LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shkak, një vend parkimi/ I moshuari në Greqi vret 39-vjeçarin shqiptar, dëshmitarët: Ai zihej me të gjithë fqinjët

 • Një shqiptar është vrarë ditën e sotme në Greqi nga një 68-vjeçar. • Shkak për vrasjen e Brigen Limka është bërë një sherr për vendin e parkimit në Pire. • 39-vjeçari, baba i tre fëmijëve, u vra nga dy të shtëna me armë zjarri për 9 sekonda. • Mes tyre kishte nisur një debat, i cili sipas dëshmitarëve okularë ishte një ngjarje thuajse e përditshme, ku 68-vjeçari po debatonte jo vetëm me viktimën, por edhe me fqinjët e tjerë. • Pas vrasjes së shqiptarit, i moshuari grek është arrestuar. 

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Vrau shqiptarin për një vend parkimi, zbardhet dëshmia e të moshuarit grek: Nuk doja që të përfundonte kështu

Shkak, një vend parkimi/ I moshuari në Greqi vret 39-vjeçarin
Vrasja

GREQI- 68-vjeçari grek pas vrasjes së 39-vjeçarit shqiptar Brigen Limka, që tronditi Greqinë ditrën e sotme, shkoi në shtëpinë e tij, në një pallat aty pranë, ku u arrestua pak kohë më vonë. Arma me të cilën ka kryer krimin, pushka e vrasjes, greku e ka pasur në mënyrë të paligjshme.

Sipas informacioneve, autori kur ka mbërritur në nëndrejtorinë e Sigurisë së Pireut u ka thënë punonjësve të policisë: Kishim vite fërkime. Makinat i vendosin nga parkingu edhe në trotuar. Ata po bllokonin rrugët. E kisha shprehur indinjatën time shumë herë. Nuk doja që të përfundonte kështu.

Sado që nuk donte, në fund i mjaftuan vetëm pak sekonda, vetëm nëntë, që 68-vjeçari në Pire t'i merrte jetën 39-vjeçarit shqiptar, baba i tre fëmijëve në Pire.

2 VITE ME PARE

Pamje të rënda/ E qëllon me dy plumba në kokë dhe 'kënaqet'! Del VIDEO-ja e vrasjes së babait shqiptar në Greqi

Shkak, një vend parkimi/ I moshuari në Greqi vret 39-vjeçarin
Vrasja

GREQI- Dalin pamjet nga vrasja e 39-vjeçarit shqiptar, nga një i moshuar grek. Siç shihet edhe nga pamjet, i moshuari afrohet i qetë dhe e qëllon shqiptarin me plumb në kokë, ky i fundit bie në tokë, ndërsa greku e qëllon dhe njëherë tjetër duke e lënë vdekur në vend. 

39-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve të mitur, punonte prej disa kohësh në parking për t'u kujdesur për familjen. Autori, 68-vjeçari grek, sipas dëshmive, njihej si një njeri probematik. Pasi ka debatuar me fjalë me shqiptarin, është ngjitur në shtëpi, ka marrë armën dhe ka qëlluar dy herë drejt tij. 

2 VITE ME PARE

Vrasja e shqiptarit në Greqi, autori e ekzekutoi brenda 9 sekondave

Shkak, një vend parkimi/ I moshuari në Greqi vret 39-vjeçarin
Brigen Limka

GREQI- Vrasja e shqiptarit Brigen Limka në Greqi ditën e sotme ka ndodhur vetëm për 9 sekonda. 39-vjeçari u qëllua me dy plumba nga i moshuari, për një vend parkimi.

Mes tyre kishte nisur një debat që sipas dëshmitarëve ishte e përditshme. Po ashtu fqinjët kanë deklaruar se 68-vjeçari debatonte jo vetëm me viktimën, por edhe me fqinjët e tjerë.

“Mes tyre pati debat. Autori u ngjit në banesën e tij mori pushkën dhe pasi e qëlloi tha; “tani mbarova me ty”. Ai njeri kishte sjellje të çuditshme”, është shprehur një dëshmitare.

2 VITE ME PARE

GREQI/ U vra për një vend parkimi, del fotoja e shqiptarit që u qëllua me dy plumba në kokë

Shkak, një vend parkimi/ I moshuari në Greqi vret 39-vjeçarin
Brigen Limka

GREQI- Është publikuar fotoja e 39-vjeçarit shqiptar, Brigen Limka që u qëllua për vdekje mesditën e sotme në Pire të Greqisë.

Autori i vrasjes, një 68-vjeçar e ka qëlluar një herë në kokë dhe më pas është kthyer për dhe e ka qëlluar për herë të dytë për të përfunduar vrasjen. Sipas inofrmacioneve dyshja kishte debatuar pasi i moshuari i kërkoi viktimës të parkonte te vendparkimi ngjitur. Banorët e zonës janë shokuar nga ngjarja dhe janë shprehur se e njihnin vrasësin dhe se ishte një person që shpesh krijonte probleme dhe debatonte me fqinjët për arsye të parëndësishme. Fqinja e 68-vjeçarit ka treguar se shqiptari e humbi jetën për një vend parkimi.

“Rreth orës 1 e çerek dëgjuam të shtëna. Shpërthimi ishte shumë i fortë. Dëgjuam zëra”, shpjegon gruaja për “Protothema”. Një tjetër banor tregoi se autori “ka 16 vite që lufton me të gjithë, duke u krijuar probleme të gjithëve. Ai nuk është i çmendur, ai është i keq”, shton ai. “I thanë se parkingu është privat dhe ai nuk e merrte vesh”, shtoi ai.

“Mbarova me ty, tani mbarova me ty”, thuhet se kanë qenë fjalët e fundit që 68-vjeçari i ka thënë punonjësit të parkimit përpara se ta qëllonte. Dëshmitarët okularë të vrasjes brutale deklaruan se sulmuesi, i cili mësohet se vuante nga probleme psikologjike dhe shpesh përleshej, i kërkoi viktimës një vend parkimi në parkingun ngjitur. Pasi kanë debatuar, sulmuesi është ngjitur në banesën e tij, ka marrë pushkën e gjuetisë, është kthyer në parking dhe ka qëlluar punonjësin 39-vjeçar. Mësohet se Brigen Limka është dërguar fillimisht në spitalin e Zaneio-s, ku fatkeqësisht nuk ka mbijetuar.

2 VITE ME PARE

DETAJE/ Shqiptari humbi jetën për një vend parkimi, flasin banorët: Vrasësi konfliktohej me të gjithë, e qëlloi dy herë në kokë

Shkak, një vend parkimi/ I moshuari në Greqi vret 39-vjeçarin
pamje nga vendngjarja

GREQI-Shqiptari 40-vjeçar, Brigen Limka është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Pire të Greqisë. Autori i vrasjes, një 68-vjeçar e ka qëlluar një herë në kokë dhe më pas është kthyer për dhe e ka qëlluar për herë të dytë për të përfunduar vrasjen.

Banorët e zonës janë shokuar nga ngjarja dhe janë shprehur se e njihnin vrasësin dhe se ishte një përson që shpesh krijonte probleme dhe debatonte me fqinjët për arsye të parëndësishme. Fqinja e 68-vjeçarit ka treguar se shqiptari e humbi jetën për një vend parkimi.

“Rreth orës 1 e çerek dëgjuam të shtëna. Shpërthimi ishte shumë i fortë. Dëgjuam zëra”, shpjegon gruaja për “Protothema”.

Një tjetër banor tregoi se autori “ka 16 vite që lufton me të gjithë, duke u krijuar probleme të gjithëve. Ai nuk është i çmendur, ai është i keq”, shton ai. “I thanë se parkingu është privat dhe ai nuk e merrte vesh”, shtoi ai.

Viktima ishte një punonjës i biznesit dhe dy burrat raportohet se kanë pasur debate të shpeshta. Sipas raportimit, sherri ka nisur në parkingun, ku 68-vjeçari e ka qëlluar një herë në kokë, por më pas është kthyer dhe e ka qëlluar për herë të dytë për ta përfunduar. Pas ngjarjes 68-vjeçari është dorëzuar në Policinë Greke. Mësohet se viktima me origjinë shqiptare, rreth 40 vjeç, është dërguar fillimisht në spitalin e Zaneio-s, ku fatkeqësisht nuk ka mbijetuar.

 

 

2 VITE ME PARE

Qëllohet për vdekje me armë zjarri, 40-vjeçari shqiptar në Greqi

Shkak, një vend parkimi/ I moshuari në Greqi vret 39-vjeçarin
pamje nga vendngjarja

GREQI- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e së ditës së sotme në Pire të Greqisë. Viktimë e ngjarjes së rëndë ka mbetur një 40-vjeçar shqiptar.

Sipas informacioneve deri më tani, një i moshuar ka qëlluar në kokë me armë një person tjetër jashtë parkingut të rrugës Praxitelous 147.

Sipas "Protothema",  viktima ishte një punonjës i biznesit dhe dy burrat raportohet se kanë pasur debate të shpeshta. Sipas raportimit, sherri ka nisur në parkingun, ku 68-vjeçari e ka qëlluar një herë në kokë, por më pas është kthyer dhe e ka qëlluar për herë të dytë për ta përfunduar.

Menjëherë pas ngjarjes, 68-vjeçari i armatosur ka “ngatërruar” shtëpinë e tij në rrugën Alkiviadou por më pas është dorëzuar në Policinë Greke. Mësohet se viktima me origjinë shqiptare, rreth 40 vjeç, është dërguar fillimisht në spitalin e Zaneio-s, ku fatkeqësisht nuk ka mbijetuar.

 

brigen limka

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim