LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Raporti i OSBE-ODIHR/ Meta: Zgjedhjet nuk ishin të lira. Salianji: Protestat janë të domosdoshme

• Deputetët e Partisë Demokratike kanë reaguar, pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit që u mbajtën në vend. • Belind Këlliçi theksoi se raporti është pasqyra e të gjithë asaj se çfarë ka ndodhur më 11 maj, ku sipas tij, i ka ngritur opozita. • Demokrati gjithashtu nënvizon se përndjekja dhe burgosja e liderëve të opozitës për arsye politike mbetet çështja më flagrante, shkatërrimtare për demokracinë dhe liritë politike e individuale në vend. • Ndërsa, Gjin Gjoni, u shpreh se ODIHR nuk njeh zgjedhjet e 11 majit dhe sipas tij, nuk njeh maxhorancës socialiste. • Për Gjonin, ky raport është rruga dhe guri i themelit për një shkundje, për njē zgjim të shoqerisë. • Demokrati shtoi gjithashtu se Kryeministri Edi Rama asnjëherë më parë nuk ka qene i ekspozuar me fytyren e vertetë sa në këtë rast. • Po ashtu Luçiano Boçi e cilëson mazhorancën ilegjitime dhe se raporti tani e thot troç dhe rrëzoi zgjedhjet e 11 majit. • Ai shtoi gjithashtu se punonjësit e administratës ishin nën presion dhe vota e frikës tejkaloi votën e lirë. • Ndërsa ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji shprehet se përdorimi masiv i administratës, parave publike, presioneve dhe shantazheve ka deformuar vullnetin e zgjedhësve dhe ka prodhuar institucione ilegjitime, që nuk përfaqësojnë qytetarët. • Ai thekson se kjo situatë nuk mund të pranohet e as normalizohet dhe se protesta dhe reagimi qytetar janë të domosdoshme një orë e më parë. • Në fund, Salianji nënvizoi se demokracia nuk mund të ekzistojë pa zgjedhje të ndershme dhe pa përfaqësim real të popullit. • Për raportin e OSBE/ODIHR, ka reaguar edhe Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. • Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan re Raporti i OSBE-ODIHR e konstatoi se zgjedhjet e 11 majit nuk ishin të lira dhe të barabarta. 

7 artikuj për këtë temë.

7 MUAJ ME PARE

Raporti i OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 11 majit! Spahia: Fakton akuzat e PD, Edi Rama nuk arriti të tjetërsojë këtë raport pavarësisht përpjekjeve

Raporti i OSBE-ODIHR/ Meta: Zgjedhjet nuk ishin të lira. Salianji:
Bardh Spahia

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia deklaroi sot se raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majti fakton shumicën e akuzave të Partisë Demokratike. Në një postim në Facebook, Spahia shprehet se raporti nuk përbën surprizë, pasi prej 12 vitesh në Shqipëri është e njohur fakti që zgjedhjet janë më shumë një farsë sesa një proces i drejtë. Më tej demokrati shkruan se lajmi është se kryeministri Edi Rama nuk arriti të ndryshojë ose tjetërsojë këtë raport, pavarësisht përpjekjeve të shumta ndërkombëtare për ta bërë këtë.

"Që raporti i OSBE-ODIHR fakton të gjitha akuzat e PD nuk përbën lajm dhe as prisnim nga ndërkombëtarët të na tregojnë që në Shqipëri nuk ka zgjedhje por farsë sepse ka 12 vite që çdo qytetar e di këtë. Lajm është që Edi Rama nuk arriti të tjetërsojë këtë raport edhe pas shumë përpjekjeve të tij ndërkombëtarisht," shkruan Spahia.

7 MUAJ ME PARE

Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit/ Jorida Tabaku: Shqipëria nuk pati zgjedhje të barabarta, kemi një shtet-parti që kontollon gjithçka

Raporti i OSBE-ODIHR/ Meta: Zgjedhjet nuk ishin të lira. Salianji:
Foto ilustruse

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka bërë një reagim lidhur rezultatet e dala nga raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tabaku ka thënë se raporti tregon se Shqipëria nuk pati zgjedhje me kushte të barabarta. Sipas deputetes së opozitës, ky rezultat është provë e një sistemi i cili ka shndërruar zgjedhjet në administrim pushteti, duke zhdukur garën dhe ndershërinë e garës.

Tabaku tha se raporti flet për përdorim të gjerë të burimeve shtetërore, për mospërputhje mes shtetit dhe partisë, për mungesë transparence në financim, dhe për mjedis mediatik të kontrolluar. Ajo deklaroi se fajtore për këtë është qeveria, e cila sipas saj ka humbur frikën nga ligji dhe respektin për qytetarin. Deputetja e Partisë Demokratike, Tabaku tha rezultatet e dala nga raporti nuk mund të jenë standarti i një Shqipërie që kërkon BE-në. Në fund, Tabaku tha se Shqipëria nuk mund të ecë drejt Europës me një të vërtetë që nuk dëgjohet.

Reagimi i Jorida Tabaku

Gjashtë muaj nga data e zgjedhjeve raporti i OSBE/ODIHR rikonfirmon qartë: Shqipëria nuk pati zgjedhje me kushte të barabarta. Dhe kjo, fatkeqësisht nuk është më një debat teknik. Në të vërtetë është provë për një sistem që ka shndërruar zgjedhjet në administrim pushteti, duke zhdukur garën dhe ndershërinë e garës. Në vend të garës së lirë, kemi një shtet-parti që përdor administratën, buxhetin dhe ekranet publike për fushatë. Në vend të medias së lirë, kemi propagandë qeveritare. Në vend të të drejtave të njeriut, kemi presion, frikë dhe heshtje. Raporti flet për “përdorim të gjerë të burimeve shtetërore”, për “mospërputhje mes shtetit dhe partisë”, për “mungesë transparence në financim”, dhe për “mjedis mediatik të kontrolluar”.

Të gjitha këto kanë një autor: një qeveri që ka humbur frikën nga ligji dhe respektin për qytetarin. Si Kryetare e Komisionit për Median dhe të Drejtat e Njeriut, e shoh të domosdoshme që ky raport të mos mbyllet në sirtarët e qeverisë. Ky nuk mund të jetë standarti i Shqipërisë që kërkon BE-në. Na duhet një debat publik mbi raportin e ODIHR sikundër duhet një debat i sinqertë publik mbi integrimin. Pasi, fatkeqësisht integrimi është mbyllur në kullën e kryeministrisë ndërsa parlamenti dhe shqiptarët janë në errësirë. Shqipëria nuk mund të ecë drejt Europës me frikën mbi kurriz dhe me të vërtetën që nuk dëgjohet. Demokracia është e fortë vetëm kur qytetari është i lirë. Dhe qytetari është i lirë vetëm kur fjala, vota dhe dinjiteti i tij janë të mbrojtura./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Raporti bombë, OSBE/ODIHR i rrëzoi"/ Zgjedhjet e 11 majit, Boçi: E thotë troç se u dominuan nga partia-shtet, mazhoranca ilegjitime

Raporti i OSBE-ODIHR/ Meta: Zgjedhjet nuk ishin të lira. Salianji:
Luçiano Boçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar pas raportit të ODIHR mbi zgjedhjet e 11 majit. Boçi e cilëson mazhorancën ilegjitime dhe se raporti tani e thot troç dhe rrëzoi zgjedhjet e 11 majit. Demokrati shtoi gjithashtu se punonjësit e administratës ishin nën presion dhe vota e frikës tejkaloi votën e lirë.

Reagimi i plotë i deputetit Luçiano Boçi:

“Raport BOMBË i OSBE-ODHIR! Raporti i dalë sot rrëzon totalisht zgjedhjet e 11 Majit: OSBE/ODIHR e thotë troç: zgjedhjet u dominuan nga partia-shtet. Gara ishte me regjimin që përdori çdo burim financiar e administrativ përfshi kriminal, pa kufizim Shteti u përdor si zyrë elektorale dhe jo si institucion publik.

Punonjësit e administratës ishin nën presion dhe vota e frikës tejkaloi votën e lirë. Media totalisht e kapur dhe e kontrolluar e pluralizmi i mediatik i mbytur. Propaganda zëvendësoi informacionin. Patronazhistët janë bërë sistem e kjo është e papranueshme për standartet ndërkombëtare. Procesi nuk ishte as i qetë në ditën që regjimi e teatron “të qetë”, ditën e votimit. Përfundimisht këto nuk janë zgjedhje! Mazhoranca është ilegjitime!”./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

“ODIHR nuk njeh zgjedhjet e 11 majit”/ Gjin Gjoni: Bota foli për 11 majin, tani është radha jonë! Demokratet të ngrihen në këmbë

Raporti i OSBE-ODIHR/ Meta: Zgjedhjet nuk ishin të lira. Salianji:
Gjin Gjoni

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka reaguar pas raportit të ODIHR mbi zgjedhjet e 11 majit. Me anë të një postimi në facebook, Gjoni theksoi se ODIHR nuk njeh zgjedhjet e 11 majit dhe sipas tij, nuk njeh maxhorancës socialiste. Ai theksoi tha më tej se ky raport është rruga dhe guri i themelit për një shkundje, për njē zgjim të shoqerisë. Gjoni shtoi gjithashtu se Kryeministri Edi Rama asnjëherë më parë nuk ka qene i ekspozuar me fytyren e vertetë sa në këtë rast. 

Postimi i Gjin Gjonit: 

Bota foli për 11 Majin, tani është radha jonë. Vetëm me një shikim të shpejte dhe nisur nga konstatimet e terminologjia e përdorur, e kupton se raporti final i OSBE-ODIHR, nuk i njeh si zgjedhje ato të 11 Majit. Ndoshta, trupa nderkombetare që është institucioni që cerfitikon zgjedhjet, s'mund ta quaje qeverine regjim, por konkluzionet e tyre, vizatojnë portretin e një regjimi që nuk lejon zgjedhje të lira e të ndershme.

Raporti final i 11 Majit, flet për;
-Frikesim të zgjedhesve
-Kercenim të opozitarëve
-Perdorim të aseteve publike
-Patronazhistet të papranueshem
-Parregullsi masive me votat e emigrantëve
-Cenim të fshehtësise së votes
-Prezencë të elementëve kriminale
-Shqetesim blerja e votës
-Media totalisht ne sherbim të qeverisë
-Perdorim i postit publik
-Garë e pabarabartë

Keto dhe shume konstatime të tjera janë në raportin e sapopublikuar. Vetem regjimet bejne farsa të tilla elektorale. Ky raport nuk i njeh ne thelb këto zgjedhje e këtë mazhorancë. Ky raport është konfirmim i qendrimeve dhe denoncimeve të Opozitës. Ky raport është rruga, guri i themelit për një shkundje, për njē zgjim të shoqerisë. Edi Rama asnjëherë më parë nuk ka qene i ekspozuar me fytyren e vertetë sa në këtë rast. Demokratet të paret duhet te ngrihen në këmbë e të mos e lejojnë një produkt të njē maskarade elektorale. Këtë s'mund t'ua kerkojmë as ta presim të na vijë nga nderkombetaret. Ata e bene të tyren me Raportin Final për 11 Majin./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

“Në Shqipëri nuk pati zgjedhje të lira..."/ Salianji për Raportin e OSBE/ODIHR: Kjo situatë nuk mund të pranohet, protestat janë të domosdoshme

Raporti i OSBE-ODIHR/ Meta: Zgjedhjet nuk ishin të lira. Salianji:
Ervin Salianji

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas publikimi të raportit të OSCE/ODIHR për zgjedhjet parlamentarë të 11 majit. Me anë të një postimi në Facebook, Salianji shprehet se përdorimi masiv i administratës, parave publike, presioneve dhe shantazheve ka deformuar vullnetin e zgjedhësve dhe ka prodhuar institucione ilegjitime, që nuk përfaqësojnë qytetarët.

Ai thekson se kjo situatë nuk mund të pranohet e as normalizohet dhe se protesta dhe reagimi qytetar janë të domosdoshme një orë e më parë. Në fund, Salianji nënvizoi se demokracia nuk mund të ekzistojë pa zgjedhje të ndershme dhe pa përfaqësim real të popullit.

Reagimi i Salianjit:

Në Shqipëri nuk pati zgjedhje të lira, të barabarta dhe të drejta. Këtë thotë OSCE-ODHIR në raportin final për zgjedhjet e 11 Majit! Shteti që duhet të garantojë standardet dhe të organizojë zgjedhjet, ishte vetë në garë me opozitën.

Përdorimi masiv i administratës, parave publike, presioneve dhe shantazheve ka deformuar vullnetin e zgjedhësve dhe ka prodhuar institucione ilegjitime, që nuk përfaqësojnë qytetarët.

Kjo situatë nuk mund të pranohet e as normalizohet. Protesta dhe reagimi qytetar janë të domosdoshme një orë e më parë. Demokracia nuk mund të ekzistojë pa zgjedhje të ndershme dhe pa përfaqësim real të popullit./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Bomba e ODIHR demaskon farsën e 11 majit"/ Këlliçi: Raporti është pasqyra e të gjithë asaj që ndodhi në zgjedhje

Raporti i OSBE-ODIHR/ Meta: Zgjedhjet nuk ishin të lira. Salianji:
Belind Këlliçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit. Me anë të një postimi në facebook, Këlliçi theksoi se raporti është pasqyra e të gjithë asaj se çfarë ka ndodhur më 11 maj, ku sipas tij, i ka ngritur opozita. Demokrati gjithashtu thekson se përndjekja dhe burgosja e liderëve të opozitës për arsye politike mbetet çështja më flagrante, shkatërrimtare për demokracinë dhe liritë politike e individuale në vend.

"Bomba e OSBE-ODIHR demaskon përfundimisht farsën e 11 majit dhe rivlerëson qëndresën opozitare! Raporti final i OSBE-ODIHR konfirmon të gjitha konstatimet publike të Partisë Demokratike për 11 majin. Në raport theksohen përdorimi i gjërë i administratës publike duke e bërë të paqartë ndarjen midis shtetit dhe partisë, lidhjet e krimit të organizuar me politikën në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vorë. Manipulimi i rëndë i mjedisit mediatik, përdorimi i gjuhës fyese dhe diksriminuese me epitetet "çyryk" apo "autik". Blerja e votuesve në mënyrë të drejtpërdrejtë, përdorimi i makinerisë shtetërore për të falur gjoba, dhënia e bonuseve për pensionistët apo shtrimi i asfaltit elektoral.

Duhet të themi se të gjitha këto çështje janë shtruar nga opozita në mënyrë të qartë, të faktuar dhe të pakundërshtueshme me prova, foto e video autentike! Ky raport, ndër të tjera i jep vlerë dhe qëndresës së pakompromis të Partisë Demokratike kundër farsës zgjedhore të 11 majit, e cila në mënyrë kriminale tentoi të zëvendësonte vullnetin e shqiptarëve me manipulimin e frikshëm patronazhist nga partia-shtet.

Mbi të gjitha, përndjekja dhe burgosja e liderëve të opozitës për arsye politike mbetet çështja më flagrante, shkatërrimtare për demokracinë dhe liritë politike e individuale në vend. Ky raport është pasqyra e plotë e asaj që ndodhi më 11 maj dhe reagimi ndaj asaj farse ishte dhe mbetet detyrë e çdo individi apo faktori politik që vlerëson sadopak institucionin e zgjedhjeve të lira, klimën e demokracisë apo perspektivën europiane të një vendi si Shqipëria," tha Këlliçi./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

“Zgjedhjet nuk ishin të lira...”/ Raporti i OSBE/ODIHR, Reagon Meta: Fituesi tejkaloi çdo kufi me përdorim dopingu

Raporti i OSBE-ODIHR/ Meta: Zgjedhjet nuk ishin të lira. Salianji:
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas publikimit të raportit përfundimtar të paraqitur nga OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan re Raporti i OSBE-ODIHR e konstatoi se zgjedhjet e 11 majit nuk ishin të lira dhe të barabarta. 

"Raporti i OSBE-ODIHR konstaton se zgjedhjet e 11 Majit nuk ishin AS TË LIRA, AS TË BARBARTA, AS TË FSHEHTA. “Fituesi” e tejkaloi çdo kufi me përdorimin e shfrenuar të “dopingut”", shkruan Meta. 

partia demokratike

Sondazh

Poll

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës