Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Tetë efektivë policie dhe shtetasi Eneo Sulejmanaj kanë përfunduar në pranga, pasi nëpërmjet mashtrimit dhe shpërdorimit të detyrës kalonin drejt vendeve të BE-së, persona që e kishin të ndaluar. • Inspektor Briken Tereziu me detyrë ndihmës specialist, kontrollor në Aeroportin e Rinasit, është shpallur në kërkim dhe akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”. • Masa "arrest me burg" është lëshuar për Eneo Sulejamanaj, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. • Urdhri arrest në shtëpi është ekzekutuar për Sokol Xhika, Ermal Mesi, Aris Drini, ndërsa ‘detyrim për t’u paraqitur’ është lëshuar për Ylli Prençi, Rei Shenjtolli, Enkis Aliaj, Argil Hasa. • Sipas prokurorisë, e gjithë skema është zbuluar nga telefonat e sekuestruar pas arrestimit të Eneo Sulejmanaj për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Sulejmanaj ka në pronësi një Agjensi Udhëtimi, “Bus Albania” me objekt veprimtarie, ndër të tjera edhe “agjensi për shitje biletash”. • Ai mbante kontakte të vazhdueshme me kontrollorin e policisë kufitare në Aeroportin Rinas, Inspektor Briken Tereziu, të cilit i dërgonte të dhëna dhe dokumente udhëtimi të personave që nuk iu lejohej udhëtimi drejt vendeve të BE-së dhe ky i fundit personalisht apo nëpërmjet kolegëve të tij, në varësi të problematikave, kundrejt shumave monetare që varionin në vlera të ndryshme, lejonin kalimin e tyre sipas destinacioneve. • Pasi këta persona verifikohen paraprakisht prej tij, ose lidhjeve të tij shoqërore/punonjës policie, jepeshin udhëzimet mbi kabinën ku duhet të paraqiten për përpunimin e të dhënave dhe vlerat monetare në këmbëim të lejimit për të udhëtuar dhe formën e dorëzimit të tyre. • Pas verifikimit fluturimet e këtyre personave ishin fillimisht drejt vendeve që nuk janë pjese BE-së dhe më pas kryerjen e flutrimeve tranzit drejt vendeve të unionit. • Pagesat që kryheshin për këto fluturime varionin nga 50-500 euro në varësi të rastit dhe problematikave.
7 artikuj për këtë temë.
TIRANË-Përgjime të reja janë zbardhur nga dosja hetimore nga grupi i efektivëve në Rinas dhe Eneo Sulejmanit që kalonin kundrejt pagesave persona drejt vendeve të BE, ndonëse e kishin të ndaluar kalimin.
Sulejmanaj ishte në krye të grupit, dhe ishte po ashtu personi që gjente njerëzit që kishin probleme apo iu duhej të kalonin në vendet e Europës, edhe pse nuk ju lejohej. Me ndihmën e inspektorit në aeroportin e Rinasit Briken Tereziu dhe disa punonjësve të tjerë policor ai realizonte kalimet e tyre.
Në dosje është zbardhur një bisedë mes tyre, ku Eneo i kërkon policit kufitar të kalojë një person që ka marrë ekspuls nga Franca, që e këshillon të kalojë nga Stambolli si ‘vizitë mjekësore’.
PJESË NGA DOSJA:
Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin Signal, rezulton se më datë 24.10.2023, nga ora 12:51 PM – 02:29 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht:
Eneo: Si je vëlla
Briken: Mire vëlla
Eneo: Kemi nja 2 çuna tani. Për Budapest
Briken: Mi nis
Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasve Q.Sh dhe L.B
Briken: I ke ta taku apo do i len atje
Eneo: I kam taku. Takohemi bashkë. S’je vet ti?
Briken: Jo. Jam pushim sot
Eneo: Prit te them 1 min. kemi dhe atë familjen qe humi avionin nesër ne darke
Briken: Ok po thuaj ne orën 8 te jen aty
Eneo: Po po. Ky L.B do i lej aty
Briken: Ok ten r 7 thu
Eneo: Ok vlla
Në orën 02:00 PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Eneo: O vëlla po ne e pam kte. I referohet shtetasit Q.SH. S’ka provu te iki me as i vend
Në orën 02:06PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Briken: I dërgon një fotografi te sistemit TIMS me shënimin *kthyer deportiv nga Franca me motivin qëndrim ilegal. Ne interviste shpjegon se i kane dhënë ekspuls ne France. E ka deklaruar vetë idioti
Eneo: E hypim do ti japim letrën tja boj nga Belgjika ose nga Franca. Se si majm përgjigjsi për andej
Briken: Jo sot jo. Kur te jem unë e nisim nga Stambolli. Boi dhe ate letrën e avokatit, ndoshta e ka pa gabim ai shoku se unë se kam pa vete kte. S’me kujtohet
Eneo: Po pra sishe vet se t’mora ne tel me the te harrova. Veç ditët ka
Briken:E se maj men kujt ja kam çu. E kam pa gabim
Eneo: Po v* çja q*** r**pt po të dojë të iki
Briken: V* jena ngaterru Pz
Eneo: Ska gje vlla po i them
Briken: Se unë s’para gaboj me kto po varet kujt ja kam dhon
Eneo: Kur je ne pune qe ti shof biletë. Ti them tani
Briken: Nesër pasnesër jam pushim. Ne vazhdim pastaj jam ne pune
Eneo: Ok vlla. Po nga Beogradi
Briken: Me mire nga Stambolli po dhe andej behet
Eneo: Qenkan në 2 të mëngjesit nga Stambolli
Briken: Po ta bejmë sikur do shkoje për vizite mjekësore ne Stamboll. Po beje dite tjetër bilete nuk ka.
TIRANË- Janë zbardhur përgjime të tjera nga grupi i efektivëve në Rinas dhe Eneo Sulejmanit që kalonin kundrejt pagesave persona drejt vendeve të BE, ndonëse e kishin të ndaluar kalimin.
Sulejmanaj ishte në krye të grupit, dhe ishte po ashtu personi që gjente njerëzit që kishin probleme apo iu duhej të kalonin në vendet e Europës, edhe pse nuk ju lejohej. Me ndihmën e inspektorit në aeroportin e Rinasit Briken Tereziu dhe disa punonjësve të tjerë policor ai realizonte kalimet e tyre.
Në një pjesë nga përgjimet, ata diskutojnë për kalimin e një të deportuari nga Franca, i cili kërkonte të shkonte në Budapest të Hungarisë.
PJESË NGA DOSJA:
Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 31.08.2023, nga ora 01:04 PM – 08:56 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht
Eneo: O vlla si tkam. A je mire. Kam i cun me ndrrim. Do me ik tmarten nga budapesti. E bejm dot. I dërgon pasaportën e shtetasit Ledjan Hadri
Briken: Ja ra shof vlla e te them
Eneo: Ok vlla. Vec mos me harro se e kam ktu robin
Briken: Nuk bohet vlla jo. Paska pyt dhe tjer anej ky vl
Eneo: Vl
Briken: E kan mor vesh dhe tjere
Eneo: As me ja bo letren me noter
Briken; jo jo. Tja fuse me toke
Eneo: Ok vlla rrofsh
Briken: Vetem me dt 6 eshte nje mundesi
Eneo: Po e coj nga prishtina. Kemi nja 2 me dite
Briken: Ok kire
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Ledjan Hadri (me gjeneralitete të ndërruara në Julian Hadri) nuk ka dalje të regjistruar nga territori i RSH nga data e bisedës e në vijim. Ky shtetas (referuar bisedës së zhvilluar) ka dyshime se mund të ketë udhëtur nga territori I PKK Morinë, pasi ka hyrje në PPK Rinas më datë 11.11.2023. Ai mund të ketë udhëtuar me destinacion fillestar Kosovën pasi ai është kthyer në kategorinë deportiv më datë 18.05.2023 me shënimin :” kthyer deportiv nga Franca pasi ka bere 9 muaj burg per v. penale “transport te lendeve narkotike ”. Ne interviste shpjegon qe Ka ndalese hyrje te perhershme ne territorin Francez dhene date 17.05.2023”.
Në një tjetër bisedë në aplikacionin "Signal" dhe "Whats App" e zbardhur nga telefoni i Eneo Sulejmanajt tashmë i arrestuar, ata diskutojnë për kalimin e një të riu, i cili kishte marrë ekspuls për 5 vite dhe kishte vuajtur një dënim në Gjermani. Dyshohet se ai ka udhëtuar me pasaportë tjetër ose nuk është regjistruar në sistem.
PJESË NGA DOSJA:
Dt.11.06.2023 ora 06.16 PM pass Frrokë Demiri dtl.16.03.1995 nr. personal J50316077B;
Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 11.06.2023, nga ora 06:16 PM – 07:27 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht
Eneo: ca bon vlla. A mu lodhe. (I dërgon pasaportën e shtetasit Frrokë Demiri). Ma shef dot kte. Eshte me tndrrum
Briken: Per pak
Eneo: Ok vlla mthuj
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Frroke Demiri nuk ka të regjistruar dalje në sistem më datë 11.06.2023 dhe as në ditët në vijim. Referuar bisedës telefonike ka dyshime se ai ka udhëtuar me pasaportë tjetër ose është kaluar pa regjistruar, pasi ai nuk lejohet të udhëtoj, si person i kthyer në kategorinë deportiv nga Gjermania me motivin se ka vuajtur denimin me 2 vjet burg nga denimi i dhene prej 3 vitesh burg per vjedhje. Dhene Ekspuls per 5 vjet te mos hyj ne Gjermani, sic deklaron vete personi, dhene me dt.14.12.2020.
TIRANË- Të tjera përgjime janë zbardhur nga dosja hetimore e arrestimit të efektivëve në aeroportin e Rinasit që kalonin drejt vendeve të BE-së, njerëz që nuk iu lejohej.
Në krye të grupit ishte Eneo Sulejmanaj, ku nga arrestimi i tij dhe sekuestrimi i telefonave u zbulua edhe skema e mashtrimit me kalimin e këtyre personave kundrejt pagesave.
Në përgjimet e mëposhtme në aplikacionin "Signal", Sulejmanaj i kërkon inspektorit në Rinas, Briken Tereziut (i shpallur në kërkim, të kalojë një djalë të mitur pa prokurën e prindërve.
PJESË NGA PËRGJIMET:
Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 05.06.2023, nga ora 02:45 PM – 03:29 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht
Eneo: O vlla ca ben si je. A mu lodhe
Briken: Si je mire
Eneo: Mire vlla. Kemi i cunin e shokut ton. E kemi nis dhe her tjtr
Briken: Ca ka
Eneo: (I dërgon pasaportën e shtetasit Klensid Dyrka). Si ka mush 18 akoma
Briken: Te them per pak
Eneo: Ok vlla. Me thuja vlla
Në orën 03:29PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Klensid Dyrka është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 05.06.2023 ora 15:44 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB. Më datë 21.12.2023, ora 09:18 është përpunuar përsëri nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB. Shtetasi Klensid Dyrka dtl. 27.05.2006, nuk ka mbushur moshën 18 vjeç dhe është lejuar të udhëtoj pa prokurën e prindërve.
TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja nga skema që përdorej nga efektivët e policisë në Rinas për kalimin drejt vendeve të BE-së personave që e kishin të ndaluar, kundrejt pagesave që varionin nga 50-500 euro. Në dosjen hetimore janë zbardhur disa përgjimet e gjetura në celularin e Eneo Sulejmanajt pas arrestimit të tij për trafik droge. Sulejmanaj në mesazhe shkruan se “na ndihmon shefi i stacionit”, për të kaluar disa persona përmes Rinasit.
Sulejmanaj ka në pronësi një Agjensi Udhëtimi, “Bus Albania” me objekt veprimtarie, ndër të tjera edhe “agjensi për shitje biletash”. Ai mbante kontakte të vazhdueshme me kontrollorin e policisë kufitare në Aeroportin Rinas, Inspektor Briken Tereziu, të cilit i dërgonte të dhëna dhe dokumente udhëtimi të personave që nuk iu lejohej udhëtimi drejt vendeve të BE-së dhe ky i fundit personalisht apo nëpërmjet kolegëve të tij, rast pas rasti, në varësi të problematikave, kundrejt shumave monetare që varionin në vlera të ndryshme, lejonin kalimin e tyre sipas destinacioneve.
PJESË NGA DOSJA:
Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 06.04.2023, ora 06:30 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj i dërgon shtetasit Briken Tereziu fotografinë e pasaportës së shtetasit Sotiraq Nune dhe pas disa kominikimesh përkatësisht në orën 06:37, 06:39, shtetasi Eneo Sulejmanaj i shkruan bashkëbiseduesit “Eshtë ky Shefi i stacionit, na ndihmoi, Rrofsh vlla.
Nga këqyrja e sistemit TIMS rezulton se ky shtetas është i kthyer “deportiv” nga Gjermania më datë 24.01.20222, me motivin se i eshte refuzuar azili ekonomik ne kete shtet.
Më datë 06.04.2023 ora 06:46 PM ai ka udhëtuar në dalje të territorit të RSH, nga Pika e Kalimit të Kufirit Hani Hotit me automjetin me targë AA982ZH dhe është përpunuar nga punonjësi i policisë me user ne TIMS “PALAJZH”;
10.04.2023 ora 09.17 AM Pass Elisabeta Kazanxhiu dtl.25.08.1991 nr. personal J15825046P;
Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 10.04.2023, nga ora 09:16 AM – 09:50, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht;
Eneo: Je në punë sot?
Brikeni: Po
Eneo: Kemi një goc sot për Bari(dhe i dërgon foton e pasaportës fotografinë e pasaportës së shtetases Elisabeta Kazanxhiiu)
Brikeni: Ca ka kjo, Ditë?
Neneo: Po vlla. Ka nejt shumë. Po tani po ja shof pasap po ti coj me foto vulat
Brikeni: Te 4 thuji. Për Bari ca ore
Eneo: 11:15 me Wizz. Po ngjiten vlla shif e futja një vule
Brikeni: Ok
Nga këqyrja e sistemit TIMS rezulton se kjo shtetase është përpunuar në dalje të territorit të RSH në të njëjtën datë (10.04.2023 ora 10:02 AM) nga punonjësi i policisë me username në TIMS XhikaS, (Referuar të dhënave të sistemit TIMS shtetasja ka tejkaluar ditët e qëndrimit në vendet shengen, pasi është larguar më datë 24.03.2018 dhe ka hyrë në Shqipëri më datë 18.03.2023)
11.04.2023 ora 12.12 PM Pass Elion Raxha dtl.17.04.1987 nr. personal I70417015V;
Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin ëhatsup, rezulton se më datë 11.04.2023, nga ora 12:12 PM – 12:19PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken tereziu e konkretisht;
Eneo: Është një shok për Budapest sot (I dërgon foto të pasaportës së shtetasit Elion Raxha)
Brikeni: Ok ma nis ta shof. Ok te 4 thui
Nga këqyrja e sistemit TIMS rezulton se ky shtetas është përpunuar në dalje të territorit të RSH në të njëjtën datë (11.04.2023 ora 13:12 PM) nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB (Briken Tereziu), në tejkalim të ditëve të qëndrimit.
15.04.2023 ora 01.17 PM Pass Mariglen Hysa dtl.02.08.2000 nr. personal K00802013G;
Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 15.04.2023, nga ora 01:11 PM – 01:43 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht;
Eneo: ….Pune je?
Brikeni: Po
Eneo: Kemi j djalë për Budapest Athinë
Brikeni: Ma nis
Eneo;( I dërgon foton e pasaportës së shtetasit Mariglen Hysa) Ditet ka. Ka ca vula. Po e pe tnevojshme vej edhe na nji nga ato të tuat. Ktu është djali vlla, e boni cjek in
Brikeni: Te 4
Nga këqyrja e sistemit TIMS rezulton se ky shtetase është përpunuar në dalje të territorit të RSH në të njëjtën datë (15.04.2023 ora 14:20 PM) nga punonjësi i policisë me username në TIMS XhikaS.
Ky shtetas ka tejkaluar ditët e qëndrimit në vendet e BE-së, pasi është larguar nga Shqipëria më datë 10.06.2022 dhe është kthyer më datë 04.04.2023.
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka zbardhur skemën që përdornin 9 efektivët e arrestuar në Rinas për kalimin drejt BE të personave që e kishin të ndaluar kundrejt pagesave. Sipas njoftimit të prokurorisë, gjithçka është zbuluar nga telefonat e sekuestruar pas arrestimit të Eneo Sulejmanaj për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Sulejmanaj ka në pronësi një Agjensi Udhëtimi, “Bus Albania” me objekt veprimtarie, ndër të tjera edhe “agjensi për shitje biletash”. Ai mbante kontakte të vazhdueshme me kontrollorin e policisë kufitare në Aeroportin Rinas, Inspektor Briken Tereziu, të cilit i dërgonte të dhëna dhe dokumente udhëtimi të personave që nuk iu lejohej udhëtimi drejt vendeve të BE-së dhe ky i fundit personalisht apo nëpërmjet kolegëve të tij, rast pas rasti, në varësi të problematikave, kundrejt shumave monetare që varionin në vlera të ndryshme, lejonin kalimin e tyre sipas destinacioneve.
Pasi këta persona verifikohen paraprakisht prej tij, ose lidhjeve të tij shoqërore/punonjës policie, jepeshin udhëzimet mbi kabinën ku duhet të paraqiten për përpunimin e të dhënave dhe vlerat monetare në këmbëim të lejimit për të udhëtuar dhe formën e dorëzimit të tyre. Pas verifikimit fluturimet e këtyre personave ishin fillimisht drejt vendeve që nuk janë pjese BE-së dhe më pas kryerjen e flutrimeve tranzit drejt vendeve të unionit. Pagesat që kryheshin për këto fluturime varionin nga 50-500 euro në varësi të rastit dhe problematikave.
NJPFTIMI I PROKURORISË:
Prokuroria e Tiranës zbardh me metoda speciale të hetimit skemën e kalimit drejt BE të personave që e kishin të ndaluar, masa sigurie për 9 punonjës të Aeroportit.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kërkoi masa sigurie për nëntë persona për veprën penale për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248, 259 dhe 25 të K.Penal.
Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.1196/2024, hetimeve me metoda speciale të hetimit proaktiv në bashkëpunim me policinë gjyqsore të Agjenciseë së Mbikqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Tiranë, u provua se të nëntë personat në bashkëpunim e njëri-tjetrin për të mundësuar kalimin e shtetasve që ju ndalohej kalimi në territorin e vendeve të Bashkimit Europian nëpërmjet Aeroportit të Rinasit.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera është bërë e mundur fillimisht arrestimi shtetasit E. S., për veprën penale “prodhim dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal. Prokuroria pas sekuestrimit të telefonave të tij, arriti të zbulonte skemën.
Nga konteksi i bisedave të zhvilluara mes tyre dhe verifikimeve në sitemin TIMS, rezulton se kontaktonte me shtetasi B. T.., me detyrë Ndihmës specialist/kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas. Shtetasi E. S. ka në pronësi një Agjensi Udhëtimi, “Bus Albania” me objekt veprimtarie, ndër të tjera edhe “agjensi për shitje biletash”.
Me qëllim përfitimin e vlerave monetare, krahas vlerës së biletës së avionit, shtetasi E..S mban kontakte të vazhdueshme me punonjësin e policisë B. T.., të cilit i dërgon të dhënat e personave të cilët kanë blerë bileta në këtë agjensi, për verifikim paraprak të rekordeve në sistemin TIMS, për të verifikuar nëse plotësojnë kushtet për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së, sipas përcaktimeve të akteve ligjore e nënligjore për këtë qëllim, duke e informuar atë rast pas rasti për problematikat që ata kanë.
Pasi këta persona verifikohen paraprakisht prej tij, ose lidhjeve të tij shoqërore/punonjës policie, jepeshin udhëzimet mbi kabinën ku duhet të paraqiten për përpunimin e të dhënave dhe vlerat monetare në këmbëim të lejimit për të udhëtuar dhe formën e dorëzimit të tyre.
Në varësi të problematikës, për rastet të cilat personat janë kthyer në kategorinë INAD ose deportiv nga vendet e BE-së, punonjësi i policisë B.T. jep udhëzime mbi itenerarin e udhëtimit që duhet të kryej pasagjeri, duke vendosur si destinacion fillestar aeroportet e vendeve që nuk janë në BE dhe më pas kryerjen e flutrimeve tranzit drejt vendeve të Be-së.
Në lidhje me rastet të cilat kanë problematika të tjera, në varësi të tyrre përcaktohen vlerat monetare në këmbim të lejimit të kalimit, të cilat variojnë nga 50 euro (per persona të cilët nuk kanë asnjë problematike, por mashtrohen prej tyre) deri në vlerat e 500 eurove apo më shumë për ata që kanë problematika të tipit, nuk lejohen të udhëtojnë pasi janë të kthyer në kategorinë Inad apo deportiv nga shtetet e tjera, anëtare të BE-së.
Kjo veprimtari e miremenduar dhe e strukturuar, ku personat të cilëve sipas ligjit dhe akteve nënligjore nuk iu lejohej dalja nga Territori i Republikës së Shqipërisë është dokumentuar e plotë nga ana e Prokurorisë. Për këto arsye, u kërkua në Gjykatën e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshme Tiranë dhe u miratua caktimi i masave të sigurisë si më poshtë:
– B.T., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 259 dhe 248 të K.Penal; Masa e sigurise “arrest ne burg” neni 238 i K.Pr.Penale
– E.S., për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i K.Penal. Masa e sigurisë “arrest në burg” neni 238 i K.Pr.Penale;
– S.X., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurise “arrest ne shtepi” neni 237 i K.Pr.Penale
–E.M, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; masa e sigurise “arrest ne shtepi” neni 237 i K.Pr.Penale
-A.D. me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” neni 237 i K.Pr.Penale
-Y.P., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurise “detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqsore” neni 234 i K.Pr.Penale
– R.Sh., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurise “detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqsore” neni 234 i K.Pr.Penale
– E.A., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurise “detyrim për tu paraqitur ne policine gjyqsore” neni 234 i K.Pr.Penale
-A.H., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurise “detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqsore” neni 234 i K.Pr.Penale
TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndarë pamjet e arrestimit të ekzekutuar mbrëmjen e djeshme 8 udhër-arreste për tetë zyrtarë policie në aeroportin e Rinasit. Në pamjet e publikuara duket shoqërimi i efektivëve të arrestuar. Më herët përmes një njoftimi u zbulua edhe identiteti i efektivëve të arrestuar.
Inspektor Briken Tereziu me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor në Aeroportin e Rinasit, është shpallur në kërkim dhe akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”. Gjithashtu "arrest me burg" është lëshuar dhe për Eneo Sulejamanaj, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Urdhri arrest në shtëpi është ekzekutuar për Sokol Xhika, Ermal Mesi, Aris Drini, ndërsa ‘detyrim për t’u paraqitur’ është lëshuar për Ylli Prençi, Rei Shenjtolli, Enkis Aliaj, Argil Hasa.
Caktimi masave të sigurimit personal ndaj zyrtarëve policorë, u bë i mundur si rezultat i hetimeve disa mujore të zhvilluara nën drejtimin e Prokuorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tirasnë, duke aplikuar edhe metoda speciale të hetimit, nëpërmjet të cilave u siguruan prova dhe fakte për implikimin e tyre në veprimtari të kundraligjshme.
Në periudhën Mars 2023- Mars 2024, Enea Sulejmani, posedues i një agjensie turistike “Bus Albania”, me objekt veprimtarie ndër të tjera edhe “tregtim të biletave të avionit” mbante kontakte të vazhdueshme me kontrollorin e policisë kufitare në Aeroportin Rinas, Inspektor Briken Tereziu, të cilit i dërgonte të dhëna dhe dokumente udhëtimi të personave që nuk iu lejohej udhëtimi drejt vendeve të BE-së dhe ky i fundit personalisht apo nëpërmjet kolegëve të tij, rast pas rasti, në varësi të problematikave, kundrejt shumave monetare që varionin në vlera të ndryshme, lejonin kalimin e tyre sipas destinacioneve.
Njoftimi i plotë:
AMP hetim intensiv për korrupsion dhe shpërdorim detyre në Komisariatin e Policisë në Rinas - Ekzekutohet vendimi i Gjykatës për 8 punonjës policie dhe 1 shtetas, 8 punonjës të tjerë policie hetohen në gjendje të lirë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), pas një hetimi të gjatë të iniciuar nga kjo Agjenci, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal të vendosura nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ndaj 8 punonjësve të policisë dhe 1 shtetasi, të dyshuar për "Korrupsion" dhe "Shpërdorim detyre", ndërsa 8 punonjës të tjerë policie, të dyshuar si të përfshirë në të njëjtin aktivitet kriminal, hetohen në gjendje të lirë, konkretisht me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”:
1. Inspektor B. T., 39 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist/Kontrollor në Seksionin e Kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në DVP Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”; 2. E.S., 29 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;
Me masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”: 3. Inspektor S. XH, 32 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist/Kontrollor në Seksionin e Kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në DVP Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”; 4. Inspektor E. M., 33 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist/Kontrollor në Seksionin e Kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në DVP Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”;
5. Inspektor A. D., 30 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist/Kontrollor në Seksionin e Kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në DVP Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Me masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”: 6. Inspektor Y. P., 27 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist/Kontrollor në Seksionin e Kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në DVP Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”;
7. Inspektor R. SH., 26 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist/Kontrollor në Seksionin e Kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në DVP Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”. 8. Inspektor E. A., 33 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist/Kontrollor në Seksionin e Kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në DVP Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”;
9. Inspektor A. H., 30 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist/Kontrollor në Seksionin e Kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në DVP Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Caktimi masave të sigurimit personal ndaj shtetasve të sipërcituar u bë i mundur si rezultat i hetimeve disa mujore të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke aplikuar edhe metoda speciale të hetimit, nëpërmjet të cilave u siguruan prova dhe fakte për implikimin e shtetave të sipërcituar në veprimtari kriminale.
Konkretisht, për periudhën Mars 2023- Mars 2024, shtetasi E.S., pronar i një agjencie turistike, me objekt veprimtarie, ndër të tjera, edhe tregtim të biletave të avionit, mbante kontakte të vazhdueshme me kontrollorët e policisë kufitare në Aeroportin Rinas, të cilëve u dërgonte të dhëna dhe dokumente udhëtimi të personave që nuk u lejohej udhëtimi drejt vendeve të BE-së, konkretisht, persona që ishin kthyer në kategorinë Deportiv e Inad dhe ju ndalohej hyrja në vendet e BE, të mitur të papajisur me prokurën e prindërve, apo persona me masa sigurimi personal.
Punonjësit e policisë, rast pas rasti, në varësi të problematikave dhe kundrejt shumave monetare që varionin në vlera të ndryshme, lejonin kalimin e tyre sipas destinacioneve. Vijojnë hetimet për identifikimin e punonjësve dhe shtetasve të tjerë të përfshirë në veprat penale "Korrupsion aktiv dhe pasiv" ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar mbrëmjen e djeshme 8 udhër-arreste për tetë zyrtarë policie në aeroportin e Rinasit. Inspektor Briken Tereziu me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor në Aeroportin e Rinasit, është shpallur në kërkim dhe akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”.
Gjithashtu "arrest me burg" është lëshuar dhe për Eneo Sulejamanaj, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Urdhri arrest në shtëpi është ekzekutuar për Sokol Xhika, Ermal Mesi, Aris Drini, ndërsa ‘detyrim për t’u paraqitur’ është lëshuar për Ylli Prençi, Rei Shenjtolli, Enkis Aliaj, Argil Hasa.
Caktimi masave të sigurimit personal ndaj zyrtarëve policorë, u bë i mundur si rezultat i hetimeve disa mujore të zhvilluara nën drejtimin e Prokuorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tirasnë, duke aplikuar edhe metoda speciale të hetimit, nëpërmjet të cilave u siguruan prova dhe fakte për implikimin e tyre në veprimtari të kundraligjshme.
Konkretisht, për periudhën Mars 2023- Mars 2024, shtetasi Enea Sulejmani, posedues i një agjensie turistike “Bus Albania”, me objekt veprimtarie ndër të tjera edhe “tregtim të biletave të avionit” mbante kontakte të vazhdueshme me kontrollorin e policisë kufitare në Aeroportin Rinas, Inspektor Briken Tereziu, të cilit i dërgonte të dhëna dhe dokumente udhëtimi të personave që nuk iu lejohej udhëtimi drejt vendeve të BE-së dhe ky i fundit personalisht apo nëpërmjet kolegëve të tij, rast pas rasti, në varësi të problematikave, kundrejt shumave monetare që varionin në vlera të ndryshme, lejonin kalimin e tyre sipas destinacioneve.
NJOFTIMI I AMP:
Sot më datë 03.06.2024 Drejtoria Rajonale e AMP Tiranë, ka ekzeketuar masat e sigurimit të caktuara në Vendimin Nr. 1417 datë 03.06.2024 të Gjykatës së Shkallës Parë të Jurisiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si më poshtë:
“Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penal
➢ Inspektor Briken Tereziu, i dtl 08.03.1985, me nr personal I50308108R, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” 259 dhe 248 të K.Penal (Shpallur në kërkim);
➢ Shtetasi Eneo Sulejamanaj, i biri i Leonard dhe Natasha, i dtl 20.06.1995, me nr personal J50620086G, lindur në Fratar Fier dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i K.Penal.
“Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale,:
➢ Inspektor Sokol Xhika, i datëlindjes 05.07.1992, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;
➢ Inspektor Ermal Mesi, i dtl 07.08.1991, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;
➢ Inspektor Aris Drini, i dtl 03.12.1994, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;
“Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale:
➢ Inspektor Ylli Prençi, i dtl 19.02.1997, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;
➢ Inspektor Rei Shenjtolli, i dtl 13.05.1998, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, , i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;
➢ Inspektor Enkis Aliaj, i dtl 23.07.1991, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, , i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;
➢ Inspektor Argil Hasa, i dtl 25.01.1994, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;
Po kështu, aktualisht vazhdojnë hetimet edhe në gjendje të lirë edhe për 8 punonjës policie të tjerë, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, të dyshuar të përfshirë në të njëjtin aktivitet kriminal.
Caktimi masave të sigurimit personal ndaj shtetasve të sipërcituar, u bë i mundur si rezultat i hetimeve disa mujore të zhvilluara nën drejtimin e Prokuorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tirasnë, duke aplikuar edhe metoda speciale të hetimit, nëpërmjet të cilave u siguruan prova dhe fakte për implikimin e tyre në veprimtari të kundraligjshme.
Konkretisht, për periudhën Mars 2023- Mars 2024, shtetasi Enea Sulejmani, posedues i një agjensie turistike “Bus Albania”, me objekt veprimtarie ndër të tjera edhe “tregtim të biletave të avionit” mbante kontakte të vazhdueshme me kontrollorin e policisë kufitare në Aeroportin Rinas, Inspektor Briken Tereziu, të cilit i dërgonte të dhëna dhe dokumente udhëtimi të personave që nuk iu lejohej udhëtimi drejt vendeve të BE-së dhe ky i fundit personalisht apo nëpërmjet kolegëve të tij, rast pas rasti, në varësi të problematikave, kundrejt shumave monetare që varionin në vlera të ndryshme, lejonin kalimin e tyre sipas destinacioneve.
Vijojnë hetimet për identifikimin e punonjësve dhe shtetasve të tjerë të përfshirë në veprat penale korrupsion aktiv dhe pasiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.