Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Gjykata e Beratit dha sot masën e sigurisë për 11 personat e kapur në fermën e kanabisit në njësinë administrative Kutalli. •Në burg janë lënë Jurgen Ujkaj, Bashkim e Edison Mema, Sidrit Bisha, Endrit e Blerim Xheka, Mirvaldo Disha e Samuel Lushaj. •Mes organizatorëve janë dhe dy gratë Drita dhe Izmira Mema, që rekrutonin 95 punëtore, të cilat po hetohen në gjendje të lirë. •Në sallën e gjyqit, këta persona kanë dëshmuar se punuan në këtë serë vetëm për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike në të cilin ishin. •Ka qënë telefonata e një nga punëtoreve të fermës së kanabisit ajo që çoi në zbulimin e serës. Një nga gratë që punonte në këto sera, kishte fshehur celularin dhe komunikonte me familjen e saj, duke iu thënë se ndihej e frikësuar dhe e sëmurë nga ajri në ambientin ku po punonte. Pas gjetjes së vendit, në sera u infiltrua një person mes grupit punëtoreve. •Në kontrollin e realizuar nga policia është arritur të kapet një sasi prej 870 kg kanabis, si dhe u sekuestruan 700 arka të mbushura me bimë narkotike kanabis në proces përpunimi. •95 gratë nga Fushë-Kruja dhe Lezha, kanë deklaruar se ishin mashtruar nga grupi kriminal se do të vilnin ullinj. Ato treguan se u kërcënuan nga grupi se do i vrisnin familjarët dhe në krye të tyre për t’i ruajtur ishin Drita dhe Izmira Mema, 2 gra organizatorë të rrjetit, të arrestuara nga policia. •Gratë qëndronin ditë e natë në serën e shndërruar edhe në hotel dhe familjarë u thonin se do ktheheshin kur të mbaronin me mbledhjen e ullinjve. Pas kontrollit të ushtruar nga policia në çantat e tyre u gjendën sasi të konsiderueshme parash.
3 artikuj për këtë temë.
BERAT- Personat e arrestuar në fermën ku kultivohej kanabis në Berat deklaruan në sallën e gjyqit se kishin shkuar të punonin për të siguruar të ardhura, për shkak të kushteve të vështira ekonomike ku jetojnë. Gjykata e Shkallës së Parë Berat vendosi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 11 personat e arrestuar si organizatorët dhe mbikëqyrës së serës së mbjellë me hashash në fshatin Drenovicë në bashkinë Dimal.
Në seancë kanë folur vetëm 2 prej burrave të arrestuar, ndërkohë që për të arrestuarit e tjerë kanë folur vetëm avokatët përfaqësues të tyre: Flutura Eski, Agron Isufi, Plarent Lapardhaja dhe Qazim Kozhaj.
Dy burrat deklaruan se kishin ardhur për të punuar pasi merrnin 50 mijë lekë (të vjetra) në ditë dhe se ishin të detyruar nga kushtet e vështira ekonomike në të cilat jetojnë. Prokurorja Albiona Papajani ka kërkuar vlerësimin “të ligjshëm” të arrestimit të 11 shtetasve dhe caktimin për ta të masës së sigurisë “arrest me burg”, për veprat penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Gjyqtari Pëllumb Zaimi, pasi ka dëgjuar organin e akuzës dhe pretendimet a avokatëve e ka vlerësuar “të ligjshëm” arrestimin e 11 shtetasve të sipërpërmendur dhe ka caktuar për të gjithë masën e sigurisë “arrest me burg”.
Jurgen Ujkaj, Bashkim Mema, Sidrit Bisha, Endrit Xheka, Edison Mema, Mirvaldo Disha, Hamdi Dyli (pronari që kishte lënë me qira serat), Blerim Xheka, Samuel Lushaj, Drita Mema dhe Izmira Mema janë të gjithë personat e ndaluar që u sollën sot në seancë, nën masa të rrepta sigurie.
BERAT- Një nga punëtoret e fermës së kanabisit në fshatin Dronovicë në Berat, ka qënë ajo e cila ka zbuluar serën ku kultivohej droga, që çoi më pas në arrestimin e 11 personave si dhe në sekuestrimin e 870 kg kanabis.
Një nga gratë që punonte në këto sera, kishte fshehur celularin dhe komunikonte me familjen e saj. Ajo u është shprehur atyre se ndihej e frikësuar dhe e sëmurë nga ajri në ambientin ku po punonte. Kjo deklaratë e saj mendohet se ka qenë burimi kryesor, pasi një i afërmi i saj punonte në polici dhe filloi që të hetojë në lidhje me punësimin e kushërirës së tij. Pas gjetjes së vendit, në sera u infiltrua një person mes grupit punëtoreve.
Nga ana tjetër të arrestuarit u lanë ditën e sotme në arrest me burg.
Punëtoret zakonisht flinin aty dhe nuk shkonin në banesë. I gjithë aktiviteti i ditës kryhej në serë ku përpunohej kanabis. Punëtoret paguheshin rreth 50 mijë Lekë të vjetra në ditë.
BERAT- Njëmbëdhjetë të arrestuarit në serën ku përpunohej kanabis në Drenovicë të Beratit u lanë ditën e sotme në arrest me burg. Në burg janë lënë Jurgen Ujkaj, Bashkim e Edison Mema, Sidrit Bisha, Endrit e Blerim Xheka, Mirvaldo Disha e Samuel Lushaj si dhe dy prej grave që punonin në sera, nënë e bijë Drita e Izmira Mema.
Në videon e siguruar nga Dosja.al shihen dy rekrutoret e fermës të cilat mundohen që të mos kapen nga kamerat. Njëra prej tyre, ka të mbuluar kokën me një bluze, teksa futet e shoqëruar nga policia brenda Gjykatës.
Në burg janë lënë:
-Jurgen Ujkaj
-Bashkim Mema
-Sidrit Bisha
-Endrit Xheka
-Edison Mema
-Mirvaldo Disha
-Hamdi Dyli, pronari që kishte lënë me qira serat.
-Blerim xheka
-Samuel Lushaj
-Drita Mema
-Izmira Mema
Anëtarët e familjes Mema dyshohen se ishin organizatorët e veprimtarisë së përpunimit të kanabisit. Kujtojmë se për rastin, policia vuri në pranga 11 persona kurse 95 punëtoret e hashashit u lanë në gjendje të lirë.
Opearacioni i koduar ‘Befasia’ u finalizua me 870 kliogramë lëndë narkotike dhe tre armë zjarri. Droga po paketohej në 700 arka dhe një pjesë e saj gjendej në tetë thasë. Mes të arrestuarve 9 janë meshkuj dhe shumica nuk janë banorë në Berat po janë nga veriu i vendit. I dyshuari kryesor për autoritetet e rendit është Hamdi Dyli i cili dyshohet se kishte marrë ambientin me qira nga pronarët e truallit të cilët i përdornin serat për të kultivuar kryesisht perime. Ambienti ishte ndarë në katër pjesë dhe i përkiste Dylit i cili ia dha me qira banorit të fshatit Drenovicë, bashkia Dimal. Mes armatimit të bllokuar rezultojnë një automatik,135 fishekë, 2 pistoleta që mbaheshin për t’u ruajtur nga sulme të mundshme për të vjedhur prodhimin.
95 gratë nga Fushë-Kruja dhe Lezha, thanë se ishin mashtruar nga grupi kriminal se do të vilnin ullinj.