LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Shqipërisë i duhen më pak bashki", Rama pas mbledhjes së qeverisë: Për zgjedhjet në Himarë, presim vendimin e Apelit

• Sot në Shkodër është zhvilluar mbledhja e qeverisë ku të pranishëm ishin edhe kryebashkiakët e vendit. • Pas përfundimit të mbledhjes, Rama mbajti fjalën e tij për gazetarët, ku tregoi edhe disa nga temat e diskutuara në mbledhje. • Ai tha se këto tema përbëjnë edhe pikat e referimit për ecurinë e mëtejshme të procesit të anëtarësimit në BE. • Ai theksoi se ka disa problematika të qeverisjes vendore për të cilat u diskutua, teksa përmendi nevojën e rritjes së ritmit dhe përshpejtimit të modernizimit të procesit të qeverisjes në të dyja nivelet si edhe të rritjes së cilësisë së kapitalit njerëzor. • Gjatë komunikimit, Rama i është përgjigjur pyetjeve lidhur me marrëveshjen e deputetëve në parlament për të vijuar normalitetin. • Sipas tij kjo nuk është një negociatë apo marrëveshje por një diskutim mbi të drejtat e palëve. • Ai tha se mazhoranca si ka refuzuar asnjëherë Komisionet Hetimore, por i është referuar Gjykatës Kushtetuese. • A do të ketë zgjedhje në Himarë, pas dënimit të Belerit, ishte një tjetër pyetje që iu drejtua. • Ai u përgjigj duke thënë se pritet vendimi i Apelit, pastaj do të veprohet sipas ligjit. •Ai tha gjithashtu se komentuesit e jashtëm sipas tij duhet të lënë drejtësinë shqiptare të merret me çështjet e brendshme të Shqipërisë. Rama gjithashtu shtoi se Reforma Territoriale do një fazë dhe se Shqipërisë i duhen më pak bashki, por me shumë kualitet në administrim vendor.• Kryeministri lajmëroi se më 30 qershor segmenti Thumanë- Kashar do të jetë i kalueshëm.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Rama: Segmenti rrugor Thumanë-Kashar në 30 qershor do të jetë i kalueshëm

"Shqipërisë i duhen më pak bashki", Rama pas mbledhjes
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë tha për mediat se segmenti rrugor Thumanë-Kashar do të jetë i kalueshëm në datën 30 Qershor të këtij viti.

Gjithashtu ai tha se do të kemi gati një kantier total që do të hapet nga veriu në jug. Ai shtoi se po studiohet edhe rruga që na lidh me Prishtinën duke kaluar nga Shkodra.  

"Puna për projektet fillon më para se projektet duken dhe faktikisht ne kemi gati një numër segmentesh që janë mbi dhe nën Thumanë-Kashar që besojmë që në 30 Qershor do të bëhet i kalueshëm dhe për të ju dhënë një shembull të thjeshtë, kini parasysh se projektet e infrastukturës marrin një kohë më të gjatë dhe në vende më të zhvilluara se ne. Kemi pasur nevojë për disa korrektime të natyrë juridike në kontratat. Janë bërë garat, është gjithçka gati dhe do të kemi një kantier total që do të hapet nga veriu në jug. Segmenti i fundit që është në fazë projekti, është segmenti nga Shkodra që lidhet poshtë me të gjithë segmentet e tjera, Milot-Balldren, pastaj vjen Fieri dhe në fund lidhet me Vlorën, e gjithë kjo do të jetë një rrugë e re, do të ketë dy alternativa, me pagesë dhe pa pagesë. Hapja e Thumanë-Kasharit do të lehtësojë shumë këtë sezon. Pastaj do të jetë përfundimi i të gjithë segmentit. Është e vështirë për të kaluar, torturuese për të gjithë ata që e përshkojnë këtë segment. Jam optimist që kantieret do të jenë të hapura dhe presim projektin për të hapur kantierin që shkon deri në Muriqan. Kemi marrë dritën jeshile për financimin e hekurudhës deri në Han të Hotit. Po bëjmë dhe studimin e rrugës që na lidh me Prishtinën duke kaluar nga Shkodra. Jemi në një Shqipëri tjetër përsa i përket gjithë kësaj zone. Ari më i pastër i minierës shqiptare janë malet, kjo do të kërkojë kohën e vet për një mijë e një arsye dhe për këtë arsye po punojmë që edhe infrastrukturën e maleve ta përgatisim, ndërkohë që në Shkodër do të bëjmë shumë punë. Kemi filluar disa projekte të reja.", tha Rama.

2 VITE ME PARE

"Shqipërisë i duhen më pak bashki", Rama: Reforma Territoriale do një fazë të dytë

"Shqipërisë i duhen më pak bashki", Rama pas mbledhjes
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se Reforma Territoriale do një fazë të dytë, por tha se për t’u bërë kjo duhet konsensus me pakicën.

Ai tha se nëse reduktohet numri i bashkive mund të prodhojë më shumë rezultat në ekonomi. Rama shtoi se Shqipërisë i duhen më pak bashki dhe më shumë kualitet në administrimin vendor.

"Reforma territoriale do më pak bashki, por kjo kërkon konsensus me një pjesë të pakicës por ky është një debat vetëm harxhim kohe. Është e sigurt se nëse bashki të caktuara nëse bashkohen me një tjetër, mund të prodhojnë më shumë ekonomi, rezultat. Për shërbimet janë të qarta sesi do të jetë e ardhmja e tyre. Shqipërisë i duhen më pak bashki dhe më shumë kualitet në administrimin vendor”, tha Rama.

2 VITE ME PARE

A do ketë zgjedhje në Himarë pas dënimit të Belerit? Rama: Presim vendimin e Apelit pastaj veprojmë sipas ligjit

"Shqipërisë i duhen më pak bashki", Rama pas mbledhjes
edi rama

SHKODËR- Kryeministri Edi Rama, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë me kryebashkët e vendit ka zhvilluar një komunikim me gazetarët. Ai u pyet nga gazetarët nëse do të ketë zgjedhje në Himarë, pas dënimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarë, Fredi Belerit. 

Rama u shpreh se pritet vendimi i Apelit, pastaj do të veprohet sipas ligjit. Ai tha gjithashtu se komentuesit e jashtëm sipas tij duhet të lënë drejtësinë shqiptare të merret me çështjet e brendshme të Shqipërisë.

"E dini shumë mire arsyen pse nuk kemi pasur zgjedhje. Do presim vendimin e Apelit, pastaj do veprohet sipas ligjit. Zgjedhjet e reja nuk i shpall kryeministria por presidenca. Do kishte qenë e udhës që drejtësia shqiptare të ishte lënë e qetë për të gjitha çështje e brendshme që i takojnë Shqipërisë. Është drejtësia shqiptare që vendos për qytetarët e Shqipërisë.", tha Rama

2 VITE ME PARE

"Nuk i kemi refuzuar Komisionet Hetimore"/ Rama kthen pllakën: Nuk është marrëveshje është çështje të drejtash

"Shqipërisë i duhen më pak bashki", Rama pas mbledhjes
Foto ilustruese

TIRANË- Edi Rama Kryeministri Shqipëria ka folur ditën e sotme pas mbledhjes së qeverisë. Rama i është përgjigjur pyetjeve lidhur me marrëveshjen e deputetëve në parlament për të vijuar normalitetin.

Sipas tij kjo nuk është një negociatë apo marrëveshje por një diskutim mbi të drejtat e palëve. Sipas Ramës mazhoranca si ka refuzuar asnjëherë Komisionet Hetimore, por i është refuar Kushtetueses.

Rama: Nuk kemi shkelur asnjë të drejtë për Komisionet Hetimore. Ne kemi refuzuar iniciativa që në emër të Komisioneve Hetimore shkelnin kornizën e Gjykatës Kushtetuese. Kjo është çështje të drejtash, jo marrëveshje dhe negociata. Deputetët, opozitat apo grupet kanë të drejtë të diskutojnë. Ne Partia Socialiste do tja lëmë në tryezë Kuvendit, sepse Komisioni i Reformës Zgjedhore po i mbaron koha. është krej normale që të jemi me kryetarët e bashkive dhe më vjen mirë që ata kanë bërë detyrën e kryetarëve të bashkive.

2 VITE ME PARE

"Kemi diskutuar për shumë sfida"/ Rama: Prioritet vlerësimi i pagave, projektet e BE-së dhe legalizimet në çdo bashki

"Shqipërisë i duhen më pak bashki", Rama pas mbledhjes
Foto ilustruese

SHKODËR- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë një deklaratë për mediat ditën e sotme pas mbledhjes së qeverisë dhe me kryetarët e bashkive. Rama dha detaje për sugjerimet dhe projektet që kanë ndarë së bashku.

Ai tha se është domosdoshmëri rivlerësimi i nivelit të pagave. Ai tregoi se është diskutuar edhe për pasurinë e pyjeve dhe gjithashtu edhe për planet e BE-së

"Kemi domosdoshmërinë e rivlerësimit të nivelit të pagave të bashkive dhe sot bashkitë janë të ndarë ne pesë nivele të bazuar në numrin e banorëve. Ne do të kalojmë në dy nivele dhe do të bëjmë nje rritje të pagave për tu përafruar. Këto që janë më të vogla që nuk fusin dot në punë profesionist për shkak se nuk i paguajnë dot do ketë ndërhyrje. Kemi sfidë për mbledhjen e taksës së pronës, ku disa e nxjerrin një mbledhje të mirë dhe disa se marrin fare. Te mbledhja e taksës së pastrimit kemi një performancë të mirë. Kemi diskutuar për pasurinë e pyjeve dhe na duhet që këtë pasuri ta vendosin në dispozicion të rritjes ekonomike të vendit. Të gjitha ato bashki që kanë pasuri pyjore duhet t'i mbështesim për mbarshtimin. Duhet të thënë që 67 përqind nuk e kanë të plan dhe kjo është alarmante. Kemi folur për planet e BE dhe kemi diskutuar për strukturën përkatës që do t'i ndihmojë që të aplikojnë për projekte. Edhe një qasje të koordinuar me bashkitë për legalizimet e mbetura.", u shpreh Rama.

edi rama ne sarande mbledhja e qeverise ne shkoder

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më