LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Stoltenberg në Kosovë: I mirëpres propozimet e fundit për themelimin e Asociacionit! Osmani: Serbia kërcënim për rajonin

•Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka vizituar pasditen e sotme Kosovën, ku është pritur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani me të cilën ka zhvilluar një takim. •Në konferencën e përbashkët tha se i mirëpret propozimet e fundit për themelimin e Asosacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, duke i cilësuar si një hap kyç drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe paqes afatgjate. •Ai kërkoi që autorët e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të dalin para drejtësisë, ndërsa ritheksoi mbështetjen e NATO-s për procesin e dialogut. •Nga ana tjetër, ai dha edhe një mesazh se Kosova nuk mund të dërgojë ushtrinë në veri e vendit, pa u konsultuar më parë me misionin e KFOR. •Presidentja Osmani ka bërë thirrje që të merren masa ndaj Serbisë e cila sipas saj është një kërcënim për rajonin. •Ajo tha se në Serbi po i jep 'terren', autorit të sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiç, për të planifikuar një sulm tjetër duke mos e ekstraduar atë. •Ndërsa shtoi se në aspektin politik, udhëheqësi i sulmit të 24 shtatorit është presidenti Vuçiç. 

10 artikuj për këtë temë.

2 JAVE ME PARE

Pas Osmanit, Stoltenberg takohet me Kurtin (VIDEO)

Stoltenberg në Kosovë: I mirëpres propozimet e fundit
Jens Stoltenberg dhe Albin Kurti

KOSOVË-  Pas takimit me Osmanin, shefi i NATO’s Jens Stoltenberg është pritur në takim edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.


Stoltenberg po qëndron sot në Kosovë në kuadër të një vizite disaditore në Ballkanin Perëndimor. Nesër, ai do të jetë në Serbi ku do të takohet me presidentin serb Vuçiç dhe kryeministren Bërnabiç. 

2 JAVE ME PARE

'Hap kyç drejt paqes afatgjate'/ Stoltenberg: I mirëpres propozimet e fundit për themelimin e asociacionit

Stoltenberg në Kosovë: I mirëpres propozimet e fundit
Jens Stoltenberg dhe Vjosa Osmani në konferencë për mediat

KOSOVË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s shprehet se i mirëpret propozimet e fundit për themelimin e Asosacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Gjatë konferencës për media me presidenten, Vjosa Osmani ai tha se ky do të ishte një hap kyç drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe paqes afatgjate. 

“Çdo vendosje e forcave të Policisë së Kosovës duhet të marrë konfirmimin e NATO’s… NATO e mbështet dialogun e lehtësuar nga BE mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe të dyja palët duhet të angazhohen në mirëbesim. I mirëpres propozimet e fundit për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ky do të ishte një hap kyç drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe drejt paqes afatgjate dhe të qëndrueshme në rajon”, tha ai. 

2 JAVE ME PARE

Sulmi i 24 shtatorit në Banjskë, Stoltenberg: Autorët të dalin para drejtësisë, NATO e mbështet dialogun

Stoltenberg në Kosovë: I mirëpres propozimet e fundit
Jens Stoltenberg

KOSOVË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë thirrje që autorët e sulmit terrorist të 24 shtatorit të dalin para drejtësisë. Ai solli në vëmendje edhe sulmin në maj, ku mbetën të plagosur 93 ushtarë të NATO-s. Gjatë konferencës së përbashkët me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ai tha se Aleanca e mbështet dialogun mes dy vendeve. 

“Në shtator, incidentet e dhunshme në veri të Kosovës na kujtuan rrezikun e një konflikti më të madh që mund të shpërthejë në Ballkanin Perëndimor. Gjatë një sulmi në maj, 93 ushtarë të NATO-s u plagosën seriozisht, disa prej tyre iu nënshtruan plagëve që do t’i shoqërojnë për gjithë jetën. Sulmet e tilla janë të papranueshme dhe kërkojmë që përgjegjësit të mbahen llogaridhënës,” deklaroi Stoltenberg. 

2 JAVE ME PARE

Osmani: Duhet të merren masa ndaj Serbisë, në të kundërt do të inkurajohet për një tjetër sulm në Kosovë

Stoltenberg në Kosovë: I mirëpres propozimet e fundit
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë thirrje që te merren masa ndëshkuese ndaj Serbisë, teksa solli në vëmendje sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, ku u vra efektivi i policisë, Afrim Bunjaku. Në konferencën e përbashkët me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, ajo tha se mos dënimi i Serbisë për sulmet e mëparshme solli ngjarjet në Veri. 

“Duhet të adresohet përgjegjësia e Serbisë më 29 maj dhe 24 shtator. Në vend se të ekstradojë terroristët vazhdon t’i mbështesë ata. Pata paralajmëruar se nëse sulmuesit e trupave në maj që udhëhiqeshin nga bandat kriminale do përfundonin pa dënuar do t’i inkurajonte të përsërisnin sulmet në shkallë më të madhe. Janë po të njëjtit njerëz që sulmuan NATO-n, e që  sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator”, tha ajo. 

 

2 JAVE ME PARE

'Palët të vijojnë dialogun'/ Mesazhi i Stotenberg: Dërgimi i FSK-së në veri jo pa konsultim me KFOR-in

Stoltenberg në Kosovë: I mirëpres propozimet e fundit
Jens Stoltenberg deh Vjosa Osmani

KOSOVË- Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg ka dhënë disa mesazhe për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Serbi. Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët, Stoltenberg tha se NATO mbështet dialogun mes dy shteteve, ndërsa shtoi se Kosova nuk mund të dërgojë ushtrinë në veri e vendit, pa u konsultuar më parë me misionin e KFOR.

Sipas Stoltenberg, Kosova dhe Serbia duhet të vijojnë dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa e vuri theksin edhe tek krijimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe. 

“Trupat e KFOR u sulmuan, duke bërë që dhjetëra ushtarë të plagoseshin, disa lehtë, disa rendë. Sulme të tilla dhune janë të papranueshme. NATO u përgjigj me shpejtësia dhe dislokuam 1000 trupa shtesë në Kosovë dhe kemi shtuar patrullimet në veri. Këto janë hapa, që KFOR vazhdon të përmbush mandatin e tij të OKB. Stabiliteti ne rajon mbështetet shumë nga prevalimi I demokracisë mbi dhunën. Dërgimi i FSK në veri, kërkon konsultime paraprake me KFOR. NATO mbështet dialogun e lehtësuar nga BE”, tha ai.

Nga ana tjetër, gjatë konferencës për mediat, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u shpreh se vendi i saj ka dëshmuar se është një partner i besueshëm i NATO-s, ndërsa Serbia një rrezik për rajonin. 

2 JAVE ME PARE

'Në aspektin politik, Vuçiç e drejtoi sulmin në Banjskë'/ Osmani: S'ka ndërmend të ekstradojë Radoiçiç

Stoltenberg në Kosovë: I mirëpres propozimet e fundit
Jens Stoltenberg dhe Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani, në fjalën e saj në konferencën e përbashkët me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg tha se në Serbia po i jep 'terren', autorit të sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiç, për të planifikuar një sulm tjetër duke mos e ekstraduar atë. Ndërsa shtoi se në aspektin politik, udhëheqësi i sulmit të 24 shtatorit është presidenti Vuçiç. 

"Serbia, për fat të keq, jo që nuk e ka ekstraduar udhëheqësin e atij sulmi terrorist, nga aspekti praktik, se nga ai politik udhëheqës i këtij sulmi ka qenë Vuçiçi. Në vend se ta ekstradojë Vuçiqin, po vazhdon t’ia ofrojë të gjithë infrastrukturën e mundshme që ai të planifikojë sulme të reja ndaj Kosovës. Ne i ndajmë informatat që institucionet tona i mbledhin më gjithë aleatët dhe partnerët dhe natyrisht do të bashkëpunojmë në mënyrë që sulmet e tilla të parandalohen në të ardhmen", tha ai. 

2 JAVE ME PARE

Përfundon takimi me Stoltenberg, Osmani: Kosova, partner i besueshëm i NATO-s! Serbia kërcënim për rajonin

Stoltenberg në Kosovë: I mirëpres propozimet e fundit
Jens Stoltenberg

KOSOVË- Ka përfunduar takimi në Presidencë i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. 

Gjatë konferencës së përbashkët, presidentja Osmani theksoi se Kosova është një partner i besueshëm i NATO-s, ndërsa akuzoi Serbinë si një kërcënim për rajonin.

Pas kësaj konferencë me Presidenten Osmani, Stoltenberg do të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Ndërkohë si pasojë e vizitës së Stoltenberg, forca të shtuara të KFOR-it janë vendosur mbi Urën e Ibrit mëngjesin e së hënës. 

2 JAVE ME PARE

Vizita e Stoltenberg në Kosovë, mediat serbe: Erdhi nga pika kufitare Merdarë

Stoltenberg në Kosovë: I mirëpres propozimet e fundit
Jens Stoltenberg

KOSOVË-  Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka mbërritur në Kosovë pasditen e kësaj të hëne.  Sipas reporterit të Kosova Online, Stoltenberg ka hyrë në Kosovë përmes vendkalimit Merdare.

Komunikacioni në atë drejtim ka qenë i bllokuar për më shumë se një orë, me prezencë të madhe të Policisë së Kosovës. Stoltenberg ka nisur takimin me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe ndërsa në orët në vijim do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti. 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nesër është planifikuar të vizitojë Beogradin. Ndërsa sot në mëngjes ishte në Bosnje e Hercegovinë. 

2 JAVE ME PARE

Pas vizitës në Bosnjë, Stoltenberg mbërrin në Kosovë, nis takimin me Osmanin

Stoltenberg në Kosovë: I mirëpres propozimet e fundit
Jens Stoltenberg dhe Vjosa Osmani

KOSOVË- Ashtu siç u planifikua, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur pasditen e kësaj të hëne takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Pas takimit, Stoltenberg dhe Osmani do të mbajnë një konferencë për media. Në orët në vijim do të ketë edhe një takim me kreun e qeverisë, Albin Kurti. Para arritjes në Kosovë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është shprehur i shqetësuar për ndikimin rus në rajon dhe retorikën e ndarjes.

“Diskutuam për situatën e sigurisë në rajon. Jemi të shqetësuar nga retorika e ndarjes dhe nga ndikimi i jashtëm, veçanërisht nga Rusia. Në vend të kërcënimeve për të rrezikuar stabilitetin dhe për të minuar reformat, të gjithë liderët duhet të punojnë për unitet dhe përparim. Ne jemi të përkushtuar ndaj stabilitetit në këtë rajon. Ju e dini se jemi të angazhuar për vite me radhë sepse shteti juaj ka rëndësi për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Prandaj po thellojmë bashkëpunimin tonë, dialogun politik dhe bashkëpunimin praktik”, tha Stoltenberg gjatë vizitës në Bosnjë. 

2 JAVE ME PARE

Deklaratat paralajmëruese për zgjerimin e konfliktit të Rusisë, Stoltenberg viziton Kosovën dhe Serbinë

Stoltenberg në Kosovë: I mirëpres propozimet e fundit
Albin Kurti dhe Jens Stoltenberg

KOSOVË-  Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, më 20 nëntor qëndron në Kosovë, në kuadër të një turi në disa shtete të rajonit, ku shefi i aleancës ushtarake perëndimore do të zhvillojë takime në krerët e shteteve. Sipas agjendës, në Kosovë shefi i NATO-s do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, dhe me komandantin e misionit paqeruajtës të aleancës në Kosovë, KFOR, Ozkan Ulutash.

Vizita e Stoltenbergut në Kosovë vjen në kohën e tensioneve, por edhe paralajmërimeve për konflikte të mundshme. Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë të larta pas një sulmi të armatosur në veri të Kosovës nga një grup i armatosur serbësh. Po ashtu, komuniteti ndërkombëtar së fundi ka shpeshtuar thirrjet që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe e Serbia të njohë de facto pavarësinë e Kosovës.

Ndërkaq, pesë ditë para vizitës së Stoltenbergut në Kosovë, Ukraina ka paralajmëruar se Rusia po synon të nxisë një konflikt në Ballkanin Perëndimor. Për çështjen e fundit, Bashkimi Evropian është pajtuar me presidentin Volodymyr Zelensky, ndërkaq nga Departamenti amerikan i Shtetit, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se ndikimi malinj rus në rajonin e Ballkanit Perëndimor pengon rrugën e shteteve drejt integrimeve euroatlantike. DASH u shpreh se pikërisht ky ndikim tregon urgjencën e punës që po bën Uashingtoni për të luftuar ndikimin rus. Për synimin e Rusisë që të nxisë konflikte në rajon, ka folur më 19 nëntor edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai tha se Moska po dëshiron të ndezë “një vatër krize në oborrin e Bashkimit Evropian” me qëllim që “ta shpërqendrojë NATO-n”.

Stotelberg do të qëndrojë në Kosovë, shtet ku aleanca ushtarake ka mbi 4.600 trupa. Kosova për një kohë të gjatë ka thënë se ka dy qëllime strategjike sa u përket integrimeve euroatlantike: anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO. Por, për aspiratën e fundit, fillimisht ka kërkuar që të pranohet në Programin e Partneritetit të Paqes. Por, integrimet euroatlantike të Kosovës shpesh është thënë se do të kalojnë përmes dialogut për normalizim që ndërmjetësohet nga BE-ja. Megjithatë, në këto dy institucione në të cilat Kosova mëton të anëtarësohet, ka shtete që ende nuk e njohin pavarësinë e shpallur më 2008.

Qëndrimi i NATO-s për Kosovën

NATO përkrah dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit – ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre sulmues serb – Stoltenberg kërkoi nga të dyja palët që të përmbahen nga nxitja e tensioneve dhe të kthehen menjëherë në dialog.

Për shkak të situatës së tensionuar pas sulmit në Banjskë, NATO mori vendim që të rrisë praninë e saj ushtarake, në kuadër të misionit të KFOR. Ky mision është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX). Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur shtimin e pranisë së pjesëtarëve të KFOR-it, por ai ka theksuar se nuk ka nevojë për një angazhim më aktiv të kësaj force në territorin e Kosovës.

“Ata janë të nevojshëm për siguri dhe mbrojtje.. dhe kështu do të mbetet. Ne nuk kemi nevojë ta bëjmë KFOR-in reagues të parë”, ka deklaruar Kurti më 25 tetor. Por, kryeministri kosovar ka kërkuar që trupat shtesë të KFOR-it të “koncentrohen në ruajtjen e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë”. Tensionet në veri të Kosovës kanë qenë të larta që nga fundi i majit, për shkak të kundërshtimit të serbëve lokalë të kryetarëve të rinj shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e prillit, votime që u bojkotuan nga serbët.

Më 29 maj, dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it u lënduan pas konfrontimit me protestuesit në Zveçan. Pas dhunës, Stoltenberg e cilësoi atë të papranueshëm dhe tha se dhuna e kthen prapa Kosovën dhe gjithë rajonin dhe vë në rrezik aspiratat euroatlantike. Vizita e Stoltenbergut në Kosovë, por edhe më pas në Serbi, vjen në kohën kur të dyja shteteve u është dorëzuar një draft-statut për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Komuniteti ndërkombëtar, që po kërkon që Asociacioni të themelohet, ka thënë se ai është një model modern evropian për Asociacionin. Kurti ka thënë se është i gatshëm ta pranojë dhe nënshkruajë këtë draft-statut.

Kosova sytë kah Partneriteti për Paqe

Sa u përket aspiratave euroatlantike, Kosova ka shprehur dëshirën e saj që një ditë të jetë anëtare e NATO-s. Por, para se të ndodhë kjo, Prishtina ka kërkuar që të bashkohet në Programin e aleancës për Partneritet për Paqe. Qeveria e Kosovës veçse ka formuar një grup punues për anëtarësimin në këtë program.

Presidentja Osmani shpesh e ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është parakusht për paqe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Osmani madje i ka kërkuar ndihmë Shteteve të Bashkuara për përfshirjen në Partneritetin për Paqe dhe eventualisht në NATO. Uashingtoni i ka premtuar Kosovës mbështetje për integrimet euroatlantike. Kryeministri Kurti, në një plan të propozuar për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit – të arritur mes Kosovës dhe Serbisë më herët gjatë vitit – ka përmendur Programin e Partneritetit për Paqe. Kurti ka propozuar që të ndërmerren hapa për anëtarësimin e Kosovës në BE, në mekanizma të tjerë evropianë dhe “nënshkrimin e Partneritetit për Paqe me NATO-n”. Partneriteti për Paqe është program i bashkëpunimit praktik dypalësh ndërmjet shteteve partnere euroatlantike dhe NATO-s. Ky program, që është krijuar më 1994, u lejon shteteve që të zgjedhin vetë prioritetet për bashkëpunim.

NATO ka thënë se ky program ka për qëllim të rrisë stabilitetin, të ulë kërcënimet për paqe dhe të ndërtojë raporte më të forta të sigurisë ndërmjet partnerëve dhe NATO-s. Partneriteti për Paqe përfshin shumë fusha të aktivitetit të NATO-s, sikurse: puna e lidhur me mbrojtjen, forumet e mbrojtjes, trajnimet, stërvitjet ushtarake, planifikimet për përgjigje të emergjencave civile dhe katastrofave të tjera, por edhe bashkëpunimin në shkencë dhe mjedis. Në përgjithësi janë afër 1.600 aktivitete. Pikërisht, në kuadër të këtij programi, më 1999 disa shtete dërguan forca paqeruajtëse Kosovë në kuadër të misionit të aleancës në Kosovë, KFOR. Atëbotë ishin vendosur në Kosovë afër 50.000 ushtarë nga 36 vende të botës, prej të cilëve 30.000 ishin të shteteve të NATO-s.

Në përgjithësi, ky program ofron një kornizë politike për bashkëpunim me NATO-n. Në kuadër të programit, secili shtet partner vendos vet për ritmin, por edhe thellimin e bashkëpunimit me aleancën. Aleanca ka disa mjete dhe mekanizma për të shtyrë përpara bashkëpunimin me shtetet anëtare, përmes disa politikave dhe programeve, planeve të veprimit dhe formave të tjera të bashkëpunimit. Në NATO ka tri lloje të dokumenteve të partneritetit dypalësh: Programi i Partneritetit dhe Bashkëpunimit Individual, Programi i Planeve të Veprimit Individual dhe Programi Vjetor Kombëtar. I pari është dokument standard, që zakonisht zhvillohet çdo dy vjet nga shteti partner në konsultim me NATO-n dhe kërkn miratimin e Këshillit të Atlantikut. Ai strukturohet dhe përshtatet me interesat dhe synimet e shtetit partner dhe NATO-s.

Dokumenti i dytë përqendrohet në reformat e brendshme të shteteve partnere. Aty trajtohen edhe çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes dhe synon të koordinojë të gjitha aspektet e raporteve të shteteve partnere dhe NATO-s përmes një dialogu politik dhe sistematik me Aleancën. Ndërkaq, Programi Vjetor Kombëtar është dokumenti më kërkues që përqendrohet në reformat demokratike, të sigurisë dhe të mbrojtjes, që zhvillohet çdo vit nga shtetet partnere në konsultim me NATO-n. Në këtë program kanë qasje vetëm shtetet që janë pjesë e Planit të Veprimit për Anëtarësim, që është procesi që gjurmon përparimin në rrugën drejt anëtarësimit në NATO.

Në Partneritetin për Paqe marrin pjesë edhe shtete që nuk kanë shprehur aspirata që një ditë të bëhen pjesë e NATO-s. Këtu bën pjesë Serbia, e cila i është bashkuar programit, por edhe është anëtare e Këshillit të Bashkëpunimit Euroatlantik (EAPC), i cili synon bashkëpunimin politik mes shteteve anëtare të NATO-s dhe shteteve të Partneritetit. Politika e anëtarësimit në NATO është “me dyer të hapura”, por zgjerimi i këtij institucioni kërkon vendim unanim të të gjithë anëtare. Spanja, Greqia, Rumania dhe Sllovakia, janë anëtare të NATO-s të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe kjo mosnjohje paraqet pengesë për përparimin e Kosovës drejt integrimit në aleancë.

Cila shtete të tjera do të vizitojë Stoltenberg?

Para Kosovës, Stoltenberg ka vizituar Bosnje e Hercegovinën ku është takuar me anëtarët e presidencës trepalëshe dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë dhe ndërkombëtarë.

Pas Kosovës, shefi i NATO-s më 21 nëntor do të qëndrojë në Serbi, ku është paraparë të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, dhe me kryeministren e këtij shteti Ana Bërnabiç. Po të njëjtën ditë, do të vizitojë Maqedoninë e Veriut, shtet anëtar i NATO-s, ku do të takohet me krerët shtetërorë dhe do t’i drejtohet Kuvendit të këtij shteti. Më 22 nëntor ai do të përmbyllë turneun ballkanik me një takim me udhëheqësit e shteteve anëtare të NATO-s nga rajoni. Ai do të takohet me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, presidentin kroat, Zoran Millatoviç, kryeministrin e Malit të Zi, Millojko Spajiç dhe me atë të Sllovenisë, Robert Golob./ REL

jens stoltenberg ne kosove

Sondazh

Poll

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?

Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë që po ndodh!

Vasili në SPAK/ Meta: Asnjë shqetësim me drejtësinë, por afera e inceneratorëve

'Jemi pro protestave'/ Takoi Berishën, Meta: Do bashkëpunojmë për sezonin e ardhshëm parlamentar

Proteste per guroren

Tragjedi në Gramsh! Mbyten në Liqenin e Banjës, polumbarët nxjerrin trupat e babait dhe 2 djemve

“Rama ik” thirrje ne Rogozhine

Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!

VIDEO/ Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!