LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Projekti TID/ Rama takohet me banorët në Durrës: Nuk do ndalet. Pritet me protesta nga qytetarët: O hajdut pronash

• Kryeministri Edi Rama ka shkuar ditën e sotme në bashkinë Durrës për të biseduar në lidhje me projektin TID me banorët që e kundërshtojnë këtë projekt. • Teksa Rama është futur në bashki, është pritur me protestë nga banorët e Durrësit, të cilët kundërshtojnë këtë projekt. • Takimi i kryeministrit Rama me banorët e Durrësit që preken nga projekti TID ka zgjatur rreth 2 orë e 30 minuta. • Në një deklaratë për mediat pas takimit, Rama u shpreh se është arritur dakordësia me 34 nga familjet që kundërshtojnë projektin. • Rama u shpreh i bindur se pavarësisht gjithçkaje projekti nuk do të ndalet dhe se do të verifikohen vetëm disa banesa të cilat dyshohet se kanë vlera kulturore. • Teksa po fliste për mediat, Rama është përballur sërish me banorët, të cilët e kanë quajtur atë hajdut pronash. • Projekti TID është një nismë e qeverisë shqiptare që synon të kthejë zonën arkeologjike të qytetit në një park të madh urban. • Bashkia e Durrësit ka lajmëruar se më 16 shkurt duhet të largohen vullnetarisht nga banesa për të vijuar me realizimin e Projektit TID.

9 artikuj për këtë temë.

5 MUAJ ME PARE

“Shko se po të pret Gysi”/ Pas debatit, Rama ia bën me shenjë policit: Merre içik atë. Arrestohen qytetarët në Durrës që kundërshtuan projektin TID (VIDEO)

Projekti TID/ Rama takohet me banorët në Durrës: Nuk do ndalet.

DURRËS- Një incident ka ndodhur gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me banorët e prekur nga projekti TID. Bëhet me dije se një qytetar i është drejtuar Kryeministrit me fjalët: “Shko se po të pret Gysi”. Pas këtij debati, kryeministri ka reaguar me gjest në drejtim të tij, ndërsa policia ka ndërhyrë duke e arrestuar qytetarin.

Siç shihet edhe në pamjet e ndara në rrjetet sociale nga deputeti Erald Kapri, Rama i drejtohet policit, duke i thënë merre njëçikë atë. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erald Kapri (@eraldkapri)

Situata është tensionuar më tej, pasi disa banorë kanë reaguar me thirrje kundërshtuese ndaj projektit dhe një pjesë e tyre janë shoqëruar nga policia./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

“Shko se po të pret Gysi”/ Pas debatit me Ramën, policia arreston qytetarin në Durrës, deputeti Igli Cara shtyhet me dhunë nga policia

Projekti TID/ Rama takohet me banorët në Durrës: Nuk do ndalet.
banorët

DURRËS- Një incident ka ndodhur gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me banorët e prekur nga projekti TID. Bëhet me dije se një qytetar i është drejtuar Kryeministrit me fjalët: “Shko se po të pret Gysi”. Pas këtij debati, Rama bën me shenjë në drejtim të tij dhe menjëherë më pas policia ndërhyn duke e arrestuar qytetarin.

Situata është tensionuar edhe më tej, pasi banorët e prekur nga projekti kanë reaguar me thirrje kundërshtuese, ndërsa disa prej tyre janë shoqëruar nga policia për shkak të kundërshtimit të projektit.

Gjatë shoqërimit ka ndërhyrë edhe deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, i cili shtyhet nga efektivët e policisë teksa përpiqet të mbrojë qytetarët./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Zbardhen debatet mes Ramës dhe banorëve në bashkinë e Durrësit/ Kryeministri: A je këtu apo jo, a më dëgjon. Qytetari: Pse ngre zërin

Projekti TID/ Rama takohet me banorët në Durrës: Nuk do ndalet.
Edi Rama

DURRËS-  Takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe banorëve të Durrësit është shoqëruar me debate të ashpra.  Gjatë takimit, Rama u ka thënë banorëve se nëse duan zgjidhje, duhet të flasin me rradhë ose ndryshe do të largohet nga takimi. Debati ka vijuar edhe më tej, pasi qytetari i është kthyer Ramës, duke i thënë se pse ngre zërin. 

Rama: A je këtu apo jo, a më dëgjon, nëse doni zgjidhje duhet të flisni me radhë.

Qytetari: Pse ke ardhur këtu? Pse bërtet, pse ngre zërin, ose ik, ose mos e ngri zërin.

Rama: Unë bërtas se s’dua të iki. Po deshët unë ju them mirupafshim! Dhe po iki e ju vazhdoni vetë. Por unë dua të bisedojmë për shpronësimin, jo për gjë tjetër./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Mos më bëni karshillik me komunista"/ Rama- banorëve të Durrësit: S’kam ardhur të diskutoj projektin fare, por vlera që ju kanë dhënë është e padrejtë

Projekti TID/ Rama takohet me banorët në Durrës: Nuk do ndalet.
Edi Rama

DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur nga takimi me banorët e Durrësit, të cilët preken nga projekti TID. Takimi është shoqëruar me debeta të ashpra, ndërkohë kryeministri Edi Rama ka pranuar para banorëve se shpërblimi që u është llogaritur nuk është në nivelin e duhur.

“S’kam ardhur këtu të diskutoj projektin fare. Kam ardhur të diskutoj që vlera që vlera që ju kanë dhënë është e padrejtë”, ka deklaruar Rama.

Rama gjithashtu u ka thënë banorëve, se ky projekt do zbatohet më çdo kusht dhe u ka kërkuar që të mos “bëjnë karshillëk me komunista”, në të kundërt ai do largohej ta takimi.

Ai tha se nuk ka shkuar në Durrës që të diskutoj projektin, por ka shkuar të diskutoj që vlera që ju kanë dhënë banorëve se është e padrejtë. Biseda është shoqëruar me ndërhyrje nga banorët të cilët i kanë përmendur rastin e shpronësimeve të Marinës ë Vlorës, por Rama i është kthyer me ton të ashpër.

"Nëse filloni karshillëk me komunista, ju me tuajën, shteti më të vetën.  Ju do dilni të humbur se unë kam parë shumë vetë. Unë kam ardhur këtu që ju mos dilni të humbur. Po nuk dëgjuat çfarë them, atëherë do ngatërroheni me fjalët e juaja. 

Unë thash që vlera e cila kanë përcaktuar nuk është e drejtë. Tani ngrihet ajo dhe me ma tregon prapë. Unë e thash vetë që në fillim dhe për këtë kam ardhur. S’kam ardhur këtu të diskutoj projektin fare. Kam ardhur të diskutoj që vlera që ju kanë dhënë është e padrejtë.

Nëse nuk dëgjoni unë çohem dhe thotë ai pastaj pse bërtet. Unë bërtas se s’dua të iki. Po deshët unë ju them mirupafshim! Dhe po iki e ju vazhdoni vetë. Por unë dua të bisedojmë për shpronësimin, jo për gjë tjetër”, është shprehur më tej kryeministri Rama./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Nuk na dha asnjë alternativë"/ Banorët e Durrësit të zhgënjyer nga takimi 2 orësh me Ramën: Nuk tërhiqemi

Projekti TID/ Rama takohet me banorët në Durrës: Nuk do ndalet.
Banoret

DURRËS- Banorët e prekur nga projekti TID kanë dalë të zhgënjyer nga takimi mbi 2 orë me kryeministrin Edi Rama në bashkinë e Durrësit. Një nga përfaqësuesit që ishte pjesë e takimit tha se Rama ishte i prerë se projekti do të zbatohet dhe atyre nuk u është ofruar asnjë alternativë tjetër përveç pranimit të tij.

“Në fillim të mbledhjes na u tha qartë që nuk keni alternativë përveçse ta pranoni, pra projekti do bëhet. Dhe fjala e parë që i thamë ishte kjo, ne nuk jemi kundër projektit por përderisa ne kemi konstatuar gabime a nuk jeni për rishikim të projektit? Nuk jemi, do prishet çdo gjë. Ne jemi këtu vetëm për t'ju dhënë alternativa çmimesh, opsione strehimesh dhe objekte ku mund t'ju strehojmë.

Gjatë bisedës, të gjithë ishin të acaruar që nga fakti që u fol në mënyrë të prerë. Dhe kur filluam t'i dëshmojmë objekte, për aq sa i dëshmuan, objekte që kanë vlera arkitektonike historike, të cilat çuditërisht nuk janë as në listën e shpronësimit thanë po rishikojnë diçka. Por megjithatë, kryesorja që duhet të bëjë kjo bashki dhe kjo administrate, duke ja kërkuar kryetares së bashkisë ta bëjë pikërisht, duhet të anulojë të gjithë letrat, të gjithë vendimet e IKMT-së në mënyrë urgjente, ose njerëzit pastaj do të jenë bashkë në çdo godinë që ta mbrojmë. Po s'u anuluan ato, asnjë fjalë që u tha sot nuk ka vlerë.

Janë shumë objekte që prishen, në dorë të parë janë 35. Po ato që do jenë më vonë janë sipër 100. Ata nuk i diskutojnë akoma përderisa nuk kanë dalë edhe kur ne i përmendim, ato thonë, ato janë pjesë e projektit, po pse flisni në emër të tyre përderisa s'ju ka dalë akoma vendimi për shpronësimit, por ata janë të pritshëm shpejt. Në dorë të parë janë këto të rrethit të amfiteatrit, që VKM-ja ka qenë që në 2023-shin, pra që në një farë mënyre ka dalë edhe jashtë kohe, sepse dhe shpronësimi ka një kohë limit dhe dhe kjo e jona, 74 banesat, ku ne na morën vetëm për objektet, sepse trojet është një histori më vete e trojeve, që këto kanë shkuar, kanë shpronësuar troje që nuk shpronësohen, si të komuniteteve fetare.

Njerëzit janë shumë të pezmatuar nga fakti që nuk lejojnë opsionin e rishikimit të projektit dhe gabimeve. Vetëm me dy raste që u treguan aty u dëshmua që këtu ka projekte që nuk janë studiuar si duhet. Dhe ne kemi mbi gjashtë muaj që që themi pikërisht këtë. Projektet janë bërë shumë keq, janë bërë gabim dhe nga gabimet pikërisht nga kjo vijnë. Kjo është pak luftë force me sa duket.

Të hënën atyre u është kërkuar të lirohen banesat dhe pavarësisht nga bisedimet që po bëjmë sot, njerëzve u kanë ardhur letra të tjera nëpër shtëpia," thanë banorët./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

“O hajdut”, Rama përplaset me qytetarë pas daljes nga mbledhja në Durrës: Ju jeni PD, s'keni lidhje

Projekti TID/ Rama takohet me banorët në Durrës: Nuk do ndalet.
Edi Rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama është përplasur me banorët në Durrës për projektin TID. Pas përfundimit të mbledhjes, Rama teksa ka dalë nga ambientet e bashkisë Durrës është përballur me protestën e qytetarëve kundër këtij projekti. 


 "O hajdut" i thirrën banorët Ramës.

“Çfarë qytetarësh, ju jeni partia demokratike, këta janë qytetarët, unë ja ku jam me ta. Ju jeni PD. Unë me këta jam… “, tha Rama .

Projekti TID është një nismë e qeverisë shqiptare që synon të kthejë zonën arkeologjike të qytetit në një park të madh urban. Bashkia e Durrësit ka lajmëruar se më 16 shkurt duhet të largohen vullnetarisht nga banesa për të vijuar me realizimin e Projektit TID./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Projekti TID nuk ndalet"/ Përfundon takimi i Ramës me banorët e Durrësit: Ata që krijojnë probleme, i shkojnë nga pas një 80-vjeçari

Projekti TID/ Rama takohet me banorët në Durrës: Nuk do ndalet.

DURRËS- Takimi i kryeministrit Edi Rama me banorët e Durrësit që preken nga projekti TID ka përfunduar. Në një deklaratë për mediat, Rama u shpreh se është arritur dakordësia me 34 nga familjet që kundërshtojnë projektin.

Rama u shpreh i bindur se pavarësisht gjithçkaje projekti nuk do të ndalet dhe se do të verifikohen vetëm disa banesa të cilat dyshohet se kanë vlera kulturore.

Me 34 qytetarë të Durrësit përfaqësues të familjeve kemi folur rreth 2 orë e gjysmë. Biseda ka qenë kronstruktive, me opinione të ndryshme. 35 të tjerë atje që nuk përfaqësojnë qytetarët apo qytetin por vetëm hallin e një 80 e kusur vjeçari, krijojnë situata që janë qesharake e që tregojnë ku është katandisur ajo farë partie. Sa i përket problemit të vërtetë, ramë dakord se si do të ecim para qoftë me verifikimin e nevojshëm për disa objekte që mund të kenë vlera të trashëgimisë kulturore. Prishje do të ketë, projekti nuk do të ndalet, por duhet të një verifikim për disa shtëpi që mund të kenë vlerë kulturore. Janë edhe disa prona që nuk kanë marrë hipotekë edhe pse janë atje prej kohës”, tha Rama.

Projekti TID është një nismë e qeverisë shqiptare që synon të kthejë zonën arkeologjike të qytetit në një park të madh urban. Bashkia e Durrësit ka lajmëruar se më 16 shkurt duhet të largohen vullnetarisht nga banesa për të vijuar me realizimin e Projektit TID./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Banorët e Durrësit takim në Bashki me Ramën për projektin TID, deputetët e PD: U refuzuam të jemi në mbledhje

Projekti TID/ Rama takohet me banorët në Durrës: Nuk do ndalet.
Deputetet

DURRËS- Qytetarët e Durrësit kanë nisur sot një takim me zyrtarët e bashkisë dhe kryeministrin Edi Rama në lidhje me projektin TID. Mësohet se në takim kanë kërkuar të jenë të pranishëm dhe deputetët demokratë Igli Cara dhe Arjan Ndoji, por nuk janë lejuar. 

Në një deklaratë për mediat, ata kanë deklaruar se për këtë takim, janë lajmëruar nga banorët.

"Jemi lajmëruar nga banorët, me statusin e deputetit kërkuam të jemi të pranishëm në takim por na u refuzua kërkesa nga garda. Kjo është e paligjshme. Është në vazhdën e mungesës së diskutimeve për këtë projekt. Ligji e thotë qartë që askush nuk ka të drejtë të prekë pronën. Kjo është pasuri e shqiptarëve. Kjo është vjedhje e pronave. Jua marin qytetarëve dhe ja japin privatit ta menaxhojë," tha Cara.

Projekti TID është një nismë e qeverisë shqiptare që synon të kthejë zonën arkeologjike të qytetit në një park të madh urban. Bashkia e Durrësit ka lajmëruar se më 16 shkurt duhet të largohen vullnetarisht nga banesa për të vijuar me realizimin e Projektit TID./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Banorët që preken nga projekti TID protestë, Rama futet në bashkinë e Durrësit

Projekti TID/ Rama takohet me banorët në Durrës: Nuk do ndalet.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shkuar ditën e sotme në bashkinë Durrës për të biseduar në lidhje me projektin TID. Mësohet se teksa Rama është futur në bashki, është pritur me protestë nga banorët e Durrësit, të cilët kundërshtojnë këtë projekt.

Mësohet se në protestë kanë dalë banorët, që kundërshtojnë këtë projekt, pasi u prishën banesat. 

Projekti TID është një nismë e qeverisë shqiptare që synon të kthejë zonën arkeologjike të qytetit në një park të madh urban. Bashkia e Durrësit ka lajmëruar se më 16 shkurt duhet të largohen vullnetarisht nga banesa për të vijuar me realizimin e Projektit TID./Dosja.al

projekti tid edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj