Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një ngjarje e rëndë është regjistruar në rrugën “Aleksandër Moisiu”, në Tiranë, ku mësohet se mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:20, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia 28-vjeçari me inicialet A. F. • Si pasojë e dëmtimeve të marra, 28-vjeçari ka humbur jetën. • Lidhur me këtë ngjarje bëhet me dije se është shoqëruar drejtuesi teknik i punimeve. • Bazuar në dëshmitë e kolegëve në vendngjarje, mësohet se i riu kishte vetëm 20 minuta që kishte marrë turnin. • Në momentin e ngjarjes i riu po mbushte disa kova me llaç në lartësinë e objektit.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË - Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar lidhur me 5 rastet e aksidenteve në vendin e punës që janë regjistruar këtë muaj. Në një reagim në rrjete sociale, KSSH shkruan se ky bilanc është një alarm, dhe se shkak për aksidentet dyshohet të jetë mosrespektimi i kushteve të sigurisë teknike në punë. KSSH shprehet se këto shifra janë alarmante për një vend të vogël si Shqipëria, ndërsa shton se institucionet duhet të marrin masa dhe të mos qëndrojnë indiferente.
Reagimi i Plotë:
“Alarm, 5 të vdekur nga aksidentet në punë në 1 muaj! Në një kantier ndërtimi në Tiranë sot u shënua tragjedia e radhës, kur një 28 vjeçar humbi jetën pasi ra nga një lartësi e konsiderueshme. Edhe këtë herë shkak i aksidentit në punë dyshohet mosrespektimi i kushteve të sigurisë teknike në punë, teksa Inspektoriati i Punës vijon të jetë në gjumë dimëror. KSSH i shpreh ngushëllime familjes dhe kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ky është aksidenti i 5 në punë më viktima për këtë muaj.
Në 21 Maj në minierën e Martaneshin humbi jetën minatori Armand Peshku, dhe po në 21 maj në një gurore në Vlorë, humbi jetën punëtori Jurgen Veshaj. Në 9 Maj në Shëngjin humbi jetën pasi ra nga lartësia punëtori i ndërtimit Emiljano Frroku, ndërsa dy ditë më pas në Shëngjin humbi jetën në punë punëtori i ndërtimit Dedë Gjoni. Këto shifra janë dramatike për një vend të vogël si Shqipëria, ndaj institucionet që mos qëndrojnë indiferente.”
TIRANA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në rrugën “Aleksandër Moisiu”, në Tiranë, ku mësohet se mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:20, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia 28-vjeçari me inicialet A. F. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 28-vjeçari ka humbur jetën. Lidhur me këtë ngjarje bëhet me dije se është shoqëruar drejtuesi teknik i punimeve.
Bazuar në dëshmitë e kolegëve në vendngjarje, mësohet se i riu kishte vetëm 20 minuta që kishte marrë turnin. Në momentin e ngjarjes i riu po mbushte disa kova me llaç në lartësinë e objektit.
TIRANA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë ku mësohet se mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:20, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia 28-vjeçari me inicialet A. F. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 28-vjeçari ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 27.05.2024, rreth orës 08:20, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A. F., 28 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.