LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Samiti dyditor në Hagë/ NATO miraton planin e ri të shpenzimeve, 5% e PPB-së së çdo shteti anëtar, Trump: Aleanca do të jetë e fortë

• 32 shtetet anëtare të NATO-s kanë rënë dakord të shpenzojnë 5% të PBB-së së tyre për mbrojtje dhe siguri deri në vitin 2035, pas muajsh presioni nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump. • Pragu i ri u bën thirrje anëtarëve t'i kushtojnë 5% të ekonomive të tyre "mbrojtjes thelbësore" dhe fushave të sigurisë që lidhen me të. • Ky është një hap që synon të rrisë aftësitë kolektive të NATO-s në një epokë të kërcënimeve gjeopolitike në rritje, veçanërisht nga Rusia. • Trump pati një takim kokë më kokë me homologun e tij turk, Rexhep Tayyip Erdogan, në kuadër të Samitit të NATO-s në Hagë. • Takimi midis dy presidentëve zgjati afërsisht 45 minuta dhe ishte takimi i tyre i parë privat që nga fillimi i mandatit të dytë të presidentit amerikan.• Siç njoftoi presidenca turke, fokusi i takimit ishte në marrëdhëniet dypalëshe midis dy shteteve dhe promovimin e bashkëpunimit në fushat e energjisë dhe investimeve, si dhe në industrinë e mbrojtjes.• Presidenti turk përshëndeti gjithashtu armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit dhe theksoi rëndësinë e dialogut të ngushtë për t'i dhënë fund tragjedisë humanitare në Gaza dhe për një zgjidhje paqësore të luftës Rusi-Ukrainë. • Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale foton familjare me liderët e NATO-s të mbledhur në Hagë në kuadër të smitit. • Rama shkruan se kjo është fotoja familjare nga darka e mikpritjes së Familjes Mbretërore për liderët e Aleancës. • Kryeministri ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. • Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani është pjesë e delegacionit zyrtar të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama në Samitin e Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s. • Ai mori pjesë në Takimin e Këshillit NATO-Ukrainë, dedikuar diskutimit për situatën në Ukrainë, ku është takuar gjithashtu me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Marco Rubio, me Përfaqësuesen e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, njëherësh Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, me homologë nga vendet anëtare të BE-së dhe vendeve kandidate. • Presidenti amerikan Donald Trump dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, mbajtën sot deklaratë për mediat në kuadër të samitit të NATO-s në Hagë, ku fokusi ishte tek rritja e shpenzimeve të mbrojtjes nga vendet anëtare të aleancës.• Trump deklaroi se donte t'i siguronte aleatët e tij për Nenin 5 se SHBA do të jetë me ta dhe shtoi se NATO do të jetë e fortë. • Trump përsërit se sulmi amerikan ndaj centraleve bërthamore të Iranit “ishte një sulm shkatërrues” i cili “i la ata në baltë”. • Nga ana tjetër Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ndërhyri dhe tha se SHBA-të "shkatërruan kapacitetin bërthamor të Iranit". • Ai thotë se kjo ishte thelbësore, me sulmin e kryer në një "mënyrë mbresëlënëse".• Gjithashtu Trump u pyetet se për sa kohë mendon se programi bërthamor iranian është penguar nga sulmet ajrore. • Gjatë fjalës së tij, shefi i NATO-s, Mark Rutte deklaroi se Aleanca do të vendosë në mënyrë unanime që vendet të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të prodhimit të brendshëm bruto. • Ai theksoi gjithashtu se kjo nismë synon një ndarje më të drejtë të barrës financiare brenda aleancës:

26 artikuj për këtë temë.

11 MUAJ ME PARE

"Burri im është në frontin e luftës," dialogu i Trump me gazetaren ukrainase bën xhiron e rrjetit, e pyet në lidhje me sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot: E shoh që iu prek shumë!

Samiti dyditor në Hagë/ NATO miraton planin e ri të shpenzimeve,
Trump

HAGË- Një gazetare nga Ukraina i drejtoi presidentit të SHBA-së, Donald Trump një pyetje në lidhje me sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot. Teksa gazetarja po shtronte pyetjen e saj, Trump nisi të interesohej rreth jetës së saj që nga prejardhja e saj dhe më pas zbuloi se bashkëshorti i saj është aktualisht në Ukrainë dhe shërben në ushtri.

“Kjo është e vështirë”, tha Trump, duke e përshkruar gazetaren si “të pabesueshme”.

“Pra, më lejoni t’ju them, ata me të vërtetë duan të kenë atë që ata e quajnë sisteme mbrojtëse raketore Patriot. Do të shohim nëse mund të sigurojmë disa. E dini, ato janë shumë të vështira për t’u siguruar. Edhe ne kemi nevojë për to, ne i kemi furnizuar ato Izraelit dhe ato janë shumë efektive, 100% efektive”, tha Trump.

“Kjo është një pyetje shumë e mirë. Dhe ju uroj fat të mbarë. Mund të shoh se po ju prek shumë. Përshëndeteni burrin tuaj. Dakord”, shtoi ai.


Trump zhvilloi një konferencë me gazetarët në Hagë pasi udhëheqësit e NATO-s mbështetën një rritje të madhe të shpenzimeve të mbrojtjes që vetë Trump kishte kërkuar. Udhëheqësit e NATO-s janë zotuar të shpenzojnë 5 përqind të GDP-së së tyre për mbrojtje dhe siguri çdo vit deri në vitin 2035 për të përmbushur angazhimet e tyre individuale dhe kolektive.

Deklarata thotë se anëtarët do të paraqesin plane vjetore që demonstrojnë një rrugë të besueshme dhe progresive drejt këtij qëllimi, me një shqyrtim më të gjerë të progresit të planifikuar për vitin 2029.

11 MUAJ ME PARE

Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027

Samiti dyditor në Hagë/ NATO miraton planin e ri të shpenzimeve,
Rama

HAGË- Kreyministri Edi Rama së fundmi ka publikuar në "Facebook" një postim ku ka njoftuar se samiti i NATO-s për vitin 2027 do të organizohet në Tiranë. Rama gjithashtu ka ndarë foto nga samiti që u zhvillua në Hagë.

"Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027," shkuan ai.

32 shtetet anëtare të NATO-s kanë rënë dakord të shpenzojnë 5% të PBB-së së tyre për mbrojtje dhe siguri deri në vitin 2035, pas muajsh presioni nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump. Pragu i ri u bën thirrje anëtarëve t'i kushtojnë 5% të ekonomive të tyre "mbrojtjes thelbësore" dhe fushave të sigurisë që lidhen me të. Ky është një hap që synon të rrisë aftësitë kolektive të NATO-s në një epokë të kërcënimeve gjeopolitike në rritje, veçanërisht nga Rusia. 

11 MUAJ ME PARE

NATO pajtohet për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje, Trump e quan fitore për SHBA-në

Samiti dyditor në Hagë/ NATO miraton planin e ri të shpenzimeve,
foto ilustruese

HAGË- Udhëheqësit e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) janë pajtuar për një rritje masive të shpenzimeve për mbrojtje, pas presionit nga presidenti amerikan, Donald Trump, dhe u zotuan se do të ndihmojnë njëri-tjetrin, në rast se ndonjë nga shtetet anëtare sulmohet. Pas samitit, Trump e mirëpriti vendimin e NATO-s dhe e cilësoi si fitore “monumentale” për shtetin e tij.

“Është fitore monumentale për SHBA-në sepse ne ishin duke bartur më shumë [barrën financiare]”, tha Trump për gazetarët.

Në deklaratën përfundimtare, të përkrahur nga 32 udhëheqësit e NATO-s thuhet: "Aleatët zotohen të investojnë 5 për qind të Bruto Prodhimit të Brendshëm në bazë vjetore për nevoja thelbësore të mbrojtjes dhe për shpenzimet që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë deri në vitin 2035, për të garantuar përmbushjen e detyrimeve tona individuale dhe kolektive”.

Në deklaratën e NATO-s u tha se rritja e shpenzimeve për mbrojtje do të sigurojë që aleanca të ketë forca, aftësi, burime, infrastrukturë, përgatitje luftarake dhe qëndrueshmërinë e nevojshme "për të penguar dhe mbrojtur në bazë të tri detyrave kryesore: parandalimin dhe mbrojtjen, parandalimin dhe menaxhimin e krizave dhe bashkëpunimin në siguri”.

Spanja veçse ka njoftuar se nuk mund ta përmbushë këtë synim, teksa edhe shtete të tjera kanë shprehur rezerva, por zotimi për investime përfshin rishqyrtimin e shpenzimeve më 2029, monitorimin e përparimit dhe rivlerësimin e kërcënimit të sigurisë që paraqet Rusia.

Para samitit në Hagë, presidenti amerikan Trump, vuri në pikëpyetje sërish përkushtimin e vendit të tij për t’i mbrojtur aleatët e vet në rast se ata sulmohen. Ashtu siç bëri edhe gjatë mandatit të tij të parë, Trump la të kuptohej se mbështetja e tij do të varej nga ajo nëse aleatët e SHBA-së shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen.

Por, shefi i NATO-s, Mark Rutte, pas samitit tha se politikanët në Evropë dhe Kanada “nuk duhet të brengosen lidhur me përkushtimin e SHBA-së ndaj nenit 5 të NATO-s, përkatësisht mbrojtjes kolektive. Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha se vendimi i NATO-s për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje është sinjal për fuqinë e aleancës dhe për unitetin.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, tha se qëllimi i ri për shpenzime është i përballueshëm për shtetin e saj dhe u jep shteteve “fleksibilitet” se si të arrijnë në 5 për qind të Bruto Prodhimit të Brendshëm. Gjatë prononcimit pas përfundimit të samitit, Meloni tha se asnjë euro nga prioritetet e tjera buxhetore për të financuar rritjen e planifikuar të shpenzimeve për mbrojtjen.

Në margjinat e samitit të NATO-s, Trump ka zhvilluar një takim me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Zelensky tha se takimi ishte "i gjatë dhe përmbajtësor", duke shtuar se me presidentin amerikan bisedoi për arritjen e një armëpushimi në luftën me Rusinë.

"Ne folëm për të gjitha çështjet e rëndësishme. E falënderova presidentin Trump dhe SHBA-në", shkroi ai në X, pas takimit 50-minutësh.

"Ne biseduam për arritjen e një armëpushimi dhe një paqeje të vërtetë. Folëm se si të mbrojmë njerëzit tanë", shtoi ai.

Por, Trump tha gjatë një konference për media se me Zelenskyn nuk ka biseduar për një armëpushim. Ai shtoi se do të bisedojë me presidentin rus, Vladimir Putin, lidhur me përfundimin e luftës.

Sa i përket mbështetjes për Ukrainën – që po përballet me luftën e nisur nga Rusia më 2022 – kryeministri brtianik, Keir Starmer, tha se mbështetja e NATO-s për Ukrainën mbetet e pandryshuar, përkundër faktit që në deklaratën përfundimtare të samitit, lufta Rusi-Ukrainë u përmend shkurt.

“Sa i përket Ukrainës, qëndrimi i NATO-s nuk ka ndryshuar”, u tha Starmer gazetarëve. “Ndërsa punojmë për të ulur tensionet në Lindjen e Mesme, nuk do ta humbasim as edhe për një moment fokusin te Ukraina”. Më 2026, samiti i NATO-s do të mbahet në Turqi dhe një vit më vonë në Shqipëri./REL

11 MUAJ ME PARE

Takimi me Trump në Hagë, Zelenskyy: Diskutuam se si të arrijmë një armëpushim dhe një paqe të vërtetë

Samiti dyditor në Hagë/ NATO miraton planin e ri të shpenzimeve,
volodymyr zelensky

HAGË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka reaguar pas takimit që zhvilloi me presidentin e SHBA-së, Donald Trump në margjinat e samit të NATO-s. Në një postim në platformën "X", Zelenskyy shprehet se zhvilloi një takim të gjatë me Trump dhe diskutuan për çështje vërtet të rëndësishme.

Ai u shpreh më tej se në takimin mes tyre u diskutua se si të arrihet një armëpushim dhe një paqe e vërtetë. Gjithashtu shtoi se në vijim do të publikohen detaje mbi takimin.

"Pata një takim të gjatë me Presidentin Trump. Mbuluam të gjitha çështjet vërtet të rëndësishme. Falënderoj Z. President, falënderoj Shtetet e Bashkuara. Diskutuam se si të arrijmë një armëpushim dhe një paqe të vërtetë. Folëm se si të mbrojmë popullin tonë. Vlerësojmë vëmendjen dhe gatishmërinë për të ndihmuar në afrimin e paqes. Detajet do të publikohen më pas.", thuhet në postimin e Zelenskyy. 

Gjatë samitit të NATO-së, Zelenskyy u takua gjithashtu me udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Gjermanisë dhe Francës, si dhe me shefin e aleancës, Mark Rutte.

"Ne qëndrojmë pranë Ukrainës në përpjekjet e saj për paqe dhe do të vazhdojmë ta mbështesim atë në rrugën e saj të pakthyeshme drejt anëtarësimit në NATO", u tha Rutte gazetarëve në fund të samitit.

11 MUAJ ME PARE

Trump në konferencën në Hagë: Në javët e fundit u kujdesëm dhe për Kosovën dhe Serbinë...

Samiti dyditor në Hagë/ NATO miraton planin e ri të shpenzimeve,
donald trump

HAGË- Presidenti amerikan Donald Trump në konferencën për mediat nga samiti i NATO-s në Hagë ka treguar për një telefonatë që kishte zhvilluar më presidentin rus, Vladimir Putin. Ky i fundit e kishte pyetur nëse mund ta ndihmojë lidhur me Iranin. 

Më tej, Trump tha se në javët e fundit administrata e tij ka punuar për zgjidhjen e disa konflikteve të rëndësishme ndërkombëtare, ku përmedi dhe Kosovën dhe Serbinë. Ai vijoi më tej duke thënë se askush më parë nuk ka bërë kaq shumë përpjekje për zgjidhjen e konflikteve në botë.  Lidhur me presidentin rus, Trump u shpreh se mendon se veprimet e tij janë të gabuara. 

"E di që një gjë do të donte ta zgjidhte, do të donte të dilte nga kjo punë. Është një rrëmujë për të. Më telefonoi ditën tjetër. Tha, a mund t'ju ndihmoj me Iranin? Thashë, jo, mund të më ndihmosh me Rusinë. Sepse në javët e fundit, u kujdesëm për Indinë dhe Pakistanin, Kosovën, Serbinë.

Mendoj se të premten do të hyjmë, Kongoja po hyn dhe Ruanda po hyn. Ishte një luftë e egër që vazhdoi, një luftë me hanxhar. Koka të prera në të gjithë Afrikën. Bëmë edhe dy të tjera përveç kësaj. Askush nuk ka bërë ndonjëherë diçka të tillë. Jo, unë e konsideroj atë një person që, mendoj, është i gabuar. Jam shumë i befasuar, në fakt. Mendova se do ta kishim zgjidhur këtë çështje. Ndërkohë, kam zgjidhur katër prej tyre. Por ai më telefonoi. Por tha, e dini, ai është i afërt me Iranin. Ai do të donte të na ndihmonte të arrinim një zgjidhje. Unë thashë, jo, jo. Më ndihmoni ju të arrij një zgjidhje me ju, me Rusinë, dhe mendoj se do ta bëjmë edhe këtë. Po, ju lutem. Vazhdoni, ju lutem.", tha Trump. 

11 MUAJ ME PARE

Trump: Shtëpia e Bardhë do të zhvillojë bisedime me Iranin javën e ardhshme

Samiti dyditor në Hagë/ NATO miraton planin e ri të shpenzimeve,
pamje nga konferenca

HAGË- Presidenti amerikan Donald Trump po mban një konferencë për mediat pas punimeve të samitit të NATO-s në Hagë. I pyetur nëse është i interesuar të rifillojë bisedimet bërthamore me Iranin, Trump u shpreh se nuk është.

Por më tej, presidenti amerikan u shpreh se Shtëpia e Bardhë do të zhvillojë bisedime me Iranin javën e ardhshme.

"Mund të nënshkruajmë një marrëveshje, nuk e di", thotë ai. "Për mua, nuk mendoj se është aq e nevojshme. Dua të them, ata patën një luftë, luftuan, tani janë kthyer në botën e tyre".

E vetmja gjë që SHBA-të do të kërkonin, shton ai, është që Irani mos të ketë armë bërthamore.

"Thashë, Irani nuk do të ketë armë bërthamore. Është hedhur në erë. Ne e hodhëm në erë deri në fund të mbretërisë. Kështu që nuk kam shumë bindje për këtë.", tha ai. 

11 MUAJ ME PARE

Trump në samitin e NATO-s: Mendojmë se konflikti mes Iranit dhe Izraelit ka mbaruar, ishte vetëm një luftë 12-ditore

Samiti dyditor në Hagë/ NATO miraton planin e ri të shpenzimeve,
donald trump

HAGË- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e nisi fjalimin e tij duke falënderuar Holandën për organizimin e samitit të NATO-s dhe duke lavdëruar ushtrinë amerikane. Ai përshëndeti sërish sulmet amerikane ndaj centraleve bërthamore iraniane.

“Ky ushtrim i jashtëzakonshëm i forcës amerikane i ka hapur rrugën paqes me një marrëveshje historike armëpushimi të hënën vonë”, thotë ai.

Më tej Trump ka folur sërish për rolin e tij në ndërmjetësimin e një armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit.

"Dhe, ne e quajmë atë lufta 12-ditore. Fola me disa njerëz. Mendoj se ky tingëllonte si emri i duhur. Ishte një luftë 12-ditore. Dhe mendojmë se ka mbaruar. Nuk mendoj se do t'i hakmerren njëri-tjetrit. Nuk mendoj kështu."shton ai.

Trump shtoi se SHBA-të riafirmuan besueshmërinë e parandalimit amerikan, i cili sipas tij, është i pakrahasueshëm me asnjë tjetër.

I pyetur për luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, Trump shprehu shpresën se SHBA-të mund ta zgjidhim edhe atë. Ai ka theksuar sërish se nëse do të kishte qenë president, kjo luftë nuk do të kishte filluar kurrë.

Lidhur me rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes së NATO-s, presidenti amerikan theksoi se është jetike që paratë të jepen "për pajisje ushtarake shumë serioze dhe jo për burokraci". Dhe për këtë çështje, ai shprehu shpresën se këto pajisje ushtarake do të prodhoheshin në Shtetet e Bashkuara "sepse ne kemi pajisjet më të mira në botë".

11 MUAJ ME PARE

Trump dhe Zelenskyy zhvillojnë takim në margjinat e samitit të NATO-s

Samiti dyditor në Hagë/ NATO miraton planin e ri të shpenzimeve,
trump, zelenskyy

HAGË- Presidenti i Ukrainës,Volodymyr Zelenskyy është takuar me presidentin e SHBA-së Donald Trump në margjinat e Samitit të NATO-s në Hagë. Këtë e ka deklaruar zëdhënësi i presidentit ukrainas.

Kur u pyet më parë nga gazetarët për axhendën e tyre, presidenti i SHBA-së tha se ata do të diskutonin luftën midis Ukrainës dhe Rusisë.

Ai gjithashtu vuri në dukje se ka folur shumë me presidentin rus Vladimir Putin dhe se Putini ofroi ndihmë në zgjidhjen e konfliktit midis Izraelit dhe Iranit.

"I thashë, jo, nuk kam nevojë për ndihmë për Iranin. Kam nevojë për ndihmë për Rusinë, në rregull?", u shpreh Trump. 

11 MUAJ ME PARE

"Armëpushimi mes Iranit dhe Izralit të ruhet", Starmer: Evropa duhet të bëjë një ndryshim themelor në qëndrimin e saj

Samiti dyditor në Hagë/ NATO miraton planin e ri të shpenzimeve,
keir starmer

HAGË- Kryeministri i Britanisë së Madhe, Sir Keir Starmer po mban fjalimin e tij para udhëheqësve botërorë në Hagë. Ai e nisi fjalën duke folur për armëpushimin midis Iranit dhe Izraelit.

Starmer shprehet se tani udhëheqësit duhet të sigurohen që armëpushimi të ruhet dhe ta rikthejnë Iranin në tryezën e negociatave me SHBA-në.

Kryeministri britanik thotë se është në kontakt të ngushtë me udhëheqësit në Lindjen e Mesme dhe po punon për të ulur tensionet në rajon.

Ai thotë se vëmendja nuk duhet të humbasë as tek Ukraina apo kërcënimet në rritje ndaj sigurisë euroatlantike. Më tej shton se Evropa "duhet të bëjë një ndryshim themelor në qëndrimin e saj". Starmer thotë se Mbretëria e Bashkuar do të shpenzojë 5% të PBB-së për mbrojtje dhe siguri deri në vitin 2035.

11 MUAJ ME PARE

Rutte në Hagë: Të gjithë duhet të bëjmë hapa përpara për të qëndruar të sigurtë! Ukraina ka mbështetjen tonë të vazhdueshme

Samiti dyditor në Hagë/ NATO miraton planin e ri të shpenzimeve,
mark rutte

HAGË- Shefi i NATO-s, Mark Rutte e ka nisur fjalimin e tij në konferencën për media duke shpjeguar se për çfarë do të shpenzohet premtimi prej 5%. Ai shpjegoi se 3.5% e saj do të shkojë për "mbrojtje thelbësore" për të financuar ushtritë e NATO-s dhe pajisjet që u nevojiten, si dhe 1.5% do të shpenzohet për investime në mbështetje të sigurisë.

"Të gjithë aleatët janë të bashkuar në të kuptuarit se duhet të bëjmë hapa përpara për të qëndruar të sigurt", thotë Rutte.

Më tej ai shtoi se Presidenti Donald Trump ka qenë i qartë se SHBA-të janë të përkushtuara ndaj NATO-s, por kërkon që anëtarët evropianë dhe Kanadaja të bëjnë më shumë nga detyrat e rënda për aleancën ushtarake.

Rutte theksoi gjithashtu se NATO qëndron me Ukrainën, duke thënë se mesazhi i fortë i aleancë për Volodymyr Zelenskyn dhe popullin ukrainas është se do të kenë mbështetjen e tyre të vazhdueshme.

Ai shton: “Qëllimi ynë është ta mbajmë Ukrainën në luftë sot, në mënyrë që të mund të gëzojë një paqe të qëndrueshme në të ardhmen.”

11 MUAJ ME PARE

NATO miratoi planin e ri të shpenzimeve, por çfarë do të thotë 5% i shpenzimeve të mbrojtjes?

Samiti dyditor në Hagë/ NATO miraton planin e ri të shpenzimeve,
Foto ilustruese

HAGË- Mark Rutte e ka kaluar pjesën më të madhe të nëntë muajve që kur u bë sekretar i përgjithshëm i NATO-s duke punuar për t'i bindur aleatët të angazhohen për objektivin prej 5%. Shifra është më shumë se dyfishi i udhëzimit aktual prej 2% të anëtarëve të NATO-s dhe dukej e paimagjinueshme dhe jorealiste për shumicën kur Presidenti Trump e vendosi për herë të parë në janar dhe tani aleatët janë zotuar për këtë shifër.

Por ky 5% përbëhet nga dy elementë të veçantë: 3.5% e PBB-së që do të shpenzohet për mbrojtjen thelbësore me një 1.5% shtesë për "shpenzimet që lidhen me mbrojtjen".

Ky shprehje është mjaft i gjerë dhe do t'u lejojë aleatëve njëfarë "kreativiteti" në aspektin e përcaktimit të shpenzimeve prej 1.5%. Deklarata thotë se 1.5% mund të përdoret për të "mbrojtur infrastrukturën tonë kritike, për të mbrojtur rrjetet tona, për të siguruar gatishmërinë dhe qëndrueshmërinë tonë civile, për të çliruar inovacionin dhe për të forcuar bazën tonë industriale të mbrojtjes".

Sidoqoftë, arritja e objektivit prej 3.5% të shpenzimeve bazë të mbrojtjes do të kërkojë ende një përshtatje të konsiderueshme për shumicën e vendeve të NATO-s. Nga 32 aleatë, 27 shpenzojnë nën 3%, me tetë që qëndrojnë shumë poshtë pragut prej 2% të vendosur nga aleanca në vitin 2014.

11 MUAJ ME PARE

Trump i etiketoi si fëmijë/ Rute për reagimin e presidentit amerikan: Babi ndonjëherë duhet të përdorë gjuhë të ashpër!

Samiti dyditor në Hagë/ NATO miraton planin e ri të shpenzimeve,
Donald Trump dhe Mark Rutte

HAGË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ka reaguar në lidhje me etiketimin që presidenti amerikan Donald Trump i vuri Iranit e Izraelit. 

Gjatë një konference për shtyp në samitin e NATO-s, Trump i krahasoi dy shtetet që u përfshinë në konflikt si “dy fëmijë në oborrin e një shkolle”.

“Ata luftojnë si ferr. Nuk mund t’i ndalosh. Lëri të luftojnë për rreth dy, tre minuta. Pastaj është më e lehtë t’i ndalosh”, tha ai.

Duke iu referuar përdorimit të etiketimit të Trump, Rutte tha: “Dhe pastaj babi ndonjëherë duhet të përdorë gjuhë të ashpër. Duhet të përdorësh gjuhë të ashpër, herë pas here, duhet të përdorësh një fjalë të caktuar”

11 MUAJ ME PARE

Samiti në Hagë/ NATO miraton planin e ri të shpenzimeve, 5% e PPB-së së çdo shteti anëtar

Samiti dyditor në Hagë/ NATO miraton planin e ri të shpenzimeve,
Fotoja familjare

HAGË- 32 shtetet anëtare të NATO-s kanë rënë dakord të shpenzojnë 5% të PBB-së së tyre për mbrojtje dhe siguri deri në vitin 2035, pas muajsh presioni nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump. Në deklaratën e përbashkët thuhet se aleatët angazhohen të investojnë 5% të PBB-së çdo vit në kërkesat thelbësore të mbrojtjes, si dhe në shpenzimet që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë deri në vitin 2035, për të siguruar detyrimet individuale dhe kolektive, në përputhje me Nenin 3 të Traktatit të Uashingtonit.

“Të bashkuar përballë kërcënimeve dhe sfidave të thella të sigurisë, në veçanti kërcënimit afatgjatë që paraqet Rusia për sigurinë euroatlantike dhe kërcënimit të vazhdueshëm të terrorizmit, aleatët angazhohen të investojnë 5% të PBB-së çdo vit në kërkesat thelbësore të mbrojtjes, si dhe në shpenzimet që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë deri në vitin 2035, për të siguruar detyrimet tona individuale dhe kolektive, në përputhje me Nenin 3 të Traktatit të Uashingtonit. Investimet tona do të sigurojnë që të kemi forcat, aftësitë, burimet, infrastrukturën, gatishmërinë për luftë dhe qëndrueshmërinë e nevojshme për të penguar dhe mbrojtur në përputhje me tre detyrat tona kryesore të pengimit dhe mbrojtjes, parandalimit dhe menaxhimit të krizave dhe sigurisë bashkëpunuese", thonë 32 vendet në një deklaratë të përbashkët nga samiti në Hagë.

Pragu i ri u bën thirrje anëtarëve t'i kushtojnë 5% të ekonomive të tyre "mbrojtjes thelbësore" dhe fushave të sigurisë që lidhen me të. Ky është një hap që synon të rrisë aftësitë kolektive të NATO-s në një epokë të kërcënimeve gjeopolitike në rritje, veçanërisht nga Rusia.

Të dhënat e fundit të NATO-s tregojnë se nëntë vende anëtare nuk e kanë përmbushur ende objektivin aktual prej 2%, me Spanjën që renditet si shpenzuesja më e ulët e aleancës me vetëm 1.2% të PBB-së në vitin 2024.

11 MUAJ ME PARE

Samiti i NATO-s/ Trump: Izraeli dërgoi agjentë në Fordow pas bombardimeve! Na thanë se ishte shkatërruar plotësisht

Samiti dyditor në Hagë/ NATO miraton planin e ri të shpenzimeve,
Donald Trump

SHBA- Presidenti i SHBA-së Donald Trump u tha gazetarëve në samitin e NATO-s në Hagë se Izraeli dërgoi agjentë në uzinën bërthamore Fordow të Iranit pas sulmeve amerikane. 

"E dini që ata kanë njerëz që shkuan atje pas sulmit dhe thanë se ishte një katastrofë totale. Izraeli po bën një raport për këtë tani, e kuptoj, dhe më thanë se thanë se ishte një shfarosje totale," tha Trump. 

"Unë besoj se ishte një shfarosje totale", shtoi presidenti i SHBA-së, duke vazhduar, duke thënë beson se ata nuk patën mundësi të nxirrnin asgjë sepse SHBA veproi shpejt.

Ndërsa sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete HegsethBombat ranë pikërisht aty ku duhej të binin. 

"Mision i përsosur, pikërisht aty ku duhej të shkonim... Ishte një katastrofë nën Fordow," tha ai. 

Ndërkohë, zyrtarët izraelitë i thanë transmetuesit publik Kan se nuk ishin në dijeni të ndonjë operacioni izraelit brenda centralit bërthamor Fordow pas sulmit amerikan të dielën.

11 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Rama publikon pamjet nga ceremonia pritëse dhe nisja e punimeve të Samitit të NATO-s

Samiti dyditor në Hagë/ NATO miraton planin e ri të shpenzimeve,
Fotoja familjare

HAGË- Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale videon me pamjet nga ceremonia pritëse përfshirë dhe disa momente nga nisja e punimeve të Samitit të NATO-s në Hagë. 

Samiti dyditor i NATO-s në Hagë vijon dhe ka për qëllim t’i dërgojë një mesazh presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, se Aleanca është e bashkuar, pavarësisht kritikave të mëparshme të presidentit amerikan, Donald Trump, ndaj saj dhe se është e vendosur ta zgjerojë dhe përmirësojë mbrojtjen për të frenuar çdo sulm nga Moska.

Samiti dhe deklarata përfundimtare e tij do të jenë të shkurtra dhe të përqendruara në përgjigjen ndaj thirrjes së Trump për të shpenzuar 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, një rritje e madhe nga pragu i tanishëm prej 2 për qind.

11 MUAJ ME PARE

Samiti i NATOS-s/ Sekretarit i Mbrojtjes: Sulmi i SHBA-së ndaj centraleve bëthamore të Iranit ishte i përsosur

Samiti dyditor në Hagë/ NATO miraton planin e ri të shpenzimeve,
Pete Hegseth

HOLANDË- Sekretarit i Mbrojtjes, Pete Hegseth gjatë një deklarate në Samitin e NATOS-s në Hagë e cilësoi misionin e SHBA-së për të goditur centralet bërthamore të Iranit si të përsosur.

"Çdo vlerësim që të thotë se ishte diçka tjetër është spekulim me motive të tjera," tha ai. 

Hegseth gjithashtu i referohet drejtpërdrejt një raporti të inteligjencës i cili sugjeron se programi bërthamor i Iranit është penguar vetëm me disa muaj. Hegseth thotë se raporti është paraprak dhe me besim të ulët.

"Ky është një motiv politik këtu", shton ai dhe u thotë gazetarëve se një hetim për rrjedhje informacioni me FBI-në është duke u zhvilluar.

11 MUAJ ME PARE

Marco Rubio lavdëron shefin e tij: Samiti i NATO-s është një Samiti i Trump

Samiti dyditor në Hagë/ NATO miraton planin e ri të shpenzimeve,
Marco Rubio

SHBA- Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, e ka lavdëruar shefin e tij, duke thënë se samiti i NATO-s që po mbahet në Hagë, i cili pritet t'i përgjigjet kërkesës për rritje të shpenzimeve të mbrojtjes, është një samit i Trump.

"Do ta quaja një samit të Trump", tha ai në një intervistë ekskluzive me Politico. 

“Kombinimi i presionit nga Presidenti Trump në mandatin e tij të parë dhe më pas pushtimi në shkallë të plotë dhe lufta në Evropë nga Vladimir Putin tani i ka çuar pothuajse të gjitha vendet - të gjithë partnerët e aleancës së NATO-s - të angazhohen për të arritur pragun prej 5%, me përjashtim, për fat të keq, të Spanjës,” tha Rubio. 

Spanja, nëpërmjet Kryeministrit të saj Pedro Sanchez, siguroi një përjashtim në minutën e fundit nga objektivi i shpenzimeve të mbrojtjes. Sipas Rubios, çështja do të diskutohet në Samit. Qëndrimi i Spanjës ka siguruar mbulim për vendet e tjera që gjithashtu duan t'i shpëtojnë angazhimit.

“Është një problem i madh. Nuk mendoj se marrëveshja që ka arritur Spanja është e qëndrueshme dhe, sinqerisht, e vendos atë në një pozicion shumë të vështirë përballë aleatëve dhe partnerëve të tjerë," tha Rubio. 

Kreu i Departamentit të Shtetit të SHBA-së argumentoi se ndikimi i Donald Trump do t'i sjellë dobi aleancës.

"Nëse të gjithë i përmbahen angazhimeve të tyre, do të jetë një aleancë shumë më e fortë me partnerë më të aftë. [Kjo] do t'u lejojë Shteteve të Bashkuara të mbeten një anëtar dinamik dhe i fortë, anëtari më i madh, por edhe të rialokojnë burimet në pjesë të tjera të botës pa e dobësuar aleancën," theksoi ai. 

11 MUAJ ME PARE

Samiti në Hagë/ Trump: NATO do të jetë e fortë! Irani dhe Izraeli, si 2 fëmijë në oborrin e një shkolle! Rutte: Vendet do të bien dakord për të rritur shpenzimet e mbrojtjes

 

Samiti dyditor në Hagë/ NATO miraton planin e ri të shpenzimeve,
Mark Rutte dhe Donald Trump

HAGË- Presidenti amerikan Donald Trump dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, mbajtën sot deklaratë për mediat në kuadër të samitit të NATO-s në Hagë, ku fokusi ishte tek rritja e shpenzimeve të mbrojtjes nga vendet anëtare të aleancës. Trump deklaroi se donte t'i siguronte aleatët e tij për Nenin 5 se SHBA do të jetë me ta dhe shtoi se NATO do të jetë e fortë.

Trump përsërit se sulmi amerikan ndaj centraleve bërthamore të Iranit “ishte një sulm shkatërrues” i cili “i la ata në baltë”.  Nga ana tjetër Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ndërhyri dhe tha se SHBA-të "shkatërruan kapacitetin bërthamor të Iranit". Ai thotë se kjo ishte thelbësore, me sulmin e kryer në një "mënyrë mbresëlënëse". Gjithashtu Trump u pyetet se për sa kohë mendon se programi bërthamor iranian është penguar nga sulmet ajrore.

"Mendoj se praktikisht në dekada. Mendoj se e kanë përjetuar, thjesht kanë kaluar nëpër ferr... gjëja e fundit që duan të bëjnë është të pasurohen. Ajo goditje i dha fund luftës", tha Trump.

Trump vazhdoi duke e përshkruar konfliktin midis Izraelit dhe Iranit si "dy fëmijë në oborrin e një shkolle".

"Lërini të luftojnë si ferr për dy ose tre minuta dhe pastaj është e lehtë t'i ndalosh", thotë ai. Trump tragoi gjithashtu se po bëhet "përparim i madh" për të zgjidhur luftën në Gaza.

"Edhe para kësaj, mendoj se ishim shumë afër arritjes së një marrëveshjeje për Gazën; mendoj se kjo ndihmoi", shton ai.

Presidenti amerikan tha se ka folur me presidentin rus Vladimir Putin, i cili sipas tij po ofron ndihmë për çështjen e Iranit.

“I thash na ndihmoni me Rusinë, jo me Iranin”, tha Trump.

Gjatë fjalës së tij, shefi i NATO-s, Mark Rutte deklaroi se Aleanca do të vendosë në mënyrë unanime që vendet të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të prodhimit të brendshëm bruto. Ai theksoi gjithashtu se kjo nismë synon një ndarje më të drejtë të barrës financiare brenda aleancës:

“Kjo ka të bëjë me faktin që evropianët dhe kanadezët të paguajnë më shumë, dhe jo taksapaguesit amerikanë", tha ai.

Rutte vlerësoi presidentin amerikan për rolin e tij në shtytjen e vendeve anëtare për të përmbushur angazhimet financiare ndaj mbrojtjes.

“E përgëzoj presidentin Trump për faktin që vendet e NATO-s kanë filluar të rrisin shpenzimet e mbrojtjes", tha ai.

11 MUAJ ME PARE

“Do të arrini atë që asnjë president nuk ka mundur ta bëjë!" Trump i publikoi mesazhin e tij në rrjetet sociale, Rutte: Nuk është problem! Është një deklaratë e vërtetë

Samiti dyditor në Hagë/ NATO miraton planin e ri të shpenzimeve,
Mark Rutte

HAGË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, thotë se nuk ka kundërshti që Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ndau publikisht një mesazhin e tij ndërsa fluturonte për në Holandë për samitin e liderëve të së mërkurës, duke këmbëngulur se gjithçka që shkroi në mesazhin e tij ishte e vërtetë.

"Ajo që i thashë në mesazhin me tekst, është plotësisht në rregull që e publikoi. Mendoj se është një deklaratë fakti", tha Rutte. Ai mohoi se episodi mund të ishte pak i sikletshëm.

"Absolutisht jo", tha ai. Mesazhi, të cilin Trump e postoi në Truth Social ndërsa fluturonte për në Evropë të hënën, vlerësonte udhëheqësin amerikan për presionin që i bëri anëtarëve të NATO-s që të shpenzonin më shumë për mbrojtjen.

“Do të arrini diçka që ASNJË president amerikan në dekada nuk ka mundur ta bëjë. Evropa do të paguajë shpenzimet për mbrojtjen siç duhet, dhe kjo do të jetë fitorja juaj”, shkroi Rutte, përpara se t’i uronte presidentit të SHBA-së udhëtime të mbara në Holandë për samitin e NATO-s.

11 MUAJ ME PARE

Samiti i NATO-s/ Nga fotoja familjare tek darka luksoze ja si u pritën udhëheqësit e vendeve anëtare nga Mbretin Willem-Alexander dhe Mbretëreshën Maxima (VIDEO+FOTO)

Samiti dyditor në Hagë/ NATO miraton planin e ri të shpenzimeve,
pamje nga vendngjarja

HOLANDË- Krerët e shteteve dhe qeverive nga 32 vende anëtare të NATO-s po mblidhen në Hagë këtë mëngjes për një samit që synon të projektojë unitet dhe vendosmëri përballë sfidave në rritje të sigurisë nga Rusia dhe Kina. I pranishëm këtë herë është edhe presidenti amerikan Donald Trump.


Trump deri më tani ka dërguar zëvendëspresidentin e tij J. D. Vance , i cili në Konferencën e Sigurisë së Mynihut shkurtin e kaluar, shkaktoi një sërë trazirash. Këtë herë, Donald Trump vjen si një paqebërës dhe i kënaqur që anëtarët e NATO-s po bien dakord me kërkesën e tij të vjetër për të rritur pjesëmarrjen e tyre në mbrojtjen e përbashkët, me një qëllim që është më shumë se dyfishimi i 2% aktual.

Protagonisti absolut i ditës së sotme, presidenti amerikan, shkeli në tokën holandeze mbrëmë, pak pas orës 20:30 dhe u nis menjëherë nga Aeroporti Schiphol i Amsterdamit për në pallatin Huis Den Bosch. Pa bashkëshorte, Trump është i vetmi udhëheqës që pritet në shtëpinë mbretërore nga Mbreti i Holandës Willem-Alexander dhe bashkëshortja e tij, Mbretëresha Maxima.

Samiti dyditor në Hagë/ NATO miraton planin e ri të shpenzimeve,

Disa nga udhëheqësit evropianë janë takuar tashmë me Trump dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila ka një marrëdhënie të ngushtë politike dhe personale me të, u ul pranë tij në darkën e djeshme.

Samiti dyditor në Hagë/ NATO miraton planin e ri të shpenzimeve,

Menuja në darkën e udhëheqësve të NATO-s 

Udhëheqësit e NATO-s nuk munguan të mblidheshin për një foto në grup dje përpara se të darkonin me Mbretin Willem-Alexander dhe Mbretëreshën Maxima të Holandës në pallatin mbresëlënës Huis Ten Bosch në Hagë. Në nder të udhëheqësve të NATO-s, u shtrua një qilim i kuq për mbërritjen e tyre dhe, pas fotove familjare, ata u ulën për darkë në sallën mbresëlënëse luksoze.

Samiti dyditor në Hagë/ NATO miraton planin e ri të shpenzimeve,

Menuja fillonte me ton të pjekur me një kore të karamelizuar, së bashku me mus turshi Amsterdami, me qepë të njoma, krem ​​dhe qepë krokante. Pjata kryesore përfshinte fileto viçi me salcë kërpudhash chanterelle, shpargull dhe patate “pommes paolo”.

Samiti dyditor në Hagë/ NATO miraton planin e ri të shpenzimeve,

Ëmbëlsira ishte tortë çokollate me karamel të butë, fasule tonka dhe salcë vaniljeje. Udhëheqësit shoqëruan darkën me një përzgjedhje verërash midis Meursault të vitit 2022 dhe Saint Emillion të vitit 2005, si dhe shampanjë të vitit 2012.

Samiti dyditor në Hagë/ NATO miraton planin e ri të shpenzimeve,Samiti dyditor në Hagë/ NATO miraton planin e ri të shpenzimeve,

 

11 MUAJ ME PARE

"Mbështetje e palëkundur e Shqipërisë për Ukrainën"/ Samiti i NATO-s në Hagë, Hasani: Vlerësim për rolin udhëheqës të SHBA-së në zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesm

Samiti dyditor në Hagë/ NATO miraton planin e ri të shpenzimeve,
Igli Hasani

HOLANDË-  Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani është pjesë e delegacionit zyrtar të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama në Samitin e Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s.

Ai mori pjesë në Takimin e Këshillit NATO-Ukrainë, dedikuar diskutimit për situatën në Ukrainë, ku është takuar gjithashtu me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Marco Rubio, me Përfaqësuesen e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, njëherësh Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, me homologë nga vendet anëtare të BE-së dhe vendeve kandidate.

“Gjatë takimit të Këshillit NATO–Ukrainë në Hagë, riafirmova mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën, vlerësova rolin udhëheqës të SHBA-së për zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme, si dhe theksova rolin thelbësor të një shtylle të fortë evropiane për unitetin dhe qëndrueshmërinë e Aleancës," shkruan Hasani. 

Në margjinat e Samitit të NATO-s në Hagë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të zhvillojë takime dypalëshe me homologë të vendeve aleate dhe do të marrë pjesë në aktivitete të samitit ku në fokus do të jetë siguria dhe stabiliteti euroatlantik.

11 MUAJ ME PARE

Takimi Trump - Erdogan në Samitin e NATOS-s/ Marrëdhëniet dypalëshe në fokus, diskutohet marrëveshja 100 miliardëshe

Samiti dyditor në Hagë/ NATO miraton planin e ri të shpenzimeve,
Donald Trump dhe Rexhep Tayyip Erdogan

HAGË- Donald Trump pati një takim kokë më kokë me homologun e tij turk, Rexhep Tayyip Erdogan, në kuadër të Samitit të NATO-s në Hagë. Takimi midis dy presidentëve zgjati afërsisht 45 minuta dhe ishte takimi i tyre i parë privat që nga fillimi i mandatit të dytë të presidentit amerikan.

 Siç njoftoi presidenca turke, fokusi i takimit ishte në marrëdhëniet dypalëshe midis dy shteteve dhe promovimin e bashkëpunimit në fushat e energjisë dhe investimeve, si dhe në industrinë e mbrojtjes. Presidenti turk përshëndeti gjithashtu armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit dhe theksoi rëndësinë e dialogut të ngushtë për t'i dhënë fund tragjedisë humanitare në Gaza dhe për një zgjidhje paqësore të luftës Rusi-Ukrainë.

"Presidenti Rexhep Tayyip Erdogan u takua me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump në Hagë, ku mori pjesë në Samitin e Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s. Në takim u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe çështjet rajonale dhe globale. Presidenti Erdogan deklaroi se të dy vendet kanë potencial të madh në sektorë të ndryshëm, veçanërisht në energji dhe investime, dhe se promovimi i bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes do të lehtësojë arritjen e objektivit prej 100 miliardë dollarësh në vëllimin total tregtar.

Presidenti ynë përshëndeti armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit, i cili u arrit falë përpjekjeve të Presidentit të SHBA-së Trump, dhe shprehu shpresën se ai do të jetë i përhershëm, si dhe theksoi rëndësinë e dialogut të ngushtë për t'i dhënë fund tragjedisë humanitare në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të zgjidhur në mënyrë paqësore luftën midis Rusisë dhe Ukrainës. Të dy udhëheqësit theksuan rëndësinë e hapave që duhen ndërmarrë për të forcuar fuqinë parandaluese të Aleancës si aleatë kryesorë të NATO-s," thuhet në deklaratën e presidencës turke. 

11 MUAJ ME PARE

Samiti i NATO-s në Hagë, Rama poston "foton familjare": Nga darka e mikpritjes së Familjes Mbretërore për liderët e Aleancës

Samiti dyditor në Hagë/ NATO miraton planin e ri të shpenzimeve,
Imazhi i postuar

HAGË- Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale foton familjare me liderët e NATO-s të mbledhur në Hagë në kuadër të smitit. Rama shkruan se kjo është fotoja familjare nga darka e mikpritjes së Familjes Mbretërore për liderët e Aleancës. Kryeministri ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Samiti dyditor në Hagë/ NATO miraton planin e ri të shpenzimeve,

"FOTO FAMILJARE e darkës së mikpritjes së Familjes Mbretërore për liderët e NATO-s", shkruan Rama.

Në samitin dyditor të NATO-s, liderët e vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior pritet të dakordësohen për objektivin e ri të madh për shpenzime në mbrojtje në një samit të aleancës që mbahet të mërkurën në Hagë. Kërkesa për rritje të shpenzimeve vjen nga presidenti amerikan, Donald Trump.

11 MUAJ ME PARE

Shefi i NATO-s përgëzon Trump për sulmin ndaj Iranit: Vërtet të jashtëzakonshme!

Samiti dyditor në Hagë/ NATO miraton planin e ri të shpenzimeve,
Mark Rutte

HAGË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se i qëndron besnik mesazhit të tij të urimit drejtuar Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për “veprimin e tij vendimtar në Iran”. Rutte e përgëzoi Trump dhe e quajti sulmin e SHBA-së ndaj Iranit "vërtet të jashtëzakonshëm", në mesazhet me tekst të postuara nga presidenti në mediat sociale të martën.

Duke folur me gazetarët në samitin e NATO-s në Holandë të mërkurën në mëngjes, Rutte tha se nuk po e rishqyrtonte vlerësimin e tij për sulmet amerikane, pasi raportet e medias vunë në pikëpyetje efikasitetin e tyre. 

“14 bombat e mëdha të hedhura në impiantin bërthamor në Iran, mendoj se ishin thelbësore për të bërë gjithçka që është e mundur për të shkatërruar kapacitetin bërthamor të iranianëve, të cilin NATO gjithmonë ka thënë se Irani nuk duhet ta ketë në dorë”, tha ai.

11 MUAJ ME PARE

Samiti dyditor në Hagë/ Analiza: Çfarë do të thotë objektivi i ri i NATO-s për shpenzime në mbrojtje?

Samiti dyditor në Hagë/ NATO miraton planin e ri të shpenzimeve,
Foto ilustruese

HAGË- Liderët e vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) pritet të pajtohen për objektivin e ri të madh për shpenzime në mbrojtje në një samit të aleancës që mbahet të mërkurën në Hagë. Kërkesa për rritje të shpenzimeve vjen nga presidenti amerikan, Donald Trump. Ata pritet të pajtohen që vendet anëtare të NATO-s të shpenzojnë 5 për qind të prodhimit të tyre të brendshëm bruto – në mbrojtje dhe për investime të lidhura me mbrojtjen dhe sigurinë.

Kjo është rritje e konsiderueshme, në krahasim me synimin aktual prej 2 për qind, që është miratuar në samitin e aleancës në Uells më 2014. Por, targeti i ri do të matet ndryshe. Vendet anëtare të NATO-s pritet të shpenzojnë 3.5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në mbrojtje, përfshirë armët dhe trupat ushtarake. Pjesa tjetër prej 1.5 për qind fokusohet në investime të lidhura me sigurinë – sikurse adaptimi i rrugëve, urave dhe porteve për pajisje ushtarake, në siguri kibernetike dhe mbrojtje të gazsjellësve të energjisë. E jashtëzakonshme për shumicën prej tyre.

Janë 22 vende të aleancës me 32 anëtarë që shpenzuan 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto apo më tepër në mbrojtje gjatë vitit të kaluar. Në tërësi, vendet anëtare kanë shpenzuar vitin e kaluar 2.61 të prodhimit të brendshëm bruto të NATO-s në mbrojtje, sipas vlerësimeve të aleancës. Mirëpo, kjo shifër ndryshon nëse analizohen vendet individualisht. Për shembull, Polonia shpenzon më shumë se 4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në mbrojtje, duke e renditur këtë shtet të parin në këtë drejtim. Në fund të listës është Spanja me 1.3 për qind.

Më 2035. Objektivi mund të ndryshohet pas një rishikimi që planifikohet të bëhet më 2029. Është e vështirë që të saktësohet me numra, sepse gjithçka do të varet se sa të mëdha do të jenë këto ekonomi në të ardhmen. Po ashtu, NATO-ja aktualisht nuk i mat shpenzimet në kategorinë e mbrojtjes dhe të investimeve në sektorin e sigurisë – prandaj nuk ekziston një vlerë fillestare e krahasimit. Por, vendet e NATO-s kanë shpenzuar mbi 1.3 trilion dollarë në mbrojtje më 2024, në krahasim me gati 1 trilion me çmimet e vitit 2021. Nëse të gjitha vendet e NATO-s do të shpenzonin 3.5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në mbrojtje vitin e kaluar, shifra do të shkonte në 1.75 trilion dollarë.

Kjo do të thotë se arritja e objektivit mund të nënkuptojë qindra miliarda dollarë më shumë në vit, në krahasim me shpenzimet aktuale. Lufta e Rusisë në Ukrainë, shqetësimet për një kërcënim potencial nga Rusia në të ardhmen dhe presioni amerikan, i kanë shtyrë kryeqytetet evropiane që t’i rrisin shpenzimet në mbrojtje dhe të planifikojnë rritje edhe më të madhe në të ardhmen.

“Rusia mund të jetë e gatshme të përdorë forcë ushtarake kundër NATO-s brenda pesë vjetëve”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte më herët gjatë muajit.

Evropa është duke u përgatitur, gjithashtu, për mundësinë që nën udhëheqjen e presidentit Trump, Shtetet e Bashkuara do t’i tërheqin disa trupa ushtarake nga Evropa.

“Amerika nuk mund të jetë në çdo vend gjatë gjithë kohës, dhe as nuk duhet të jetë”, ka thënë Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth më herët gjatë vitit.

NATO-ja është pajtuar këtë muaj për kapacitete të reja ushtarake – për trupat ushtarake, njësitet ushtarake, armët, dhe pajisjet që NATO-ja beson se secili shtet duhet t’i ketë për të mbrojtur veten dhe aleancën. Këto targete janë konfidenciale, mirëpo Rutte ka thënë se shtetet janë pajtuar që duhet investuar më tepër në “mbrojtje ajrore, aeroplanë luftarakë, tanke, dronë, personel dhe logjistikë”.

Jo. Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka thënë se shteti i tij mund t’i përmbushë objektivat ushtarake duke shpenzuar vetëm 2.1 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Qeveria e tij e ka miratuar një draft-deklaratë përmes së cilës përcakton se nuk synon të shpenzojë më shumë. Disa analistë kanë thënë se ka shtete që janë shprehur të gatshme për t’i rritur shpenzimet, ndonëse nuk do të kenë kapacitete.

Aleatët e NATO-s ndajnë një pjesë shumë më të vogël të ekonomisë së tyre për mbrojtje, në krahasim me Rusinë, mirëpo së bashku, ato shpenzojnë shumë më tepër sesa Moska. Shpenzimet e Rusisë në ushtri janë rritur për 38 për qind më 2024, duke arritur në 149 miliardë apo 7.1 për qind e l prodhimit të brendshëm bruto, sipas Institutit të Stokholmit për Kërkime Ndërkombëtare të Paqes (SIPRI).

Kina, shteti i dytë më i madh në botë për shpenzime ushtarake, vlerësohet të ketë ndarë 1.7 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në këtë drejtim, sipas SIPRI-it. Në vendet anëtare të NATO-s, mbrojtja e zë një hapësirë të vogël në buxhetet shtetërore. Shpenzimet ushtarake përbënin 3.2 për qind të shpenzimeve qeveritare në Itali, 3.6 për qind në Francë dhe 8.5 për qind në Poloni më 2023, sipas të dhënave të SIPRI-t. Në Rusi, atë vit, shpenzimet ushtarake përbënin 19 për qind të shpenzimeve qeveritare./ REL

11 MUAJ ME PARE

NATO armatoset për kërcënime të mundshme nga Rusia

Samiti dyditor në Hagë/ NATO miraton planin e ri të shpenzimeve,
foto ilustruese

SHBA- Udhëheqësit e 32 vendeve anëtare të NATO-s u mblodhën të martën në mbrëmje (24.06.) në pallatin Huis ten Bosch në Hagë për një darkë shtetërore të organizuar nga familja mbretërore holandeze, me rastin e samit të aleancës perëndimore të mbrojtjes. Ky takim është takimi i parë i NATO-s në të cilin merr pjesë presidenti Donald Trump, pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë. Si mysafir i çiftit mbretëror holandez Presidenti i SHBA-së do të qëndrojë në Pallatin Huis ten Bosch gjatë samitit dy-ditor në Hagë.

Tema kryesore e takimit është marrja e vendimit për shtimin e shpenzimevepër mbrojtjen dhe për armatosjen e NATO-s, që do të jenë më të mëdhatë që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Deri në vitin 2035 shpenzimet për mbrojtjen pritet të arrijnë në pesë përqind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB). Aktualisht ato janë dy përqind. Në të ardhmen të paktën 3.5 përqind e PBB-së duhet të shpenzohet për shpenzimet e zakonshme ushtarake. Përveç kësaj në shumën prej 5% do të merren në konsideratë edhe investimet për luftën kundër terrorizmit ose për infrastrukturën që mund të përdoret edhe nga ushtria.

Merz: Gjermania e gatshme për më shumë përgjegjësi

Kancelari Friedrich Merz që përfaqëson Gjermaninë në takim, tha para nisjes për në Hagë se Gjermania është e gatshme të marrë më shumë përgjegjësibrenda aleancës. "Gjermania është rikthyer në skenën evropiane dhe ndërkombëtare”, tha Merz.

Në një deklaratë qeveritare para samitit kancelari Merz kritikoi Presidentin Putin që vazhdon të mos shfaqë gatishmëri për paqe. Ai bëri sërish thirrje për forcimin e sanksioneve kundër Rusisë dhe shprehu besimin se edhe qeveria amerikane do ta ndjekë këtë rrugë. "Putini e kupton vetëm gjuhën e forcës”, theksoi Merz.

Lajka për Trumpin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i dërgoi një mesazh lajkatues presidentit Trump, një screenshot të të cilit Trumpi e botoi tek portali i tij Truth Social. Në mesazhin e tij personal Rutte shkrunte: "Nuk ishte e lehtë, por i bëmë të gjithë të nënshkruanin premtimin për 5 përqindëshin! Donald, ti na ke çuar në një moment vërtet, vërtet të rëndësishëm për Amerikën, Evropën dhe botën.”

Në stilin e Trumpit, i cili përdor shkronja të mëdha, Rutte shtoi: "Europe is going to pay in a BIG way, as they should, and it will be your win.”

Rol figuranti për Zelenskin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski, i cili merr pjesë si i ftuar në takim, do të ketë më tepër një rol figuranti. Nën presionin e Trumpit aleanca nuk do t'i lëshojë Ukrainës një çek të ri me vlerë në miliarda. Po ashtu sipas diplomatëve në deklaratën përfundimtare nuk do të përmendet ideja e një perspektive pranimi në NATO për Ukrainën - ndryshe pra nga samiti i fundit në Uashington me paraardhësin e Trumpit, Joe Biden.

Në përgjithësi samiti në Hagë shënon një hap prapa për Ukrainën. Vitin e kaluar presidenti ukrainës ishte ende në qendër të vëmendjes: aleatët i premtuan atij mbështetje me një vlerë prej 40 miliardë eurosh dhe në fund madje i ofruan rreth 50 miliardë euro. Po ashtu me kërkesën e SHBA-së, Zelenski nuk do të jetë në seancën e samitit.

Rutte përpiqet të qetësojë Zelenskin

Rutte u përpoq ta qetësonte Zelenskin, i cili është i shqetësuar se lufta në Ukrainë nuk është më në vëmendjen e aleancës. Rutte i tha Zelenksit se vendimet e marra vjet në Uashington vazhdojnë të jenë të vlefshme.

Për takimin e këtij viti presidenti Trump e kundërshtoi çdo përmendje të mëtejshme idesë së anëtarësimit të Ukrainës në NATO. Trumpi ende shpreson se t'i japë fund luftës agresore ruse duke i bërë lëshime udhëheqësit të Kremlinit, Vladimir Putin. Njëri prej tyre është që në këmbim të një armëpushimi Ukraina duhet të heqë dorë për momentin nga anëtarësimi në NATO./DW

samiti i natos ne hage

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje