Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Kryeministri Edi Rama ka kryer në orët e para të mëngjesit një ndërhyrje për heqjen e apandesitit. •Pas kryerjes së disa testeve imazherike në qendrën spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, kreu i qeverisë u diagnostikua me apandesit akut. •Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT. •Gjata bashkë me ekipin e mjekëve që asistuan në operacionin për heqjen e apandesitit të kryeministrit Edi Rama deklaruan se operacioni u finalizua me sukses. •Gjendja post operatore e kryeministrit është stabël dhe se ai mund të dalë nga spitali pas 24 orësh.
2 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Shefi i Kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të kryeministrit Edi Rama. Në një dalje për mediat, ai tregoi se operacioni për heqjen e apandesitit shkoi mirë, e se gjendja e Ramës është stabile.
‘I ka bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme në QSUT. Si operacion shkoi mirë, gjendja post operatore është fare stabël. Sot besoj do të fillojë dhe të ushqehet, brenda 24 orëve mund të shkojë në shtëpi. Koha e rikuperimit total besoj do të jetë 2 ose 3 ditë. Nuk duhet të ketë asnjë kujdes të shtuar.’- tha Gjata.
I pyetur nëse do të jetë në gjendje që të zhvillojë takime elektorale, mjeku tha se kryesocialisti mund të dalë për 2 ose 3 ditë.
‘Mund të ecë vetë deri sot. Në fushatë varet, për 2-3 ditë. Është operuar në sallat që kemi pasur! Ishte në gjendje të mirë komunikon normalisht.’- tha Gjata.
Kryeministri Edi Rama kreu mëngjesin e sotëm ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e appendisitit, ndërhyrje e cila ka rezultuar e suksesshme. Siç njofton zyra e shtypit të kryeministrit, natën e kaluar, pas kryerjes së disa testeve imazherike në qendrën spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, kreu i qeverisë u diagnostikua me appendisit akut.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kryer një ndërhyrje për heqjen e apandesitit. Ai mbërriti natën e kaluar në qendrën spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, ku u kryen disa testeve imazherike. Pas kontrolleve, kreu i qeverisë u diagnostikua me apandesit akut, e ndaj iu desh të futej në operim në orët e para të mëngjesit.
Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anesteziste, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjise në QSUT. Raportohet se ndërhyrja ka përfunduar me sukses dhe gjendja shëndetësore e Ramës paraqitet e mirë.
“Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjencës, Kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e apendisitit në orët e para të mëngjesit të sotëm. Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, Shef i Shërbimit të Kirurgjisë në QSUT”, thuhet në njoftim.
Kriza e apandesitit është një komplikacion që ndodh, sidomos nga mosha 10 deri në 30 vjeç, por ka
raste edhe në moshën e vjetër. Apendiciti akut, nga vetë emri, është dhembja e menjëhershme dhe e madhe e zorrës qorre dhe kërkon ndërhyrje urgjente./Dosja.al