LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shpërthimi në Zubin Potok/ Kurti: Po punojmë për të garantuar furnizimin me energji elektrike dhe ujë! Ministri britanik për Europën: Sulm i tmerrshëm, autorët të mbajnë përgjegjësi

• Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se po punohet me dedikim për të garantuar furnizimin me energji elektrike dhe ujë për të gjithë banorët e prekur pas  shpërthimit me eksploziv në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit. • Kurti ka ndarë në Facebook një video nga inspektimi i ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila thënë se shpreson se së shpejti do të fillojë furnizimi me ujë së paku në disa prej komunave. • Ministri britanik për EUropën, Stephen Doughty e ka konsideruar si të tmerrshëm sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në veri të Kosovës. • Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ai ka kërkuar hetim të plotë për këtë ngjarje. • Doughty thotë se ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi. • Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të dielën se autoritetet serbe po zhvillojnë një hetim për një shpërthim ndaj një kanali të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës, duke i hedhur poshtë përsëri akuzat e autoriteteve kosovare se Beogradi ka gisht në sulmin ndaj infrastrukturës jetike kosovare.

8 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Shpërthimi në Zubin Potok/ Kurti: Po të arrihej qëllimi, pasojat do të ishin marramendëse!

Shpërthimi në Zubin Potok/ Kurti: Po punojmë për të
Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për media ku ka folur në lidhje me sulmin në Zubin Potok. Gjatë fjalës së tij Kurti u shpreh se Serbia po kopjon metodat ruse për ta dëmtuar Kosovën. Ai shtoi se edhe Rusia ka sulmuar infrastrukturën e Ukrainës në këtë mënyrë. Kurti shtoi se qëllimi i këtyre sulmeve është që popullsia të vihet përballë kushteve jetike të minimumit të ekzistencës dhe në këtë mënyrë të dëmtohet shëndeti, jeta dhe siguria e qytetarëve.

“Ky sulm duket që ka ndërlidhje me fedaratën ruse ndaj Ukrainës. Qëllimi është që popullsia të vihet përballë kushteve jetike të minimumit të ekzistencës dhe në këtë mënyrë të dëmtohet shëndeti, jeta dhe siguria e qytetarëve. Në të njëjtën kohë kemi sulmin në ndërtesën e komunës në Zveçan dhe sulmet në Ukrainë. Në Zveçan sulmi në stacionin policor dhe tash së fundmi infrastruktura kritike sikurse në Ukrainë”, u shpreh Kurti.

Më tej ai shtoi se gjatë bastisjeve u gjetën dhjetëra emblema të njësive ushtarake ruse. Kurti theksoi se këto emblema ju përkasin njësive të veçanta ruse. Sipas Kurtit nëse ky sulm do të realizohej në mënyrë të duhur do të shkaktonte edhe probleme në energjinë elektrike, në ngrohje përveç problemeve me ujin. Kurti gjithashtu thekosi se po të realizohej plani dëmet finaciare do të ishin shumë të mëdha.

“Për javë të tëra do të mbetëshim pa energji elektrike, dëmet direkte financiare do të ishin së paku 2.5 milionë në ditë për rrymë edhe 100 mijë në ditë për ujë,” shtoi ai.

“Pesha e pasojave të këtij sulmi, po të arrinte qëllimin e tij, do të ishte marramendëse. Ky sulm kishte për qëllim të shkaktonte dëme të pariparueshme në infrastrukturën e Kosovës. Ky do të shkaktonte për javë të tëra ndërprerje të prodhimit të energjisë nga Termocentrali Kosova B. Më tej, do të kishim ndërprerje të furnizimit të fabrikave të ujit, duke lënë pa ujë mbi 300 mijë qytetarë”, tha kryeministri i Kosovës.

1 VITE ME PARE

Shpërthimi në Zubin Potok/ DASH: Dënojmë sulmin! Do të mbështesim gjetjen dhe ndëshkimin e përgjegjësve!

Shpërthimi në Zubin Potok/ Kurti: Po punojmë për të
Matthew Miller

KOSOVË- Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje në gjetjen dhe ndëshkimin e kryerësve të një sulmi ndaj kanalit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës, i cili shkaktoi ndërprerjen e përkohshme të furnizimit me ujë në disa pjesë të vendit dhe kërcënoi furnizimin me rrymë, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit (DASH), Matthew Miller.

Miller tha në X se “ne e dënojmë sulmin e 29 nëntorit ndaj ujësjellësit të Kosovës” dhe i falënderoi ekipet emergjente të Kosovës dhe misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, për punën e tyre në rikthimin e furnizimit me ujë.

Kosova e ka fajësuar Serbinë për këtë sulm, gjë që është mohuar nga Serbia. Shpërthimi ndaj kanalit në Varragë nuk shkaktoi viktima, por e krijoi një çarje të madhe në murin anësor të tij, duke shkaktuar rrjedhe të ujit jashtë kanalit, duke bërë që disa pjesë të vendit të përballeshin me reduktime uji.

Furnizimi i rregullt me ujë u rikthye pothuajse një ditë pas shpërthimit, njoftuan autoritetet kosovare të dielën, ndërsa furnizimi i Korporatës Energjetike të Kosovës me ujë për ftohjen e termoelektranave të saj nuk u ndikua.

Autoritetet kosovare të sigurisë i arrestuan tetë të dyshuar gjatë një aksioni të gjerë në veri të Kosovës të shtunën, në lidhje me këtë sulm që thanë se ishte më i rëndi ndaj infrastrukturës kritike të vendit që nga paslufta.

Gjatë aksionit policor u sekuestruan mbi 200 uniforma ushtarake, gjashtë raketahedhës dore, tri granata dore, dy pushkë të llojit AK47, një revole, municion të kalibrave të ndryshme, pjesë të armeve, fitila ndezës për inicim të lëndëve plasëse, helmeta ushtarake, maska, thika, të holla në valuta si euro dhe dinar dhe pajisje të tjera. Sulmi është dënuar nga bashkësia ndërkombëtare, ndërsa Kosova dhe Bashkimi Evropian e kanë cilësuar atë si akt terrorist./REL

1 VITE ME PARE

Shpërthimi në Zubin Potok/ Sveçla: Nëse dikush mendon se do ta lëmë me kaq, e ka gabim! Përgjegjësit do t’i vë para drejtësisë

Shpërthimi në Zubin Potok/ Kurti: Po punojmë për të
Sveçla

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ka folur sërish para mediave në lidhje me sulmin e regjistruar në kanalin e ujit “Ibër-Lepenci”. Ai gjithashtu foli edhe për aksionin e ri policor në veri. Zveçla së bashku me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë qëndruar gjatë ditës në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ku kanë parë nga afër punimet në kanalin e Ibër-Lepencit.

Sveçla tha se policia po punon për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin e arrestimin e autorëve të përfshirë në ngjarje. Ai shtoi se ky është sulmi më i rëndë në infrastrukturë ndërsa theksoi se nuk do ta lënë me kaq. Ministri tha se përgjegjësit do të dalin para drejtësisë ndërsa urdhëruesit e sulmit do të marrin barrën politike.

“Nuk jam në ngjarje dhe detaje se çfarë është duke ndodhur. Unë e di që policia po e vazhdon punën e saj. Realisht, ky është sulmi më i rëndë në infrastrukturën kritike. Nëse dikush mendon se ne do ta lëmë me kaq, e ka shumë gabim. Institucionet e sigurisë dhe hetimet do të zbulojnë krejt çka ka ndodhur dhe kush e ka kryer këtë, patjetër se përgjegjësit do t’i vë para drejtësisë, kurse përgjegjësit apo urdhërdhënësit e tyre patjetër që do të marrin barrën politike”, ka thënë Sveçla.

Policia e Kosovës po vazhdon me bastisje në zona të ndryshme. Mësohet se aktualisht ata janë duke zhvilluar bastisje në Varagë të Zubin Potokut, përkatësisht në disa zona përreth vendit të incidentit.

1 VITE ME PARE

“Kemi disa dyshime të caktuara", Vuçiç: Po zhvillojmë hetim për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit

Shpërthimi në Zubin Potok/ Kurti: Po punojmë për të
Aleksandar Vuçiç

SERBIA- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të dielën se autoritetet serbe po zhvillojnë një hetim për një shpërthim ndaj një kanali të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës, duke i hedhur poshtë përsëri akuzat e autoriteteve kosovare se Beogradi ka gisht në sulmin ndaj infrastrukturës jetike kosovare.

Shpërthimi mbrëmjen e së premtes i shkaktoi dëme të konsiderueshme kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, duke rritur frikën se shumë pjesë të vendit do të mbeteshin pa ujë dhe rrymë.

"Përveç që nuk kemi asnjë lidhje me këtë, ne kemi qenë aq të drejtë dhe, si një shtet serioz, nuk jemi marrë me akuza dhe nuk kemi thënë se ai sulm është urdhëruar drejtpërdrejt nga Kurti”, tha Vuçiç duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili e akuzoi Serbinë për “dirigjimin” e këtij sulmi “terrorist dhe kriminal”. Ai tha se hetimet do ta zbardhin të vërtetën, sepse “edhe ne po zhvillojmë hetimin tonë”.

“Kemi disa dyshime të caktuara, por hetimi do të tregojë se kush e ka urdhëruar. Mendoj se kemi disa njohuri për atë se kush mund të jetë kryerësi”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se, derisa kjo të përfundojë, publiku nuk do të njoftohet ose "të fajësohet dikush tjetër" dhe tha se është i gatshëm të ofrojë bashkëpunim me të gjithë, përfshirë edhe për Prishtinën zyrtare. Autoritetet kosovare të sigurisë njoftuan të shtunën vonë se tetë të dyshuar u arrestuan gjatë një aksioni të gjerë në veri të Kosovës në lidhje me këtë sulm që thanë se ishte më i rëndi ndaj infrastrukturës kritike të vendit që nga paslufta.

Vuçiç i akuzoi autoritetet kosovare se arrestuan “njerëz që nuk kishin asnjë lidhje me sulmin dhe për këtë arsye shtatë prej tyre u liruan”.

“Kështu nuk zhvillohen hetime serioze, gjithçka ishte një shfaqje për opinionin ndërkombëtar”, tha ai./ REL

1 VITE ME PARE

REL: Çfarë dihet deri më tani lidhur me sulmin ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit?

Shpërthimi në Zubin Potok/ Kurti: Po punojmë për të
Pasojat e një shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në veri të Kosovës, 30 nëntorit.

KOSOVA- Në mbrëmjen e 29 nëntorit, në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, në veri të vendit, ka ndodhur një shpërthim që ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit. Nuk pati viktima, por kanali ka pësuar dëme, kurse banorë nga Mitrovica nuk kanë pasur ujë për gati 24 orë pas shpërthimit. Pas riparimit të përkohshëm, furnizimi me ujë është rikthyer.

Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj. Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka thënë se është përdorur eksploziv deri në 20 kilogramë i cili ishte vendosur në një çantë të zezë dhe ishte aktivizuar me detonator mekanik, përmes fitilit ndezës me djegie të ngadalshme.

Autoritetet e Kosovës akuzuan Serbinë për këtë sulm, të cilin e cilësuan si terrorist, duke shtuar se ishte sulmi më i rënd ndaj infrastrukturës kritike të vendit që nga lufta e fundit në Kosovë. Pas një operacioni të gjerë në veri në lidhje me shpërthimin, autoritetet Kosovare i kanë arrestuar tetë të dyshuar dhe kanë konfiskuar armatim, përfshirë eksploziv.

Autoritetet e Kosovës e kanë akuzuar Serbinë për këtë “sulm kriminal dhe terrorist” dhe strukturat kriminale të udhëhequra nga Millan Radoiçiç, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës të shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia ka synuar “ta dëmtojë infrastrukturën mbase më të rëndësishme” të vendit.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, mohoi çdo përfshirje në sulm, duke shtuar se akuzat e bëra kundër Serbisë "pa prova mbështetëse" janë “shumë shqetësuese”. Ai bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar "për këtë akt sabotimi". Të shtunën pasdite, Bashkimi Evropian dënoi ashpër “sulmin terrorist”, duke shtuar se "është një akt i neveritshëm sabotimi ndaj infrastrukturës kritike civile të Kosovës".

Tetë të arrestuarit dhe të shoqëruar në polici të shtunën, dyshohen për përfshirje në veprime kriminale e terroriste. Ata dyshohen për përfshirje në sulmin ndaj kanalit të ujit të premten dhe se janë pjesë të "Mbrojtjes Civile", e cila ka vepruar ilegalisht në veri të Kosovës nga viti 2011 dhe cila është shpallur organizatë terroriste në qershorin e vitit të kaluar nga Qeveria e Kosovës.

Gjatë aksionit policor janë sekuestruar mbi 200 uniforma ushtarake, gjashtë raketahedhës dore, tri granata dore, dy pushkë të llojit AK47, një revole, municion të kalibrave të ndryshme, pjesë të armeve, fitila ndezës për inicim të lëndëve plasëse, helmeta ushtarake, maska, thika, të holla në valuta si euro dhe dinar dhe pajisje të tjera, sipas drejtorit të Policisë, Hoxha.

Në një bastisje të ndarë në Zveçan, Hoxha tha se policia ka konfiskuar sasi të konsiderueshme armatimi të fshehur si, dy pushkë AK47, tri revole, një armë gjuetie, dy armë rekreative, gjashtë karikator të AK47, municion dhe uniforma ushtarake. Hoxha tha se armatimi i konfiskuar mund të lidhet me sulmet e kësaj jave dhe me raste të tjera që autoritetet janë duke i trajtuar.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha në një konferencë për media se shumica dërrmuese e armatimit dhe pajisjeve të tjera të konfiskuara janë “prodhim serb” dhe se një pjesë e madhe e tyre janë “pajisje ekskluzivisht ushtarake” që nuk mund të gjendet lehtë në tregun e zi.

Eksplozivi i përdorur në sulmin ndaj kanalit “është e pamundur të gjendet, nëse nuk furnizohet drejtpërdrejt nga depot e ushtrisë”, u përgjigj Sveçla pasi u pyet se si ka mundur të futet një sasi kaq e madhe eksplozivi në atë pjesë të vendit. Shpërthimi në Zubin Potok ndodhi disa orë pasi Policia e Kosovës njoftoi se kishte shtuar masat e sigurisë në nivel vendi, përfshirë në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe, ku ditëve të fundit kanë ndodhur disa incidente me mjete shpërthyese./ REL

1 VITE ME PARE

Shpërthimi në Zubin Potok/ DW: BE kërkon hetime pas sulmit në veriun e Kosovës

Shpërthimi në Zubin Potok/ Kurti: Po punojmë për të
Policia gjeti sasi të më dha armësh gjatë kontrolleve

KOSOVA- BE po ndjek nga afër zhvillimet e fundit në Kosovë.  Shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit nga i cili rrezikohet furnizimi me ujë dhe energji elektrike për qindra mijëra qytetarë të Kosovës, Bashkimi Evropian e ka cilësuar si sulm "terrorist” si dhe akt "sabotues” dhe kërkon hetimin e ngjarjes dhe vënien e autorëve të sulmit para drejtësisë.

Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell në largim (nga 1 dhjetori e merr detyrën, Kaja Kallas) në një njoftim për shtyp të shtunën (30.10.), tha se "BE-ja e dënon ashpër sulmin terrorist të kryer të premten në kanalin ujor në Ibër-Lepenc në Zubin Potok në veri të Kosovës. Është një akt i neveritshëm sabotimi në infrastrukturën kritike civile të Kosovës, e cila siguron ujë të pijshëm për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së Kosovës dhe është një komponent jetik i sistemit energjetik të Kosovës”.

Borrell tha, se mesazhet e solidaritetit dhe mbështetjes ia ka përcjellë drejtpërdrejt kryeministrit Albin Kurti pasditen e së shtunës. Nga Borrell, po ashtu ka ardhur  thirrja drejtuar të gjitha palëve që të bashkëpunojnë plotësisht me autoritetet e Kosovës.

Arrestime në lidhje me shpërthimet veri të Kosovës

Në një operacion që u zhvillua në shkallë të gjerë në veri të Kosovës gjatë gjithë ditës së shtunë, policia arrestoi tetë persona të dyshuar në lidhje me shpërthimin në kanalin e ujit në Ibër Lepenc, duke konfiskuar edhe sasi të mëdha armatimi, dhe pajisje tjera ushtarake.

Autoritetet bënë të ditur, se policia dhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) ka zhvilluar operacione në dhjetë lokacione në veri të vendit. Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha, se tashmë janë identifikuar disa persona si të dyshuar të mundshëm për nxitjen e akteve të dhunës, organizimit apo ekzekutimit të sulmit të fundit dhe të tjerave në veri të vendit.

Dyshohet se janë përdorur 15 deri në 20 kg lëndë shpërthyese

"Për realizimin e këtij sulmi terrorist në bazë të hetimit në vendin e ngjarjes dyshohet që është përdorur një sasi e konsiderueshme e eksplozivit nga 15 deri 20 kilogramë, e cila ka qenë e vendosur në një çantë të zezë dhe është aktivizuar me detonator mekanik përmes fitilit ndezës me djegie të ngadalshme”, tha  Hoxha. Sipas tij, operacioni dhe kontrolli rezultuan me konfiskimin e një arsenali armesh dhe municioni, eksplozivit, pajisjeje të ndryshme, përfshirë emblema e qindra uniforma e pajisje ushtarak”.

Ai tha se policia "ka arsye të besojë se në një formë apo tjetër, personat e arrestuar kanë qenë të lidhur me rastin e sulmit terrorist të mbrëmshëm dhe me aktivitete ilegale dhe shume të tjera të mëhershëm dhe shumica nga ta janë pjesë të Mbrojtjes Civile”. Këtë organizatë që operon në veri të Kosovës qeveria në Prishtinë vitin e shkuar e ka shpallur organizatë terroriste.

"Gjatë aksionit policor janë sekuestruar mbi 200 uniforma ushtarake, gjashtë raketahedhës dore, tri granata dore, dy pushkë të llojit AK47, një revole, municion të kalibrave të ndryshme, pjesë të armeve, fitila ndezës për inicim të lëndëve plasëse, helmeta ushtarake, maska, thika, të holla në valuta si euro dhe dinar dhe pajisje të tjera”, tha drejtori i policisë Gazmend Hoxha.

Sulmi më i rëndë ndaj infrastrukturës së Kosovës nga koha e luftës

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svecla, tha në një konferencë të jashtëzakonshme për medie se shpërthimi ndaj kanalit të Ibër-Lepencit, aset ky që cilësohet i një rëndësie të veҫantë për termoelektranat e Kosovës, ujin e pijshëm dhe ngrohjen e kryeqytetit, ishte sulmi më i rëndë ndaj infrastrukturës kritike të vendit që pas luftës në Kosovës të vitit 1998-1999.

"Ky është sulm i organizuar dhe planifikuar mirë nga grupe apo organizata që janë profesioniste në kryerjen e sulmeve të tilla terroriste e të cilat shkaktojnë dëme të mëdha ndaj infrastrukturës kritike. Pra synimi i tyre ka qenë të maksimalizohet dëmtimi në dëm të shtetit të Kosovës”, tha ministri Sveçla.

Në lidhje me armatimet e zbuluara, Sveçla tha, se "shumica dërrmuese e armatimit dhe pajisjeve të tjera të konfiskuara janë prodhim serb dhe se një pjesë e madhe e tyre janë pajisje ekskluzivisht ushtarake që nuk mund të gjenden lehtë në tregun e zi”.

Kosova akuzon Serbinë, Serbia mohon përfshirjen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tështunën bëri përgjegjëse Serbinë për sulmin, që ai e cilësoi "kriminal dhe terrorist" e që ka pasr si qëllim "të dëmtojë infrastrukturën mbase më të rëndësishme dhe vitale të vendit të Kosovës”.

Por presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e mohoi në mënyrë kategorike përfshirjen e Serbisë në sulmin në veri duke thënë se "Beogradi nuk ka asnjë lidhje me atë çfarë ndodhi në veri të Kosovës, ku u dëmtua një kanal i ujit i Ibër-Lepencit. Këtë e di edhe Prishtina”, tha Vuҫiç transmeton RTS.

"Përse të justifikohem, të vrapoj nëpër mediat botërore, të kërkoj falje për diçka që nuk e kam bërë kur ata gjithsesi do ta interpretojnë si të duan”, tha Vuҫiç.

Edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, duke hedhur poshtë  pretendimet e kryeministrit Kurti, tha se derisa "regjimi etnonacionalist i Kurtit është nxituar ta drejtojë gishtin drejt Beogradit pa prova, ne besojmë se akuza të tilla të parakohshme janë një devijim i qëllimshëm, që potencialisht mund të tregojë përfshirjen e regjimit të Albin Kurtit” në këtë sulm. Gjuriç tha se "Serbia e dënon me termat më të ashpra sulmin e fundit ndaj kanalit të Ibër-Lepencit. Ky akt sabotimi është thellësisht shqetësues që rrezikon jetët dhe mirëqenien e shumë njerëzve në rajon”.

Këshilli i Sigurisë së Kosovës tashmë ka aprovuar masa shtesë për të forcuar sigurinë rreth objekteve dhe shërbimeve kritike si ura, trafostacione, antena, liqene, kanale etj. Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës do të aktivizohen në terren për këtë qëllim./ DW

1 VITE ME PARE

Shpërthimi në Zubin Potok/ Ministri britanik për Europën: Sulm i tmerrshëm, duhet të bëhet një hetim i plotë, autorët të mbajnë përgjegjësi

Shpërthimi në Zubin Potok/ Kurti: Po punojmë për të
Foto nga vendi i ngjarjes

KOSOVA- Ministri britanik për EUropën, Stephen Doughty e ka konsideruar si të tmerrshëm sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në veri të Kosovës. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ai ka kërkuar hetim të plotë për këtë ngjarje. Doughty thotë se ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Sulmi i tmerrshëm ndaj ujësjellësit të Ibër Lepencit kishte për qëllim të prishte jetën në të gjithë Kosovën. Përpjekjet e suksesshme të punonjësve të emergjencës për të kufizuar dëmet kanë rikthyer infrastrukturën jetike. Duhet të bëhet një hetim i plotë dhe i menjëhershëm. Ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi", shkruan ai. 

Shpërthimi në Zubin Potok/ Kurti: Po punojmë për të

1 VITE ME PARE

Shpërthimi në Zubin Potok/ Kurti: Po punojmë për të garantuar furnizimin me energji elektrike dhe ujë për të gjithë qytetarët

Shpërthimi në Zubin Potok/ Kurti: Po punojmë për të
Kanali i ujit

KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se po punohet me dedikim për të garantuar furnizimin me energji elektrike dhe ujë për të gjithë banorët e prekur pas  shpërthimit me eksploziv në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit. Kurti ka ndarë në Facebook një video nga inspektimi i ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila thënë se shpreson se së shpejti do të fillojë furnizimi me ujë së paku në disa prej komunave.

“Zgjidhja që është nga inxhinierët e Ibër-Lepencit, është duke funksionuar. Rrjedhja e ujit është me një kapacitet prej 3 mijë litra në sekondë, e mjaftueshme për të furnizuar KEK, Shpresojmë që së shpejti do të nisë furnizimi me ujë në disa prej komunave”, shprehet ministrja.

Ndërkohë, autoritetet e sigurisë në Kosovë kanë arrestuar tetë persona të dyshuar për përfshirje në sulmin e një nate më parë në kanalin e liqenit të Ujmanit. Të arrestuarit dyshohen për përfshirje në veprime kriminale e terroriste.

Po ashtu, janë sekuestruar mbi 200 uniforma ushtarake, gjashtë raketahedhës dore, 3 granata dore, dy armë automatike AK47, një revole, municion të kalibrave të ndryshëm, helmeta ushtarake, maska, thika.

sulmi ne zubin patok

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj