LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rama takim me bizneset për 'Paqen Fiskale', debaton me ndërtuesin: Paqe për ju nuk ka. Do iu vihem këmba-këmbës

• Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me bizneset për të shpjeguar nismën për 'Paqen Fiskale'. • Gjatë takimit, Rama është përballur me një biznesmen nga sektori i ndërtimit, i cili e pyeti se përse kjo nisëm nuk prek këtë sektor. • Teksa kryeministri ka folur për 'listën e zezë' për ndërtuesit që shkelin ligjin, është pyetur nëse ka një listë të bardhë. • Kjo pyetje ka acaruar Ramën, i cili u shpreh se sektorit të ndërimit do t'i vihet këmba-këmbës nga mbrapa, duke shtuar se ka mbi 20 vite që merret me llojin e tyre. • Në lidhje me përfituesit e 'Paqes Fiskale', Rama u shpreh se të gjithë bizneset e mëdha dhe të mesme do të përfitojnë, nëse nuk kanë probleme me ligjin. • Rama theksoi se nga 'Paqja Fiskale' do të adresohen gjobat nga vjetërsia e tyre dhe sipas periudhës. 

5 artikuj për këtë temë.

5 MUAJ ME PARE

"Po lista e bardhë?" Rama debaton me ndërtuesin: Kam 20 vite që merrem me rracën tuaj

Rama takim me bizneset për 'Paqen Fiskale', debaton me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka debatuar me një biznesmen nga sektori i ndëtimit ditën e sotme. Teksa kryeministri ka folur për 'listën e zezë' për ndërtuesit që shkelin ligjin, është pyetur nga ndërtuesit nëse ka një listë të bardhë. 

Kjo pyetje ka acaruar Ramën, i cili u shpreh se sektorit të ndërimit do t'i vihet këmba-këmbës nga mbrapa, duke shtuar se ka mbi 20 vite që merret me llojin e tyre. 


Debati i Plotë:

Erjon Harizi: Ne iu kemi kërkuar me disa shkresa që ta shohim pak shkallën e taksës së infrastrukturës, të paktën ta ndajmë me këste. Është shumë e konsiderueshme, paguhet përnjëherë dhe e vë në vështirësi sektorin tonë.

Rama: Këtu hapet një diskutim më vete, problemi me ndërtuesit është kompleks. Sot vazhdohet të punohet veshë, pa partiturë. Edhe pse ka një ndryshim, prapë standardet e zbatimit të projekteve janë ende larg asaj që duhet të jenë dhe dëmet që shkaktohen vazhdojnë të jenë prezente. Ne kemi kaluar një bllok të ri masash ligjore lidhur me ndërtimin, shpresoj që të ndihmojë për të rritur cilësinë. Njerëzit paguajnë jo pak dhe është ëndrra e tyre. Janë paratë e një jete ose janë kredi që duan një jetë të shlyhen dhe nuk ka dëm më të madh se sa të paguajnë një produkt të cilësisë së parë dhe të marrin një produkt të cilësisë së tretë. Sa I përket pagesës së taksës së infrastrukturës, është diçka që po diskutohet. Por duhet të jetë e lidhur edhe kjo me performancën e kompanive. Ne nuk mund të marrim përsipër Aventura që të lejojmë këste dhe të jemi para kompanish që e kanë hapur gropën dhe ngrenë duart lart e nuk paguajnë dot se thonë “kështu është një muhabet”. Për momentin nuk kemi një ndryshim imediat.

Harizi: Është çështja e garancisë.

Rama: Unë them të mos shkohet te garancia se pastaj do thuhet “ku do ti gjejmë lekët e garancisë”. Ajo që ndërtuesit duhet të kuptojnë është se ky vend u ka dhënë shumë më tepër se sa ata po japin mbrapsht në aspektin e cilësisë. Këto ndërtime që bëhen do të jenë aty për dhjetëra vite. Nuk mund të tolerohet që ndërkohë që ne miratojmë projekte të cilësisë së parë kur i sheh, atje në terren shpesh nuk ngjajnë fare. Siç ndodhi me një zonjë që kishte blerë apartamentin me ballkon dhe kur shkoi i kish ikur ballkoni dhe I kishin hapur derë në katin e parë. Këto gjëra janë kriminale. Është kriminale që njerëzit paguajnë për të marrë një shtëpi dhe nuk marrin dot hipotekën sepse ndërtuesit luajnë me lejen. Gjërat tani po ndryshojnë se ne kemi krijuar listën e zezë dhe kush hyn aty nuk do marrë leje për shumë vite.

Harizi: Po ata të listës së bardhë?

Rama: Listën e bardhë e shohim se mund të nxihet menjëherë. Kam 20 e kusur vjet që merrem me rracën tuaj dhe e di mirë çfarë lloji mënyre keni që funksioni. Lista e bardhë është e bardhë për sa kohë që nuk është e zezë.

Harizi: Këto janë raste sporadike që nuk mund të nxijnë një sektor. Nuk I shërben ekonomisë.

Rama: Tani të lutem. Unë besoj që asnjë shqiptar që blen dhe investon kursimet e jetës nuk iu ka borxh të lëvizni 1 mm nga gjëja që pretendoni se po I shisni. Ua tregoni projektet kur ata paguajnë dhe kur I sheh pastaj…nuk janë një e dy. Ne nuk po nxijmë gjë. Ju duhet të ngrini nivelin. Mos e kërkoni te pasqyra fajin, kërkojeni te fytyra. Nuk ka asnjë njeri asnjë borxh që ndërtuesit të mos i qëndrojnë korrekt ligjit, shoqërisë dhe atyre që paguajnë. Nuk është një kafe pa cilësi, është një gjë që e vendos atje dhe mbetet aty për 100 vjet. Si mund të rrijë aty një gjë e shëmtuar, kur ty nuk të është dhënë e drejta të ndërtosh një gjë të shëmtuar, por një gjë të bukur. Ka vende të bukura që janë të varfra, por a keni parë ndonjë vend të shëmtuar që është i pasur? Nuk ka. Këtë punë e ndan arkitektura. Është shëmtuar Shqipëria në shumë pjesë të saj që nga katrahurat që janë bërë në Golem. Për sa na takon po bëjmë maksimumin që të ngremë nivelin për këtë arsye. Vjen merr një leje për të bërë një godinë spektakolare dhe bën një kafaz pëllumbash. Nuk jam unë problemi, mbase nuk je as ti problemi se nuk e di çfarë ndërtimesh bën, po të mos e vazhdojmë këtë bisedë që të mos shoh ndërtimet e tua pastaj dhe të them « ore si flet njëherë… ».

Harizi: Dakord jam.

Rama: Dakord je? Mirë i shohim, po mos del pastaj gjysmagjel. Dëgjo mua. Shkoi gruaja bleu apartament me ballkon dhe kur shkoi atje ishte bërë derë. Dhe ai hajvani atje thoshte “është zonë kodrinore”. Mos na e hap këtë muhabet tani. Paqe me ndërtuesit nuk ka. Më keni mbrapa këmba këmbës. Keni ca bashki që mund të bëni lodra sa të doni. Po u kapët nuk e ka fajin njeri. U morëm vesh.

Harizi: Pjesërisht.

Rama: Te ajo pjesërishtja fute mirë në mendje. Paqe me ndërtuesit nuk ka.

Harizi: Ai është sektori kryesor.

Rama: Pikërisht se është sektori kryesor, duhet të performoni me maksimumin e përgjegjshmërisë. Çfarë mbështetje doni ju? Mbështetje ju që akoma deklaroni  punonjës me 500 mijë lekë. E dimë shumë mirë që nuk ka punonjës me pagë minimale në ndërtim. Më shih në sy. Jo në Tiranë, po askund. Nuk të vjen të të shtrojë një pllakë me 500 mijë lekë. Po nuk keni fajin ju. Na I ka lidhur duart Kushtetuesja që ka vendosur të mos na lejojë ne tu vendosim tavan dhe ju luani. Bëni deklarimet dhe pastaj kërkoni. Ju jeni sektori me më shumë fitim në Shqipëri. Ju duhet të na mbështesni ne, jo ne ju. Jeni sektori ku shfrytëzohet më shumë punonjësit. Tani keni filluar ta kuptoni që nuk luhet me punonjësit se nuk gjeni. Tani që të mos u ngelen ndërtimet pa bërë, shkundini mirë xhepat se i keni të fryrë shumë. Paguani punonjësit me 1500-2000 euro se ndryshe do ngeleni më keq. Çfarë mbështetje tu japim ne.

5 MUAJ ME PARE

Rama kapet me biznesmenin në takim: Për çfarë do flasësh ti? Nuk është kaq demokratike kjo mbledhja

Rama takim me bizneset për 'Paqen Fiskale', debaton me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është përplasur me një biznesmen nga sektori i ndërtimit gjatë një takimi për Paqen Fiskale. Shkak për përplasjen është bërë, pyetja e biznesmenit se pse sektori i ndërtimit nuk do të përfitojë nga 'Paqja Fiskale'

Teksa ndërtuesi donte që të merrte fjalën për të replikuar, kryeministri e mbylli bisedën, duke deklaruar se mbledhja nuk është aq demokratike sa të mund të flasë ai. 

Pjesë nga debati:

Harizi: A mund të flas?

Rama: Jo ore se nuk është kaq demokratike kjo. Bëni ato gjëra që keni për të bërë dhe jepuni njerëzve atë që u takon dhe mos kërkoni fare fare fare asgjë. Zero. Kërkoni vetëm që të mos jeni në listën e zezë./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Rama tregon 'vijën e kuqe' për Paqen Fiskale: Bëhet fjalë për ata që nuk janë në konflikt me ligjin

Rama takim me bizneset për 'Paqen Fiskale', debaton me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar vijën e kuqe për të gjithë ata që do të përfitojnë nga Paqja Fiskale. Gjatë një takimi me bizneset, Rama u shpreh se të gjithë ata që janë në konflikt me ligjin nuk do të përfitojnë. 

Më tej Rama ka shtuar se bizneset që do paraqesin pasqyra të reja fiskale do të paguajë 5% të fitimit.

"Këtu bëhet paqe me të gjithë atë me të cilët nuk janë në konflikt aktualisht me ligjin në Republikën e Shqipërisë, nuk janë në procese penale të hapura, nuk janë në procese gjyqësore të hapura, të cilat afektojnë legjitimitetin e të ardhurave dhe për të gjithë pjesën tjetër, në ligj shkruhet se nëse sipërmarrja dëshiron të rikthehet pasqyrave të deklaruar të viteve të mëparshme dhe të paraqesë para tatimeve pasqyra të reja, ku ka korrigjim të të ardhurave, atëherë do paguajë 5% të fitimit dhe kështu do të formalizojë atë pjesë të të ardhurave që nuk e ka në pasqyrë. Këtu jemi duke folur për sipërmarrjen e mesme dhe të madhe, sepse biznesi i vogël nuk ka tatim fitimi. Jemi të vetmit në këtë kontinent, që biznesi i vogël nuk paguan dhe do vazhdojë të mos paguajë tatim fitimi deri në vitin 2029. Siç e kemi premtuar. Kjo e ka ndihmuar biznesin e vogël dhe shifrat janë të qarta.Instrument që jep rezultat për të cilët ata e përdorin duke besuar në dobinë e tij," tha Rama./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Paqja Fiskale/ Rama: Do adresohen gjobat, nga fshirja e tyre te pagimi mes disa kësteve

Rama takim me bizneset për 'Paqen Fiskale', debaton me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se 'Paqja Fiskale' do të ndihmojë më shumë sipërmarrjen. Gjatë një takimi me bizneset, Rama u shpreh se do të adresohen të gjitha gjobat ndaj bizneseve që nuk janë në konflikt me ligjin.

Më tej, Rama u shpreh se nga 'Paqja Fiskale' do të adresohen gjobat nga vjetërsia e tyre dhe sipas periudhës. Në fund, Rama u shpreh se gjobat do të adresohen nga fshirja totale e tyre deri te pagimi përmes disa kësteve. 

“Ndihmon një proces ku sipërmarrja fokusohet më shumë te puna. Kjo shkon në paralel me një adresim të përgjithshëm të gjobave që sipas periudhave dhe vjetërsisë së tyre shkojnë nga fshirja totale tek pagimi përmes disa kësteve. Nuk ka më asnjë lloj inspektimi apo kontrolli që rëndon shpesh shumë më tepër se sa vetë barra fiskale. Ne presim një energjizim më tepër të sipërmarrjes. Presim një lehtësim të mëtejshëm të proceseve të punës për sipërmarrjen që duke i çliruar nga barra e të metave të së djeshmes, do të ketë shumë më tepër energji për t’u marrë me punën e vet. Dhe për të mos u konsumuar me procedura burokratike apo inspektime dhe kontrolle që kanë ngarkesën e tyre…”, tha Rama./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

U kundërshtua nga ndërkombëtarët, Rama për Paqen Fiskale: Është zotim i yni, sot ligj pavarësisht debateve

Rama takim me bizneset për 'Paqen Fiskale', debaton me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka adresuar sot kundërshtimet në lidhje me Paqen Fiskale të miratuar nga qeveria e tij. Gjatë një takimi me bizneset, Rama u shpreh se 'Paqja Fiskale' është zotim i qeverisë së tij nga fushata elektorale që tashmë është ligj. 

Në fund, Rama theksoi se kjo është një nisëm për të ndërtuar ura të reja besimi dhe ndërveprimi mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes. 

“Paqja Fiskale është një zotim i yni nga fushata elektoral, sot është ligj pavarësisht debateve të cilat nuk e adresuan dot thelbin e kësaj nisme. Sot jemi në kushtet që duke nisur nga janari mund të zbatojmë këtë nismë. Është një nismë për të ndërtuar një ura të re besimi dhe ndërveprimi të shëndetshëm mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes. Nuk është shpikje e jona, ka lindur në Romën e Vjetër dhe është instrument i përdorur prej mijëra vjetësh. Është një instrument që i jep mundësi sipërmarrjeve që nuk janë në konflikt me ligjin dhe që figurojnë në regjistrat e shtetit si kontributor, që të rishohin pasqyrat fiskale,. U jep mundësi të korrigjohen duke ribërë deklarimet e viteve të shkuara e duke pasur si motivim një tatim shumë më të ulët mbi fitimin se ai që paguhet rregullisht. Për çdo pasqyrë të korrigjuar, fitimi tatohet vetëm 5 për qind”, tha Rama./Dosja.al

paqja fiskale edi rama

Sondazh

Poll

Kur do të anëtarësohet Shqipëria? Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Kur do të anëtarësohet Shqipëria? Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta