Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
•Të paktën 15 persona kanë vdekur në Greqi, Turqi dhe Bullgari pas përmbytjeve si pasojë e shirave të dendur. •Një përmbytje në një kamping në Turqinë veriperëndimore pranë kufirit me Bullgarinë vrau të paktën pesë persona. Dy persona të tjerë vdiqën në Stamboll, ku stuhitë e së martës përmbytën qindra shtëpi dhe vende pune në disa lagje. •Situatë kaotike raportohet edhe në Greqi, ku pas zjarreve masive, stuhia ka prekur vendin. •Reshjet rekord kanë shkaktuar të paktën katër vdekje në Volos dhe në Karditsa.Tre persona u raportuan të zhdukur. •Në Bullgari, një stuhi shkaktoi përmbytje në bregun jugor të vendit të Detit të Zi. •Trupat e dy personave të zhdukur u nxorën nga deti të mërkurën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në katër. •Pamjet treguan makina dhe furgonë, duke u tërhequr në det në qytetin turistik jugor të Tsarevo, ku autoritetet shpallën gjendjen e jashtëzakonshme.
7 artikuj për këtë temë.
GREQI- Skiathos është në 'mëshirë të fatit' për shkak të stuhisë Daniel, duke shkaktuar probleme të shumta në ishull dhe duke rrezikuar jetën e banorëve dhe turistëve.
Siç raporton skiathoslife.gr, kryetari i Bashkisë Skiathos, Thodoris Tzoumas, teksa ndodhej me ekipet e Bashkisë dhe Zjarrfikësve, u informua se motra e tij dhe klientët e tjerë të biznesit të tyre familjar ishin në rrezik.
Pa u menduar fare ai u zhyt në ujërat e vrullshme dhe arriti të arrijë në vend dhe të nxjerrë motrën e tij shëndoshë e mirë kur lartësia e ujit kishte arritur tashmë një metër e gjysmë.
/Dosja.al
GREQI- Forcat e Armatosura në Greqi janë duke zhvilluar një betejë për menaxhimin e situatave emergjente të shkaktuara nga moti i keq, raportojnë mediat e huaja. Në pamjet e publikuara në rrjet të moshuarit shihen në eskavator.
Ushtarët iu kanë ardhur në ndihmë të moshuarëve, teksa niveli i ujit është rritur rrezikshëm dhe po i çojnë në një vend të sigurt.
Ndërkohë në qarkun e Larisas, po ngrihet një qendër koordimi ku do të vendosen ministrat kompetentë, oficerë të Forcave të Sigurisë dhe Forcave të Armatosura dhe përfaqësues të shërbimeve.
Απεγκλωβισμός πολιτών στο χωριό Παλαμάς Καρδίτσας#ΕΔ είμαστε παντού!#ΓΕΕΘΑ #HNDGS #ΣΞ #ΠΝ #ΠΑ #ΔΕΠ@Hellenic_MOD @HAspokesman @NavyGR @HAFspokesperson pic.twitter.com/KZZL0lnTY4
— ΓΕΕΘΑ-HNDGS (@hndgspio) September 7, 2023
GREQI- Një tjetër person ka humbur jetën pas motit të keq “Daniel” ,kësaj radhe në Komunën e Domokosit, raporton Protothema.
49-vjeçari nga Petrotos, u gjet i pajetë pak para mesditës, i shtypur nga materialet portative, të cilat ishin marrë para nga vëllimi i madh i ujit.
Fermeri ishte larguar nga shtëpia herët në mëngjesin e së mërkurës për t'u kujdesur për kafshët e tij, para se të shfaqeshin kushtet e rrezikshme të motit dhe që atëherë nuk kishte dhënë asnjë shenjë jete.
Tre persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e reshjeve të dendura në Greqi.
GREQI- Përmbytjet në Greqi kanë shkaktuar dëme të të pallogaritshme dhe njerëzit në zonat e prekura po mundohen të mbijetojnë dhe të shpëtojnë të afërmit e tyre nga rrjedha e ujit.
Një pamje sa tronditëse aq edhe prekëse është publikuar në rrjete sociale ku, një nënë tenton të shpëtojë fëmijën e vet, duke përdorur një kamerdare.
Kjo pamje është vërtet dramatike, ku nëna shihet me ujin deri në qafë.
Στον #Παλαμά στην #καρδιτσα, 2 παιδιά εγκλωβίστηκαν και απεγκλωβίζονται με ένα φουσκωτό σωσίβιο.
— Alexandros_NGU7 ☦️ ???????? (@AlexandrosNgu7) September 7, 2023
Οι κάτοικοι καταγγέλλουν οτι δεν έχουν λάβει βοήθεια.#κακοκαιρια pic.twitter.com/MGzaoBkaE1
TURQI- Përmbytjet në Stamboll dhe shumë zona të tjera të Turqisë kanë shkaktuar dëme kolosale materiale, ndërsa si pasojë e vërshimit të ujërave të rrëmbyer, kanë humbur jetën dy persona.
Në videon e publikuar shihet teksa uji derdhet në rrugë në lagjen e Stambollit.
View this post on Instagram
GREQI- Rruga kryesore e Larisis dhe ajo e Filiki Etairiais, në Volos, janë kthyer në lumë. Dhjetëra persona të bllokuar e kanë të pamundur të lëvizin me makinat e tyre drejt qendrës apo daljes së qytetit.
Madje, në rastet kur ka qenë e nevojshme, qytetarët janë transportuar me autoambulanca dhe me eksavatorë në një rrugë më të sigurtë.

Makineritë ndodhen në vendngjarje, ndërsa sipas informacioneve, policia rrugore është nisur nga rrethrrotullimi për të ndaluar qarkullimin, në mënyrë që të mos hyjnë vetura të tjera.
Sipas banorëve të zonës, vëllimi i ujit që ka mbërritur në qytet është nga një derdhje lumi.
/Dosja.al
GREQI- Situata në vendin fqinj nga përmbytjet nuk është aspak e mirë. Pothuajse të gjitha fshatrat në Kardicë janë nën ujë nga reshjet e dendura të shiut, ndërkohë që moti i keq vijon që nga dita e martë.
Në shumë fshatra në komunën e Palamas, njerëzit janë në çati ose vende më të larta duke kërkuar ndihmë. Situata në zonën e Metamorfosit është zemërthyese. Është kërkuar ndërhyrje nga Forcat e Armatosura, ndërsa kërkohen edhe helikopterë për shpëtimin e qytetarëve. Të përmbytur janë edhe fshatrat e bashkisë Kardicë dhe Sofadon.

Pamja në qytetin e Kardicës është më e mirë, por sërish ka nisur të bjerë shi, duke shkaktuar shqetësim të madh te banorët./Dosja.al