LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sekuestrohet mbi 33 kg kokainë në kontejnerët e ‘BanaKing’, droga u ngarkua në Ekuador, prej 3 ditësh qëndronte në Port, 8 në pranga

• 33.5 kilogramë kokainë është gjetur e sekuestruar këtë pasdite në Portin e Durrësit. Lënda narkotike ishte futur në kontejnerët e kompanisë ‘BanaKing’, në pronësi të biznesmenit Trifon Murataj, që ishin ngarkuar me banane në Ekuador. Por, bashkë me frutat ekzotike, në Portin e Durrësit mbërriti dhe 33.5 kilogramë drogë. Kontrollet në kontejner janë kryer tri ditë pas mbërritjes së tij në Shqipëri dhe dyshimeve të ngritura se brenda mund të fshihej diçka e dyshimtë. • Pas informacioneve të marra, Task Forca ka zhvilluar operacionin dhe me ndihmën e qenve antidrogë, zbuloi vendin ku fshihej droga. Kokaina ishte mbështjellë dhe futur brenda kutive të mbushura me banane. Në polici kanë përfunduar 8 persona, punonjës të kompanisë dhe portit, pasi skaneri e kishte nxjerrë të paste kontejnerin dhe dyshimet janë se ka pasur bashkëpunim me përgjegjësit. • Kjo nuk është hera e parë që në kamionët e ‘BanaKing’ gjendet drogë. Për këtë kompani, ZICO SHA, DEA e Athinës ka njoftuar Policinë e Shtetit që kryen trafik kokaine nga Ekuadori. E-maili i është përcjellë Gledis Nanos nga Tonin Vocaj 31 dhjetor të vitit 2021 dhe shkruan për një kompani me seli në Durrës, ZICO SHA. Informacioni u zbulua pas hakerimit të e-mailit të Nanos. • E njëjta kompani është përfshirë në një rast të dyshimtë, kur në korrik të këtij viti u raportua se i ishin zhdukur 49 kuti me banane. Kamerat nuk e filmuan dot këtë episod dhe 20 punonjësit e arrestuar të Doganës dhe Portit u liruan pas arrestimit. Dyshimet ishin se ata "mbyllën" sytë para marrjes së kutive që dyshohet se ishin të mbushura me kokainë. Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar për këtë rast se nëse kutitë ishin të mbushura me drogë, sasia është rekord në një peshë rreth 850 kilogram kokainë.

10 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Kokaina në Durrës, kompania: Jemi të pafajshëm, grupet kriminale po përdorin linjën pa dijeninë tonë

Sekuestrohet mbi 33 kg kokainë në kontejnerët e
Porti Durres

TIRANË- Përfaqësuesit e kompanisë 'Banaking' kanë mohuar të jenë të përfshirë në trafikimin e kokainës që u zbulua mbrëmë në Portin e Durrësit. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, ata kanë treguar para agjentëve të Antidrogës se s’kanë asnjë lidhje me lëndën narkotike dhe s’kanë pasur dijeni për praninë e saj në arkat me banane. Kompania pretendon se grupet kriminale po  përdorin linjën pa dijeninë e tyre dhe se kjo po u shkatërron biznesin.

“Nuk kemi asnjë përgjegjësi pasi neve si kompani porosinë e bëjmë në rrugë elektronike dhe s’jemi fizikisht në Ekuador. Nga ta dimë neve se çfarë kanë arkat brenda?! Mund ta linit ngarkesën të mbërrinte në magazinat tona dhe nëse neve zbulonim se kishte kokainë dhe se raportonim atëherë kjo përbënte shkelje ligjore. Ne presim banane, se çfarë ka kontejneri brenda nuk kemi se si ta dimë. Grupet kriminale e përdorin linjën pa dijeninë tonë. Ky është një problem për ne sepse na shkatërron biznesin. Ne jemi të pafajshëm pasi s’kemi asnjë dijeni për lëndën narkotike“, kanë deklaruar ndër të tjera përfaqësuesit e kompanisë pritëse të bananeve me seli në Tiranë.

Ky reagim vjen pas zbulimit të 33.5 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit. Lënda narkotike e cila ishte futur në kontejnerët e kompanisë ‘BanaKing’, në pronësi të biznesmenit Trifon Murataj, u gjet pasditen e djeshme në Portin e Durrësit. Lënda narkotike ishte ngarkuar me banane dhe vinte nga Ekuadori. U desh tre ditë kontrolle, që të zbulohej se në kontejner ishte fshehur sasia e madhe e lëndës narkotike. Qentë antidrogë ishin ato që zbuluan se ku fshihej droga. Kokaina ishte mbështjellë dhe futur brenda kutive të mbushura me banane. Në polici kanë përfunduar 8 persona, punonjës të kompanisë dhe portit, pasi skaneri e kishte nxjerrë të paste kontejnerin dhe dyshimet janë se ka pasur bashkëpunim me përgjegjësit.

3 VITE ME PARE

33.5 kg kokainë në Durrës, Çuçi: Urime, por operacioni vijon

Sekuestrohet mbi 33 kg kokainë në kontejnerët e
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka pëgëzuar Policinë e Shtetit për operacionin e zhvilluar në Portin e Durrësit, ku sot u sekuestruan 33.5 kilogramë kokainë. Në postime të njëpasnjëshme në rrjetet sociale, Çuçi shkruan se ky operacion është prova e radhës e punës së shkëlqyer hetimore dhe operacionale, e luftës pa kompromis përballë krimit të organizuar.

"Përgëzime Policisë së Shtetit për goditjen e suksesshme në Portin e Durrësit, ku u sekuestruan 33.5 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë. Prova e radhës e punës së shkëlqyer hetimore dhe operacionale, e luftës pa kompromis përballë krimit të organizuar dhe dëshmi e pakontestueshme e vendosmërisë tonë për të rritur gjithnjë e më shumë forcën goditëse të Policisë së Shtetit ndaj grupeve kriminale. Operacioni vijon,"- shkruan Çuçi, duke nnëkuptuar vazhdimësinë. 

33.5 kilogramë kokainë është gjetur e sekuestruar këtë pasdite në Portin e Durrësit. Lënda narkotike ishte futur në kontejnerët e kompanisë ‘BanaKing’, në pronësi të biznesmenit Trifon Murataj, që ishin ngarkuar me banane në Ekuador. Por, bashkë me frutat ekzotike, në Portin e Durrësit mbërriti dhe 33.5 kilogramë drogë. Kontrollet në kontejner janë kryer tri ditë pas mbërritjes së tij në Shqipëri dhe dyshimeve të ngritura se brenda mund të fshihej diçka e dyshimtë. Tetë persona, punonjës të kompanisë e të skanerit janë shoqëruar pasi dyshohet se janë përfshirë. Kjo sepse skaneri e kishte nxjerrë të 'pastër' kontejnerin.

3 VITE ME PARE

DETAJE/ Ishte nisur 21 ditë më parë, si u zbulua ngarkesa me drogë nga telefonata anonime

Sekuestrohet mbi 33 kg kokainë në kontejnerët e
Makine policie

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga drpoga që u zbulua ditën e sotme në Portin e Durrësit. Mësohet se ishte një telefonatë anonime, ajo që lëvizi autoritetet shqiptarë, në mënyrë që të kontrollonin kontenierin me banane. Po ashtu ka dyshime se edhe kontenierët e tjerë kanë kokainë brenda.  

Duke qenë se anija, e cila kishte dalë e pastër dhe në skaner, informacionet nga jashtë kanë bërë që kontenieri të kontrollohej me qen antidrogë. Po ashtu thuhet se anija me bananet ishte nisur 21 ditë nga Ekuadori.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Qeni pranë kutive, publikohen pamjet nga sekuestroja e kokainës në 'Banaking', si ishte futur droga mes frutave

Sekuestrohet mbi 33 kg kokainë në kontejnerët e
Qeni dhe droga në BanaKing

DURRËS- Pamjet që po shikoni vijnë nga operacioni i zhvilluar këtë pasdite në Portin e Durrësit, aty ku u gjetën dhe sekuestruan 33.5 kilogramë kokainë në ngarkesën e 'BanaKing', pjesë e kompanisë 'ZICO SH.A', në pronësi të biznesmenit Trifon Murataj. 

Në video duket një nga qentë antidrogë që qëndron pranë kutive me banane. Lënda narkotike shihet se është e mbështjellë dhe futur brenda kutive me banane që kishin ardhur nga Ekuadori. Policia bëri me dije se në pranga janë vënë tetë persona, punonjës të kompanisë 'BanaKing' dhe të skanerit në Portin e Durrësit pasi skaneri e kishte nxjerrë të 'pastër' kontejnerin. 

3 VITE ME PARE

Kokaina në Banaking, policia: Droga ishte ndarë në 31 pako, skaneri e nxorri të pastër kontejnerin, 8 të shoqëruar

Sekuestrohet mbi 33 kg kokainë në kontejnerët e
Qeni dhe droga e BanaKing

DURRËS- Policia e Durrësit ka dalë me njoftim zyrtar në lodhje me kokainën e gjetur në kutitë e bananeve 'BanaKing', në pronësi të kompanisë 'ZICO SH.A', e biznesmenit Tirfon Murataj. Në njpftim bëhet me dije se droga ushte futur në 2 arka bananesh. Lënda narkotike ishte ndarë në 31 pako, me peshë totale 33.5 kilogramë. Deri më tani mësohet se janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale, 8 persona, pjesëtarë të firmës që priste ngarkesën me banane dhe punonjës të skanerit në Portin e Durrësit.

Njoftimi:

Finalizohet një tjetër operacion policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta. Finalizohet operacioni policor i koduar “Again”. Sekuestrohen 31 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë totale 33.5 kilogramë. Shoqërohen në DVP Durrës, 8 persona. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara në Portin e Durrësit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të drogave të forta, bazuar dhe në inteligjencën informative, strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Portit Durrës, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Again”.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionin policor të administruar nga Policia shqiptare, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në një kontenier të ngarkuar me banane, që kishte ardhur nga Ekuadori, për llogari të një firme në Tiranë, duke qenë se nga kontrolli me skaner nuk ishte konstatuar ngarkesë tjetër përveç arkave me banane. Si rezultat i kontrollit me qen antidrogë, shërbimet e Policisë konstatuan në 2 arka bananesh, 31 pako, të mbushura me lënd të dyshuar narkotike kokainë, me peshë totale 33.5 kilogramë. Në vijim të operacionit janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale, 8 persona, pjesëtarë të firmës që priste ngarkesën me banane dhe punonjës të skanerit në Portin e Durrësit. Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të Policisë së Shtetit vijojnë veprimet për zbardhjen e këtij rasti dhe për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës. Operacioni vijon.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Droga në 'BanaKing', publikohen pamjet nga Porti i Durrësit, 84 kontejnerë të tjerë futen në skaner, vijon kontrolli

Sekuestrohet mbi 33 kg kokainë në kontejnerët e
Policia në Portin e Durrësit

DURRËS- Pamjet që po shikoni vijnë nga Porti i Durrësit, aty ku janë sekuestruar 33.5 kilogramë kokainë në kontejnerët e "BanaKing", në pronësi të kompanisë "ZICO SH.A" e biznesmenit Trifon Murataj. Në pamjet duket se zona është totalisht e rrethuar nga forcat e Policisë së Shtetit.

Gjithashtu bëhet me dije se 84 kontejnerë po kalohen në skander për të parë nëse ka ende sasi tjetër tjetër droge, përveç asaj që është sekuestruar deri më tani. Nga ana e Policisë së Durrësit nuk ka ende një njoftim zyrtar dhe nuk dihet nëse ka të arrestuar pas operacionit në fjalë. 

3 VITE ME PARE

DETAJE/ Kontejneri kishte 3 ditë në port, qentë antidrogë zbuluan kokainën e fshehur mes bananeve

Sekuestrohet mbi 33 kg kokainë në kontejnerët e
Qen antidrogë

DURRËS- Kontejneri në të cilin u zbuluan 33.5 kilogramë kokainë kishte tre ditë që qëndronte në Portin e Durrësit. Këtë mbrëmje, i është nënshtruar kontrollit pas dyshimeve se brenda tij mund të fshihej diçka e dyshimtë.

Operacioni është zhvilluar nga Task-Forca pas informacioneve të marra. Droga është zbuluar nga qëntë antidrogë që kanë nuhatur kontejnerin e mbushur me banane të ngarkuara në Ekuador. Bananet kishin ardhur në emër të kompanisë 'BanaKing', por nuk dihet nëse ka të arrestuar nga operacioni në fjalë.

3 VITE ME PARE

Kokaina u gjet në kontejnerët e ‘Banaking’, si u ngarkuan frutat dhe 33.5 kg drogë në Ekuador

Sekuestrohet mbi 33 kg kokainë në kontejnerët e
Banaking

DURRËS- Kokaina e zbuluar këtë pasdite në Portin e Durrësit ishte fshehur në kontejnerin e kompanisë ‘BanaKing’, në pronësi të biznesmenit Trifon Murataj. Mësohet se 33.5 kilogramë drogë ishte fshehur në kapakët e frigoriferit që ishte mbushur me banane.

Frutat janë ngarkuar në Ekuador, ku dhe dyshohet se është futur edhe lënda narkotike gjithashtu. Nga Policia e Durrësit nuk ka një njoftim zyrtar dhe nuk dihet nëse ka të arrestuar pas sekuestrimit të drogës.

3 VITE ME PARE

Droga në Portin e Durrësit, 33.5 kg kokainë ishin nisur nga Ekuadori, u gjetën mes bananeve

Sekuestrohet mbi 33 kg kokainë në kontejnerët e
Porti i Durrësit

DURRËS- Droga që u gjet këtë pasdite në Portin e Durrësit ishte fshehur në një konteiner me banana. Mësohet se frutat vinin nga Ekudori dhe në kaparët e frigoriferit ishte fshehur edhe kokaina.

Deri tani raportohet se bëhet fjalë për 33.5 kilogramë kokainë. Nga Policia e Durrësit nuk ka ende një njoftim zyrtar dhe nuk dihet nëse ka të arrestuar pas gjetjes së drogës.

3 VITE ME PARE

Sekuestrohet 33.5 kg kokainë në Portin e Durrësit

Sekuestrohet mbi 33 kg kokainë në kontejnerët e
Porti i Durrësit

DURRËS- Një sasi e konsiderueshme kokaine, 33.5 kilogramë, është sekuestruar në Portin e Durrësit këtë pasdite. Mësohet se droga është gjetur në një konteiner me banane që vinte nga Ekuadori. Droga është zbuluar nga skaneri dhe ishte fshehur në kapakët e frigoriferëve të konteinerit.

Nga Policia e Durrësit nuk ka ende një njoftim dhe nuk dihet nëse ka të arrestuar nga operacioni në fjalë. Pritet që nga momentin në moment të zbardhen më shumë detaje. 

porti i durresit droge ne banaking

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!