LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Prioritet' ulja e tensioneve/ Lajçak në Kosovë, takon Osmanin dhe Kurtin: BE ka gati sanksione për Serbinë! (ZHVILIMET)

•Takime 'maratonë' në përpjekje për të ulur tensionet në Veri të Kosovës. •Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Kosovë, ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe kreun e qeverisë Albin Kurti. •Takimi me Osmanin nisi rreth orës 15:00 dhe u diskutua për sfidat aktuale politike, të sigurisë në veriun e vendit, përpjekjet për deeskalimin e situatës, sikurse edhe nevojën për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit. •Presidentja ka theksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që së bashku me partnerët ndërkombëtarë të tejkalojnë sfidat aktuale dhe se Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës. •Pas takimit me Kurtin, Lajçak tha se ka mirëkuptim për të çuar përpara kërkesat e BE-së, por se ende duhet të vazhdojnë diskutimet për hapa konkretë. •Gjatë ditës së sotme, kryeministrja serbe Ana Brnabiç ka takuar në Bruksel presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, ku diskutuan për për nevojën e deeskalimit të situatës në veri. •Veç kësaj, Michel ka bërë thirrje për rikthim në dialogun e ndërmjetësuar nga BE. 

12 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Kurti pas takimit me Lajçak: Masat e BE-së ndaj Kosovës janë të padrejta, e bëjnë dialogun asimetrik.

'Prioritet' ulja e tensioneve/ Lajçak në Kosovë,
Miroslav Lajçak dhe Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim në zyrën e tij me të dërguarin e posaçëm të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. 

Gjatë takimit Kurti fillimisht foli për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, të cilat ai i quajti të padrejta dhe e bëjnë dialogun asimetrik. Në vijim, ai shprehu përkushtimin dhe angazhimin e tij për shtensionim dhe normalizim të situatës në veri.

Postimi i plotë:

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ambasadorin e Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami dhe këshilltarin e tij politik, Jeton Zulfaj, priti sot në zyrën e tij emisarin e BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili erdhi për takim së bashku me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Tomas Szunyog, dhe bashkëpunëtorët e tij Christian Ramet e Mikko Vayrynen. Në fillim të këtij takimi, Kryeministri Kurti potencoi që masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës janë të padrejta dhe e bëjnë dialogun asimetrik. Në vijim, ai shprehu përkushtimin dhe angazhimin e tij për de-eskalim dhe normalizim. Theksoi që Qeveria e Kosovës nuk kontribuon asesi në eskalim dhe se Policia e Kosovës vetëm zbaton ligjin e kujdeset për sigurinë publike.

Po ashtu, Kryeministri Kurti konfirmoi që Policia e Kosovës e vendosur nëpër ndërtesat komunale nuk ka ndërmarrë operacione në rrethinën e atyre objekteve. Në lidhje me rrugën përpara, Kryeministri Kurti tha që neni 72 i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale e tregon qartë rrugën për zgjedhje të parakohshme nëpër komuna dhe se Qeveria në përpikmëri mbështetë procedurat ligjore. Ndërkaq, sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, garanci është zbatimi i plotë dhe pa kushte i Marrëveshjes Bazike e cila sjellë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe evropiane për dy shtetet”,- thuhet në njoftimin e qeverisë së Kosovës.

3 VITE ME PARE

Kriza në Veri/ Konjufca: Tensionet nuk do ë marrin fund nëse ndërkombëtarët na fajësojnë vetëm neve

'Prioritet' ulja e tensioneve/ Lajçak në Kosovë,
Glauk Konjufca

KOSOVË- Kryeparlamentari Glauk Konjufca i pyetur nëse krizës në Veri po i shihet fundi, ka thënë se nëse bashkësia ndërkombëtare e fajëson vetëm Kosovën atëherë tensionet  s’do të marrin fund kurrë. Në një intervistë për Frontal të T7, ai u shpreh se Veriu është i ndarë nga viti 1999 dhe zgjidhja e vetme është bashkimi i vendit. 

“Nëse bashkësia ndërkombëtare mendon që vetëm Kosova i ka fajet dhe përgjegjësinë për këtë situatë, kjo s’kryhet kurrë. Kjo ka me mbetur kështu përgjithmonë. Por, unë mendoj që duhet ta bindim bashkësinë ndërkombëtare dhe do ta fitojmë këtë betejë patjetër. I kemi fituar edhe shumë tjera të rëndësishme në të kaluarën. Por, unë mendoj që pas çlirimit të Kosovës më 1999, kjo është beteja më e rëndësishme për karakterin e shtetit tonë sepse shteti i Kosovës duhet të jetë shtet unitar. Republikë e bashkuar. Kjo betejë është për Republikën e bashkuar. Ose këtë tjetrin opsion s’mund ta imagjinojë sepse është shumë i keq. Është shtet i ndarë. Për shumë kohë ka qenë i ndarë. Kosova prej 99-ës kështu dyqysh ka funksionuar. Edhe ajo ka qenë iluzore në vitin 2008 dhe 2011, sepse u pa që këta kur do ta zbatosh ligjin dhe kushtetutshmërinë atëherë e sheh fytyrën e vërtetë të Listës Serbe. Ata i kanë pasë kryetarët e komunave atje, por kjo s’do të thotë që kanë punuar për shtetin e Kosovës. Në momentin kur u qartësua situata e treguan fytyrën e vërtetë. Shkuan te Vuçiçi atje gatitu dhe i përgatitën grupet e tyre për të gjuajtur shok-bomba. D.m.th, në fund të fundit, ata i përgjigjen Beogradit. Ne nuk kemi zgjidhje tjetër”, tha Konjufca në një intervistë për T7.

Gjithashtu, ai tha se Kosova duhet ta bindë bashkësinë ndërkombëtare për karakterin unitar të Kosovës dhe këtë e cilësoi si betejën më të madhe të Kosovës që nga vitit 1999.

3 VITE ME PARE

Lajçak në Kosovë: BE i ka sanksionet gati për Serbinë

'Prioritet' ulja e tensioneve/ Lajçak në Kosovë,
Lajçak

KOSOVË- Përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajcak pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe në lidhje me sankisonet e vendosuar ndaj Kosovës.

Lajçak teksa ka folur për masat ndaj Kosovës, nuk ka përjashtuar as palën tjetër, duke thënë se BE ka gati sanksione edhe Serbinë.

“BE-ja e ka bërë të qartë se ka sanksione të gatshme edhe për Serbinë. Do të zbatohen nëse kuptohet se Serbia nuk po vepron në përputhje me kërkesat e BE-së. Është vendim i shteteve anëtare”, tha i dërguari i BE.

Më herët Lajçak u takua edhe me presidenten Vjosa Osmani, për të diskutuar pikërisht për zgjidhjen e krizës në veri. I dërguari i BE-së do të vizitojë edhe Beogradin, si pjesë e vizitave të tij në kuadër të zbutjes së tensioneve mes dyja vendeve dhe rikthimin e liderëve në tryezën e dialogut. 

3 VITE ME PARE

Takime 'maratonë', pas Von der Leyen/ Brnabiç bisedime edhe me Charles Michel, në fokus deeskalimi i situatës në Veri

'Prioritet' ulja e tensioneve/ Lajçak në Kosovë,
Ana Brnabiç dhe Charles Michel

BRUKSEL- Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka njoftuar se është takuar me kryeministren serbe, Ana Bërnabiç. Michel në një shkrim në Twitter, tha se në këtë takim u diskutua për nevojën e deeskalimit të situatës në veri. Veç kësaj, ai ka bërë thirrje për rikthim në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Me kryeministren serbe, Ana Bërnabiç: mesazh i qartë i Këshillit Evropian për nevojën për deeskalim të menjëhershëm të situatës në veri dhe vazhdim të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Vendimtare që Serbia t’i vazhdojë reformat për të avancuar në rrugën drejt BE-së", ka shkruar ai.

Kryeministrja e Serbisë gjatë ditës së sotme në Bruksel ka takuar edhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në fokus të bisedimeve ishte deeskalimi i situatës në veri të Kosovës, si dhe planin zhvillimor për Ballkanin Perëndimor. 

3 VITE ME PARE

Von der Leyen takon Bërnabiç, diskutojnë për situatën në Veri

'Prioritet' ulja e tensioneve/ Lajçak në Kosovë,
Ana Brnabiç dhe Ursula Von der Leyen

SERBI- Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka takuar sot në Bruksel presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në një postim në Twitter, Branbiç bën me dije se në fokus të bisedimeve ishte deeskalimi i situatës në veri të Kosovës, si dhe planin zhvillimor për Ballkanin Perëndimor.

"Një takim me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe një diskutim për temat aktuale- duke shikuar mekanizmat për deeskalimin e dhunës në Kosovë, planin e zhvillimit për Ballkanin Perëndimor, si dhe rëndësinë e thellimit të integrimit të Republikës Serbe në Bashkimin Evropian’’, ka shkruar Bërnabiç në rrjetin social "Twitter’".

Bërnabiç sot u takua edhe me kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel. Michel në një shkrim në Twitter, tha se në këtë takim u diskutua për nevojën e deeskalimit të situatës në veri. Veç kësaj, ai ka bërë thirrje për rikthim në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

3 VITE ME PARE

Lajçak pas takimit me Kurtin: Nuk është situatë e lehtë! Duhen vazhduar diskutimet për hapa konkretë

'Prioritet' ulja e tensioneve/ Lajçak në Kosovë,
Miroslav Lajçak

KOSOVË- Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se takimi me kryeministrin, Albin Kurti, ka qenë i gjatë, i hapur dhe i sinqertë.

Lajçak ka thënë se ka mirëkuptim për të çuar përpara kërkesat e BE-së, por se “ende duhet të vazhdojmë diskutimet për hapa konkretë”. 

“Kurti paraqiti pikëpamjen e tij, ndërsa unë prezantova idetë e mija dhe kjo është arsyeja se pse zgjati takimi, ka thënë Lajçak. Nuk është detyrë e lehtë, as situatë e lehtë. Kam pasur takime të rëndësishme me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti. Diskutim të gjatë e sinqertë. Shumë të rëndësishëm. Duhet të zgjedh fjalët, ka mirëkuptim në nevojën për të ecur para në tri pikat që janë paraqitur nga BE-ja: shtensionim, zgjedhje të reja, dhe kthim në normalizim”,-ka delaruar Lajçak.

3 VITE ME PARE

Tensionet në veri/ Të gjithë kërkojnë zgjedhje të parakohshme, VV dhe PDK: Nuk rrezikohet Kosova, për një grusht votash

'Prioritet' ulja e tensioneve/ Lajçak në Kosovë,
Ramush Haradinaj, Albin Kurti, Memli Krasniqi

KOSOVË- Në një periushë të tensionuar për komunat në veri të Kosovës, masave të BE-së për izolimin e qeverisë Kurti, iu është bashkëngjitur  PDK-ja e themeluar nga liderët tashmë të burgosur në Hagë, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, njoftoi se ka shkëputur raportet me kryeministrin e presidenten, madje kërkoi edhe zgjedhje të reja në këtë periudhë krize me faktorin ndërkombëtar. 

Gjithashtu edhe dhe nënkryetarja e kësaj partie, ish ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku foli për zgjedhje të parakohëshme në një intervistë për T7. Çitaku tha se “nuk duhet të rrezikohet e ardhmja e Kosovës për një grusht votash” dhe u shpreh se PDK është e shqetësuar për gjendjen në të cilën ndodhet vendi.

Nga ana tjetër edhe në një video të publikuar të martën nga Lëvizja Vetëvendosje, kundër opozitës theksohej: “Me nismat e tyre, që janë më afër Serbisë e më larg popullit e republikës, këta shpresojnë që duke u dorëzuar, me partitë e tyre të vogla do të mund të vijnë në pushtet”.

Pas videos së VV, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e ish-kryeministrit, Ramush Haredinaj i është kundërpërgjigjur duke thënë se është e gatshme për zgjedhje. 

3 VITE ME PARE

Takimi me Lajçak/ Osmani: Kemi treguar vullnet për deeskalim duke ofruar zgjedhjet në Veri

'Prioritet' ulja e tensioneve/ Lajçak në Kosovë,
Miroslav Lajçak dhe Vjosa Osmani

KOSOVË-  Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot është takuar me emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak.

Në deklaratën e presidencës thuhet se në takim është biseduar për sfidat aktuale politike dhe të sigurisë me theks të veçantë në veriun e vendit, përpjekjet për deeskalimin e situatës, sikurse edhe nevojën për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Osmani ka thënë se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që së bashku me partnerët ndërkombëtarë t`i tejkalojnë sfidat aktuale dhe se Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës.

Ndërsa sa i përket zhvillimeve në veri, Osmani ka thënë se grupet kriminale dhe individët që përdorën dhunë ndaj policisë, gazetarëve, pjesëtarëve të KFOR-it, EULEX-it dhe qytetarëve, duhet të përballen me drejtësinë.

3 VITE ME PARE

Përpjekjet për uljen e tensioneve në Veri, Lajçak takon edhe Komandantin e KFOR-it (FOTO)

'Prioritet' ulja e tensioneve/ Lajçak në Kosovë,
Miroslav Lajçak

KOSOVË- I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, bashkë me Shefin e Zyrës së BE’së në Kosovë, Tomas Szunyog, kanë takuar sot Komandantin e KFOR’it, Angelo Michele Ristuccia. Sipas njoftimit të KFOR, ata kanë folur për zhvillimet e fundit dhe dialogun. 

“Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga #NATO, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, u takua me Miroslav Lajçak, Përfaqësues Special i BE-së për Dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, dhe Shkëlqesinë e tij Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë/ Përfaqësues Special i BE-së. Ata diskutuan përditësimin e fundit për situatën e përgjithshme dhe përpjekjet e vazhdueshme të #KFOR-it në mbështetjen e dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës", shkruan KFOR. 

Lajçak është takuar me Presidenten Vjosa Osmani, e më vonë do të takohet dhe me Kryeministrin Albin Kurti. 

3 VITE ME PARE

Lajçak në Prishtinë, Stano: Synimi është të gjejmë rrugën për të de-përshkallëzuar situatën

'Prioritet' ulja e tensioneve/ Lajçak në Kosovë,
Peter Stano

KOSOVË- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha se i dërguari i posaçëm i BE-së, Mirosllav Lajçak po viziton Kosovën për të gjetur përfundimisht rrugën e shtensionimit të situatës dhe të ketë kthim të bisedimeve për normalizim në kuadër të dialogut.

"Përfaqësuesi i Lartë, Borrell i ka kërkuar Përfaqësuesit Special të BE-së Lajçak që të udhëtojë si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd për t’i çuar çështjet përpara për të gjetur përfundimisht rrugën për të de-përshkallëzuar dhe të mos kemi përshkallëzim, të mos jemi dëshmitarë të tensioneve të vazhdueshme, por të de-përshkallëzojmë dhe në fund të kthehemi te bisedimet për normalizim në kuadër të dialogut”, ka thënë ai.

Sipas Stano, liderët e 27 shteteve anëtare të BE-së u kanë bërë thirrje dy palëve për de-përshkallëzimin e situatës. Ai shtoi se aktualisht nuk janë krijuar kushte për takimin e ardhshëm në kuadër të dialogut.

3 VITE ME PARE

Lajçak mbërrin në Presidencë, nis takimin me Osmanin

'Prioritet' ulja e tensioneve/ Lajçak në Kosovë,
Miroslav Lajçak mbërrin në Presidencë

KOSOVË-  Ka nisur takimi mes emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak dhe presidentes Osmani. Pas Osmanit, Lajçak do të takohet edhe me kryeministrin Kurti në orën 16:00. 

Kjo është vizita e dytë e Lajçakut brenda një muaji, pasi ai në fillim të qershorit bëri një vizitë bashkë me emisarin amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Lajçak pritet që të ripërsërisë kërkesat e Brukselit, sa i takon hapave drejt de-përshkallëzimit e të cilat nënkuptojnë largimin e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga afërsia e ndërtesave komunale në veri, paralelisht me tërheqjen e protestuesve serb; largimin e kryetarëve të zgjedhur të komunave nga këto objekte dhe shpalljen e zgjedhjeve në veri. 

3 VITE ME PARE

Shtensionimi i situatës në veri/ Lajçak viziton sot Kosovën, pritet të takohet me Osmanin dhe Kurtin

'Prioritet' ulja e tensioneve/ Lajçak në Kosovë,
Miroslav Lajçak

KOSOVË- Ndërmjetësuesi i dialogut Kosovë-Serbi nga BE-ja, Miroslav Lajçak, do të shkojë në Prishtinë sot, në përpjekje për shtensionimin e situatës në veri të vendit. Bëhet e ditur se Lajçak do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Presidenca e Kosovës njofton se takimi mes Vjosa Osmanit dhe Miroslav Lajçak do të zhvillohet në orën 15:00.

Në orën 15:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak”, thuhet në njoftimin e zyrës së Presidencës. Pas Prishtinës, emisari i BE-së pritet që në takim me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç të dërgojë porositë e Brukselit edhe në Beograd.

Kjo është vizita e dytë e Lajçakut brenda një muaji, pasi ai në fillim të qershorit bëri një vizitë bashkë me emisarin amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Lajçak pritet që sërish të ripërsërisë kërkesat e Brukselit, sa i takon hapave drejt de-përshkallëzimit e të cilat nënkuptojnë largimin e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga afërsia e ndërtesave komunale në veri, paralelisht me tërheqjen e protestuesve serb; largimin e kryetarëve të zgjedhur të komunave nga këto objekte dhe shpalljen e zgjedhjeve në veri.

Pak ditë më parë, krerët e vendeve të BE-së apeluan për shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri të Kosovës, ndërsa paralajmëruan pasoja në rast të dështimit. Këshilli Evropian, thekson se palët duhet të vazhdojnë dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, zbatimin e shpejtë të marrëveshjes së normalizimit dhe zbatimit të saj. Dhe se zgjidhja përfshin pezullimin e operacioneve policore, kryetarët e komunave t’i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të tjera, shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme dhe pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në to./Dosja.al

miroslav lajçak

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë