LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sherr mes 3 personave në ish-Bllok, 46-vjeçari përplasi kokën në trotuar, vdes në spital! Në kërkim autori (NGJARJA)

• Sherri mes tre të panjohurve në ish-Bllok përfundoi me një viktimë, por lajmi u mor vesh vetëm sot. • Gentian Talja, 46-vjeç, ka mbetur i vdekur pas një konflikti mes 2 personave të tjerë, 5 ditë më parë në Tiranë. • Ngjarja ndodhi më 31 mars, por nuk u raportua nga Policia e Shtetit. • Rreth orës 2.00 të mëngjesit, Talja dhe Gjapi kanë qenë të dy në gjendje të dehur dhe janë takuar krejt rastësisht në vendin ku ka ndodhur ngjarja. • Nga kamerat e sigurisë vërtetohet se Talja dhe Gjapi janë konfliktuarl, ndërsa ka ndërhyrë Artur Gjolena për t’i ndarë. • Pasi përfundoi sherri, 46-vjeçari është ndjerë keq si në një gjendje të fikti dhe ka rënë në tokë, duke goditur me kokë bordurën e trotuarit. • Ai është dërguar në spital, ku edhe ka shfaqur komplikacion, ndërsa rreth orës 19:00 të pasdites teksa ka kaluar në gjendje kome. • Derisa, fatkeqësisht ndërroi jetë mbrëmjen e së martës.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Ngjarja e 5 ditëve më parë në ish-Bllok! Dalin fotot, ky është viktima dhe autori

Sherr mes 3 personave në ish-Bllok, 46-vjeçari përplasi
Gentian Talja dhe Henri Gjapi

TIRANË- Personat në foto janë viktima dhe autori i ngjarjes së 5 ditëve më parë në rrugën “Vaso Pasha” në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku mbeti i vdekur 46-vjeçari.

Mësohet se 25-vjeçari i shpallur tashmë në kërkim, Henri Gjapi është konfliktuar me 46-vjeçarin Gentian Talja ndërsa për t’i ndarë ka ndërhyrë Artur Gjolena. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të datës 31 mars, ndërsa mësohet se të dy, Talja dhe Gjapi kanë qenë në gjendje të dehur.

Sherr mes 3 personave në ish-Bllok, 46-vjeçari përplasi
Gentian Talja

Talja e Gjapi nuk njiheshin më parë me njëri-tjetrin dhe janë takuar krejt rastësisht në vendin ku ka ndodhur ngjarja. Nga kamerat e sigurisë në zonë vërtetohet se Talja dhe Gjapi janë konfliktuar me duar. Aty pranë ka kaluar rastësisht edhe 41 vjeçari Gjolena që i ka ndarë.

Sherr mes 3 personave në ish-Bllok, 46-vjeçari përplasi
Henri Gjapi

Pak minuta më vonë 46-vjeçari Gentjan Talja është ndjerë keq dhe është rrëzuar në tokë duke dëmtuar kokën në trotuar. Ai është dërguar në spital dhe gjendja e tij ka qenë stabël, por pas 10 orësh ka pasur komplikacione dhe ka kaluar në gjendje kome, ndërsa ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spital./Dosja.al

3 VITE ME PARE

ÇFARË NDODHI Më 31 mars? Sherri mes tre të panjohurve në ish-Bllok përfundoi me një viktimë, ngjarja u filmua nga kamerat e sigurisë (EMRAT-AUTORËT)

Sherr mes 3 personave në ish-Bllok, 46-vjeçari përplasi
Policia

TIRANË- Vrasja e Gentian Taljas u fsheh nga Policia për 5 ditë. Autorët dyshohet se janë: Henri Gjapi dhe Artur Gjolena. Burime për Dosja.al kanë mësuar se ngjarja ka ndodhur në orën 02:00 të mëngjesit të datës 31 Mars në kryqëzimin e ish-Bllokut.

Në kamerat e sigurisë është filmuar 46-vjeçari, Talja i cili ka qënë duke lëvizur në këmbë. Ai u përball me dyshen në kryqëzim me 25-vjeçarin, Henri Gjapi dhe janë konfliktuar fillimisht me fjalë e pastaj me grushta.

Më pas, ndërhyn për t'i ndarë 41-vjeçari Artur Gjolena. Pak çaste pasi u ndanë, nga përleshja humbi ndjenjat Gentjan Talja, duke përplasur kokën në trotuar. Më pas të dy palët dërgohen në spital. Gjapi le spitalin pasi jep deklarimet në polici ndërsa Talja vijoi te qëndrojë në spital.

Në mbrëmje shëndeti i tij u përkeqësua dhe kaloi në intubim e ndërroi jetë në 4 Prill./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Shpëton nga atentati 40-vjeçari në Gramsh! Në pranga 2 autorët dhe vetë ‘shënjestra’, gënjeu gjatë marrjes në pyetje

Sherr mes 3 personave në ish-Bllok, 46-vjeçari përplasi
Policia

GRAMSH- Policia ka vënë në pranga dy persona, të cilët akuzohen se, pasi një sherri mes tyre, kërcënuan dhe kërkuan të vrasin me armë zjarri një 40-vjeçar. Ndërkohë, në pranga ka rënë edhe vetë ky i fundit, pasi akuzohet se ka gënjyer policinë gjatë marrjes në pyetje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale. Finalizohet operacioni policor i koduar “Bulçar”. Operacioni, nga Komisariati i Policisë Gramsh, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale dhe me ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë.

Kanosën më armë zjarri një 40-vjeçar, falë reagimit të menjëhershëm dhe koordinimit të shërbimeve të Policisë, Gramsh dhe Korçë, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Në pranga edhe 40-vjeçari që u kanos, pasi dha deklarata të rreme përpara oficerit të Policisë.

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bulçar, Gramsh, 2 shtetas kishin kanosur me armë zjarri, një shtetas tjetër dhe se situata mund të përshkallëzohej në ngjarje kriminiale, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën në kuadër të operacionit “Bulçar”, për parandalimin e përshkallëzimit të situatës, si dhe për kapjen dhe vënien në pranga të autorëve të këtij rasti. Falë reagimit në kohë dhe koordinimit të shërbimeve të Policisë, Gramsh dhe Korçë, të përfshira në këtë operacion, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit V. K., 40 vjeç, banues në fshatin Bulçar, Gramsh dhe S. H., 34 vjeç, banues në fshatin Kodovjat, Gramsh.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasit V. K. dhe S. H., në bashkëpunim me njëri-tjerin, kanë kanosur me armë zjarri pistoletë, në aksin rrugor “Gramsh – Moglicë”, shtetasin R. Sh.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit “Bulçar”, u vu në pranga dhe shtetasi R. Sh., 40 vjeç, banues në fshatin Bulçar, Gramsh, pasi gjatë marrjes në pyetje në lidhje me këtë rast, ka dhënë deklarata të rreme përpara oficerit të Policisë.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Gramsh dhe ato të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe të përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të përfshirë në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Kanosja", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", të kryera në bashkëpunim, si dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

gentian talja artur gjolena tirane

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara