LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shoqata e Invalidëve të Punës në protestë: Të na mbështesin ose të dorëhiqet Manastirliu e Ibrahimaj (Tensione)

• Shoqata e Invalidëve të Punës së Shqipërisë ka protestuar ditën e sotme para Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë ku kanë kërkuar edhe njëherë më shumë mbështetje nga shteti. • Duke folur para ministrisë një zonjë nga Korça u shpreh e ata nuk kërkojnë lëmoshë por kërkojnë vetëm atë që ju takon. • Kreu i Shoqatës së Invalidëve të Punës, Abdulla Omuri u shpreh se kanë dërguar 12 shkresa në ministri por nuk kanë marrë përgjigje. • Ai paralamëroi dhe protestën e radhës. Omuri tha se do të presin deri më datë 20 nëntor dhe nëse kërkesat e tyre nuk plortësohen ata do të përshkallëzojnë protestën dhe do kërkojnë dorëheqjen e dy ministrave kopetentë për çështjen e tyre. • Mbyllja e protestës u shoqërua me tensione pasi një pensionist kërkoi të marrë fjalën. • Ai iu drejtua Omurit duke e quajtu spiun teksa e ofendoi duke i thënë maskara. • Ata kërkojnë më shumë mbështetje nga shteti dhe rritje të pensioneve të Invalidetit.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Metalurgët invalidë: Plotësoni kërkesat ose të dorëhiqen dy ministret

Shoqata e Invalidëve të Punës në protestë: Të na
Potestuesi duke folur para Ministrisë së Financave

TIRANË- Ish-punonjësit e industrisë shqiptare që kanë mbetur të dëmtuar dhe të paaftë nga puna e tyre i kanë dhënë afat qeverisë deri në nëntor të plotësojë kërkesat e tyre ekonomike në një protestë të zhvilluar sot përpara Ministrisë së Financave. Në të kundërt, ata do të kërkojnë dorëheqjen e dy ministreve, të Finacave dhe të Shëndetësisë.

"Të dashur invalidë të metalurgjisë së Elbasanit, të metalurgjisë së Rubikut, të metalurgjisë së Kukësit! Të minierave shqiptare! Të industrisë shqiptare! Të gjeologjisë shqiptare! Ne jemi heronjtë që i vumë gjoksin punës për të ndërtuar Shqipërinë tonë të dashur, që sot nuk e dimë kush po e gëzon! Prandaj, iu bëj thirrje qeveritarëve të kenë kujdes ndaj nesh, të kenë humanizëm ndaj nesh, të zbatojnë ligjshmërinë shqiptare dhe europiane për këta njerëz se nesër do të jetë vonë. Ne do të mblidhemi prapë. Ka këtu që janë ngritur nga krevati, për të ardhur për të protestuar. Nuk na vlerëson kush. Në nëntor, nëse Ministria e Financave dhe Ministria e Shëndetësisë nuk do të pranojnë të ulen me ne, do të kërkojmë dorëheqjen e dy ministrave sepse janë të papërgjegjshëm ndaj nevojave tona humane, njerëzore, financiare dhe të drejtave tona", tha përfaqësuesi.

KËRKESAT:

Shoqata e Invalidëve të Punës në protestë: Të na

3 VITE ME PARE

Invalidët e Punës protestë para Ministrisë së Financave: S’duam lëmoshë, plotësoni 8 kërkesat tona

Shoqata e Invalidëve të Punës në protestë: Të na
Një grua duke folur para ministrisë

TIRANË- Shoqata e Invalidëve të punës së Shqipërisë është mbledhur para ministrisë së Financave ditën e sotme. Një invalide nga Korça duke folur para ministrisë parashtroi disa prej pikave që kërkojnë që të plotësohen.

“Kam ardhur nga Korça, jemi invalidë dhe duam të drejtat tona. Indeksimi i pensioneve të invalidëve të punës në përputhje me të ardhura dhe rritjen e çmimeve. Duam rimbursim të energjisë elektrike dhe lëndës djegëse. Dhënie e 500 lekëshit, e premtuar nga buxheti. Nuk jemi për lëmoshë, por kërkojmë të drejtat tona.”, tha ajo.

3 VITE ME PARE

Tensione tek protesta e Shoqatës së Invalidëve/ Pensionisti-Omurit: Je spiun, të të vijë turp

Shoqata e Invalidëve të Punës në protestë: Të na
Abdulla Omuri

TIRANË- Mbyllja e protestës së Shoqatës së Invalidëve të Punës është shoqëruar me tensione dhe "përplasje" mes të pranishmëve. Kur kreu i Shoqatës mbylli fjalën një pensionist u konfortua verbalisht me të duke iu drejtuar me fjalët, maskara, je spiun. Kreu i shoqatës iu përgjigj duke i thënë se kjo është një protestë për invalidët e punës.

Pjesë nga debati:

Pensionisti: Poshtë komunista. Poshtë spiunët. Ti je spiun, nuk je në radhët tona. Maskara, ik!

Turma bërtete duam të drejtat tona

Omuri: Jemi mbledhur për invalidët.

Pensionisti: Edhe unë invalid jam. Të të vijë turp. Pis i keq. Ik or maskara

3 VITE ME PARE

Omuri paralajmëron protestën e radhës: Më 20 nëntor do jemi 10-fish më shumë! (Kritika medias)

Shoqata e Invalidëve të Punës në protestë: Të na
Abdulla Omuri

Abdulla Omuri: Kreu i Shoqatës së Invalidëve të Shqipërisë ka paralajmëruar protestën e radhës nëse sipas tij kërkesat e bëra Ministrisë së Financave nuk merren parasysh. Duke folur për mediat në protestën e mbajtur para ministrisë ai tha se herën tjetër ata do të jenë edhe më të shumtë në numër.

Ai kishte dhe një kritikë për mediat për të cilat tha se qëndrojnë më shumë para Kuvendit se në bazë aty ku janë dhe problemet e njerëzve.

Abdulla Omuri: Do presim deri më 20 nëntor, me datë 3 dhjetor një përfaqësues i joni është në Komisionin Europian. Duam të keni diçka parasysh, të gjithë jemi të barabartë para ligjit, ne duhet të vlerësohemi dhe të kemi mbështetjen. Mbaj mend se kryeministri kur ta shikojë këtë protestë, kryeministri ka dhënë prova për faljen e 8000 vetëve. Mbas një muaj ne do jemi 10-fish më shumë, Do vijmë me krevatë me rrota këtu. Këta burokratët këtu prishin ligjet këtu. Më vjen keq për mediat që i shoh vetëm, tek zyrat e Kuvendit dhe jo në bazë. 

3 VITE ME PARE

"T'ju vijë turp", Shoqata e Invalidëve në protestë: MF rimburson firmat e ndërtimit! Nuk i dëgjuan sugjerimet tona

Shoqata e Invalidëve të Punës në protestë: Të na
Abdulla Omuri

TIRANË- Shoqata e Invalidëve të Shqipërisë është mbledhur ditën e sotme në një protestë para Ministrisë së Financave ku kërkojnë më shumë mbështetje financiare. Duke folur para mediave kryetari i Shoqatës së Invalidëve, Abdulla Omuri u shpreh se ministria nuk i ka dëgjuar kërkesat dhe sugjerimet e tyre dhe nuk iu ka kthyer përgjigje shkresave të dërguara në këtë dikaster ku e fundit mbante datën 12 shtator.

Omui tha se teksa ministria rimburson kompanitë e ndërtimit nuk ka para për të. Duke iu drejtuar me fjalët "T'ju vijë turp" Omuri kërkoi që kërkesat e tyre të plotësohen dhe shteti të kthejë kokën nga kjo kategori.

Abdulla Omuri: Ministria e Financave nuk i dëgjuar kurrë sugjerimet tona. Nuk kanë marrë mundimin, kemi dërguar 12 shkresa e fundit me datë 12 shtator. Nuk dinë të shkruajnë? Jo shkruajnë bukur se Facebookun e përdorin. Kemi kërkuar që ndihma e paaftësisë të kalojë tek Sigurimet Shëndetësore. Kur ne kemi kontribuar kaq vite a e dini ju se dikush që mbush moshën për pension pleqërie llogaritet me 70% pse të pleqërisë janë më të larta se të invalidetit. E përgëzoj kryeministrin që zbuloi të vërteteën në Këshillin e Europës, po këto këtu, si nuk ju vjen turp. Rimbursojnë firmat e ndërtimit, po ne që punonin në miniera, ne duam të drejtat tona. Duan të punosojnë në administratë nepotizmin politik e familjar dhe nuk respektojnë ligjin për punësimin e invalidëve. Shkunduni nga administrata e mykur, mos abuzoni me të drejtat tona. Ju kemi dhënë shëndetin dhe duam të gëzojmë atë që na takon. 

protesta e shoqates se invalideve te punes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj