LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shuhet aktori i madh i humorit, Zef Deda! Lë boshllëk të madh te miqtë e kolegët, rrëfimet: Humbje e madhe! Ishte drita e një epoke

•Zi në artin shqiptar! •Legjenda e humorit nga Shkodra, Zef Deda ka mbyllur sytë në moshën 73-vjeçare duke lënë një boshllëk të mall në zemrat e të gjithë artdashësve. •Deda ishte një nga figurat më të spikatura të kinematografisë shqiptare, i njohur për rolet e tij në zhanrin e komedisë dhe ndryshe është cilësuar si Charlie Chaplin i Shqipërisë. •Ai gjithashtu ka interpretuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj. •Miqtë e kolegët kanë reaguar mes lotësh e dhimbjesh për humbjen e humoristit nga Shkodra. •Aktorja, Drande Xhaj, partnerja e tij në skenë reagoi se ishte takuar me Zefin para dy netësh, ku bashkë me kolegë të tjerë. •Regjisori dhe kompozitori Osman Mula tregon se e ka ndjerë veten shumë keq në momentin që mori vesh lajmin e hidhur. •Ai rrëfeu se me Zefin kanë qenë shok që fëmijë dhe deri në adoleshencë kanë qenë si “Loli me Colin”, kudo bashkë. •Rita Gjeka, drejtoresha e teatrit Migjeni në Shkodër, tha se Deda ishte një drita e një epoke të ndritur për teatrin Migjeni, teksa ka rrëfyer dhe amanetin e tij. •Mes artistëve të kinematografisë shqiptare, edhe Sejfulla Myftari, i njohur si Cekja i Beratit ka reaguar i prekur për humbjen e aktorit. •Cekja tha se në takimin e fundit kishte kujtuar shfaqjet e tyre që kishin luajtur bashkë.• Ndërsa, aktori i njohur, Edmond Halili tha se e ka mësuar lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të aktorit të Dedës, pikërisht sapo kishte shkuar në derën e shtëpisë së tij. 

8 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Ndarja nga jeta e mjeshtrit Zef Deda, reagon Julian Deda: Homazhet, në Teatrin “Migjeni”

Shuhet aktori i madh i humorit, Zef Deda! Lë boshllëk të madh te
Julian Deda

SHKODËR- Aktori Julian Deda ka reaguar pas vdekjes së babait të tij, mjeshtrit Zef Deda. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai thotë se homazhet do të bëhen në Teatrin “Migjeni”, aty ku edhe ka qenë shtëpia e tij e dytë.

“Me dhimbje te thelle, ju njoftoj per ndarjen nga jeta te babait tim, Zef Deda. Homazhet do behen ne hollin e Teatrit “Migjeni”, qe ishte edhe shtepia e tij e dyte, duke filluar nga ora 09:00. Pas homazheve, ne oren 13:00, kortezhi niset per meshen e drites, me pas percjellja per ne banesen e fundit, ne varrezat e Rrmajit”, shkruan Julian Deda.

2 VITE ME PARE

'Nuk bën nëna më Zef Deda'/ Aktori Edmond Halili mes lotësh: Sot shkova te dera e shtëpisë, por kishte ndërruar jetë

Shuhet aktori i madh i humorit, Zef Deda! Lë boshllëk të madh te
Edmond Halili

SHKODËR- Aktori i njohur, Edmond Halili  ka treguar mes lotësh se si e ka mësuar lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur Zef Deda, pikërisht sapo kishte shkuar në derën e shtëpisë së tij. Halili tha për News24 se kishte shkuar ta takonte, por nuk e gjeti dot gjallë Zefin, i cili ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë.

“Sot jam nisur në mëngjes te dera e shtëpisë. Sa shkova te dera e shtëpisë, doli një infermiere dhe e pyeta se si ishte dhe tha; më vjen keq, Zefi ndërroi jetë. Është një dhimbje e madhe për ne, për familjen e tij dhe për humorin shqiptar. Jam takuar me të, kemi bërë show në Pallatin e Kongreseve. Pinim kafe dhe nga një gotë raki. Me Zefin kam shumë kujtime, kemi qenë në një lagje, kemi dhënë shfaqje të mëdha. Jam me lot në sy, nuk mund të flasë më shumë (qan). Zefi ka qenë i mrekullueshëm, nuk bën nëna më Zef”, tha Halili. 

2 VITE ME PARE

'Kemi patur hyrje-dalje'/ Cekja i Beratit kujton Zef Dedën: Humbje e madhe! Aktor i mrekullueshëm, njeri i shkëlqyer

Shuhet aktori i madh i humorit, Zef Deda! Lë boshllëk të madh te
Sejfulla Myftari

BERAT- Mes artistëve të kinematografisë shqiptare, edhe Sejfulla Myftari, i njohur si Cekja i Beratit ka reaguar i prekur për humbjen e aktorit, Zef Deda. Ai ka treguar njohjen e tij të hershme me humoristin nga Shkodra, i cili u nda sot nga jeta në moshën 73-vjeçare. Në një lidhje telefonike për News24, Cekja tha se në takimin e fundit kishte kujtuar shfaqjet e tyre që kishin luajtur bashkë.

“Me Zefin kam punuar. E kam pasur shok dhe mik. Është humbje e madhe për artin. Nuk kam fjalë, s’di ça të them më. Që nga vitit 73 që punoja me Zefin. Kujtuam ato që kemi luajtur bashkë. Kemi pasur hyrje-dalje. Aktor i mrekullueshëm, njeri i shkëlqyer”, tha ai.

 

2 VITE ME PARE

'Ishte drita e një epoke'/ Drejtoresha e Teatrit Migjeni tregon amanetin e Zef Dedës: Do të plotësohet!

Shuhet aktori i madh i humorit, Zef Deda! Lë boshllëk të madh te
Rita Gjeka

SHKODËR- Rita Gjeka, drejtoresha e teatrit Migjeni në Shkodër ka reaguar në lidhje me lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur Zef Deda. Në një lidhje telefonike për News24, Gjeka ta se Deda ishte një drita e një epoke të ndritur për teatrin Migjeni, teksa ka rrëfyer dhe amanetin e tij. 

“Edhe pse diferenca në moshë me Zefin nuk është e madhe, e kam pasur idhull. Ai ka qenë një aktor jo vetëm i madh, por fenomeni Zef Deda. Ka lënë një epokë. Ne kemi jetuar atë epokë dhe ai ka qenë drita. Ai e donte shumë estradën dhe ndenja që ai kishte, e kishte që të ngrihej sa më shumë. Amaneti që ka lënë, do të bëhet realitet. Edhe në drejtimin e teatrit e ka marrë Kuliçi. Do të plotësohet amaneti i Zefit. Iku në një moshë krejt të re. Edhe në rini ka pasur disa probleme me këmbët. Por i kapërcente me humorin e tij. Tani e këputu sëmundja e keqe. Nuk kam shkuar ta takojë, pasi kisha qejf që ta mbaja mend Zefin ashtu siç më parë. Zefin e ka dashur gjithë populli, të gjithë e kanë vlerësuar. Edhe opozita dhe pozita, mendoj se është shpërblyer. E ka marrë dhe pensionin e veçantë, të paktën nuk ngeli fukara. Ka pasur të ardhurat e veta, edhe pse kishte dy djemtë të mrekullueshëm. Shokun Xhemal, atë e veçoj si rol”, tha ajo.

2 VITE ME PARE

'Ishim si Loli me Colin'/ Osman Mula në një rrëfim për 'ikjen' e Zef Dedës: Shoku im i fëmijërisë ka qenë një djalë model!

Shuhet aktori i madh i humorit, Zef Deda! Lë boshllëk të madh te
Osman Mula

SHKODËR- Regjisori dhe kompozitori Osman Mula ka bërë një rrëfim të ndjerë për aktorin e humorit, Zef Dedën i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm dhe duket se ka lënë një boshllëk të madh te zemrat e gjithë kolegëve e miqvetë tij. Në një intervistë për 'News24', Mula tregon se e ka ndjerë veten shumë keq në momentin që mori vesh lajmin e hidhur. Ai rrëfeu se me Zefin kanë qenë shok që fëmijë dhe deri në adoleshencë kanë qenë si “Loli me Colin”, kudo bashkë.

“E ndjeva veten keq, sepse Zefin e kam pas shokun më të ngushtë që i vogël. Kemi qenë si Coli me Lolin”, tha Mula.

Pjesë nga rrëfimi:

Ishte një djal i mrekullueshëm, xhevahir. Njeri social, nuk donte me pa keq, donte vetëm gëzim. Shumë shpejt u pa që jetën do të kishte në skenë. Që i vogël ai nisi me imitimet dhe tregoi talentin e tij.

Isha para 3 javësh atje në Shkodër, por nuk shkova ta shoh, se nuk doja ta shihja në atë gjendje. Sa herë që shkoja atje, nuk rrija pa e takuar Zefin.

Zefi ka qenë një djalosh që e ka pasur qejf teatrin, e donte shumë trupën e vet dhe trupa e donte atë. Ai ka qenë një djalë model, ai kur ishte në teatër edhe po t’i thoja shko na marr ja 3 byrek shkonte. Ai ishte njeri i madh në skenë, por jashtë saj ishte një njeri shumë i thjeshtë.

Zefi ka kënduar edhe në opera në Shkodër. Zefi e filloi duke mësuar klarinetën për një vit. Por ai nuk rrinte dot në një vend për të mësuar, ai donte që për një vit të mësonte 70 profesione. 

2 VITE ME PARE

'Nuk e kishte kohën Zefi që të ikte tani'/ Drande Xhaj mes lotësh për humbjen e aktorit të humorit: Ai ka qenë i jashtëzakonshëm

Shuhet aktori i madh i humorit, Zef Deda! Lë boshllëk të madh te
Drande Xhaj

SHKODËR- Aktorja e njohur shkodrane, Drande Xhaj ka treguar mes lotësh takimin e fundit me aktorin humorist, Zef Deda i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, pas një beteje me një sëmundje të rëndë. Ajo ka qenë prej vitesh partnerja e tij në skenë. 
Në një lidhje telefonike për News24, aktorja tregoi se ishte takuar me Zefin para dy netësh, ku kishte shkuar ta takonte bashkë me kolegë të tjerë.

“Para dy netësh shkuam dhe ta shihnin. Me Milotin dhe Kulçin. Kemi shkuar për të, jemi interesuar për shëndetin e Zefit. Nuk e kishte kohën Zefi që të ikte tani.  Ishte i ri për t’u larguar nga jeta. Na ka lënë një dhimbje të tmerrshme, por ishte Chaplini shqiptar. Është aktori fenomen. E kemi dashur si pjesë e familjes. Na mungon jo vetëm si artist, por dhe si njeri. Kam qenë partnere në skenë e Zef Dedës. Ai ka qenë i jashtëzakonshëm”, tha ajo.

 

2 VITE ME PARE

'Charlie Chaplin-i' shqiptar/ Mbi 40 vite në Teatrin Migjeni, kush ishte Zef Deda, legjenda e humorit nga Shkodra (PROFIL)

Shuhet aktori i madh i humorit, Zef Deda! Lë boshllëk të madh te
Zef Deda

SHKODËR- Vendi ynë sot u zgjua nga një lajm tepër i trishtë. Legjenda e humorit nga Shkodra, Zef Deda ka mbyllur sytë në moshën 73-vjeçare duke lënë një boshllëk të mall në zemrat e të gjithë artdashësve. Deda ishte një nga figurat më të spikatura të kinematografisë shqiptare, i njohur për rolet e tij në zhanrin e komedisë dhe ndryshe është cilësuar si Charlie Chaplin i Shqipërisë.

Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950, ndërsa u shkollua në qytetin e tij të lindjes, dhe në Politeknikumin e Ndërtimit në Tiranë. Deda filloi shkollën e lartë për Gjuhë-Letërsi, por nuk e mbaroi dot për arsye shëndetësore. Aktori ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës.

Talenti i tij spikat që në moshë të vogël, pasi me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike ai arrinte të realizonte qindra figura artistike.

Shuhet aktori i madh i humorit, Zef Deda! Lë boshllëk të madh te
Zef Deda

Pas një shkëputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit. Zef Deda gjithashtu ka interpretuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj. 

2 VITE ME PARE

Arti në zi! Ndahet nga jeta në moshën 73-vjeçare, aktori i njohur i humorit Zef Deda

Shuhet aktori i madh i humorit, Zef Deda! Lë boshllëk të madh te
zef deda

SHKODËR- Aktori i njohur i humorit, Zef Deda është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare. Humoristi shkodran vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. 

Aktori do të përcillet nesër për në banesën e fundit, ndërsa homazhet do të mbahen në teatrin "Migjeni" në Shkodër. Ndërkohë, djali i tij, Julian Deda ka reaguar në rrjetet sociale, duke vendosur dhe një fiongo të zezë në shenjë zie.

Kush ishte Zef Deda?

Zef Deda lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. U shkollua në qytetin e tij të lindjes dhe në Politeknikumin e Ndërtimit në Tiranë.  Filloi shkollën e lartë për Gjuhë - Letërsi, por nuk e mbaroi dot për arsye shëndetësore.

Ka punuar për më shumë se 40 vjet në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Talenti i tij spikati që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike, ai arrinte të realizojë qindra figura artistike, prandaj ishte dhe ka mbetur mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë shkodran.

Pas një shkëputje prej 6 vjetësh për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai u kthye në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit , të cilin e vazhdoi me shumë sukses.

Në përvjetorin e tij të gjashtëdhjetë, Presidenti i Republikës i akordoi titullin " Mjeshtër i Madh". Zef Deda është i martuar me Rozina Dedën dhe ka dy djem, Julian Dedën dhe Marjan Dedën, të dy artistë. Zef Deda gjithashtu ka interprertuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj.

 

ndahet nga jeta zef deda

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit