LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Arrestimi i Ilir Metës/ PL protestë para Prokurorisë së Posaçme, Blushi: SPAK është bunkieri për Ramën dhe Veliajn dhe aferat e tyre

• Ka përfunduar protesta e organizuar nga Partia e Lirisë para Prokurorisë së Posaçme. • Në krye të protestuesve ishin sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi dhe nënkryetarja e kësaj partie politike, Erisa Xhixho. • Siç shihet dhe nga foto protestuesit mbanin pankarta me mesazhe kundër qeverisë dhe një banderolë ku shkruhet "Jo drejtësi me regji". • Avokati i Ilir Metës, Genc Gjokutaj, njëkohësisht anëtar i kryesisë së PL-së njoftoi se ka depozituar kallëzim për personat që kanë arrestuar ish-presidentin. • Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi mbajti fjalën e tij në protestë, ku akuzoi SPAK dhe Altin Dumanin si mbrojtës të kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut Erion Veliaj dhe aferave të tyre. • Një nga përfaqësueset e PL lexoi në protestë edhe një mesazh të Metës, ku thuhej se arrestimi i tij me urdhër të SPAK është bërë që të rrëmbehet edhe një tjetër mandat katërvjeçar nga Partia Socialiste. • Meta akuzon kryeprokurorin Altin Dumanin se firmosi për ndalimin e tij mbi një ligj të shfuqizuar 4 vite më parë. • Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho u shpreh sot në protestën para SPAK se drejtësia është me dy standarde dhe se po persekuton liderët e opozitës. • Xhixho lajmëroi se çështjen e kreut të PL-së, Ilir Metës do ta ndjekin deri në Strasburg.

8 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Protesta para SPAK, Xhixho: Drejtësia selektive me dy standarde, po persekuton liderët e opozitës

Arrestimi i Ilir Metës/ PL protestë para Prokurorisë së
erisa xhixhoi

TIRANË- Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho u shpreh sot në protestën para SPAK se drejtësia është me dy standarde dhe se po persekuton liderët e opozitës. 

Sipas deputetes kjo ndodh sepse opozita është e vendosur ti qëndrojë përballë asaj që ajo e cilëson "regjim". Xhixho lajmëroi se çështjen e kreut të PL-së, Ilir Metës do ta ndjekin deri në Strasburg. 

“Drejtësia selektive me dy standarde, po persekuton liderët e opozitës, deputetë e opozitës. Kjo ndodh vetëm për një arsye, se opozita është vendosur ti qëndrojë përballë këtij regjimi. Sot kemi kallëzuar në SPAK, ministrin e Brendshëm, Policinë e Shtetit dhe Operacionalen për rrëmbimin kriminal të Metës. Ky rrëmbim politik, ishte në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Këtë çështje do e ndjekim deri në Strasburg. Sot Meta mbetet në izolim ekstrem pa fakte , pa prova dhe me zero akuza penale. Kur kjo ndodh me një personalitet si Meta, ish-president, imagjinoni se çfarë mund të ndodhë me qytetarin e thjeshtë të këtij vendi”, tha Xhixho.

1 VITE ME PARE

FOTOGALERI/ Partia e Lirisë proteston para SPAK, qytetarët me pankarta kundër qeverisë në duar

Arrestimi i Ilir Metës/ PL protestë para Prokurorisë së
Protesta

TIRANË- Partia e Lirisë ka mbajtur ditën e sotme protestën e radhës kundër arrestimit të kreut të tyre Ilir Meta. Qytetarë të shumtë janë mbledhur para strukturave të Prokurorisë së Posaçme, për të kërkuar lirimin e Metës.  

Me thirrjet “Me ty, me ty Ilir Meta”, “O Ilir, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, “Rama ik!”, si dhe “Liri demokraci!” protestuesit kërkuan drejtësi dhe lirimin e ish-presidentit Meta.

 

1 VITE ME PARE

Mesazhi i Metës në protestën para SPAK: Po tentohet të rrëmbehet një tjetër mandat katërvjeçar

Arrestimi i Ilir Metës/ PL protestë para Prokurorisë së
protesta

TIRANË- Në protestën e organizuar nga Partia e Lirisë para SPAK po lexohet edhe mesazhi nga qelia e burguit i presidentit të PL-së, Ilir Meta. Në mesazh thuhej se arrestimi i tij me urdhër të SPAK është bërë që të rrëmbehet edhe një tjetër mandat katërvjeçar nga Partia Socialiste. Më tej, Meta akuzon kryeprokurorin Altin Dumanin se firmosi për ndalimin e tij mbi një ligj të shfuqizuar 4 vite më parë.

“SPAK dhe Dumani janë garant të korrupsionit të Edi Ramës dhe në marrëveshje të plotë me të godasin me regji dhe mirëkuptim limona të shtrydhur të rilindjes, por pa cënuar kolonën vertebrore të këtij mekanizimi dhe sidomos edhe korruptorin e ndërkombëtarëve.

Ndaj edhe firmosi për rrëmbimin tim nga narkopolicia me nxitim mbi një ligj të shfuqizuar 4 vite më parë dhe mashtrojnë para gjykatës së arrestimi është bërë sipas ligjit.

Pas 5 vitesh hetime të turpshme dhe të manipuluara të nisura nga vetë Dumani për një cështje para 14 vitesh dhe të hetuar dy herë, Ilir Meta dyshohet se favorizoi një biznesmen përmes ndryshimit të një ligj, amendamentet e të cilës u propozuan nga deputetja e Ramës”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e Metës.

 

1 VITE ME PARE

"Kanë shpërdoruar detyrën", Gjokutaj në protestën para SPAK: Kemi depozituar kallëzim për personat që arrestuan Metën

Arrestimi i Ilir Metës/ PL protestë para Prokurorisë së
genc gjokutaj

TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj ka kallëzuar personat të cilët, sipas tij, kanë arrestuar kreun e PL-së, Ilir Metën më 21 tetor te "Kthesa e Kamzës". Gjokutaj u shpreh në protestën para SPAK se personat e kallëzuar kanë shpërdoruar detyrën me arrestimin e Metës.

Gjokutaj: Kemi depozituar në rrugë postare kallëzimin ndaj policisë së shtetit, ministrit të Brendshëm, drejtorit të policisë së shtetit dhe forcave operacionale me rastin e rrëmbimit kriminal që iu bë zotit Meta. Ata kanë shpërdoruar detyrën. I kemi kërkuar SPAK dhe GJKKO të shpallin të paligjshëm ndalimin e tij.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

1 VITE ME PARE

Protesta e PL para Prokurorisë së Posaçme, Blushi: SPAK është bunkieri për Ramën dhe Veliajn dhe aferat e tyre të provuara me fakte

Arrestimi i Ilir Metës/ PL protestë para Prokurorisë së

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi po mban fjalën e tij në protestën e thirrur nga Partia e Lirisë para SPAK. Blushi akuzoi SPAK se është mbrojtës i kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut Erion Veliaj dhe aferave të tyre, që sipas tij janë të faktuara.

Sekretari i Përgjithshëm i PL ka akuzuar edhe kryeprokurorin Altin Dumani si "mercenar të rilindjes", të cilat sipas tij kanë si mision persekutimin e opozitës në vend. Ai tha më tej se arrestimi i kreut të PL-së, Ilir Metës provoi se shkelja e Kushtetutës është një nga shtyllat ku mbështetet SPAK.

"Jemi këtu jo për të kërkuar drejtësi, por për të denoncuar tradhtinë e lartë që ky institucion me vullnet dhe këmbëngulje duke ecur në rrugët e Esat Toptanit, të Edi Ramës, të Soros dhe të McGonigal ka bërë kundër interesit qytetar, kundër interesit kombëtar dhe kundër Shqipërisë. Jemi sot këtu për një mision historik, patriotik dhe kombëtar për të nisur procesin e pandalshëm dhe të domosdoshëm të dezsorfikimit të drejtësisë. Ky institucion me veprimtari antikushtetuese e ka vrarë besimin e qytetarëve të thjeshtë tek drejtësia dhe funksionimi i shtetit ligjor duke iu bërë njësh me mafien në pushtet, duke i shërbyer verbërisht këtij narko regjimi për t’i garantuar dhunshëm edhe një mandat tjetër katër vjeçar në kurriz të shqiptarëve.

Ne jemi sot këtu sepse SPAK është shkatërruesi përfundimtar i reformës në drejtësi dhe i çdo shprese të shqiptarëve të lirë dhe të ndershëm patriotë për barazi para ligjit. Para këtij institucioni që prodhon vetëm padrejtësi, antiligjor dhe përndjekje politike të opozitës. Është bunkeri i fundit i narkoqeverisë që po mbron korrupsionin skizofrenik të Ramës dhe Rilindjes për të mos u dënuar dhe ndëshkuar. SPAK është mbrojtësi ligjor i krimit elektoral, duke qenë shërbëtori më i zellshëm i Ramës për asgjësimin e votës së lirë të shqiptarëve, duke mbyllur dosjet e Dibrës, Shijakut dhe Elbasanit. SPAK është mbrojtësi i vetëm i krimit ekonomik shtetëror. SPAK është bunkeri i fundit për Ramën dhe Veliajn, aferat e të cilëve si në rastin e grabitjes me inceneratorin, janë të dokumentuara me mijëra dokumente, por Dumani as guxon t’u përmend emrin për këto që ai i cilëson si krime intelektuale por që në fakt janë grabitje e qindra milionë eurove. SPAK është i provuar se është institucion mashtrues, montues procese të rreme, me zero fakte penale, dokumente dhe zero prova ndaj liderëve kryesorë të opozitës vetëm për llogari të narkomafies kombëtare.

Dumani është armiku i shtetit të së drejtës, i lirive dhe dinjitetit njerëzor. Është mercenari më i verbër i rilindjes, misioni i të cilit është persekutimi politik i opozitës përmes proceseve hetimore të montuara,. Rrëmbimi i paligjshëm dhe kriminal i bërë nga SPAK dhe narkopolicia i Metës, provoi se vetëm dhuna, arbitrariteti dhe antiligji, shkelja e kushtetutës, janë shtyllat ku mbështetet sot aktiviteti i kësaj organizate kriminale që quhet SPAK. Është kthyer në pistoletë në duart e Ramës për të vrarë opozitarizmin dhe demokracinë në vend. Izolimi me masë ekstreme ndaj Metës. Altin Dumani, ky mercenar i Ramës, mori përsipër të rihapë për herë të tretë çështjen Cez-dia që ishte gjykuar disa herë", tha Blushi. 

1 VITE ME PARE

Nis protesta e Partisë së Lirisë para SPAK

Arrestimi i Ilir Metës/ PL protestë para Prokurorisë së
protesta

TIRANË- Ka nisur protesta e thirrur nga Partia e Lirisë para Prokurorisë së Posaçme. Në krye të protestuesve janë sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi dhe nënkryetarja e kësaj partie politike, Erisa Xhixho. 

Siç shihet dhe nga foto protestuesit mbajnë pankarta dhe një banderolë ku shkruhet "Jo drejtësi me regji". Sipas raportimeve në protestë pritet të lexohet edhe një mesazh i presidentit të Partisë së Lirisë.

Bëhet me dije se avokati i Metës, Genc Gjokutaj do të depozitojë kallëzim penal për policët që arrestuan kreun e PL-së. Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi nuk do të jetë në protestë.

1 VITE ME PARE

FOTO/ Protesta e PL para Prokurorisë së Posaçme, forcat e policisë rrethojnë SPAK

Arrestimi i Ilir Metës/ PL protestë para Prokurorisë së
policia para spak

TIRANË - Për pak minuta pritet të nisë protesta e thirrur nga Partia e Lirisë para Prokurorisë së Posaçme. Ndërkohë para nisjes së tubimit, forcat policore kanë rrethuar godinën e SPAK. 

Ishte presidenti i PL-së, Ilir Meta i cili bëri thirrje nga qelia e burgut për protesta periodike para SPAK. Ndërkohë sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi tha rreth dy javë më parë se protesta mbahet edhe për "rrëmbimin politik" të Metës.

1 VITE ME PARE

Mbahet sot para SPAK protesta e thirrur nga Partia e Lirisë

Arrestimi i Ilir Metës/ PL protestë para Prokurorisë së
spak

TIRANË- Pas dy orësh, para Prokurorisë së Posaçme do të mbahet protesta e thirrurr nga Partia e Lirisë. Ishte presidenti i PL-së, Ilir Meta i cili bëri thirrje nga qelia e burgut për protesta periodike para SPAK. Ndërkohë sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi tha rreth dy javë më parë se protesta mbahet edhe për "rrëmbimin politik" të Metës.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

protesta e pl para spak

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj