qytetarët me platformën Xuex

Skema 'Ponzi' merr në qafë shqiptarët/ Miliona euro
Policia

FIER- 6 persona janë arrestuar dhe 2 janë shpallur në kërkim, për mashtrim nga platforma Ponzi. Mësohet se në pranga ka rënë 3 persona nga Lushnja, dy gra nga Divjaka si dhe një 28-vjeçar nga Tirana. Po ashtu janë shpallur në kërkim personat me iniciale E.Sh. 35 vjeç dhe A.Sh. 35 vjeç. 

Arbër Çela 38 vjeç nga Lushnja
Emanuel Taullau 21 vjeç nga Lushnja
⁠Flavio Mukaj 23 vjeç nga Lushnja
⁠Marius Kodra 28 vjeç nga Tirana
Brunilda Todi 38 vjeçe nga Divjaka
Brunilda Ndini 38 vjeçe nga Divjaka

10 MUAJ ME PARE

Mashtrimet më platformën XUEX/ Dalin pamjet e operacionit të Policisë, momenti i arrestimeve

Skema 'Ponzi' merr në qafë shqiptarët/ Miliona euro

FIER- Pamjet e mëposhtme janë nga operacioni kundër mashtrimeve me skemat piramidale në vendin tonë. Mësohet se nga operacioni janë vënë në pranga 6 persona, ndërkohë që dy të tjerë janë shpallur në kërkim. 

Policia e Fierit bën me dije se baza e këtyre grupeve ndodhej në një lokal në qytetin e Lushnjes, ku dhe janë gjetur e sekuestruar shuma të ndryshme parash. Policia bën me dije se ka ngrirë 6 llogari bankare të personave që mashtronin qytetarët. Ndërkohë që janë sekuestruar 4.2 milion lekë, 28 mijë euro, 1750 dollarë dhe 340 franga. 

10 MUAJ ME PARE

Mashtrimet me platformat XUEX dhe TXEX/ Policia zbardh skemën 'Ponzi': Fitonin ata që ishin në krye

Skema 'Ponzi' merr në qafë shqiptarët/ Miliona euro

FIER- Policia ka bërë me dije se skema e përdorur nga anëtarët e platformës XUEX, është skema e mashtrimit tipik 'Ponzi'. Sipas Policisë, qytetarët që investonin duhet që të sillnin të paktën 5 persona të tjerë në këtë sistem, në mënyrë që të rrisnin përfitimet e tyre. 

"Skema funksiononte mbi modelin klasik piramidal: qytetarët që investonin, udhëzoheshin të sillnin të paktën 5 persona të tjerë në system, për të rritur përfitimet e tyre. Sa më shumë persona të sillje dhe sa me e madhe vlera e investuar, aq më shumë të ardhura të premtuara. Por në të vërtetë, këto nuk ishin investime reale, por një mekanizëm i mirëorganizuar për të përfituar fonde përmes mashtrimit, ku vetëm nivelet më të larta fitonin, ndërsa shumica sidomos pjesa fundore e piramidës humbnin kursimet e tyre," tha Policia.

10 MUAJ ME PARE

Mashtrimet me platformat XUEX dhe TXEX, Policia: Baza në Lushnje, 2 të shpallur në kërkim

Skema 'Ponzi' merr në qafë shqiptarët/ Miliona euro
Policia

FIER-6 persona janë vënë në pranga dhe 2 janë shpallur në kërkim për shkak të mashtrimeve nga platformat Xuex dhe TXEX. Policia e Fierit bën me dije se baza e këtyre grupeve ndodhej në një lokal në qytetin e Lushnjes, ku dhe janë gjetur e sekuestruar shuma të ndryshme parash. 

Operacioni i Policisë është shtrirë në qytetet e Tiranës, Fierit, Beratit, Lushnjes dhe Gramshit. "Sic bëra me dije në fillim të konferencës, për finalizimin e operacionit te koduar "XUEX", u angazhuan të gjitha strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku në zbatim të vendimit të Gjykatës Fier, u ushtruan 83 kontrolle personash, banesash dhe subjektesh lidhur me një skemë të dyshuar investimesh piramidale, nëpërmjet platformave online.

Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: A. Ç., 38 vjeç, E. T., 21 vjeç, F. M., 23 vjeç, të tre banues në Lushnjë, M. K. 28 vjeç, banues në Tiranë, B. T., 38 vjeçe dhe B.N., 38 vjeçe, të dyja banuese në Divjakë, të dyshuar për veprat penale "Skemat mashtruese piramidale" dhe "Mashtrim Kompjuterik". Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit E. Sh., 35 vjeç dhe A. Sh. 29 vjeçe, të dy banues në Divjakë, të dyshuar për veprat penale "Skemat mashtruese piramidale" dhe "Mashtrim Kompjuterik". Nga hetimet rezulton se këta shtetas kanë vepruar si agjentë kyç të kësaj skeme mashtruese," tha Policia.

Ndërkohë që nga operacioni, policia bën me dije se ka ngrirë 6 llogari bankare të personave që mashtronin qytetarët. Ndërkohë që janë sekuestruar 4.2 milion lekë, 28 mijë euro, 1750 dollarë dhe 340 franga. 

"Po gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 50 aparate celularë, 11 njësi kompjuterike, 1 DVR, 2 hardisk, 1 automjet, 4.2 milion lekë, 28 mijë euro, 1750 dollarë dhe 340 franga. Gjithashtu, u ngrinë gjashtë llogari të kriptomonedhave, që dyshohet se janë përdorur për të kanalizuar të ardhurat nga aktiviteti kriminal," tha Policia.

10 MUAJ ME PARE

Platformat XUEX dhe TXEX/ Policia operacion në qarkun e Fierit, 6 persona të arrestuar për mashtrim

Skema 'Ponzi' merr në qafë shqiptarët/ Miliona euro
Foto Ilustruese

FIER- Një operacion është ndërmarrë mbrëmjen e kaluar në qarkun e Fierit, për të goditur mashtrimet online për investimet në Xuex dhe Txex. Mësohet se operacioni është i përhapur në Fier, Lushnje dhe Divjakë.

Deri më tani janë vënë në pranga 6 persona, ndërkohë që operacioni vijon akoma për arrestime të tjera. Për të dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë operacion, Policia pritet që të mbajë një konferencë në roën 11:00. 

Skema XUEX dhe TXEX operojnë pa licencë duke përdorur rrjetet sociale si Telegram dhe Signal për të joshur investitorët dhe përfshin edhe shqiptarë nga diaspora, duke rritur humbjet dhe shqetësimet për privatësinë dhe keqpërdorimin e të dhënave personale.

xuex

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj