Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë shtyrë seancën për rastin e gazetarit Elton Qyno teksa trupa u tërhoq për vendimin paafat. • Ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese u zhvillua seanca për padinë e Qynos për vendimet e Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e pajisjeve elektronike në pronësi të tij, kontrollin në shtëpi dhe kontrollin personal pas një hetimi të nisur nga SPAK për nxjerrje të sekretit hetimor. • Në padi, Qyno kërkon shfuqizimin e vendimmarrjeve që sollën këto vendime, duke i cilësuar ato në shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut. • Gazetari Elton Qyno u mor në pyetje në dhjetor 2023 për rrjedhjen në media të materialeve nga një dosje hetimore për një sërë krimesh të rënda, ndërsa pas një kontrolli në shtëpinë e tij, Prokuroria sekuestroi celularët dhe mjetet elektronike. • Qyno e ka kundërshtuar vendimmarrjen si shkelje e të drejtave të tij si gazetar. • Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme vendosi masën e detyrimit për paraqitje për Qynon për veprën e korrupsionit pasiv në sektorin privat, mbi bazën e një procedimi të regjistruar nga Prokuroria e Posaçme për organizatën kriminale të drejtuar nga Suel Çela. • Në janar, Gjykata e Posaçme e Apelit e rrëzoi masën e sigurisë së vendosur nga shkalla e parë.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë shtyrë seancën për rastin e gazetarit Elton Qyno teksa trupa u tërhoq për vendimin paafat. Ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese u zhvillua seanca për padinë e Qynos për vendimet e Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e pajisjeve elektronike në pronësi të tij, kontrollin në shtëpi dhe kontrollin personal pas një hetimi të nisur nga SPAK për nxjerrje të sekretit hetimor.
Në padi, Qyno kërkon shfuqizimin e vendimmarrjeve që sollën këto vendime, duke i cilësuar ato në shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut. Gazetari Elton Qyno u mor në pyetje në dhjetor 2023 për rrjedhjen në media të materialeve nga një dosje hetimore për një sërë krimesh të rënda, ndërsa pas një kontrolli në shtëpinë e tij, Prokuroria sekuestroi celularët dhe mjetet elektronike. Qyno e ka kundërshtuar vendimmarrjen si shkelje e të drejtave të tij si gazetar.
Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme vendosi masën e detyrimit për paraqitje për Qynon për veprën e korrupsionit pasiv në sektorin privat, mbi bazën e një procedimi të regjistruar nga Prokuroria e Posaçme për organizatën kriminale të drejtuar nga Suel Çela. Në janar, Gjykata e Posaçme e Apelit e rrëzoi masën e sigurisë së vendosur nga shkalla e parë.
TIRANË- Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese pasi kanë dëgjuar avokatin e gazetarit Elton Qyno dhe prokurorin e SPAK, Bledar Maksutin janë tërhequr për vendimit. Në Gjykatë Kushtetuese po zhvillohet seanca për padinë e Qynos përvendimet e Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e pajisjeve elektronike në pronësi të tij, kontrollin në shtëpi dhe kontrollin personal pas një hetimi të nisur nga SPAK për nxjerrje të sekretit hetimor. Në padi, Qyno kërkon shfuqizimin e vendimmarrjeve që sollën këto vendime, duke i cilësuar ato në shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut.
Gazetari Elton Qyno u mor në pyetje në dhjetor 2023 për rrjedhjen në media të materialeve nga një dosje hetimore për një sërë krimesh të rënda, ndërsa pas një kontrolli në shtëpinë e tij, Prokuroria sekuestroi celularët dhe mjetet elektronike. Qyno e ka kundërshtuar vendimmarrjen si shkelje e të drejtave të tij si gazetar.
Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme vendosi masën e detyrimit për paraqitje për Qynon për veprën e korrupsionit pasiv në sektorin privat, mbi bazën e një procedimi të regjistruar nga Prokuroria e Posaçme për organizatën kriminale të drejtuar nga Suel Çela. Në janar, Gjykata e Posaçme e Apelit e rrëzoi masën e sigurisë së vendosur nga shkalla e parë.
TIRANË- Avokati i gazetarit Elton Qyno, Dorian Matlia tha se nga kontrollet e Prokurorisë së Posaçme në banesë u terrorizuan familja dhe fëmijët. Sipas Matlisë, "hataja" u bë për të treguar se çfarë ndodh kur merresh me SPAK.
Ai u shpreh se në këtë çështje kemi të bëjmë me shkelje të procesit ligjor. Avokati shtoi se SPAK, si institucion shtetëror duhet të hetojë mekanizmat dhe jo të shkojë te gazetari për përgjigje. Më tej tha se po rrezikohen burimet konfidenciale të gazetarëve pa të cilat nuk mund të ketë gazetari cilësore.
"Janë terrorizuar fëmijët dhe është bërë një hata për të treguar se çfarë ndodh kur merresh me SPAK. Në rastin konkret nuk po flitet për të drejtën e tij për të shkruar. Po bëhet fjalë për të drejtën e tij për të mos treguar. Kemi të bëjmë me shkelje të rregullt të procesit ligjor. SPAK ka shkuar direkt te sekuestrimi. Në këtë pikë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese. Kjo është si loja "Mafia", të gjejmë se kush nga në është mafiozi. Institucioni shtetëror heton mekanizmat dhe jo hajde shkojmë të gazetari të na tregojë. Të gjitha këto janë shkelje. Janë në rrezik burimet konfidenciale të tyre pa të cilat nuk mund të ketë gazetari cilësore.", tha Matlia.
TIRANË- Në Gjykatën Kushtetuese u zhvillua seanca gjyqësore për ankimimin e gazetarit Elton Qyno për sekuestrimin e pajisjeve elektronike. Dorian Matlia, avokati i gazetarit u shpreh në seancë se Qyno po ankohet për shkak se po i cënohet konfidencialiteti i burimeve nga veprimet e sekuestrimit pa kriter nga ana e Prokurorisë së Posaçme. Gjatë fjalës së tij avokati u shpreh se kjo çështje prek dhe shkel disa të drejta, ku ndër to është edhe liria e gazetarit.
"Çështja prek disa të drejta, si liria e gazetarit. Nuk po ankohet Elton Qyno se po i ndalohet të bëjë shkrimë. Po ankohet se po i cenohet konfidencialiteti i burimeve nga veprimet të sekuestrimit pa kriter të materialeve digjitale. Ka tre mundësi si Elton Qyno mund të ketë marrë metariale nga dosja hetimore e SPAK. Mund të ketë hyrë natën në ndërtesë dhe ti ketë marrë. Mund të ketë hyrë përmes hakërimit dhe të ketë marrë dokument elektronik ose mund ti ketë marrë nga diskush që punon aty brenda me dosjen. Dy të para nuk janë ngritur si pretendime nga SPAK. I vetmi opsion ngelet që dikush brenda ka nxjerrë informacionin. Është e pamundur që në 24 orë, SPAK të ketë bërë verifikimet ndaj tre prokurorëve para se të bëjë sekuestrimet. Kjo nuk ka ndodhur as në 15 muajt në vazhdim.", u shpreh avokati.
Qyno ka paditur në Kushtetuese vendimet e Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e pajisjeve elektronike në pronësi të tij, kontrollin në shtëpi dhe kontrollin personal pas një hetimi të nisur nga SPAK për nxjerrje të sekretit hetimor. Në padi, Qyno kërkon shfuqizimin e vendimmarrjeve që sollën këto vendime, duke i cilësuar ato në shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut.
Gazetari Elton Qyno u mor në pyetje në dhjetor 2023 për rrjedhjen në media të materialeve nga një dosje hetimore për një sërë krimesh të rënda, ndërsa pas një kontrolli në shtëpinë e tij, Prokuroria sekuestroi celularët dhe mjetet elektronike. Qyno e ka kundërshtuar vendimmarrjen si shkelje e të drejtave të tij si gazetar.
Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme vendosi masën e detyrimit për paraqitje për Qynon për veprën e korrupsionit pasiv në sektorin privat, mbi bazën e një procedimi të regjistruar nga Prokuroria e Posaçme për organizatën kriminale të drejtuar nga Suel Çela. Në janar, Gjykata e Posaçme e Apelit e rrëzoi masën e sigurisë së vendosur nga shkalla e parë.