Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Tre persona janë arrestuar në Berat për tregtimin e 21 tonëve mandarina që pas eksportimit në Kroaci, u kthyen mbrapsht për shkak se rezultuan me përmbajtje të lartë të pesticidit “Fosmet”. • Ky lloj pesticidi është i dëmshëm dhe gjithashtu i ndaluar për tu përdorur. Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen. • Policia bën me dije se fermeri 46-vjeçar, Elton Tafa prodhoi dhe çoi për shitje në Kroaci 10 ton mandarina të cilat përshkak të përmbajtjes së lartë të pesticideve janë kthyer në vendin tonë. • Pas kthimit në Shqipëri 56-vjeçari Arben Dyli i ka magazinuar dhe më pas i shiti në tregun vendas. • Në pranga është vënë edhe inspektori i Vetenarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Elson Tahiraj pasi ai lëshoi certifikatë fitosanitare fiktive. • Paraditën e sotme Prokuroria e Beratit bëri me dije se ka ndaluar tre persona pasi akuzohen se kanë hedhur në treg 10 tonë mandarina me pesticide të cilat autoritetet e Kroacisë i kthyen mbrapsht në Shqipëri. • Prokuroria theksoi se Arben Dyli, Elson Tafa dhe Elson Tahiraj akuzohen për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Shpërdorimi detyres”. • Lidhur me këtë skandal Autoriteti Kombëtar i Ushqimit reagoi në dhjetor të vitit të kaluar dhe deklaroi se kishte gjobitur me 4 milionë lekë, Arben Dylin, pronarin e subjektit eksportues (i arrestuar) dhe po ashtu asokohe deklaruan se sasia e mandarinave me pesticide ishin asgjësuar. • Siç duket deklaratat e AKU-së janë bërë sa për të ulur zërat mbi skandalin, për shkak se mandarinat jo vetëm nuk janë asgjësuar por janë vënë sërish në shitje për konsumatorët.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësië Vojo Bregu ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me masat e sigurisë së dhëna nga SPAK. Me anë të një postimi në Facebook, Bregu shkruan se pse Rama nuk del të mbrojë njësoj si pedagogët dhe inspektorin e AKU-së në Berat që është arrestuar si kokë turku për të mbrojtur ministren e Bujqësisë.
Bregu shkruan se problemi në rastin konkret ka të bëjë me asgjesimin e produktit, jo me certifikatën fitosanitare të lëshuar nga ai. Më tej Bregu thekson se me futjen e 10 ton mandarina me pesticide të ndaluara në treg, ka përgjegjësi direkte Ministrja e Bujqësisë dhe i gjithë zinxhiri i varësisë.
Postimi i Plotë:
KM sot doli dhe tha, që është e papranueshme që të caktohet masë sigurie. " Arrest me burg " ndaj pedagogëve, pasi kjo do të ndikonte në punën e UBT në tërësi, por dhe në zbatimin e marrëveshjes me universitetin e BOKU Vienë. Por ashtu siç mbrojti pedagogët e UBT nga SPAK, që në fund të ditës nuk janë në varësi të qeverisë së tij, duhet të dalë të mbrojë një inspektor AKU,pjesë e qeverisë së tij, i cili me pa të drejtë është arrestuar, jo nga SPAK, por nga prokuroria e rrethit gjyqësor Berat, si kokë turku për të mbrojtur ministren e tij.
Dhe pse është arrestuar?
Sepse ka lëshuar certifikatë fitosanitare një subjekti, mandarinat e të cilit janë ndaluar në Kroaci, për mbetje pesticidesh të ndaluara në BE. E para, për ata që nuk e dinë, certifikatat fitosanitare kanë të bëjnë me ngarkesat virusale, dhe jo me mbetjet. Pra nuk kanë pikë lidhje me ndalimin.
E dyta, ngarkesa te tilla ndalohen përditë. Problemi në rastin konkret ka të bëjë me asgjesimin e produktit, jo me certifikatën fitosanitare. Me futjen e 10 tonë mandarina me pesticide të ndaluara në treg, ka përgjegjësi direkte ministrja e bujqësisë dhe gjithë zinxhiri i varësisë. Ato mandarina mund ti kem ngrënë unë, ti që po lexon këtë status, ose fëmija yt. Nuk sëmuret fëmija yt nga qasja e SPAK ndaj masave të sigurimit, por nga mandarinat e helmuara.
BERAT- Tre persona janë arrestuar në Berat për tregtimin e 10 tonëve mandarina që pas eksportimit në Kroaci, u kthyen mbrapsht për shkak se rezultuan me përmbajtje të lartë të pesticidit “Fosmet”. Ky lloj pesticidi është i dëmshëm dhe gjithashtu i ndaluar për tu përdorur.
Lidhur me këtë skandal Autoriteti Kombëtar i Ushqimit reagoi në dhjetor të vitit të kaluar dhe deklaroi se kishte gjobitur me 4 milionë lekë, Arben Dylin, pronarin e subjektit eksportues (i arrestuar) dhe po ashtu asokohe deklaruan se sasia e mandarinave me pesticide ishin asgjësuar. Siç duket deklaratat e AKU-së janë bërë sa për të ulur zërat mbi skandalin, për shkak se mandarinat jo vetëm nuk janë asgjësuar por janë vënë sërish në shitje për konsumatorët.
Ndërkohë përveç Dylit, në pranga janë vënë edhe Elson Tafa dhe Elson Tahiraj. Ato po hetohen për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Shpërdorimi detyres”.
Fermeri Elton Tafa ka shitur te Arben Dyli(administrator i pikës së grumbullimit) sasinë prej 10 tonësh mandarina të cilat më pas ai i ka eksportuar drejt Kroacisë. Nga autoritetet kroate janë kryer analizat e nevojshme nga ku ka rezultuar se sasia e mandarinave kishte përmbajtje të lart te pesticidit “Fosmet”, pesticid ky i dëmshëm për shëndetin dhe i ndaluar për tu përdorur. Sasia e mandarinave është kthyer sërish në vendin tonë dhe dyshohet se pas kthimit, Dyli i ka hedhur sërish në treg duke mos i asgjësuar. Dyshohet se Elson Tahiraj me detyrë inspektor pranë Drejtoris Rajonale të Veterinaris dhe Mbrojtjes së Bimëve ka shpërdoruar detyrën duke lëshuar çertifikata fitosanitare fiktive për subjekte të ndryshme ndër të cilat dhe subjekti i shtetasit Arben Dyli.
BERAT- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me skandalin e tregtimit të 10 tonëve mandarina me pesticide të cilat autoritetet e Kroacisë i kthyen mbrapsht në Shqipëri dhe pak muaj më parë janë hedhur në tregun shqiptar për konsumim. Policia bën me dije se pas një hetimi tremujor u finalizua operacioni “Injeksioni”.
Policia bën me dije se fermeri 46-vjeçar, Elton Tafa prodhoi dhe çoi për shitje në Kroaci 10 ton mandarina të cilat përshkak të përmbajtjes së lartë të pesticideve janë kthyer në vendin tonë. Pas kthimit në Shqipëri 56-vjeçari Arben Dyli i ka magazinuar dhe më pas i shiti në tregun vendas.
Në pranga është vënë edhe inspektori i Vetenarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Elson Tahiraj pasi ai lëshoi certifikatë fitosanitare fiktive. Paraditën e sotme Prokuroria e Beratit bëri me dije se ka ndaluar tre persona pasi akuzohen se kanë hedhur në treg 10 tonë mandarina me pesticide të cilat autoritetet e Kroacisë i kthyen mbrapsht në Shqipëri.
Prokuroria theksoi se Arben Dyli, Elson Tafa dhe Elson Tahiraj akuzohen për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Shpërdorimi detyres”.
Njoftimi i Policisë:
Si rezultat i një hetimi tremujor, me objektiv goditjen e rasteve të mashtrimit me produkte ushqimore, si dhe mbrojtjen e konsumatorëve, Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit, finalizoi operacionin policor të koduar “Injeksioni”.
Prodhoi dhe çoi për shitje 10 tonë fruta (mandarina) me përmbajtje të lartë pesticidi, arrestohet 46-vjeçari (fermer). Në pranga dhe një 56-vjeçar që magazinoi frutat, i eksportoi ato në Kroaci dhe pas kthimit nga shteti kroat, i shiti në tregun vendas.
Gjithashtu në pranga, 1 inspektor i Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, i cili shpërdoroi detyrën, duke i lëshuar subjektit të 56-vjeçarit, certifikatë fitosanitare fiktive. Gjatë operacionit policor të koduar “Injeksioni”, u vunë në pranga shtetasit E. T., 46 vjeç, A. D., 56 vjeç dhe E. T., 30 vjeç.
Nga hetimet rezultoi se fermeri, shtetasi E. T., 46 vjeç, kishte prodhuar dhe kishte çuar për magazinim, te subjekti i shtetasi A. D., në fshatin Goriçan, 10 tonë fruta (mandarina). Sasia e frutave ishte eksportuar nga shtetasi A. D., në Kroaci, ku nga analizat ka rezultuar me përmbajtje të lartë të pesticidit Phosmet. Për këtë shkak, sasia është kthyer nga shteti kroat dhe është shitur në tregun shqiptar, nga shtetasi A. D.. Ndërkaq, dyshohet se shtetasi E. T., 30 vjeç, me detyrë inspektor i Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, ka lëshuar certifikatë fitosanitare fiktive, për subjektin në administrim të shtetasit A. D., si dhe për subjekte të tjera.
BERAT- Prokuroria e Beratit ka ndaluar tre persona pasi akuzohen se 10 ton mandarina me pesticide të cilat autoritetet e Kroacisë i kthyen mbrapsht në Shqipëri pak muaj më parë janë hedhur në tregun shqiptar për konsumim. Arben Dyli, Elson Tafa dhe Elson Tahiraj janë personat e hetuar për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Shpërdorimi detyres”.
Sipas njoftimit të prokurorisë thuhet se fermeri Elton Tafa ka shitur te Arben Dyli(administrator i pikës së grumbullimit) një sasi prej rreth 10 tonësh mandarina të cilat më pas ai i ka eksportuar drejt Kroacisë. Nga autoritetet kroate janë kryer analizat e nevojshme nga ku ka rezultuar se sasia e mandarinave kishte përmbajtje të lart te pesticidit “Fosmet”, pesticid ky i dëmshëm për shëndetin dhe i ndaluar për tu përdorur. Sasia e mandarinave është kthyer sërish në vendin tonë dhe dyshohet se pas kthimit, Dyli i ka hedhur sërish në treg duke mos i asgjësuar.
Dyshohet se shtetasi Elson Tahiraj me detyrë inspektor pranë Drejtoris Rajonale të Veterinaris dhe mbrojtjes së bimëve ka shpërdoruar detyrën duke lëshuar çertifikata fitosanitare fiktive për subjekte të ndryshme ndër të cilat dhe subjekti i shtetasit Arben Dyli.
NJOFTIMI I PLOTË:
Prokuroria e Beratit ka ndaluar tre persona pasi akuzohen se për veprat penale Seksionin per hetimit e Krimit ekonomik-financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykates se shkalles pare te juridiksionit te pergjithshem Berat, pas hetimeve disa mujore te kryera ne kuader te Procedimit Penal nr.768 te vitit 2024, i regjistruar per veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lendet helmuese”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lendeve te tjera te rrezikshme per shendetin ose jeten e njerezve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Shperdorimi detyres”, parashikuar nga nenet 281, 288, 288/c dhe 248 te K.Penal ka ber ndalimin e shtetasve:
1. Arben Aqif Dyli, i datelindjes 02.06.1969
2. Elton Hekuran Tafa, i datelindjes 21.06.1979
3. Elson Petrit Tahiraj, i datelindjes 10.05.1995
Ndalimi i ktyre shtetasve u be pasi nga veprimet hetimore te deritanishme dyshohet se shtetasi Elton Tafa me profesion Fermer ka shitur te shtetasi Arben Dyli(administrator i pikes se grumbullimit)nje sasi prej rreth 10 tonesh mandarina te cilat me pas subjekti i shtetasit Arben Dyli i ka eksportuar drejt Kroacisë. Nga autoritetet Kroate jane kryer analizat e nevojshme nga ku ka rezultuar se sasia e mandarinave kishte permbajtje te lart te pesticidi “Fosmet”, pesticid ky i demshem per shendetin dhe i ndaluar per tu perdorur. Ne keto kushte ngarkesa e mandarinave eshte kthyer mbrapa ne vendin e origjines ku rezulton se eshte terhequr nga shtetasi Arben Dyli dhe me pas dyshohet se eshte hedhur perseri ne treg duke mos e asgjesuar sipas procedures perkatese.
Gjithashtu dyshohet se shtetasi Elson Tahiraj me detyre inspektpor prane Drejtoris Rajonale te Veterinaris dhe mbrojtjes se bimeve ka shperdoruar detyren duke leshuar certifikata fitosanitare fiktive per subjekte te ndryshme nder te cilat dhe subjekti i shtetasit Arben Dyli.
Materialet i kaluan Prokuroris prane Gjykates se shkalles pare te Juridiksionit te pergjithshem Berat per veprime te metejshme hetimore.