LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Raporti i SHISH: ‘Rezidenti’ me mision ‘bleu’ zyrtarin shqiptar, vendi në shënjestër të spiunëve

• Shërbimi Informativ Shtetëror ka publikuar raportin për vitin 2021 duke indentifikuar problematikat që cënojnë sigurinë kombëtare. Në raport është zbuluar një rast spiunazhi, ku një person nga një vend jo mik i Shqipërisë i quajtur me nofkën “Rezidenti" ka arritur që të marrë informacione të klasifikuara nga një punonjës i një institucioni shtetëror në vendin tonë, i cili kishte marrë nofkën "Çelësi". • Në raportin e SHISH thuhet se janë përballuar me sukses një numër të madh kërcënimesh kibernetike në perimetrat publikë.• Sipas raportit të SHISH, Shqipëria vijon të mbetet në fokus të disa shërbimeve të huaja të inteligjencës. Propaganda e huaj dhe dezinformimi janë instrumentet më të përdorura nga shërbimet e huaja të inteligjencës jomiqësore për të promovuar interesat strategjike të politikës së jashtme • Për krimet mjedisore, SHISH identifikon shfrytëzimin jashtë kritereve nga operatorë të ndryshëm ekonomikë, të cilët nxjerrin materiale inerte nga shtretërit e lumenjve për përfitime financiare. • Në raport u prek çështja e aktivitetit kriminal të prodhimit të kanabisit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Në raportin për vitin 2021 shkruhet se kriminelët shqiptarë janë pozicionuar në vendet e origjinës ku prodhohen lëndët narkotike dhe kanë fituar 'besimin reciprok' të prodhuesve të drogës. • Rrëfimi i një agjentje të rekrutuar nga SHISH, është pjesë e raportit të bërë publik. Bitcoin në Shqipëri është një prej çështjeve të prekura në raport. 

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Si po prodhohet Bitcoin në Shqipëri, SHISH: Kamuflohen përmes 'call center', të përfshirë edhe të huaj

Raporti i SHISH: ‘Rezidenti’ me mision ‘bleu’ zyrtarin
Bitcoin

TIRANË- Në raportin e Shërbimit Informativ të shtetit flitet edhe për prodhimin e Bitcoin në Shqipëri. Në raport thuhet se pastrimi i produktit të veprës penale mbetet karakteristikë e krimit të organizuar e se ndërveprues janë edhe shtetas të huaj, të përfshirë në krimin e organizuar ndërkombëtar. 

Në vendin tonë, veprimtaria e brokerimit të palicencuar apo të ushtruar në informalitet nga operatorë ekonomikë, shfaqet në ndërmjetësimin dhe investimet në bursa jashtë shtetit, në kriptomonedha dhe metale të çmuara, duke e kamufluar veprimtarinë pas aktiviteteve të tipit “call center”. 

Bitcoin prodhohet në Shqipëri nga subjekte të palicensuara për këtë aktivitet. Merren objekte me qira, afër vendeve ku mundësia për të abuzuar apo vjedhur energjinë elektrike është më e lartë, por ka edhe raste ku ndërhyhet në matësit elektrikë.

RAPORTI I SHISH:

Korrupsioni dhe krimet në ekonomi mbeten fenomene shqetësuese që cenojnë barazinë ekonomike mes shtetasve dhe sundimin e ligjit. Pastrimi i produktit të veprës penale mbetet karakteristikë e krimit të organizuar. Ndërveprues janë edhe shtetas të huaj, të përfshirë në krimin e organizuar ndërkombëtar.

Krimet në ekonomi më të përhapura janë: evazioni fiskal, nëpërmjet aplikimit të praktikave dhe skemave të ndryshme abuzive; kontrabanda e mallrave të akcizës, shfaqur nëpërmjet manipulimit të dokumentacionit doganor, si dhe të kartëmonedhave të huaja kesh dhe të metaleve të çmuara mbi vlerën e lejuar; realizimi i lojërave të fatit në informalitet; huadhënia informale jashtë instrumenteve bankare, aplikimi në informalitet i kriptomonedhave virtuale dhe brokerimi i palicencuar.

Veprimtaria e brokerimit të palicencuar apo të ushtruar në informalitet nga operatorë ekonomikë, shfaqet në ndërmjetësimin dhe investimet në bursa jashtë shtetit, në kriptomonedha dhe metale të çmuara, duke e kamufluar veprimtarinë pas aktiviteteve të tipit “call center”. Gjithashtu, aktorët e përfshirë në këtë formë paligjshmërie kanë krijuar edhe rrethanorë të përshtatshëm për prodhimin e kriptomonedhës në informalitet.

Në vendin tonë prodhohet Bitcoin, nga subjekte të palicensuara për këtë aktivitet. Merren objekte me qira, afër vendeve ku mundësia për të abuzuar apo vjedhur energjinë elektrike është më e lartë, por ka edhe raste ku ndërhyhet në matësit elektrikë. Aktiviteti zhvillohet në informalitet edhe pse ka hyrë në fuqi legjislacioni përkatës (Ligji Nr.66/2020 “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”) që përfshin rregullimin e kushteve të licencimit, ushtrimin dhe mbikëqyrjen e aktivitetit të operatorëve dhe bursave, tregtimin e monedhave virtuale dhe parandalimin e praktikave abuzuese në treg, në vendin tonë. Përdorimi i parasë virtuale sjell një sërë përfitimesh dhe lehtësirash të mundshme. Kjo me gjasa rrit rrezikun e pastrimit të parave, financimin e terrorizmit apo vepra të tjera gjeneruese të ardhurash kriminale.

1 VITE ME PARE

'Si u bëra pjesë e SHISH?' Agjentja: Trajnimi ishte intensiv, kisha një frikë të madhe

Raporti i SHISH: ‘Rezidenti’ me mision ‘bleu’ zyrtarin
Gruaja

TIRANË- Në raportin e SHISH për 2021 tregohet historia e një vajze e cila vendosi të bëhej pjesë e Shërbimit Informativ të Shtetit dhe rrugëtimi i saj. Agjentja tregon se rrugëtimi për të qënë pjesë e SHISH ishte emocionues e me shumë sfida. Ajo ka treguar se fillimisht nisi aplikimet për të punuar në këtë institucion e më pas nisi procesin e rekrutimit. 

'Gjithmonë kisha ëndërruar të isha pjesë e një institucioni ku impakti i punës sime do të ndihej jo vetëm brenda tij, por në rang më të gjerë, në rang kombëtar.'- tregon agjentja duke thënë më pas se kishte frikë se mos ndoshta puna nuk do të ishte e përshtatshme për vajza. 

Më tej, në raport agjentja shton se në momentin kur filloi punë në SHISH u përkrah nga kolegët si dhe shtoi se nuk është ndjerë asnjëherë e intimiduar nga kolegët meshkuj. 

HISTORIA:

Rrugëtimi për t’u bërë pjesë e Shërbimit Informativ të Shtetit ka qenë një nga rrugëtimet më emocionuese të jetës sime. Gjithçka filloi kur lexova njoftimin se ishin hapur aplikimet e reja për punë pranë këtij institucioni. Kjo ishte mundësia që kisha pritur prej një kohe të gjatë! Në atë periudhë, punoja në sektorin privat, por nuk isha e kënaqur me veten. Gjithmonë kisha ëndërruar të isha pjesë e një institucioni ku impakti i punës sime do të ndihej jo vetëm brenda tij, por në rang më të gjerë, në rang kombëtar.

Edhe familja më mbështeti në këtë zgjedhje. Procesi i rekrutimit zgjati disa muaj. Pati edhe shumë intervista dhe verifikime të tjera, derisa, më në fund, më njoftuan se isha përzgjedhur për të qenë një prej personave që do të merrja pjesë në një trajnim profesional disamujor Trajnimi ishte intensiv dhe sfidues. Kursantët e përzgjedhur ishin me sfonde të ndryshme profesionale dhe kjo larmi e ndihmoi secilin prej nesh të mësonte më shumë, duke shkëmbyer përvoja e duke u njohur me perspektiva të reja.

Instruktorët e trajnimit ishin shumë të përgatitur, me përvojë të gjerë pranë SHISH-it. Pas përfundimit të muajve dinamikë të trajnimit, ku çdo ditë gërshetoheshin shembuj teorikë me ushtrime praktike, iu nënshtruam një provimi ku testoheshin njohuritë e marra gjatë kursit. Ky rrugëtim i lodhshëm, por shumë i bukur, u finalizua me organizimin e Ceremonisë së Diplomimit dhe Betimit, ku festuam të gjithë së bashku nisjen e një etape të re në jetën tonë.

“Betohem solemnisht se do t’i shërbej me përkushtim e ndershmëri Republikës së Shqipërisë për forcimin e sigurisë kombëtare, do të veproj në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, do të kryej me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm detyrat që do të më ngarkohen, do të ruaj sekretin dhe do të jem besnik ndaj Shërbimit Informativ të Shtetit në përmbushjen e misionit të tij. BETOHEM!”

Me këto fjalë, u mbyll ceremonia zyrtare dhe tashmë ishim gati për të dhënë kontributin tonë për atdheun! Para se të filloja formalisht punën si punonjëse e Shërbimit Informativ të Shtetit, frika ime më e madhe ishte se mos ndoshta kjo nuk ishte punë e përshtatshme për vajza. Në një shoqëri me histori patriarkale si ajo e vendit tonë, mendoja se do të ishte shumë e vështirë për një vajzë të re, të punonte në sektorin operativ dhe të sillte impakt pozitiv në këtë vend.

Por, sapo fillova punë, vura re se, pjesë e SHISH-it janë shumë gra dhe vajza, disa prej të cilave kanë ngjitur shkallët e karrierës dhe sot janë në pozicione drejtuese, gjë që për mua është tepër motivuese. Kolegët e rinj ishin mikpritës dhe të gatshëm të më orientonin e ndihmonin në çfarëdolloj kohe.

Edhe mentori më shoqëronte në çdo hap, duke më shpjeguar me hollësi dhe durim çdo gjë në lidhje me punën. Në asnjë çast nuk jam ndier e diskriminuar apo inferiore ndaj kolegëve meshkuj, sepse këtu, secili merr atë që meriton, pavarësisht gjinisë.

Këto elemente ma kanë thjeshtuar punën dhe më kanë nxitur të jap më të mirën e vetes. Sektori operativ ka vështirësitë e veta, por të rrit shumë si individ, profesionalisht dhe personalisht. Duke u hasur çdo ditë me njerëz të ndryshëm, zhvillon shumë aftësi dhe, mbi të gjitha, mëson të njohësh njerëzit jo vetëm në bazë të asaj që shfaqin, por edhe në bazë të asaj që fshehin.

Për më tepër, nuk ka kënaqësi më të madhe sesa ta mbyllësh një ditë pune duke e ditur që ke sjellë një ndikim pozitiv dhe ke dhënë kontributin tënd për realizimin e misionit kryesor:

Garantimin dhe ruajtjen e sigurisë kombëtare!

1 VITE ME PARE

Kriminelët shqiptarë, raporti i SHISH: Kanë krijuar kontakte të drejtpërdrejta me prodhuesit e drogës!

Raporti i SHISH: ‘Rezidenti’ me mision ‘bleu’ zyrtarin
Foto ilustruese

TIRANË- Shërbimi Informativ Shtetëror ka publikuar raportin për vitin 2021, ku një vend zë edhe trafiku i drogës. “BalkanWeb” sjell pjesën e raportit të SHISH për drogën, ku mes të tjerash nënvizohet se “Kriminelët shqiptarë janë pozicionuar në vendet e origjinës të drogës, duke fituar ‘besimin reciprok”.

Më tej, në raportin e SHISH theksohet veprimtaria e grupeve kriminale në fushën e lëndëve narkotike është rritur ndjeshëm si brenda dhe jashtë vendit.

Në raport citohet se anëtarët e organizatave kriminale shqiptare tashmë janë pozicionuar në vendet e origjinës ku prodhohen lëndët narkotike, duke ndikuar në zgjerimin e rrjeteve kriminale.

“Kundërvënia ndaj aktivitetit të grupeve kriminale në përgjithësi, dhe atyre të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike në veçanti, është rritur ndjeshëm si brenda dhe jashtë vendit. Megjithatë, pavarësisht rezultateve domethënëse, kundërvënia ndaj trafikimit të lëndëve narkotike mbetet sfidë e rëndësishme, për shkak të evoluimit të mënyrave të operimit të tyre pas goditjeve. Faktorë nxitës dhe tërheqës të aktivitetit kriminal në vend dhe rajon mbeten: anëtarët e tyre të pozicionuar tashmë në vendet e origjinës ku prodhohen lëndët narkotike; lidhjet me rrjete kriminale ndërkombëtare dhe rajonale; realizimi i kërkesave paraprake apo marrëveshjeve të shtyra në kohë për shkak të kufizimeve nga pandemia; mbulimi i kostove të shkaktuara nga sekuestrimet dhe arrestimet.

Grupet kriminale po bëhen përherë e më shumë heterogjene dhe po diversifikojnë fushat e veprimtarisë. Anëtarët e grupeve shqiptare të trafikut të drogës kanë krijuar kontakte të drejtpërdrejta edhe me prodhuesit direkt të drogave, duke fituar “besimin reciprok”. Një tjetër faktor nxitës i këtij aktiviteti vlerësohet gatishmëria në rritje e grupeve të krimit të organizuar në vendet e origjinës së lëndëve narkotike, për t’u angazhuar me grupe kriminale jo-vendase, gjë që ka ndikuar në zgjerimin e kufijve të këtyre rrjeteve, përtej lidhjeve të mëparshme etnike, familjare apo të karteleve. Kultivimi i bimëve narkotike i llojit kanabis sativa ka vijuar me zhvendosje të zonave dhe evoluim të mënyrave të ndërthurura në ambiente të hapura dhe të mbyllura. Kjo veprimtari e paligjshme favorizohet më së shumti nga kërkesat në rritje për kanabis nga grupe kriminale, përdorimi i tij për shkëmbim me droga të forta si heroinë dhe për mbulim të goditjeve financiare,”- thuhet në raportin e SHISH./Marrë nga BalkanWeb

1 VITE ME PARE

Në lupë të të huajve/ Raporti i SHISH: Propaganda dhe dezinformimi, instrumentet më të përdorura

Raporti i SHISH: ‘Rezidenti’ me mision ‘bleu’ zyrtarin
Foto ilustruese

TIRANË- Shërbimi Informativ Shtetëror ka publikuar një pjesë të raportit të vitit 2021, ku mes të tjerash evidenton dhe aktivitetin e inteligjencës së huaj në Shqipëri dhe rajon. Sipas raportit të SHISH, Shqipëria vijon të mbetet në fokus të disa shërbimeve të huaja të inteligjencës. Propaganda e huaj dhe dezinformimi janë instrumentet më të përdorura nga shërbimet e huaja të inteligjencës jomiqësore për të promovuar interesat strategjike të politikës së jashtme. Por edhe për të ndikuar në perceptimin e opinionit publik lidhur me rolin e tyre në çështjet ndërkombëtare në fushën e sigurisë.

Pjesë e raportit të SHISH:

Si vend anëtar i NATO-s, kontribuuese për paqen e sigurinë globale, por edhe aspirante për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane, Shqipëria vijon të mbetet në fokus të disa shërbimeve të huaja të inteligjencës. Në qendër të aktivitetit të tyre për grumbullimin e informacionit vijojnë të mbeten zhvillimet e brendshme në fushën politike dhe të sigurisë, pozicionimi properëndimor i vendit tonë në raport me politikat në marrëdhëniet ndërkombëtare, marrëdhëniet me vendet e rajonit dhe aleatët strategjikë, stërvitjet ushtarake në kuadër të Aleancës dhe projektet në fushën e mbrojtjes.

Në vendet e tjera të rajonit, shërbimet jomiqësore të inteligjencës e kanë fokusuar aktivitetin në amplifikim të problematikave ndëretnike e ndërfetare, nxitjen dhe mbështetjen e faktorëve destabilizues të brendshëm, në ruajtjen e status kuosë në raport me proceset integruese dhe nxjerrjen e përfitimeve nga roli i saj në raport me Perëndimin.

Aktivitetet hibride të aktorëve joperëndimorë kanë njohur rritje në rajon, por edhe në vendin tonë, edhe pse jo me të njëjtat përmasa si në vendet e rajonit. Këto lloj aktivitetesh po bëhen më evidente ndërkohë që vendet po përparojnë në proceset demokratizuese dhe integruese.

Çështjet e hapura dhe të pazgjidhura ndërshtetërore e ndëretnike e kanë shndërruar rajonin në terren të favorshëm për aktivitetet hibride të aktorëve globalë dhe rajonalë, kundërshtarë të rrugëtimit pro-perëndimor, për arritjen e synimeve të tyre për zgjerimin e influencës, thellimin e mosmarrëveshjeve midis vendeve të rajonit dhe pengimin e progresit në zgjidhjen e këtyre çështjeve.

Qasja e këtyre aktorëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor përfshin përdorimin e një game të gjerë mjetesh të hapura dhe të fshehura, duke kombinuar aktivitetet e inteligjencës me diplomacinë, presionin ekonomik, sulmet kibernetike, përdorimin e hapësirës online për aktivitete propaganduese, dezinformuese dhe fabrikimin të lajmeve të rreme, me synim shkurajimin dhe cenimin e kohezionit politik e social mes vendeve të rajonit, mes faktorit shqiptar në rajon, influencimin e vendimmarrjes, si në fushën e politikës së jashtme ashtu dhe atë të mbrojtjes.

Propaganda dhe dezinformacioni janë instrumentet më të përdorura nga shërbimet e huaja të inteligjencës jomiqësore për të promovuar interesat strategjike të politikës së jashtme, për të ndikuar në perceptimin e opinionit publik lidhur me rolin e tyre në çështjet ndërkombëtare në fushën e sigurisë, dhe për t’u prezantuar si alternativa të besueshme kundrejt aktorëve perëndimorë në rajon.
Në këtë aspekt, segmente të caktuara nga shoqëria civile dhe akademikë, qendra gjuhe e kulture, gazetarë, media e shkruar, vizive dhe online, si dhe rrjetet sociale, janë nga kategoritë që përdoren dhe shfrytëzohen nga këta aktorë për arritjen e objektivave të tyre.

1 VITE ME PARE

Spiunazh si në filma! Zbulimi i SHISH: ‘Rezidenti’ me mision ‘bleu’ zyrtarin shqiptar, vjen nga një vend jomik

Raporti i SHISH: ‘Rezidenti’ me mision ‘bleu’ zyrtarin
Foto Ilustruese

TIRANË- Dalin pjesë të tjera nga raporti i Shërbimit Informativ Shtetëror për vitin 2021, ku mes të tjerash flitet edhe për spiunazhin. SHISH publikon përgjimet e një zyrtari të huaj të dyshuar të një agjencie inteligjente të një vendi jomik dhe me mbulesë diplomatike, të cilin e quan me nofkën “Rezidenti”. Në raportin e SHISH thuhet nga përgjimet ka rezultuar se “Rezidenti” kishte kontakte me qytetarë shqiptarë, por edhe me punonjës të administratës qendrore e lokale, ku synimi ishte që të kishte qasje dhe të mundësonte takime në zyra institucionesh që administrojnë informacion të klasifikuar, duke shmangur mbikëqyrjen nga struktura të sigurisë. Raporti i SHISH ka zbuluar se si një person punonte si spiun në vendin tonë, e se kontaktin më të afërt e kishte me një punonjës të institucionit "A", i cili kishte marrë nofkën "Çelësi".

Po ashtu, shkruhet qartë se “Çelësi” ishte njohur me “Rezidentin” në një nga aktivitetet e zhvilluara nga një përfaqësi diplomatike, ku shkëmbyen numrat e telefonit pas takimit të rastësishëm, më pas, spiuni i huaj e kishte pyetur informatorin e tijpër vendndodhjen e përfaqësuesit të marrëdhënieve me jashtë të institucionit.

"“Çelësi” pranoi të takoheshin për drekë, për t’u njohur më mirë dhe për të shfrytëzuar këtë kontakt “diplomatik” me synim shkollimin me bursë studimi që ofronte shteti i “Rezidentit” për djalin e tij. Gjatë drekës, “Rezidenti” krijoi një njohje më të plotë të profilit personal dhe të punës, të aksesit të “Çelësit” ndaj informacionit të klasifikuar, duke i premtuar se do ta ndihmonte për shkollimin e djalit. “Çelësi” u ankua se, me të ardhurat si nëpunës, e kishte të pamundur shkollimin e djalit jashtë vendit dhe i shprehu mirënjohjen për ndihmën e ofruar,"-thuhet ndër të tjera në raportin e publikuar.

Pjesë nga raporti i SHISH:

Gjatë monitorimit të aktivitetit të një punonjësi të huaj të dyshuar të një agjencie inteligjente të një vendi jomik dhe me mbulesë diplomatike që, në këtë rast, po e quajmë me nofkën “Rezidenti”, u evidentua aktivitet i ngjeshur në kontakte me qytetarë të ndryshëm të vendit tonë, midis të cilëve edhe me punonjës të administratës qendrore e lokale, për shkak të funksionit diplomatik që përdorte si mbulesë. Përparësia i këtij operativi është njohja e gjuhës shqipe dhe zhdërvjelltësia në krijimin e kontakteve. Është vënë re prirje e tij për të pasur qasje dhe për të mundësuar takime në zyra institucionesh që administrojnë informacion të klasifikuar, si dhe veprime për të shmangur mbikëqyrjen nga struktura të sigurisë.

Dyshimet e para se “Rezidenti” kishte nisur një operacion të mundshëm rekrutimi erdhën pas frekuentimit të disa kabinave publike telefonike, në orare të përafërta në ditë të caktuara të muajit, të cilat realizoheshin pas lëvizjeve në rrugët e qytetit në këmbë dhe me automjet, për t’u siguruar që të ishte jashtë rrezes së monitorimit të strukturave të specializuara.

Pritësi i thirrjeve telefonike ishte një shtetas shqiptar, punonjës në institucionin qendror A. Punonjësin këtu po e quajmë me emrin “Çelësi”.

Në një rast, në vigjilje të Vitit të Ri, “Rezidenti” komunikon me “Çelësin” dhe i kërkon një takim për ta uruar për festat e fundvitit. Nisur nga kjo situatë, u ndërmorën disa veprime të kualifikuara për të dokumentuar takimin dhe për të vlerësuar nivelin e marrëdhënieve mes tyre. Duke e vlerësuar “Rezidentin” si profesionist, i cili kishte mundësi të vogla për të gabuar, u planifikuan detyra operative për verifikimin e figurës dhe monitorimin e aktivitetit të “Çelësit”. Po, ashtu, u morën masa për të verifikuar qasjen e “Çelësit” në informacion të klasifikuar “Sekret Shtetëror” si dhe të dhëna për ndryshimin e sjelljes së tij në rutinën e përditshme të punës. Të dhënat e para treguan se “Rezidenti” i kishte frekuentuar shumë rrallë ambientet e zyrës ku punonte “Çelësi” dhe, në dukje, nuk kishte shprehur ndonjë interes të veçantë në drejtim të “Çelësit”.

SHISH-i mësoi se “Çelësi” ishte njohur me “Rezidentin” në një nga aktivitetet e zhvilluara nga një përfaqësi diplomatike, ku shkëmbyen numrat e telefonit pas takimit të rastësishëm. Kohë më vonë, “Rezidenti” ishte shfaqur në zyrën e “Çelësit”, i cili për momentin u ndodh i vetëm, dhe e kishte pyetur për vendndodhjen e përfaqësuesit të marrëdhënieve me jashtë të institucionit. Duke përfituar nga kjo situatë, “Rezidenti” e ftoi për kafe në një nga baret me pak frekuentim në afërsi të institucionit. “Çelësi” pranon të konsumojë kafen, por në biseda nuk u vu re ndonjë temë konkrete interesi. Bisedat ishin të karakterit të përgjithshëm, rreth familjes, arsimit, ambientit të punës dhe problematikat e përgjithshme. Në përfundim, “Rezidenti” e fton për një drekë jashtë qytetit, duke përcaktuar orën dhe ditën, si dhe i kërkon disa të dhëna që, në kontekstin e detyrës së “Çelësit” nuk përbënin ndonjë çështje sekreti.

“Çelësi” pranoi të takoheshin për drekë, për t’u njohur më mirë dhe për të shfrytëzuar këtë kontakt “diplomatik” me synim shkollimin me bursë studimi që ofronte shteti i “Rezidentit” për djalin e tij. Gjatë drekës, “Rezidenti” krijoi një njohje më të plotë të profilit personal dhe të punës, të aksesit të “Çelësit” ndaj informacionit të klasifikuar, duke i premtuar se do ta ndihmonte për shkollimin e djalit. “Çelësi” u ankua se, me të ardhurat si nëpunës, e kishte të pamundur shkollimin e djalit jashtë vendit dhe i shprehu mirënjohjen për ndihmën e ofruar.

“Rezidenti” i thotë se asgjë nuk ishte e pamundur nëse ky do të ofronte ndihmë dhe të mblidhte disa informacione që nuk do të cenonin detyrën e tij funksionale. Pas një ngurrimi të shkurtër, “Çelësi” ra dakord në parim për ta ndihmuar dhe “Rezidenti” i kërkoi disa informacione, duke i siguruar edhe një pajisje elektronike për hedhjen e tyre. “Rezidenti” i përcaktoi edhe takimin e radhës për darkë, në një zonë dhe lokal tjetër, jashtë qytetit.

Në takimet e radhës, të organizuara në mënyrë të paracaktuar apo nëpërmjet telefonatave nga kabina të telefonave publikë, “Rezidenti” i ka dhënë zarfe me shuma të ndryshme të hollash “Çelësit”. Gjithashtu, ka paguar gjithmonë faturat e shpenzimeve. Fshehtësinë e takimeve të tilla “Rezidenti” e ka justifikuar me arsyetimin se e bën për të mbrojtur “Çelësin” dhe prandaj i ka dhënë edhe një numër tjetër telefoni, ku ai të komunikonte në raste urgjente. Për arsye të mbrojtjes së aktivitetit, burimeve dhe ngjashmërisë me një rast specifik, SHISH-i nuk mund të publikojë të plotë vijimin dhe përfundimin e kësaj situate.

raporti i shish 2021

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën