LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

PROTESTA/ "U dha leksion se çfarë është opozita", Berisha: Mediat e gjithë botës i bënë jehonë guximit tonë! Thirrja për Ramën

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një konference për mediat. •  Berisha përshëndeti protestën e mbrëmjes së djeshme ndërsa i ka cilësuar qytetarët si ndërgjegjja e kombit dhe zëri që ngrihet kundër regjimeve. •  Ai shtoi më tej se qytetarët dhe mosbindja civile, dje dhanë mesazhin e qartë, se pa zgjedhje të lirë, Shqipëria nuk ka dhe nuk do ketë paqe. • Berisha tha se mosbindja e ditës së djeshme ishte vetëm aksioni i parë ndërsa shtoi se mosbindja ka shumë forma. • Ai tha se kanë ngujime përpara, greva dhe bllokime permanente rrugësh. •  Sipas tij ka 77 mënyra për mosbindje civile që do asfiksojnë dhe paralizojnë narkoshtetin. • Berisha i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të pranojë krijimin e një qeverie teknike, pasi sipas tij tashmë e ka humbur parlamentin. • Kreu i Partisë Demokratike në konferencë foli edhe lidhur me arrestimin e ish-deputetit Ervin Salianji. • Berisha tha se Fatmir Xhafaj e nisi vëllain në Itali të kryente dënimin, pas denoncimit të Salianjit. • Kryedemokrati akuzoi Ramën se mashtron dhe se zëri nuk është i dëshmitarit të rremë Alizotit. • Më tej, ai u shpreh se edhe sikur ligjvënësi demokrat të gënjente, shpifja është dekriminalizuar në Kushtetutë.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Çfarë ndodhi gjatë konferencës së Berishës? PD: U shkëput qëllimisht lidhja e internetit me porosi nga larg

PROTESTA/ "U dha leksion se çfarë është
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha njoftoi sot një konferencë me gazetarët për të komentuar protestën kombëtare të mosbindjes civile.

Ndërsa ka lexuar deklaratën e tij dhe po bashkëbisedonte me gazetarët, në lidhje me qëndrimet e tij për protestën dhe se çfarë do të ndodhë në ditët dhe javët e ardhshme, u ndërpre në mënyrë të papritur konferenca.

"Linja e internetit u shkëput në mënyrë të qëllimshme nga kompania që ofron këtë shërbim në shtëpinë e kryetarit të Partisë Demokratike, duket me porosi nga larg që të ndërpritet konferenca me gazetarët e kreut të PD-së, Sali Berisha.", thuhet në reagimin e PD-së pas ndërprerjes së konferencës.

1 VITE ME PARE

"Fatzi Xhafaj e nisi vëllanë në Itali pas denoncimit të Salianjit"/ Berisha: Edhe sikur deputeti të gënjente, shpifja është dekriminalizuar në Kushtetutë

PROTESTA/ "U dha leksion se çfarë është
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë me gazetarët, ku foli edhe lidhur me arrestimin e ish-deputetit Ervin Salianji.

Berisha tha se Fatmir Xhafaj e nisi vëllain në Itali të kryente dënimin, pas denoncimit të Salianjit. Kryedemokrati akuzoi Ramën se mashtron dhe se zëri nuk është i dëshmitarit të rremë Alizotit. Më tej, ai u shpreh se edhe sikur ligjvënësi demokrat të gënjente, shpifja është dekriminalizuar në Kushtetutë.

"Ervin Salianji paraqiti më 2018 një regjistrim të një kolegu tuaj, që i kishte bërë Geron Xhafës, të dënuar në Itali, si trafikant ndërkombëtar, vëllait të Fatmir Xhafës. Dhe unë kisha denoncuar Geron Xhafën, që rrinte në Vlorë dhe nuk shkonte në Itali për të kryer dënimin. Edi Rama e nxorri Geronin si hero dhe Fatmirin e emëroi ministër. Kur Salianji nxorri një regjistrim, se Geron Xhafaj vazhdonte trafikun e drogës, Fatzi Xhafaj e nisi vëllain për Itali. Rama mashtron dhe thotë se regjistrimi nuk është i vërtetë. Ky është mashtrim i madh. Zëri nuk ishte i dëshmitarit të rremë Alizoti. Edhe sikur të ishte shpifje, ne shpifjen ne e kemi dekriminalizuar në Kushtetutë.", tha Berisha.

1 VITE ME PARE

Berisha: Kemi 77 mënyra të mosbindjes civile për të paralizuar narkoshtetin! Mediat e gjithë botës i kanë bërë jehonë guximit të opozitës

PROTESTA/ "U dha leksion se çfarë është
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij gjatë një konference për mediat. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se dje ishte aksioni i parë ndërsa shtoi se mosbindja ka shumë forma. 

Ai tha se kanë ngujime përpara, greva dhe bllokime permanente rrugësh. Sipas tij ka 77 mënyra për mosbindje civile që do asfiksojnë dhe paralizojnë narkoshtetin. 

Fjala e Berisha:

Mbrëmë ishte aksioni i parë. Por mosbindja ka shumë forma. Kemi ngujime përpara. Kemi greva. Kemi bllokime permanente rrugësh. Kemi 77 mënyra për mosbindje civile që do asfiksojnë dhe paralizojnë narkoshtetin. Që do ta shkërmoqin narkodiktaturën. Dhe nëse ti mendon se mosbindja civile nisi në Tiranë dhe do kufizohet aty, mendohu mirë Edi Rama. Se së shpejti në mosbindje do kesh Shkodrën.


Pastaj Durrësin. Vlorën. Kukësin. Tepelenën. Lezhën. E kështu me radhë, mbarë Shqipërinë. Se nuk ke lënë qytet pa masakruar me shpopullimin e tij. Nuk ke lënë qytetarë pa varfëruar me vjedhjet e tua. Nuk ke lënë familje shqiptare pa gjymtuar. Dhe i gjithë vreri që ke derdhë mbi shqiptarët, do plasë mbi ty javët që vijnë. Të dashur qendrestare dhe qendrestarë. Rikujtoj dhe një herë, që jemi në misionin më të rëndësishëm të jetës sonë. Zoti do bekojë gjithë ata guximtarë që dje drodhën narkoshtetin. Mediat e gjithë botës dje i kanë bërë jehonë të jashtëzakonshme guximit, heroizmit të opozitarëve shqiptarë.


Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe sepse ne Europë, në SHBA dhe ne mbare vendet e lira ne kemi shume miq, mijëra e mijëra herë me shumë se sa mendojmë. Sepse nuk ka gjë më frymëzuese, më fisnike, se një popull që reagon ndaj tiranisë së bandave, ndaj padrejtësisë. Që sulmon krimin. Që djeg korrupsionin. Që lufton për votën e lirë.

1 VITE ME PARE

Berisha i bën thirrje Ramës: Krijo qeverinë teknike sepse në javët që vijnë mosbindja civile do të çmontojë narkoshtetin

PROTESTA/ "U dha leksion se çfarë është
sali berisha

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka folur për protestën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.

Berisha tha se mosbindja e ditës së djeshme ishte vetëm aksioni i parë. Ai i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të pranojë krijimin e një qeverie teknike, pasi sipas tij tashmë e ka humbur parlamentin.

Kreu i PD-së paralajmëroi se në javët që do të vijnë, mosbindja civile do të çmontojë narkoshtetin tënd.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Të dashur miq. Mosbindja juaj dje, ka një rëndësi më të veçantë, se sa aksioni që kryet në vetvete.
Sepse ju mbrëmë thyet, bëtë pluhur një sofizëm, një mashtrim të ulët, që në vitet e fundit ishte përhapur qëllimisht si virus, e vërteta është se edhe midis nesh, për të vrarë shpresën e shqiptarëve.

Ky mashtrim është se shqiptarët nuk reagojnë. Ky mashtrim është se shqiptarët janë të përulur. Ky mashtrim është se shqiptarët më para ikin, largohen, se sa t'i dalin zot vetes, vendit dhe kombit të tyre. Nga mbrëmë, nuk ka njeri në botë, që mund të thotë më këtë gjë. Nga mbrëmë shqiptarët u vërtetuan guximtarë dhe heronj. Dhe kjo vetëm falë jush.

Sepse ju mbrëmë treguat se nuk ka paqe më me vjedhjen. Mbrëmë treguat se nuk ka paqe më me poshtërimin. Mbrëmë treguat se nuk ka paqe më me krimin e organizuar. Mbrëmë treguat se zjarri i revoltës ka filluar të djegë trojet e narkoshtetit. Mbrëmë ju dëshmuat se nuk ka paqe në Shqipëri pa votën e lire.

Prandaj për aksionin tuaj mbrëmë, mirënjohjen më të pakufishme. Sepse ju dje rizgjuat krenarinë shqiptare. Ju dje zgjuat nga letargjia shqiptarët, që prej 12 vitesh kanë kafshuar gjuhën ndaj çdo poshtërsie dhe padrejtësie, që u është bërë.

Por mosbindja e djeshme ishte vetëm aksioni i parë i fillimit të ri, i fillimit të mosbindjes civile. Për Edi Ramën kam një thirrje: Opozita ka vetëm 1 javë në aksion. Me kaq ti, ke humbur parlamentin. Me kaq, institucionet e krimit, u dogjën nga flaka e revoltës...

Reago sa je në kohë. Nuk kërkojmë pushtet në tavolinë, as dhe të marrim pushtetin me forcë. Kërkojmë vetëm qeveri teknike si mënyrën më të mirë, më demokratike, më të civilizuar për të garantuar zgjedhje të lira. Dhe aty në zgjedhje të lira, le të shohim se kë votojnë shqiptarët. Pse ke frikë Edi Rama? Kur mendon se fiton, pse nuk krijon qeverinë teknike? Të bëj thirrje, edhe një herë Edi Rama, krijo qeverinë teknike. Sepse javët që vijnë, mosbindja civile do të çmontojë narkoshtetin tënd.

1 VITE ME PARE

Protesta kombëtare e opozitës, Berisha: Qytetarët ngjanin me feniksin, ishin ndërgjegja e kombit që ngrihen kundër regjimeve

PROTESTA/ "U dha leksion se çfarë është
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një konference për mediat.

Berisha përshëndeti protestën e mbrëmjes së djeshme ndërsa i ka cilësuar qytetarët si ndërgjegjja e kombit dhe zëri që ngrihet kundër regjimeve.

Ai shtoi më tej se qytetarët dhe mosbindja civile, dje dhanë mesazhin e qartë, se pa zgjedhje të lirë, Shqipëria nuk ka dhe nuk do ketë paqe.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Mirëdita dhe përshëndetjet më të përzemërta. Me këtë mesazh dëshiroj të shpreh mirënjohjen më të pakufishme, ju qëndrestareve dhe qëndrestareve të pamposhtur. Dua ta nis këtë fjalë, me një falënderim nga zemra për të gjithë ata qytetare dhe qytetarë guximtarë, që mbrëmë dhanë leksionin më të mirë se çfarë është opozita. Ata mbrëmë ishin ndërgjegjja e kombit, zëri i njerëzve të heshtur, ishin ndërgjegjja e njeriut të civilizuar që kudo në botë ngrihet kundër padrejtësive, kundër tiranive.
Ata dje ngjanin me Feniksin, në fakt ishin udhëhëqësit, ishin prijësi, zoti i kryeqytetit, por dhe i Shqipërisë.

Zoti i madh i bekoftë! Një falenderim i veçantë për të gjithë ata djem dhe vajza, që mbrëmë iu përgjigjën vjedhjeve se shekullit të inceneratorëve, sterilizimeve, Dubai City-t, parajsës së Edi Ramës, amnistisë së mercenarëve të Skrapit ndaj këtyre krimeve të mëdha, me mosbindje civile. Një falënderim i madh për gjithë ata burra dhe gra, që mbrëmë iu përgjigjën me mosbindje civile burgosjeve politike të opozitës, proceseve me dëshmitarë të rremë, si në kohërat më të zeza të diktaturës hoxhiste.
Një falënderim për të gjithë ata guximtare dhe guximtarë që mbrëmë iu përgjigjën me mosbindje civile shndërrimit nga Edi Rama të procesit zgjedhor në farsë elektorale, dhe që dje dhanë mesazhin e qartë, se pa zgjedhje të lirë, Shqipëria nuk ka dhe nuk do ketë paqe!

Një mirënjohje të pafundme për të gjithë ata qëndrestare dhe qendrestarë që iu përgjigjën mbrëmë me mosbindje civile zëvendësimit të shtetit ligjor me narkoshtetin e padrinos, zëvendësimin e Kushtetutës së Republikës me Xhaçko-Kushtetutë dhe të parlamentit të vendit me parlamentin e Spirogjokës, zëvendësimin e qeverisë me narkoqeverinë e padrinos dhe të lubive të pangopura, tao-taove të drogës.

berisha protesta e 7 tetorit

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më