LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Moti i keq 'godet' Pejën/ Përmbytje masive, nëna e bir humbin jetën, familjarët: Institucionet s'na ndihmuan! Trupat i gjetëm vetë

•Gjendje e jashtëzakonshme në Pejë nga përmbytjet. •Moti i keq me stuhi dhe shi të rrëmbyeshëm shkaktuan një situatë të vështirë mbrëmjen e kaluar në qytetin e Pejës. •Një grua dhe fëmija i saj 5 vjeç kanë humbur jetën në lagjen "Asllan Çeshme". Mirsada Ademaj dhe Dion Ademaj do të përcillen për në banesën e fundit nesër në orën 15:00. •Lajmi është njoftuar nga familja Ademaj. • Njëri prej tyre ka treguar se nga vërshimet një pjesë e kodrës ka rrëshqitur dhe e ka bllokuar djalin 5 vjeç, ndërsa tregoi se nusen e tyre e kanë gjetur në një bodrum në një shtëpi. •Xhaxhai i të miturit, tha se nuk morën asnjë ndihmë nga institucionet për të gjetur trupat e pajetë të familjarëve të tij. •Ngjarja e rëndë ka tronditur gjithë opinionin publik. • Kryeministri, Kurti njofton se autoritetet po marrin masa dhe janë në kontakt për të monitoruar situatën e përmbytjeve dhe për të shmangur raste të tjera tragjike. • 2 persona janë në spital në trajtim intensiv pasi janë lënduar. •Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj e cilësoi gjendjen të rëndë.

17 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Dy viktima nga përmbytjet në Pejë/ Berisha: Kjo është situatë alarmante!

Moti i keq 'godet' Pejën/ Përmbytje masive, nëna e bir
Sali Berisha

KOSOVË-  Kryetari i Partisë Demokratikë Sali Berisha ka reaguar për situatën dramatike me përmbytjet masive në Kosovë, ku si pasojë 2 persona nënë e bir humbën jetën tragjikisht. Kreu i opozitës ka shprehur ngushëllime për familjen e viktimave. 

"Shumë zona në Kosovë po përballen me përmbytje masive, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Kjo situatë alarmante ka sjellë dëme të mëdha, për fatin e keq edhe viktima. Nënë e bir, nga Peja, kanë humbur jetën si pasojë e këtyre përmbytjeve. I shpreh ngushëllimet e mija familjes së viktimave. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen e tejskajshme. Shpresoj që situata të zgjidhet sa më parë dhe të mos ketë tragjedi të tjera", shkruan Berisha. 

Ngjarja e rëndë u shënua në lagjen 'Asllan Çeshme'. Nëna rreth 30-vjeçare së bashku me fëmijën e saj të vetëm 5-vjeçar, në momentet kritike ishin duke qëndruar në shtëpi. Rastin e kanë raportuar fqinjët dhe gruaja që u raportua e zhdukur më vonë u gjet në afërsi të një shtëpie të fqinjëve.Vdekjen e nënë e bir e kanë konfirmuar mjekët. 

3 VITE ME PARE

Nënë e bir humbin jetën nga përmbytjet në Pejë/ Krasniqi: Me zemër dhe mendje jemi pranë familjes Ademaj

Moti i keq 'godet' Pejën/ Përmbytje masive, nëna e bir
Memli Krasniqi

KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka ngushëlluar familjen Ademaj pas humbjes së dy familjarëve të tyre nga vërshimet në Pejë.

“Në momente të rënda si ky, me zemër dhe mendje jam pranë familjes Ademaj për të ndarë dhembjen e madhe nga humbja e më të dashurve të tyre. Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe të gjithë qytetit të Pejës, të cilët u goditën nga kjo fatkeqësi natyrore”, ka shtuar Krasniqi. 

Si ndodhi ngjarja?

Moti i keq në Kosovë ka shkaktuar përmbytje masive në disa zona, ku situata është përkeqësuar gjatë natës, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Një nga zonat më të prekura është Peja, ku janë shënuar dy viktima, nënë e bir, Mirsada Ademaj dhe Dion Ademaj. Ngjarja e rëndë u shënua në lagjen 'Asllan Çeshme'. Nëna rreth 30-vjeçare së bashku me fëmijën e saj të vetëm 5-vjeçar, në momentet kritike ishin duke qëndruar në shtëpi. Rastin e kanë raportuar fqinjët dhe gruaja që u raportua e zhdukur më vonë u gjet në afërsi të një shtëpie të fqinjëve. Vdekjen e nënë e bir e kanë konfirmuar mjekët. 

3 VITE ME PARE

'S'na ndihmoi askush'/ Nipi i tij 5-vjeçar humbi jetën në Pejë, xhaxhai rrëfehet mes lotësh: Trupat i gjetëm vetë, në të njëjtin vend ku kontrolloi policia

Moti i keq 'godet' Pejën/ Përmbytje masive, nëna e bir
Albert Ademaj

KOSOVË- Familjari i personave që humbën jetën në Pejë si pasojë e vërshimeve, Albert Ademaj ka rrëfyer me detaje si arritën t’i nxjerrin trupat e pajetë të nënë e bir. Teksa shfaqej i përlotur, xhaxhai i 5-vjeçarit që vdiq si pasojë e përmbytjeve, tha se nuk morën asnjë ndihmë nga institucionet. 

Ademaj u shpreh se për t’i ndihmuar shkoi ekipi policor, edhe pse sipas tij, ata nuk ofruan ndihmë të mirëfilltë dhe as sjellje të duhur ndaj tyre. Ai tregon se në zonën ku kontrolluan policia deklaroi se nuk kishte asnjë gjurmë të 30-vjeçares, ndërsa më vonë kanë qenë familjarët ata të cilët kanë nxjerrë trupin e saj të pajetë në të njejtin vend ku kontrolloi policia. 

Ai akuzoi institucionet që nuk i dolën në ndihmë. Ndërsa tregoi i përlotur rastin, Ademaj tha se edhe trupin e pajetë e dërguan vetë në ambulancë.

3 VITE ME PARE

Humbën jetën nga përmbytjet në Pejë, nënë e bir përcillen për në banesën e fundit nesër në orën 15:00

Moti i keq 'godet' Pejën/ Përmbytje masive, nëna e bir
Mirsada Ademaj dhe Dion Ademaj

KOSOVË- Mirsada Ademaj dhe Dion Ademaj, nënë e bir, dy viktimat e përmbytjeve në Pejë do të përcillen për në banesën e fundit nesër në orën 15:00. Lajmi është njoftuar nga familja Ademaj. Ngjarja e rëndë ka tronditur gjithë opinionin publik. 

“Tragjikisht ndërruan jetë më 24.06.2023 në moshën 26/5 vjeçare, duke na lënë përjetë të pikëlluar. Varrimi i të ndjerëve bëhet më 26.06.2023, në varrezat e qytetit. Funerali niset nga gasalhanja, në orën 15:00”, thuhet në njoftim. 

Moti i keq 'godet' Pejën/ Përmbytje masive, nëna e bir
Foto

Si ndodhi ngjarja?

Moti i keq në Kosovë ka shkaktuar përmbytje masive në disa zona, ku situata është përkeqësuar gjatë natës, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Një nga zonat më të prekura është Peja, ku janë shënuar dy viktima, nënë e bir, Mirsada Ademaj dhe Dion Ademaj. Ngjarja e rëndë u shënua në lagjen 'Asllan Çeshme'. Nëna rreth 30-vjeçare së bashku me fëmijën e saj të vetëm 5-vjeçar, në momentet kritike ishin duke qëndruar në shtëpi. Rastin e kanë raportuar fqinjët dhe gruaja që u raportua e zhdukur më vonë u gjet në afërsi të një shtëpie të fqinjëve.Vdekjen e nënë e bir e kanë konfirmuar mjekët.

3 VITE ME PARE

ME VIDEO/ Çdo gjë e shkatërruar, brenda shtëpisë ku jetonin Mirsada dhe djali i saj, çfarë lanë pas përmbytjet në Pejë

Moti i keq 'godet' Pejën/ Përmbytje masive, nëna e bir
Brenda shtëpisë ku humbën jetën nënë e bir në Pejë

PEJË- Dyer të shkatërruara e dhoma të përmbytura në baltë, këto janë pamjet që vijnë nga banesa e Mirsada Ademajt dhe djalit të saj të vogël Dion Ademaj, të cilët humbën jetën tragjikisht si pasojë e përmbytjeve katastrofike mesnatën e së shtunës në Pejë, ngjarje e cila ka tronditur gjithë opinionin publik. 

Nëna rreth 30-vjeçare së bashku me fëmijën e saj të vetëm 5-vjeçar, në momentet kritike ishin duke qëndruar në shtëpi. Një ditë pas ngjarjes tragjike, në shtëpinë që u godit rëndë nga vërshimet duket se u shkatërrua çdo gjë.


Si ndodhi ngjarja?

Moti i keq në Kosovë ka shkaktuar përmbytje masive në disa zona, ku situata është përkeqësuar gjatë natës, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Një nga zonat më të prekura është Peja, ku janë shënuar dy viktima, nënë e bir, Mirsada Ademaj dhe Dion Ademaj. Ngjarja e rëndë u shënua në lagjen 'Asllan Çeshme'. Nëna rreth 30-vjeçare së bashku me fëmijën e saj të vetëm 5-vjeçar, në momentet kritike ishin duke qëndruar në shtëpi. Rastin e kanë raportuar fqinjët dhe gruaja që u raportua e zhdukur më vonë u gjet në afërsi të një shtëpie të fqinjëve.Vdekjen e nënë e bir e kanë konfirmuar mjekët. 

3 VITE ME PARE

Dalin FOTOT e viktimave nga përmbytjet në Pejë

Moti i keq 'godet' Pejën/ Përmbytje masive, nëna e bir
Mirsada Ademaj dhe Dion Ademaj

KOSOVË- Këto janë nënë e bir që humbën jetën në Pejë, pas përmbytjeve që përfshinë territorin një natë më parë. Në fillim, vogëlushi ishte dërguar në spital pa shenja jete, ndërsa nëna e tij rezultonte e zhdukur, teksa më pas u njoftua edhe vdekja e Mirsadës.

Nënë e bir, ndodheshin në shtëpinë e tyre në lagjen “Asllan Çeshme” në Pejë, në momentin kur shiu rrëmbyeshëm përmbyti vendin dhe shkatërroi banesën e tyre.

Moti i keq 'godet' Pejën/ Përmbytje masive, nëna e bir
Mirsada Ademaj dhe Dion Ademaj

Si ndodhi ngjarja?

Moti i keq në Kosovë ka shkaktuar përmbytje masive në disa zona, ku situata është përkeqësuar gjatë natës, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Një nga zonat më të prekura është Peja, ku janë shënuar dy viktima, nënë e bir, Mirsada Ademaj dhe Dion Ademaj. Ngjarja e rëndë u shënua në lagjen 'Asllan Çeshme'. Nëna rreth 30-vjeçare së bashku me fëmijën e saj të vetëm 5-vjeçar, në momentet kritike ishin duke qëndruar në shtëpi. Rastin e kanë raportuar fqinjët dhe gruaja që u raportua e zhdukur më vonë u gjet në afërsi të një shtëpie të fqinjëve.Vdekjen e nënë e bir e kanë konfirmuar mjekët.

3 VITE ME PARE

Nënë e bir humbin jetën nga përmbytjet në Pejë/ Familjari tregon detajet TRONDITËSE: Nusen e gjetëm në bodrum! Djalit i ra sipër një shkëmb

Moti i keq 'godet' Pejën/ Përmbytje masive, nëna e bir
Përmbytje në Pejë

KOSOVË- Një anëtar i familjes Ademaj ka dhënë detaje lidhur me tragjedinë që ndodhi ditën e shtunë, ku nga përmbytjet humbën jetën dy familjarë të tyre, nëna bashkë me djalin e saj, Mirsada Ademaj dhe Dion Ademaj. Ai ka thënë se nga vërshimet një pjesë e kodrës ka rrëshqitur dhe e ka bllokuar djalin 5 vjeç, ndërsa tregoi se nusen e tyre e kanë gjetur në një bodrum në një shtëpi.

“Shi ka rënë, ka rrëshqit një pjesë e kodrës, e ka nxënë djalin, u mbush te ky vëllai plot ujë, derisa e ka mbajtur muri, kur se ka mbajt u fut uji, mezi i kemi shpëtuar dy fëmijë të tjerë, jemi munduar që ta shpëtojmë nusen se atë voglin se kemi pa askund hiç, pastaj e kemi gjetur në një shtëpi të kojshive, nusen e kemi gjetur në të tretën shtëpi në bodrum”, u shpreh familjari. 

Si ndodhi ngjarja?

Moti i keq në Kosovë ka shkaktuar përmbytje masive në disa zona, ku situata është përkeqësuar gjatë natës, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Një nga zonat më të prekura është Peja, ku janë shënuar dy viktima, nënë e bir, Mirsada Ademaj dhe Dion Ademaj. Ngjarja e rëndë u shënua në lagjen 'Asllan Çeshme'. Nëna rreth 30-vjeçare së bashku me fëmijën e saj të vetëm 5-vjeçar, në momentet kritike ishin duke qëndruar në shtëpi. Rastin e kanë raportuar fqinjët dhe gruaja që u raportua e zhdukur më vonë u gjet në afërsi të një shtëpie të fqinjëve.Vdekjen e nënë e bir e kanë konfirmuar mjekët.

3 VITE ME PARE

IHMK: Edhe sot pritet të ketë reshje shiu në rajonin e Dukagjinit

Moti i keq 'godet' Pejën/ Përmbytje masive, nëna e bir
Përmbytje në Pejë

KOSOVË- Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) parashikon se në rajon e Dukagjinit edhe gjatë ditës së sotme pritet të ketë reshje shiu. IHMK njofton se pasditen e sotme pritet të ketë sërish reshje shiu. 

“Sot pasdite pritet të ketë sërish reshje shiu në rajonin e Dukagjinit”, Besnik Aliu nga IHMK. 

Të shtunën si pasojë e reshjeve të shumta të shiut në qytetin e Pejës janë shkaktuar  përmbytje masive. Nga vërshimet kanë humbur jetën një nënë së bashku me birin e saj, ndërsa janë lënduar disa tjerë. Gjithashtu ka pasur edhe dëme të shumta materiale, uji ka dëmtuar disa automjete të cilat janë braktisur nëpër rrugë si dhe ka depërtuar në brendi të disa shtëpive. 

3 VITE ME PARE

FOTO LAJM- Rrugë të çara mes për mes e makina të shkatërruara/ PAMJE të reja nga përmbytjet e mesnatës në Pejë, situata më e qetë

Moti i keq 'godet' Pejën/ Përmbytje masive, nëna e bir
Pamje nga përmbytjet në Pejë

KOSOVË- Rrugë e makina të shkatërruara, këto janë pamjet që vijnë nga qyteti i Pejës në Kosovë e cila mbrëmjen e djeshme u përfshi nga reshje të dendura shiu duke shkaktuar përmbytje masive. Raportohet se aktualisht situata paraqitet më e qetë dhe reshjet e shiut janë të pakta. Sakaq në disa rrugë siç shihet edhe nga pamjet, nuk ka prezencë të ujit por dëmet materiale janë të pallogaritshme. Qarkullimi i automjeteve në disa lagje të komunës është i pamundur për shkak të rrëshkitjes së tokës. 

Moti i keq 'godet' Pejën/ Përmbytje masive, nëna e bir
Pamje
Moti i keq 'godet' Pejën/ Përmbytje masive, nëna e bir
Pamje nga Peja

Përmbytjet në Pejë

Moti i keq në Kosovë ka shkaktuar përmbytje masive në disa zona, ku situata është përkeqësuar gjatë natës, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Një nga zonat më të prekura është Peja, ku janë shënuar dy viktima, nënë e bir, Mirsada Ademaj dhe Dion Ademaj. Ngjarja e rëndë u shënua në lagjen 'Asllan Çeshme'. Nëna rreth 30-vjeçare së bashku me fëmijën e saj të vetëm 5-vjeçar, në momentet kritike ishin duke qëndruar në shtëpi. Rastin e kanë raportuar fqinjët dhe gruaja që u raportua e zhdukur më vonë u gjet në afërsi të një shtëpie të fqinjëve.Vdekjen e nënë e bir e kanë konfirmuar mjekët.

3 VITE ME PARE

Përmbytjet në Pejë/ Kurti publikon EMRAT e viktimave, nënë e bir: Humbje e madhe për vendin!

Moti i keq 'godet' Pejën/ Përmbytje masive, nëna e bir
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Pejë, ku nënë e bir humbën jetën si pasojë e përmbytjeve. Në emër të Qeverisë, kryeministri ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave të cilët janë identifikuar si Mirsada Ademaj dhe Dion Ademaj. Kurti njofton se autoritetet po marrin masa dhe janë në kontakt për të monitoruar situatën e përmbytjeve dhe për të shmangur raste të tjera tragjike. 

Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të jetëve të dy qytetarëve tanë, Dion Ademaj dhe Mirsada Ademaj, nga vërshimet e mbrëmshme në Pejë. Kjo humbje e madhe për familjet Ademaj dhe Hoxhiq është humbje e madhe për vendin tonë. Në këto ditë të rënda, dhembjen e ndajmë bashkë me familjarët dhe miqtë e tyre. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë. Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar me kapacitetet e saj me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave që të ndihmojë në përballimin dhe tejkalimin e pasojave të vërshimeve. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, janë në komunikim me Komunën e Pejës për të koordinuar veprimet në ofrim të mbështetjes së nevojshme.

Si ndodhi ngjarja?

Moti i keq në Kosovë ka shkaktuar përmbytje masive në disa zona, ku situata është përkeqësuar gjatë natës, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Një nga zonat më të prekura është Peja, ku janë shënuar dy viktima, nënë e bir, Mirsada Ademaj dhe Dion Ademaj. Ngjarja e rëndë u shënua në lagjen 'Asllan Çeshme'. Nëna rreth 30-vjeçare së bashku me fëmijën e saj të vetëm 5-vjeçar, në momentet kritike ishin duke qëndruar në shtëpi. Rastin e kanë raportuar fqinjët dhe gruaja që u raportua e zhdukur më vonë u gjet në afërsi të një shtëpie të fqinjëve.Vdekjen e nënë e bir e kanë konfirmuar mjekët.

3 VITE ME PARE

Nënë e bir humbin jetën nga përmbytjet në Pejë, Prokuroria e Krimeve të rënda inspektim në terren: Nëna u gjet pranë banesës së një fqinji

Moti i keq 'godet' Pejën/ Përmbytje masive, nëna e bir
Përmbytje në Pejë

KOSOVË- Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi ka reaguar lidhur me situatën alarmante të përmbytjeve në komunë ku mbrëmjen e djeshme dy persona, nënë e bir humbën jetën tragjikisht, ngjarje e ndodhur në lagjen 'Asllan Çeshme'. 

Nikçi tha se prokurorja e Krimeve të Rënda ka dalë terren ndërsa po monitorohen edhe spitalet. 

“Prokurorja e Krimeve të Rënda mbrëmë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe gjithashtu edhe në spital. Për fat të keq, një fëmijë dhe një grua kanë humbur jetën nga përmbytjet”, tha Nikçi. 

Nëna rreth 30-vjeçare së bashku me fëmijën e saj të vetëm 5-vjeçar, në momentet kritike ishin duke qëndruar në shtëpi. Fatmir Asllani nënkryetar në komunën e Pejës tha se rastin e kanë raportuar fqinjët dhe gruaja që u raportua e zhdukur më vonë u gjet në afërsi të një shtëpie të fqinjëve.

Vdekjen e nënë e bir e kanë konfirmuar mjekët. Nënkryetari i Pejës tha se ekipi në terren do të bëjë vlerësimin e dëmeve materiale, sepse raportohet se ka dëme të konsiderueshme. Ai gjithashtu tha se aktualisht situata është e qetë në Komunën e Pejës, por gjendja nëpër rrugë e trotuare është problematike. 

3 VITE ME PARE

Nënë e bir humbin jetën nga përmbytjet në Pejë/ Krasniqi: Jam i tronditur dhe i shqetësuar

Moti i keq 'godet' Pejën/ Përmbytje masive, nëna e bir
Elbert Krasniqi

KOSOVË- Ministri i Administrimit të Pushtetit lokal, Elbert Krasniqi ka shprehur shqetësimin për përmbytjet në qytetin e Pejës, ku si pasojë dy qytetarë, nënë e bir kanë humbur jetën. Ministri ka thënë se janë në kontakt të vazhdueshëm me kryetarin e Pejës, për të ndihmuar qytetarët e prekur nga përmbytjet masive. 

“I shqetësuar dhe tronditur me situatën e vërshimeve në Pejë, ku si pasojë e tyre humbën jetën dy qytetarë tanë, një fëmijë dhe nëna e tij. Që nga fillimi i reshjeve mbrëmë jam në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me Kryetarin Muhaxheri, Ministrin Sveçla dhe Ministrin Mehaj, që ti dalim në ndihmë qytetarëve dhe Komunës në këtë situatë të vështirë”, thotë ai. 

Krasniqi ka ngushëlluar familjen e dy viktimave, ndërsa shpreson që kjo situatë tragjike të mos përsëritet më. 

“Familjarëve të cilët humbën më të dashurit e tyre, ju shprehi ngushllime, të lënduarve shërim dhe rikuperim të shpejtë dhe shpresojë që situata të tilla mos të përsëritën më”, thekson ai.

Nga vërshimet e së shtunës në qytetin e Pejës kanë humbur jetën dy persona, ndërsa dy të tjerë janë lënduar. Po ashtu janë shkaktuar edhe dëme materiale. 

3 VITE ME PARE

Dy viktima nga përmbytjet në Pejë, Abdixhiku: Jam në kontakt me kryetarin e komunës! Po merren masa për të ndihmuar familjet e prekura

Moti i keq 'godet' Pejën/ Përmbytje masive, nëna e bir
Lumir Abdixhiku

KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas tragjedisë në Pejë ku nënë e bir humbën jetën si pasojë e përmbytjeve dhe reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë zonën prej mbrëmjes së djeshme. Në një postim në Facebook, Abdixhiku shprehet se është në komunikim të vazhdueshëm me kryetarin e Pejës për të neutralizuar situatën. 

“Ngjarja tragjike e vdekjes së nënës dhe fëmijës së saj është humbje e madhe për familjen, për qytetin e Pejës si dhe për të gjithë ne. Prandaj në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës iu shpreh ngushëllime familjes Ademaj, ndërsa të lënduarve tjerë shërim të shpejtë e të plotë. Në kohë të vështira si kjo nga fatkeqësitë natyrore të cilat dhe janë të paparishkueshme duhet të jemi solidarë dhe të përkrahim njëri-tjetrin”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai gjithashtu bëri të ditur se kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, së bashku me organet e tjera lokale po merr masa për të ndihmuar familjet e prekura nga përmbytjet dhe moti i keq. 

“Solidariteti dhe  bashkëpunimi janë thelbësore në momente të tilla për të ndihmuar bashkëqytetarët të ngrihen përsëri pas një fatkeqësie tragjike”, ka theksuar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërsa falënderoi të gjitha organet lokale, njësitë e kërkim-shpëtimit të FSK-së, si dhe të gjithë qytetarët  për angazhimin e tyre për të tejkaluar këtë situatë.

Duke u bërë thirrje institucioneve qendrore të mobilizojnë të gjithë mekanizmat shtetëror t'iu dalin në ndihmë të menjëhershme qytetarëve të prekur nga vërshimet, kryetari i LDK-së, Abdixhiku, tha se institucionet duhet të koordinohen me të gjitha organet lokale për t’iu përgjigjur nevojave të familjeve në përballje me këtë situatë. 

3 VITE ME PARE

Osmani: Humbja e dy qytetarëve si pasojë e vërshimeve në Pejë e ka tronditur gjithë Kosovën

Moti i keq 'godet' Pejën/ Përmbytje masive, nëna e bir
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e dy qytetarëve nga vërshimet në Pejë. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se përkrahja për Komunën e Pejës duhet të vazhdojë.

“Humbja e dy qytetarëve tanë si pasojë e vërshimeve në Pejë ka tronditur gjithë Kosovën. I shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve, miqve, kryetarit të Komunës z. Gazmend Muhaxheri dhe gjithë qytetarëve të komunës së Pejës për këtë humbje të madhe e kaq tragjike”.

“Forca e Sigurisë së Kosovës dhe gjithë institucionet e tjera që merren me emergjenca të tilla janë në Pejë që nga mbrëmë duke ofruar ndihmën dhe përkrahjen e tyre. Në këto momente të rënda, është me rëndësi që përkrahja të vazhdojë në mënyrë që Komuna e Pejës të përballojë dhe të rikuperohet nga kjo situatë e vështirë e tragjike”, ka shkruar Osmani.

3 VITE ME PARE

Përmbytet Peja, kryetari i komunës: Situata është e rëndë, kërkojmë ndihmë

Moti i keq 'godet' Pejën/ Përmbytje masive, nëna e bir
Gazmend Muhaxheri

KOSOVË- Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri e quajti të rëndë situatën në qytetin e tij i cili mbrëmjen e kaluar u përfshi nga reshje të dendura shiu që shkaktuan vërshime të mëdha të ujit nëpër rrugët e qytetit. 

Përmes një postimi në facebook ai kërkon ndihmë. 

"Jam shumë i tronditur për rastin tragjik që ka ndodhur sonte në Pejë si pasojë e vërshimeve, ku ka pasur edhe humbje jete të çmuara! Kjo është një situatë e rëndë dhe e hidhur për qytetin tonë. Gjatë kësaj kohe të vështirë, shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin tim të plotë. Shpresoj të kenë forcë për ta kaluar këtë situatë.

Ndihma në kohë të vështira është thelbësore. Ekipet tona janë në terren dhe po e vëzhgojnë situatën e shkaktuar nga vërshimet" shkruan Muhaxheri.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Rrugët kthehen në lumenj në Pejë, shoferi shpëton duke dalë nga dritarja e makinës

Moti i keq 'godet' Pejën/ Përmbytje masive, nëna e bir
Reshje

PEJË- Mbrëmja e kaluar u kthye në gjendje të jashtëzakonshme në Pejë për shkak të motit të keq. Uji vërshoi me shpejtësi nëpër rrugët e qytetit. Në videot që qarkullojnë nëpër rrjet duket një person i cili detyrohet të dalë nga dritarja e makinës pasi dera e saj ishte e pamundur të hapej për shkak të presionit të ujit.

Madje ai me shumë vështirësi arrin të largohet nga makina për të shkuar në një vend të sigurtë. Në një video tjetër dy qytetarë kanë hipur mbi makinë pasi e kanë të pamundur të kalojnë për shkak të vërshimit të ujrave.

Nuk dihet ende dëmet e shkaktuara, por nga shumë video në rrjetet sociale duket që uji ka depërtuar edhe nëpër dyqane.

3 VITE ME PARE

Tragjike në Pejë nga moti i keq, vdesin nëna dhe djali 5-vjeçar

Moti i keq 'godet' Pejën/ Përmbytje masive, nëna e bir
Permbytje

KOSOVË- Një nënë dhe fëmija i saj 5 vjeç kanë humbur jetën në Pejë të Kosovës si pasojë e përmbytjeve të mëdha që përfshinë vendin. Sipas policisë së Kosovës, fillimisht u raportua për fëmijën, vdekja e të cilit u konstatua edhe nga ekipi mjekësor i spitalit të Pejës.

Ndërsa për nënën e tij u raportua se ajo ishte zhdukur, por pas mesnatës u konfirmua se edhe gruaja kishte humbur jetën.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, njofton se me datё 24.06.2023 si pasojё e vërshimeve nё qytetin e Pejёs, nё lagjen “Asllan qeshme” njё fëmija ka humbur jetën ndërsa nëna e tij ёshtё e zhdukur. Pas kërkimeve nga njësitet Policore rreth orё 01:20, tё datës 25.06.2023, ёshtё gjetur personi i zhdukur femër , vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në komunikatë.

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook thotë se njësitë e kërkim-shpëtimit tashmë janë nisur për në qytetin e Pejës ku e cilësoi gjendjen të rëndë.

“Njësitë tona të kërkim-shpëtimit tashmë janë nisur për në qytetin e Pejës, do të jenë aty ku ka nevojë për t’iu dalur në ndihmë në këtë gjendje të rëndë. Me të gjitha kapacitetet tona jemi në dispozicion për të tejkaluar këtë situatë” shkruan Mehaj.

permbytje ne peje

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më