Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
• Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Bulqizë. • Shënjestër e atentetatit të sotëm ishte shtetasi Luan Tërnova. • Ka qenë ai vetë që ka denoncuar ngjarjen në polici, ku ka deklaruar se kanë qëlluar në drejtim në tij, teksa po dilte nga xhamia pas faljes së namazit të xhumas. • Sipas informacioneve policore, në dalje të qytetit është gjetur një motomjet i djegur, që dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët. • Luan Tërnova nuk është emër i panjohur për autoritetet policore në vend. • Ai është arrestuar në vitin 2016 së bashku me nënën e tij për armëmbajtje pa leje. • Luan Ternova ka qenë i dënuar më parë për vjedhje banesash në Francë dhe pasi kishte dalë nga burgu ishte deportuar në Shqipëri. • Luan Tërnova është dhe vëllai i Fadil Ternovës, i njohur si "i forti" i Bulqizës me histori të ngjashme kriminale.
4 artikuj për këtë temë.
BULQIZË- Luan Tërnova ishte shënjestra e atentatit të sotëm në Bulqizë. Dosja.al mëson se ka qenë vetë Tërnova që ka bërë denoncimin në policinë e Bulqizës për atentat ndaj tij. Tërnova në polici ka deklaruar se kanë qëlluar në drejtim në tij, teksa po dilte nga xhamia pas faljes së namazit të xhumas.
Por kush është Luan Tërnova?
Luan Tërnova nuk është emër i panjohur për autoritetet policore në vend. Tërnova është arrestuar në vitin 2016 së bashku me nënën e tij për armëmbajtje pa leje. Sipas policisë Luan Ternova ka qenë i dënuar më parë për vjedhje banesash në Francë dhe pasi kishte dalë nga burgu ishte deportuar në Shqipëri. Luan Tërnova është dhe vëllai i Fadil Ternovas, i njohur si i forti i Bulqizës me histori të ngjashme kriminale.
BULQIZË- Detaje të reja kanë dalë nga të shtënat me armë në Bulqizë. Mësohet se pas raportimin për të shtënat me armë ndaj Luan Tërnovës, është gjetur një motomjet i djegur. Policia njofton se motori i djegur është gjetur aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos dhe dyshohet se është përdorur nga autori.
Njoftimi i Policisë:
Bulqizë/Informacion paraprak Mesditën e sotme, shtetasi L.T, ka njoftuar sallën operative se në qytetin e Bulqizës, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, por pa shkaktuar dëmtime. Nga kontrolli i territorit, në aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos, është gjetur i djegur një motomjet që dyshohet të jetë përdorur nga autori i këtij rasti. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen hetimet për zbardhjen dhe rrethanat e këtij rasti. Në përfundim të veprimeve të para hetimore do të japim informacion më të plotë.
BULQIZË- Shënjestra e atentatit të sotëm në Bulqizë është zbuluar. Sipas burimeve të Dosja.al, shënjestra e atentatit është Luan Tërnova.
Tërnova po dilte nga xhamia e Bulqizës, teksa kanë tentuar që të qëllojnë drejt tij. Mësohet se Tërnova sapo kishte falur namazin e xhumasë në xhami.

BULQIZË- Të shtëna me armë janë raportuar ditën e sotme në Bulqizë. Mësohet se nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Ndërkohë që nuk dihet shkaku i të shtënave. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor.