LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shqipëria del nga lista gri për pastrimin e parave/ Mete: Kemi rritje të shpejtë të ekonomisë! Shefja e FMN-së: Kujdes PPP-të

•Paraditen e sotme Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genc Sejko, Ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete dhe Shefja e Misionit të FMN-së Anke Weber kanë në një konferecë për mediat • Gjatë fjalës së saj shefja e FMN-së informoi se Shqipëria ka dal nga lista gri e vendeve të pastrimit të parave. • Ajo theksoi se duhet të mbështetet monedha vendase për përkrahjen e Bankës së Shqipërisë dhe të mbahet me kujdes menaxhimi i PPP-ve. •Ministri i Financave ka vlerësuar rritjen e ekonomisë në raportin afat mesëm dhe afat gjatë. •Mete ka thënë se do të krijohet një strategji investimesh në lidhje me turizmin, një sektorë që solli shumë të ardhura, sipas ministrit, këtë vit. • Guvernatori Sejko vlerësoi në fjalën e tij arritjen se Shqipëria doli nga zona gri dhe tha se do të punohet për të luftohet pastrimin e parave. • Kreu i Bankës së Shqipërisë tha se Shqipëria ka kaluar midis disa sfidave globale.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

“Arritje e madhe që dolëm nga lista gri”/ Sejko në takim me shefen e FMN-së

Shqipëria del nga lista gri për pastrimin e parave/ Mete: Kemi rritje
Konferenca me misionin e FMN-së

TIRANË-Gent Sejko Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, paraditen e sotme gjatë konferencës për shtyp me Shefen e FMN-së e ka cilësuar lajmin se Shqipëria ka dalë nga lista gri e pastrimit të parave. Sejko u shpreh se kjo do të pasqyrohet në klimën e biznesit, por edhe në mbështetjen që sistemi financiar do të japë për bizneset, nëpërmjet investimeve dhe financimeve.

Nga ana tjetër Guvernatori i Bankës së Shqipërisë theksoi se do të vijojë luftën ndaj pastrimit të parave.

Shpreh kënaqësinë time për lajmin shumë të mirë që sapo morëm për daljen e Shqipërisë nga lista gri, për të ritheksuar gjithashtu në emër të Bankës së Shqipërisë, punën e madhe të bërë në këtë drejtim nga të gjitha institucione rregullatore, ligjzbatuese. Ky është një lajm jashtëzakonisht pozitiv, lidhur me vijimin e ecurisë së mirë të sistemit financiar, bankar, por edhe të gjithë ekonomisë shqiptare, pasi do të pasqyrohet jo vetëm në klimën e biznesit, por edhe në aftësinë e sistemit financiar për të mbështetur me investime dhe financime bizneset e vogla, të mëdha dhe të mesme. Ne do të vazhdojmë punën në monitorimin dhe mbikëqyrjen e vazhdueshme të institucioneve që janë nën përgjegjësinë tonë për të mbajtur të garantuar sigurinë, luftën kundër parandalimit të pastrimit të parave”.-tha Sejko.

2 VITE ME PARE

Shqipëria del nga lista gri e pastrimit të parave, Balluku: Gur kilometrik për vendin tonë

Shqipëria del nga lista gri për pastrimin e parave/ Mete: Kemi rritje
Belinda Balluku

TIRANË- Shqipëria ka dalë nga lista gri e FATF. Lajmin e ka ndarë zv/kryeministrja Belinda Balluku përmes një reagimi në rrjetin social 'Facebook'. Sipas zv/kryeministres ky vendim sjell padyshim forcimin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare, krijimin e kushteve të favorshme për investime të huaja të mëtejshme, uljen e kostove të borxhit kombëtar, konsolidimin e shkëmbimeve tregtare dhe të shërbimeve dhe një sërë benefitesh të tjera të cilat rrjedhin nga ky pozicion i ri i Shqipërisë.

“Angazhimi i qeverisë Shqiptare, puna për përmbushjen e reformave, reformimi i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave në një Agjenci Inteligjence Financiare, investimi në ndryshimin thelbësor të ligjeve dhe dixhitalizimit të proceseve, kanë qenë të gjitha hapa që janë vlerësuar nga partnerët ndërkombëtar dhe anëtarët e FATF që sot zhvilloi seancën e saj plenare duke marrë një sërë vendimesh të rëndësishme, njëri prej të cilëve është një gur kilometrik për Shqipërinë, dalja e saj nga lista gri.

Lufta për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizimit është dhe ka qenë në fokus të punës së Qeverisë Shqiptare dhe do të mbetet një nga angazhimet kryesore të saj në bashkëpunim me partnerët tanë strategjik.

2 VITE ME PARE

Ministri i Ekonomisë: Do të bëjmë një draft tjetër për amnistinë fiskale të dakordësuar me ndërkombëtarët

Shqipëria del nga lista gri për pastrimin e parave/ Mete: Kemi rritje
Ervin Mete

TIRANË-Ministri i Ekonomisë dhe Financave Ervin Mete, mori pjesë këtë të premte në konferencën e organizuar nga FMN dhe Banka e Shqipërisë. Mete u pyet nga gazetarët në lidhje me kërkesën e FMN-së për amnistinë fiskale. Ministri tha se nuk do të merret asnjë masë pa këshillimin e BE-së.

Midis të tjerësh kreu i Financave tha se është duke u punuar për një draft të ri lidhur me çështjen që pritet të dakordësohet. Në fjalën e tij Mete theksoi se ekonomia e vendit ka treguar një qëndrueshmëri të kënaqshme, duke patur një nga rikuperimet më të shpejta në rajon.

"Nuk ndërmarrim asnjë masë pa mbështetjen e BE, pra çdo hap do jetë i dakordësuar me ata. Praktikisht amnistia siç u nis, nuk do bëhet, por ndoshta do jetë një drafti tjetër i dakordësuar me ndërkombëtarët."- tha Mete.

Ndërsa shefja e FMN-së Anke Ëeber, tha se i kemi sugjeruar qeverisë të marrë masa mbështetëse për familjet në nevojë.

2 VITE ME PARE

“Shqipëria del nga lista gri”/ Shefja e FMN paralajmëron: Kujdes menaxhimin e PPP-ve, qeveria duhet mbështesë monedhën vendase

Shqipëria del nga lista gri për pastrimin e parave/ Mete: Kemi rritje
Shefja e FMN

TIRANË-Anke Weber, shefja e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar ka marrë pjesë sot në një konferencë për mediat së bashku me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Genc Sejko dhe Ministrin e Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete. Weber ka vlerësuar fillimit përpjekjet pozitive të Shqipërisë në raport me sfidat globale që kanë shoqëruar botën së fundmi dhe se ka dalë nga "lista gri".

Nga ana tjetër shefja e minisionit të FMN ka thënë se Shqipëria duhet të menaxhojë fitimet e turizmit për të investuar, investuar në infrastrukturën e duhur. Weber në fjalën e saj kritikoi dhe bëri thirrje për kujdes në menaxhimin e fondve shtetërore, menaxhimin e PPP-ve dhe kërkoi nga qeveria që të mbështesë monedhën vendase për të ruajtur strategjinë ekonomike të Bankës së Shqipërisë.

Patëm takime shumë të dobishme sot me zyrtarët. Falenderoj guvernatorin dhe Ministrin e Financave që mundësuan këtë takim. Së pari ekonomia shqiptare ka treguar qëndrueshmëri, ekonomia i kaloj pritshmëritë me 5 përqind në vitin 2022. Politika monetare është fokusuar në mënyrë të drejtë në disa pika dhe standarde kryesore, edhe pse ende mbetet në nivel të ulët. Ne besojmë se ekonomia ka hapësirë për manovër, ne parashikojmë një rritje 3.5 përqind në një strategji afatmesme të ekonomisë shqiptare. Një ndryshim i papritur i këmbimit, një ndryshim i pensioneve gjeopolitike ka sjellë disa kriza. Së dyti ekziston nevoja për qëndrueshmërin fiskale. Ne besojmë se një përpjekje e madhe për nevojat për financim do të ishte jo e mirë. Praktika më të forta për investimet publike do të sjellin më shumë përmirësime të përfitimeve, duke nisur nga risku i keqmenaxhimit të PPP-ve në disa procese. Politika monetare duhet të kthehet në kursin e qëndrueshëm, kthimi i inflacionit do kërkoj rritjen e normës bazë. Kursi i lirë i këmbimit ka sjellë përfitime të inflacionit. Deurozimi i ekonomisë do të sillte një mbështetje dhe nxitja e monedhës së shqiptare nga ana e qeverisë për të ruajtur strategjinë ekonomike të Bankës së Shqipërisë."-tha Weber. 

2 VITE ME PARE

"Rritja ekonomike në tremujorin e tretë ka qenë me e shpejtë"/ Mete: Shqipëria del nga lista gri e pastrimit të parave

Shqipëria del nga lista gri për pastrimin e parave/ Mete: Kemi rritje
Konferenca

TIRANË- Vendi ynë ka dalë nga lista gri e pastrimit të parave. Kjo u bë e ditur ditën e sotme në një konferencë për mediat, nga ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Mete. Ministri shtoi se vendimi është marrë sot nga Asambleja Plenare e FATF dhe vjen si pasojë e progresit të shënuar nga vendi ynë në zbatimin e rekomandimeve.

Sipas tij, ky vendim do të sjellë shumë ndikime pozitive, në aspektin reputacional, ashtu edhe në lehtësimin e kostove të transaksioneve financiare në sistemin bankar brenda dhe jashtë vendit.

Është marrë vendimi nga FATF, Task Forca për Veprimin Financiar, për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista gri, ashtu i njohur ndryshe si monitorim i shtuar. Vendimi është marrë sot nga Asambleja Plenare e FATF dhe vjen si pasojë e progresit të shënuar nga vendi ynë në zbatimin e rekomandimeve. Ky është një vendim me një sërë ndikimesh pozitive, qoftë në aspektin reputacional, ashtu edhe në lehtësimin e kostove të transaksioneve financiare në sistemin bankar brenda dhe jashtë vendit. Është një lajm inkurajues dhe motivues për ne për të vazhduar më tej forcimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si edhe për të përmbushur në vazhdim angazhimet e ndërmarra me partnerët ndërkombëtarë.” tha Mete.

DEKLARATA E PLOTË:

Përpara se të kalojmë në diskutimet mbi vizitën më të fundit të misionit të Fondin Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri, dua ta nis me një lajm të mirë për Shqipërinë. Është marrë vendimi nga FATF, Task Forca për Veprimin Financiar, për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista gri, ashtu i njohur ndryshe si monitorim i shtuar. Vendimi është marrë sot nga Asambleja Plenare e FATF dhe vjen si pasojë e progresit të shënuar nga vendi ynë në zbatimin e rekomandimeve. Ky është një vendim me një sërë ndikimesh pozitive, qoftë në aspektin reputacional, ashtu edhe në lehtësimin e kostove të transaksioneve financiare në sistemin bankar brenda dhe jashtë vendit. Është një lajm inkurajues dhe motivues për ne për të vazhduar më tej forcimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si edhe për të përmbushur në vazhdim angazhimet e ndërmarra me partnerët ndërkombëtarë.

Në këtë frymë pozitive, kanë qënë edhe diskutimet me misionin e FMN-së gjatë dy javëve të fundit, që misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, ka qënë prezent në kuadër të Artikullit IV.

Diskutimet janë fokusuar në ecurinë e ekonomisë shqiptare dhe financave publike, sfidat për periudhën në vazhdim dhe rekomandimet për përmirësime të mëtejshme. Është për t’u evidentuar se për herë të parë, për shkak se nuk janë vlerësuar risqe domethënëse nga ana e misionit të FMN-së, qëndrimet e shprehura edhe në deklaratën përmbyllëse, do të miratohen përmes një procedure konsensuale, pa kaluar më parë në Bordin e FMN-së.

Ekonomia e vendit ka treguar një qëndrueshmëri të kënaqshme përballë një seri goditjesh, duke patur një nga rikuperimet më të shpejta në nivel rajonal.

Fondamentet makroekonomike kanë rezultuar të qëndrueshme gjatë kësaj periudhe sfidash, sfida të cilat kanë shërbyer si sprovë ndaj aftësisë rezistuese dhe rikuperuese të ekonomisë. Kjo qëndrueshmëri është inkurajuese edhe për perspektivën afatmesme dhe afatgjatë të ekonomisë shqiptare, si edhe për shëndetshmërinë e financave publike në vend.

Gjatë gjysmës së parë të vitit 2023, rritja ekonomike ishte 3%, me përshpejtim nga tremujori i parë në të dytin, ku konsumi dhe investimet patën rritje përkatësisht me 4.2% dhe 9.2% krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2022.

Sektorët që kanë udhëhequr rritjen ekonomike kanë qënë turizmi dhe ndërtimi, mbështetur nga rritja e kërkesës së brendshme. Në gjysmën e parë të vitit 2023, punësimi vijoi të forcohet, duke u rritur me 2.7% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë që, shkalla e papunësisë vijoi tendencën rënëse të viteve të fundit, duke zbritur në 10.7%, një nga shifrat më të ulëta historike.

Të dhënat paraprake indirekte për tremujorin e tretë tregojnë për një ritëm më të shpejtë të rritjes ekonomike. Treguesit e ndjesisë ekonomike kanë arritur nivele të larta historike, pasiguritë janë zvogëluar, si dhe tregues të tjerë të konsumit dhe investimeve sugjerojnë përshpejtim të rritjes ekonomike.

Nisur nga kjo ecuri e mirë, ne kemi rishikuar për sipër projeksionet tona për rritjen reale të këtij viti, në 3.7%, nga 2.6% që ishte parashikimi fillestar.

Sa i përket perspektivës ekonomike, në skenarin tonë bazë për vitin e ardhshëm parashikojmë një rritje ekonomike prej 3.8%, ndërsa parashikojmë një rritje mesatare vjetore prej rreth 4% për periudhën afatmesme në vijim. Ne parashikojmë se një rritje e tillë në afatmesëm do të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, si nga konsumi privat, ashtu edhe nga investimet totale në ekonomi. Gjithashtu, parashikojmë se edhe kërkesa e huaj neto do të japë një kontribut pozitiv, kryesisht në sajë të pritshmërive të mira për shërbimet, veçanërisht turizmin.

Ekuilibri i jashtëm në terma të llogarisë korrente gjithashtu është përmirësuar, falë turizmit dhe nivelit të lartë të investimeve të huaja direkte (IHD). Për gjysmën e parë të vitit, investimet e huaja arritën në rreth 700 milionë euro ose 7.5% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2022. Gjithashtu, të  dhënat e fundit për numrin e vizitorëve të huaj për janar-shtator 2023 janë shumë pozitive, me rreth 8.3 milionë vizitorë të huaj, 29% më shumë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë.

Sektori financiar, siç do ta shpjegojë më gjerësisht Guvernatori, mbetet i mirëkapitalizuar dhe likuid për të mbështetur kreditimin dhe rritjen e mëtejshme ekonomike. Sa i takon inflacionit, gjatë këtij viti inflacioni mujor ka shënuar rënie të vazhdueshme, duke arritur së fundmi në 4.1% në shtator të këtij viti.

Kemi patur një performancë pozitive të të ardhurave, gjë që ka sjellë një rishikim në rritje të projeksionit të të ardhurave në fund të vitit, e reflektuar kjo edhe në Aktin Normativ të miratuar javën e kaluar në Këshillin e Ministrave. Përmes këtij akti synohet mbështetja dhe optimizimi i projekteve me ecuri pozitive, në funksion të rritjes së mëtejshme ekonomike.

Sot, në një mbledhje të posaçme të Këshillit të Ministrave, do të miratojmë projektbuxhetin 2024, i cili vijon mbështetjen për reformën e pagave, në arsim, shëndetësi, forcat e rendit, të mbrojtjes dhe në sektorë të tjerë. Gjithashtu, projektbuxheti i vitit të ardhshëm mban në nivelin mbi 5% të PBB-së financimin e investimeve publike, jep mbështetje për zhvillimin e turizmit, si edhe vijon mbështetjen për fermerët dhe shtresat në nevojë.

Mbetemi të angazhuar për të vijuar me konsolidimin fiskal, me synim uljen e mëtejshme të borxhit publik, duke respektuar një balancë primare pozitive, të përcaktuar edhe në ligj.

Kemi diskutuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar mbi rishikimin e Strategjisë Afatmesme të Mbledhjes së të Ardhurave, për një strategji sa më koherente, që merr në konsideratë zhvillimet dhe treguesit e fundit makrofiskalë dhe që fokusohet kryesisht në mirëadministrimin fiskal. Sa i përket administrimit më të mirë fiskal do të ketë edhe asistencë teknike të dedikuar nga ana e FMN.

Hapja e negociatave me Bashkimin Evropian dhe përparimi në takimet bilaterale është një shtysë e mëtejshme për konsolidim institucional dhe avancim të reformave edhe në kuadër të procesin të integrimit në BE dhe ne mbetemi shumë të angazhuar në këtë drejtim.

konferenca me misionin e fmn shqiperia del nga lista gri

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty