LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

‘Shofer’ i Martinajt, efektivi lihet në burg, del me antiplumb në Gjykatë, Lami: Do flas herë tjetër

• Jeton Lami, agjenti i Forcave Operacionale është lënë sot në burg nga Gjykata e Kurbinit. Në sallën e gjyqit, Lami është shfaqur i qetë dhe ka ‘kyçur gojën’. Ai nuk ka preferuar të thotë asgjë në lidhje me marrëdhënien që ka pasur me Martinajn por ka shtuar ‘do flas një herë tjetër’. • Avokati i tij, Gentjan Romano nuk ka thënë asnjë sqarim për mediat, pasi është shprehur se klienti i tij nuk i ka dhënë sqarime në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi të. • Jeton Lami dyshohet se ai e ka transportuar me makinë disa herë nga Lezha në Laç apo në Shkodër gjatë kohës që ai ka qenë në kërkim, pas zhvillimit të operacionit “Plumbi i artë”. • Mbrëmjen e 5 gushtit, Lami ka dërguar Martinajn në një hotel në Durrës bashkë me një vajzë dhe e ka lënë aty, me një automjet “Audi A8’. Ata janë nisur nga Peza drejt Durrësit. Të nesërmen është kthyer për ta marrë, i shoqëruar nga një tjetër person. • Këto janë dhe dy pamjet filmike që e lidhin Lamin e me Martinajn e të ‘digjej’. Ervis Martinaj ka humbur gjurmët që në dhjetëditëshin e parë të gushtit. Familja e tij bëri denoncim në polici, kur shteti po e kërkonte që pas realizimit të operacionit Plumbi i Artë. Martinaj u shpall në kërkim pasi nuredim Dumani, i penduari i drejtësisë pretendonte se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ për kokën e Indrit Doklen, kreut të fraksionit të ish-Bandës së Durrësit.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Frikë për ekzekutim? Polici i Operacionales del me jelek antiplumb para Gjykatës së Kurbinit

‘Shofer’ i Martinajt, efektivi lihet në burg, del me antiplumb
Jeton Lami, efektivi i operacionales

KURBIN- Jeton Lami, efektivi i operacionales ka dalë në Gjykatë i veshur me jelek antiplumb. Vetëm dy ditë pasi u vu në pranga, Lami është dërguar në seancën gjyqësore nën masa të rrepta sigurie. Gjatë gjithë seancës, ai e ka mbajtur të veshur jelekun antiplumb, ndishta për tu mbrojtur nga ndonjë ekzekutim i mundshëm. Të kenë pasur ndonjë informacion për ndonjë eliminim të mundshëm?

Lami u la në burg sot. Në sallën e gjyqit, Lami është shfaqur i qetë dhe ka ‘kyçur gojën’. Ai nuk ka preferuar të thotë asgjë në lidhje me marrëdhënien që ka pasur me Martinajn por ka shtuar ‘do flas një herë tjetër’.

Ai dyshohet se ai e ka transportuar me makinë disa herë nga Lezha në Laç apo në Shkodër gjatë kohës që ai ka qenë në kërkim, pas zhvillimit të operacionit “Plumbi i artë”. Mbrëmjen e 5 gushtit, Lami ka dërguar Martinajn në një hotel në Durrës bashkë me një vajzë dhe e ka lënë aty. Të nesërmen është kthyer për ta marrë, i shoqëruar nga një tjetër person.

3 VITE ME PARE

Shoqëroi Martinajn, efektivi i operacionales ‘kyç’ gojën në gjyq: Do të flas një herë tjetër

‘Shofer’ i Martinajt, efektivi lihet në burg, del me antiplumb

Gjykata e Kurbinit i komunikoi sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ Jeton Lamit, 28 vjeç, agjent pranë forcës operacionale, i arrestuar dje për “shpërdorim detyre” pasi shoqëroi dhe përkrahu të shumëkërkuarin Ervis Martinaj.

Prokuroria pretendon se Jeton Lami nuk e ka përmbushur detyrën, por në shkelje të saj ka transportuar Ervis Martinajn.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Jeton Lami në seancën e sotme gjyqësore ka refuzuar të japë shpjegime dhe ka thënë se do të flasë në një moment të dytë. Avokatët kanë kërkuar lirimin e tij.

vijon...

3 VITE ME PARE

Efektivi u la në burg se ndihmoi Martinajn të arratiset, avokati: Nuk më jep asnjë shpjegim

‘Shofer’ i Martinajt, efektivi lihet në burg, del me antiplumb
Avokati Gentian Rumano

KURBIN- Gentian Rumano, avokati i efektivit të operacion Jeton Lami që u la sot në burg është shprehur se klienti i tij nuk i ka dhënë asnjë shpjegim në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi të. Në një prononcim për mediat, Rumano thotë se është i paqartë nëse Lami e ka ndihmuar apo jo të zhdukurin Ervis Martinaj që të arratiset.

"Klienti im nuk ka dhënë asnjë shpjegim. Rrethanat janë të pqarta, nuk dihet ende asgjë. Nuk ka asnjë sqarim nga efektimi Lami,"- ka thënë avokati Rumano. 

3 VITE ME PARE

Ndihmoi dhe lëvizi me makinë Martinajn, lihet në burg agjenti i policisë Jeton Lami

‘Shofer’ i Martinajt, efektivi lihet në burg, del me antiplumb
Ervis Martinaj

TIRANË- Agjenti i Operacionales Jeton Lami është lënë ditën e sotme në burg nga Gjykata e Kurbinit. 28-vjeçari është lënë në 'arrest me burg' pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke ndihmuar të shumëkërkuarin, Ervis Martinaj të arratiset. 

Lami është kapur nga kamerat e sigurisë së një hoteli në Durrës, ku ka qenë i shoqëruar me Ervis Martinajn. Ai e ka shoqëruar Martinajn me makinë në datën 5 gusht 2022 dhe më pas është larguar për t'u kthyer një ditë më pas për ta marrë sërish nga hoteli. 

Sipas Policisë, Lami ka shpërdoruar detyrën duke përkrahur dhe transportuar Martinajn. Pritet që në vijim të zbardhet dhe dëshmia e tij në mënyrë që të zbulohen të gjitha copëzat e 'puzzle'.

3 VITE ME PARE

Efektivi Lami ndihmoi Martinajn të arratiset, Lala zbulon personin e katërt: U larguan nga hoteli e s'u panë më

‘Shofer’ i Martinajt, efektivi lihet në burg, del me antiplumb
Klodiana Lala dhe Gjykata e Kurbinit

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje nga dosja hetimore e policisë në me veprimet e Jeton Lamit, efektivit të operacionales që u vu në pranga një ditë më parë pasi akuzohet se ka ndihmuar të arratiset i shumëkërkuari Ervis Martianj. në një raportim nga Gjykata e Kurbinit, ku Lami pritet që të njihet sot me masën e sigurisë, Lala thotë se efektivi e ka shoqëruar me një automjet “Audi A8’, Ervis Martinajn mbrëmjen e 5 gushtit. Sipas gazetares, dyshja shihen rreth orës 21:15 duke hyrë në hotel me një vajzë. 

Te nesërmen, sipas gazetares Lala, efektivi Lami ka ardhur dhe ka marrë Martinajn e vajzën që e shoqëronte. Bashkë me një tjetër person që nuk është identifikuar ende, ata janë larguar nga hoteli.

“Ata rezultojnë të jenë nisur nga Peza në drejtim të Durrësit në datën 5 gusht në orën 21:15 shihen duke hyrë në hotel. Sipas të dhënave paraprake dhe pamjeve filmike rezulton se Ervis Martinaj dhe vajza që e shoqëronte kanë dalë të nesërmen dhe janë shoqëruar nga oficeri dhe një person tjetër që nuk është identifikuar ende. Edhe vajza që e shoqëronte është marrë në pyetje. Pamjet e fundit të Ervis Martinaj janë në Tiranë më 7 gusht dhe më pas nuk dihet asgjë për të. Sipas familjes ai ka humbur kontaktet më datë 9 gusht,"- tha Lala.

Këto janë pikërisht pamjet e fundit që tregojnë të gjallë Martinajn, pasi pas kësaj lëvizjeje, biznesmeni i lojërave të fatit ka humbur gjurmët. Jeton Lami, agjenti i Forcave Operacionale do të dalë ditën e sotme përballë Gjykatës. 28-vjeçari dyshohet se ka ndihmuar të shumëkërkuarin Ervis Martinajn, të arratisej. Dyshohet se ai e ka transportuar me makinë disa herë nga Lezha në Laç apo në Shkodër gjatë kohës që ai ka qenë në kërkim, pas zhvillimit të operacionit “Plumbi i artë”.

 

3 VITE ME PARE

VD-Dyshohet se ndihmoi Martinajn/ I gjatë, tullac e i veshur sportiv! Agjenti i operacionales del para gjykatës

‘Shofer’ i Martinajt, efektivi lihet në burg, del me antiplumb
Jeton Lami

KURBIN- Ky është momenti kur agjenti i Forcave Operacionale, Jeton Lami shoqërohet nga policia për në ambientete e brendshme të Gjykatës. I veshur sportive, i gjatë dhe tullac. Kjo është pamja e parë e 28-vjeçarit që dyshohet se ndihmoi të shumëkërkuarin Ervis Martinaj të arratisej.

Lami është kapur nga kamerat e sigurisë së një hoteli në Durrës, ku ka qenë i shoqëruar me Ervis Martinajn. Ai e ka shoqëruar Martinajn me makinë në datën 5 gusht 2022 dhe më pas është larguar për t'u kthyer një ditë më pas për ta marrë sërish nga hoteli. 

Sipas Policisë, Lami ka shpërdoruar detyrën duke përkrahur dhe transportuar Martinajn. 

3 VITE ME PARE

Ndihmoi Ervis Martinajn të arratisej, sot jepet masa e sigurisë për agjentin e Operacionales

‘Shofer’ i Martinajt, efektivi lihet në burg, del me antiplumb
Ervis Martinaj

TIRANË- Jeton Lami, agjenti i Forcave Operacionale do të dalë ditën e sotme përballë Gjykatës. 28-vjeçari dyshohet se ka ndihmuar të shumëkërkuarin Ervis Martinajn, të arratisej. Dyshohet se ai e ka transportuar me makinë disa herë nga Lezha në Laç apo në Shkodër gjatë kohës që ai ka qenë në kërkim, pas zhvillimit të operacionit “Plumbi i artë”.

Nga provat e mbledhura nga prokuroria dhe policia është faktuar se Lami ka pasur kontakte dhe shoqëri me Ervis Martinajn. Lami do të hetohet për veprën 'shpërdorim detyre'.

zhduket ervis martinaj ervis martinaj jeton lami arrestohet jeton lami

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj