LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rama tur në Kosovë: Heqim taksat në doganë, Open Balkan ju jep atë që ju takon

• Edi Rama zhvillon një tur në disa kompani në Kosovë. Takimet vijnë vetëm një ditë para mbledhjes mes dy qeverive, Shqipëri-Kosovë. • Premton heqjen e taksave doganore me Kosovën. Ai tha se prej që ky vendim të jetë i dyanshëm, por pret që ta mendojë edhe qeveria Kurti. • Rama flet për Open Balkan, tha se është një projekt që i jep çdokujt atë që i takon. Referuar komenteve se është projekt serb, Rama tha se i vjen për të qeshur e për të qarë kur dëgjon këtë gjë. • Kryeministri takoi dhe familjen e Presidentit Hashim Thaçi. Nga shtëpia e tyre doli me një dhuratë, flamurin kuqezi. • Rama ka marrë me vete katër ministre: Ministren e Financave, Delina Ibrahimaj, ministren e Bujqësisë e Zhvillimit Rural, Frida Krifca; ministren e turizmit e mjedisit, Mirela Kumbaro dhe Ministren për Parlamentin, Elisa Spiropali.

9 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

VIDEO- “E kam të madhe unë”, babai i Thaçit i vë plis në kokë Ramës, kryeministri e heq menjëherë

Rama tur në Kosovë: Heqim taksat në doganë, Open Balkan ju
Edi Rama me plis

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama është pritur me dhurata nga familja e ish-Presidentit Hashim Thaçi, që ndodhet në burg në Hagë. Përveç flamurit kuqezi, Ramës iu dhurua dhe një plis.

Ishte babai i Thaçit, Haxhi Thaçi, ai që i tha ta vinte në kokë direkt, por kryeministri Rama këmbëngulte se e kishte kokë e madhe dhe nuk i rrinte. Gjithsesi ai e vuri, por brenda pak sekondave e hoqi sërish.


Pjesë nga biseda:

Haxhi Thaçi: Ja për kryeministrin e shqiptarisë

Edi Rama: Unë e kam kokën dysfishin, por do e mbaj

Haxhi Thaçi: Vëre, vëre, vëre tani

Edi Rama: Rri se e kam të madhe, faleminderit

Haxhi Thaçi: Po vëre

Edi Rama: Faleminderit ju, do e mbaj, po kokën e kam të madhe unë

Kjo vizitë e Ramës vjen vetëm një ditë para mbledhjes së dy qeverive. Nesër do të zhvillohet mbledhja e 8-të mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Në Prishtinë, do të takohen delegacionet e dy qeverive. Gjithçka pritet të nisë në orën 11.15, për të vijuar me fjalë të mbajtur nga 2 kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti, e më pas nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim. Pas ceremonisë do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

4 VITE ME PARE

VIDEO- “Ishte mirë, lexonte shumë”, Rama me batuta në familjen Thaçi, ndalet tek djali: Je bërë me mustaqe

Rama tur në Kosovë: Heqim taksat në doganë, Open Balkan ju
Edi Rama në familjen Thaçi

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e takimit me familjen e ish-Presidentit Hashim Thaçi. Rama u ul mes familjarëve të Thaçit, të cilëve u tregoi se ish-Presidenti ishte në gjendje mjaft të mirë shëndetësore kur e kishte takuar, dhe i qetë.

“Shumë mirë mu duk, më shëndet ishte mirë, lexonte shumë, bënte stërvitje, atje është edhe pa telefon, pa këto, më gjen një mua, e një mua,”- tregoi Rama.

Më pas, ai bëri dhe batuta me Endri Thaçin, djalin e ish-Presidentit, të cilin e konsideroi një djalë të rritur, pasi tashmë ka edhe mjekër. Atij iu drejtua me vargjet e një kënge folklorike.

“Që kur vura brisk në faqë, ikur djalëria vate,”- tha Rama duke qeshur. 

Para se të largohej, kryeministri i la një dhuratë, një ministatujë të Heroit Tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

“E kam për shenjë, mbajeni aty në shtëpi,”- tha Rama ndër të tjera. Në largim, ai mori me vete flamurin e kuqezi që iu dhurua nga familja Thaçi.

Kjo vizitë e Ramës vjen vetëm një ditë para mbledhjes së dy qeverive. Nesër do të zhvillohet mbledhja e 8-të mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Në Prishtinë, do të takohen delegacionet e dy qeverive. Gjithçka pritet të nisë në orën 11.15, për të vijuar me fjalë të mbajtur nga 2 kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti, e më pas nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim. Pas ceremonisë do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

4 VITE ME PARE

Rama prezanton ministret në Kosovë, s'e kursen Spiropalin: Eksperte për Skënderbeun

Rama tur në Kosovë: Heqim taksat në doganë, Open Balkan ju
Edi Rama

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar katër ministret që ka marrë me vete në Kosovë. Ai tha se ato do t'i hynin në punën në mbledhjen mes dy qeverive që pritet të zhvillohet nesër. Rama tha se ka zgjedhur Ministren e Financave, Delina Ibrahimaj, ministren e Bujqësisë e Zhvillimit Rural, Frida Krifca; ministren e turizmit e mjedisit, Mirela Kumbaro dhe Ministren për Parlamentin, Elisa Spiropali. Për tre të parat tha se do flasin për fushat e tyre, ndërsa për Spiropalin shtoi se ishte aty për tu pyetur për çështje teknike lidhur me Skënderbeun, referuar 'perlës' së bërë nga vetë ministrja vite më parë, kur ajo krahasonte Ramën me Heroin Kombëtar.

“Duke qenë se kohët e fundit kam pasur privilegjin të kem kontakte me disa prej jush dhe kam vënë re se nga njëra anë ka dëshirë të madhe për të investuar në Shqipëri, nga ana tjetër ka mungesë informacioni lidhur me kushtet për sistemin fiskal apo që kanë të bëjnë me nxitjen e investimeve në turizëm, mendoj që do ishte e udhës ta shfrytëzoja këtë rast dhe për të folur disa fjalë me ju. Në rast se do të duhen përgjigje teknike, kam marrë Ministren e Financave, ministren e Zhvillimit Rural, ministren e turizmit dhe mjedisit duke pasur parasysh që janë fusha me interes për ju. Kam marrë dhe Ministren për Parlamentin nëse keni pyetje specifike për Skënderbeun,"- tha Rama.

 

 

 

4 VITE ME PARE

Rama: Nesër firmosim marrëveshjen për Portin e Durrësit me Kosovën, s'di pse e shtymë

Rama tur në Kosovë: Heqim taksat në doganë, Open Balkan ju
Edi Rama

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar firmosjen e marrëveshjes për Portin e Durrësit në Kosovë. Gjatë një fjale që mbajti para politikanëve që takoi në Kosovë, Rama tha se dëshiron të ketë marrëveshje me Kosovën njësoj siç ka në Ballkanin e Hapur për të pasur korridoret e gjelbra të operatorëve ekonomikë të autorizuar, të cilët kalojnë pa asnjë ndalesë. 

"Ka shumë kompani që përdorin në mënyrë intensive portin e Durrësit. Ne duam të kemi një marrëveshje me qeverinë e Kosovës siç e kemi në Ballkanin e Hapur për të pasur korridoret e gjelbra të operatorëve ekonomikë të autorizuar, të cilët kalojnë pa asnjë ndalesë. Edhe për këtë na duhet të kemi një marrëveshje. Për këtë duhej të firmosej nesër dhe nuk e di për çfarë arsye u shty nga ana e qeverisë së Kosovës. Pavarësisht kësaj duhet ta bëjmë një orë e më parë këtë gjë. Kemi sjellë me vete projektin e ri të portit të Durrësit që është konceptuar si port i përbashkët që ose duhet të jetë rajonal me rëndësi të dorës së parë ose ne humbasim një potencial të madh siç e kemi humbur për dekada të tëra,"- tha Rama. 

Kjo vizitë e Ramës vjen vetëm një ditë para mbledhjes së dy qeverive. Nesër do të zhvillohet mbledhja e 8-të mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Në Prishtinë, do të takohen delegacionet e dy qeverive. Gjithçka pritet të nisë në orën 11.15, për të vijuar me fjalë të mbajtur nga 2 kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti, e më pas nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim. Pas ceremonisë do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

4 VITE ME PARE

VIDEO- Edi Rama pritet nga djali i ish-presidentit Thaçi, momenti kur e përqafon

Rama tur në Kosovë: Heqim taksat në doganë, Open Balkan ju
Edi Rama në familjen Thaçi

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama, ka arritur tashmë në Burojë të Skenderajt, për vizitë tek familja e ish-presidentit Hashim Thaçi. Në pamjet e publikuara nga Klan Kosova, ai shihet se është pritur nga djali i ish-presidentit Thaçi, Endriti.

Ky takim i Ramës vjen vetëm një ditë para mbledhjes së dy qeverive. Nesër do të zhvillohet mbledhja e 8-të mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Në Prishtinë, do të takohen delegacionet e dy qeverive. Gjithçka pritet të nisë në orën 11.15, për të vijuar me fjalë të mbajtur nga 2 kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti, e më pas nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim. Pas ceremonisë do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. 

 

4 VITE ME PARE

Rama flet për Ballkanin e Hapur në Kosovë: Për të qeshur e për të qarë, e trajtojnë si një instrument serb

Rama tur në Kosovë: Heqim taksat në doganë, Open Balkan ju
Edi Rama

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka folur në Kosovë edhe për Ballkanin e Hapur të cilin e konsideron si një projekt që do krijojë mundësi e hapësira për çdo vend në rajon. nga takimet që pati në Kosovë një ditë para mbledhjes së dy qeverive, Rama tha se i vjen të qajë e të qeshë njëkohësisht kur sheh se Ballkanin e Hapur e trajtojnë si një instrument përmes të cilit Serbia do të marrë tregun. Ai thotë se Ballkani i Hapur do të zgjerojë shumë me tepër frymëmarrjen e ekonomike për të gjithë, dhe secili do të marrië pjesën që i takon.

“Shqipëria sot është në një fazë të re zhvillimi. Dhe në një moment ku realisht ja vlen të investohet, posaçërisht në turizëm dhe patjetër dhe pastaj edhe në gjithë linjat e prodhimit por mbi atë të përpunimit në fushën e ushqimit. Sot ne patëm mundësinë që të shohim një nga ekselencat jo të Kosovës dhe Shqipërisë, por të krejt rajonit tonë, tek M&Sillosi dhe këtu tek një tjetër ekselencë e eksportit, që e ka zërin e vet deri në ShBA dhe shpresojmë që së shpejti ta kemi një tjetër fabrikë në Shqipëri, për të shfrytëzuar gjithë logjistikën e portit atje. Dua t’ju them që ne jemi shumë të interesuar që të kemi një prani më të madhe të sipërmarrje të Kosovës në Shqipëri. Sepse pavarësisht që vizitorët e huaj janë potencial, ne na duhen kampionët shqiptarë, e natyrisht jo të gjithë shqiptarët jetojnë në Shqipëri dhe investojnë në Shqipëri. Do të ishte një privilegj i madh për Shqipërinë t’ju kishim ju atje. Së shpejti në javë të ardhshme do ta rrisim shkallën e pagave të pataksuara. Është shumë për të qeshur dhe për të qarë kur Ballkanin e Hapur, e trajtojnë si një instrument që do marri Serbia tregun. Por, po të shikosh volumin tregtar të Serbisë, rritjen më të madhe e ka këtu. Pavarësisht gjithë pengesave, problemeve, dhe gjithë marrëdhënieve që janë dhe në këtë rast përgjegjësia është në anën e Serbisë është në anën e Kosovës. Praktikisht volumi më i madh tregtar është këtu dhe rritja më e madhe është këtu. Pra, nuk është çështja se Ballkani i Hapur do bëjë ndonjë gjë tjetër përveç se do krijojë hapësirë shumë më të madhe për të gjithë. Do të zgjerojë shumë me tepër frymëmarrjen e ekonomike për të gjithë, dhe secili do të marri pjesën e vet të asaj që i takon. Ti nuk mund të nisesh si e si të pengosh tjetrin, pavarësisht se për vete mund të vuash shumë më tepër. Ti duhet të nisesh si e si të fitosh për vendin tënd, pastaj të tjerët të fitojnë pjesën e tyre. Kjo nuk është diçka që duhet ta pengosh, apo që do duhej të ishte shqetësimi yt fare. Sa më mirë të jenë ekonomikisht fqinjët, aq më mirë shkojnë punët edhe në drejtimin politik,”- tha Rama ndër të tjera.

Ky takim i Ramës vjen vetëm një ditë para mbledhjes së dy qeverive. Nesër do të zhvillohet mbledhja e 8-të mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Në Prishtinë, do të takohen delegacionet e dy qeverive. Gjithçka pritet të nisë në orën 11.15, për të vijuar me fjalë të mbajtur nga 2 kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti, e më pas nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim. Pas ceremonisë do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. 

4 VITE ME PARE

Marrëveshjet dhe konferenca, zbardhet axhenda e mbledhjes Shqipëri-Kosovë

Rama tur në Kosovë: Heqim taksat në doganë, Open Balkan ju
Edi Rama dhe Albin Kurti

KOSOVË- Mediat e Kosovës kanë publikuar axhendën e plotë të mbledhjes që pritet të zhvillohet nesër mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në Prishtinë. Mësihet se ky takim mes dy qeverive do të drejtohet nga dy kryeministrat Rama dhe Kurti, ku do të ketë nënshkrim të disa marrëveshjeve. Mbledhja pritet të nisë në orën 11:15 dhe në fund të saj të dy kryeministrat do të mbajnë një konferencë për shtyp, rreth orës 12:45. Kryeministri Rama mbërrin në 11:00 në Prishtinë.

AXHENDA E PLOTË:

10:45 Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë
Vendi: Hotel Garden, Prishtinë

11:00 Mbërritja e Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
11:15 Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri
Fjalë e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)
Fjalë e Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min)
Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore
dhe marrëveshjet për nënshkrim
12:20 Prezantim me pjesëmarrjen e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës
së Kosovës dhe Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të
përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano,
integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i Thatë në Kosovë.
Prezantimi bëhet nga z. Eric SMIT, Drejtor, Royal Haskoning DHV

12:30 Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
12:45 Konferencë e përbashkët për shtyp e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i
Republikës së Kosovës dhe Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës
së Shqipërisë.

4 VITE ME PARE

Nesër mbledhja mes 2 qeverive Shqipëri-Kosovë, policia e Prishtinës merr masa

Rama tur në Kosovë: Heqim taksat në doganë, Open Balkan ju
Albin Kurti dhe Edi Rama

TIRANË- Nesër do të zhvillohet mbledhja e 8-të mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës. Në Prishtinë, do të takohen delegacionet e dy qeverive. Axhendën e plotë e kryeministrit Edi Rama është bërë e ditur për mediat.  Gjithçka pritet të nisë në orën 11.15, për të vijuar me fjalë të mbajtur nga 2 kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti, e më pas nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim. Pas ceremonisë do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Kreu  i qeverisë do të vizitojë familjen e ish-presidentit, ish-kryeministrit dhe ish-udhëheqësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Hage.

Gjatë kohës së zhvillimit të kësaj mbledhje, Policia e Kosovës do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mbajtjen e rendit e qetësisë publike. Në një deklaratë për media, Policia ka njoftuar se ata do të kujdesen dhe gjatë lëvizjes së kryeministrit dhe ministrave të Qeverisë së Shqipërisë. Si shkak i mbledhjes, Policia sot pasdite dhe nesër do të bëjë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore, ku pritet të kalojnë delegacionet.

“Në kohën e ardhjes së përfaqësuesve shtetërorë nga Shqipëria, për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim, Policia e Kosovës, sot në orët e pasdites (19.06.2022) dhe nesër (20.06.2022) sipas itinerarit të lëvizjes së personaliteteve/delegacioneve do të bëjë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore ku pritet të kalojnë delegacionet”, thuhet në njoftim.

AXHENDA:

11.15 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive Kosovë - Shqipëri
Fjalë e z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Fjalë e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim

12.20 – Prezantimi nga z. Eric SMIT, Drejtor i “Royal Haskoning DHV”
Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës - Prishtinë, dhe Porti i thatë në Kosovë.

12.30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
12.45 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave
18.00 – Promovimi i librit “Përplasja e Madhe” të Enver Hoxhaj

Mbledhja e fundit e dy qeverive u zhvillua në muajin nëntor të vitit të kaluar, ku Shqipëria dhe Kosova nënshkruan 13 marrëveshje të reja në mbledhjen e përbashkët e dy qeverive në qytetin e Elbasanit.

 

4 VITE ME PARE

Rama sot në Kosovë, ndalon për vizitë në familjen e Hashim Thaçit

Rama tur në Kosovë: Heqim taksat në doganë, Open Balkan ju
Edi Rama

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama, do të vizitojë ditën e sotme familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit. Rama do të shoqërohet nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ajo e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, Mirela Kumbaro e Turizmit dhe Mjedisit, si edhe Elisa Spiropali, ministre për marrëdhëniet me parlamentin. Mediat në Kosovë kanë zbuluar se kreu i qeverisë do të ndalet edhe në disa biznese në Kosovë. Në orën 17:00, Rama do të jetë në Xërxë në një fabrikë mielli, ku do të bisedojë me rreth 500 fermerë, ndërsa në 17:45, do ta vizitojë një fabrikë dyshekësh në Gjakovë.

Pasi të ketë mbaruar takimet me punonjësit në këto biznese, ministrat e Ramës do të shkojnë në Prishtinë, ndërsa kryeministri do të shkojë në Burojë, te familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, të cilin e vizitoi ditë më parë edhe në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Ndërsa të hënën në Prishtinë, Rama dhe Kurti do të zhvillojnë takimin e radhës të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.

edi rama edi rama ne kosove mbledhja shqiperi-kosove

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari