Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
•Tre avokatë kanë shpallur kandidaturat e tyre për Primaret në Partinë Demokratike. •Ermal Hamataj dhe Denisa Muça kanë shpallur kandidaturën e tij në primaret për bashkinë e Fierit, ndërsa Ergin Mataj për bashkinë e Lezhës. •Mjekja Nada Daullja ka shpallur kandidaturën në procesin e primareve që po zhvillon Partia Demokratike në bashkinë e Vlorës. •Ekonomisti Hysni Sharra prezanton kandidaturën në Primare për Bashkinë e Vlorës. •Tashmë ka shkuar në tre numri i kandidatëve në primaret e Fierit, pasi më herët, shpallën kandidaturën e tyre, Artur Mahmutaj dhe Edvar Kodheli. •Procesi i primareve në Partinë Demokratike do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur do të mbahen votimet.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike në Vlorë ka shpallur kandidaturën e tij në garën e primareve në PD nga ku do të dalë dhe emri i kandidatit të opozitës për kryebashkiak në këtë qytet. Në një deklaratë nga selia blu Shara ironizoi kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se 'timoni' dhe 'kusia' janë të gjitha në duart e tij. Në fund të fjalës së tij ai u bëri thirrje demokratëve që të marrin pjesë në procesin e primareve.
"I bindur qe primaret jane risia me e madhe, menyra me civile dhe demokratike ne perzgjedhjen e kandidateve ne cdo nivel e detyre, i bej thirrje cdo anetari e simpatizanti te Partise Demokratike, ne Vlore e ne gjithe Shqiperine, te marre pjese masivisht ne kete proces. Unë kandidoj sepse timoni, tepsia dhe kusia, janë të gjitha në duar të një njeriu të vetëm që quhet Edi Rama. Le t’i mbajë të gjitha timonin, tepsinë dhe kusinë. Ne, si demokratë dhe si shqiptarë, kërkojmë vetëm një gjë: kutia e zgjedhjeve të mos preket dhe prej saj të dalë ai vullnet popullor sic është shprehur", tha ai.
DEKLARAT E PLOTË:
Pershendetje. Une jam Hysni Sharra, lindur dhe banues ne Vlore, me profesion ekonomist, kontabilist i miratuar. Aktualisht ushtoj detyrën e nenkryetarit të Partise Demokratike, Dega Vlore. Kam mbajtur detyra te ndryshme, ne administrate dhe ne Partine Demokratike, dhe kam sherbyer me pasion dhe ndershmeri ne cdo funksion. Jane keto arsye, dhe shume te tjera, qe me bejne sot te paraqitem para jush ne kete dalje publike, per te shprehur vullnetin tim per te kandiduar ne garen e primareve brenda Partise Demokratike, dhe me pas per kreun e Bashkise Vlore.
I bindur qe primaret jane risia me e madhe, menyra me civile dhe demokratike ne perzgjedhjen e kandidateve ne cdo nivel e detyre, i bej thirrje cdo anetari e simpatizanti te Partise Demokratike, ne Vlore e ne gjithe Shqiperine, te marre pjese masivisht ne kete proces. Unë kandidoj sepse timoni, tepsia dhe kusia, janë të gjitha në duar të një njeriu të vetëm që quhet Edi Rama. Le t’i mbajë të gjitha timonin, tepsinë dhe kusinë. Ne, si demokratë dhe si shqiptarë, kërkojmë vetëm një gjë: kutia e zgjedhjeve të mos preket dhe prej saj të dalë ai vullnet popullor sic është shprehur.
Kërkojmë kthimin e votës së lirë dhe të pamanipuluar. Primaret tona janë një hap i parë dhe vendimtar drejt kësaj vetëdijeje dhe clirimit të votës nga kthetrat e grabitësve. U bej thirrje gjithashtu, cdo anetari, simpatizanti e cdo qytetari te ndershem, qe i dhimbset jeta, familja dhe Shqiperia, t'i bashkohet pa hezitim protestes se sotme, protestes mbarekombetare qe bëhet për votën e lirë, jetën e sigurt dhe atdheun e përbashkët bijtë e bijat e të cilit kanë marrë rrugët e botës.
Procesi i primareve në Partinë Demokratike do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur do të mbahen votimet. Denisa Muça i është bashkuar sot tre emrave të tjerë që kanë shpallur kandidaturën për procesin e primareve në bashkinë e Fierit, më konkretisht Artur Mahmutaj, Edvar Kodheli dhe Albano Zhapaj. Salvador Kaçaj dhe Ergin Mataj janë dy kandidaturat për primaret e rithemelimit në Bashkinë Lezhë. Deri më tani janë bërë publike disa kandidime. Në Tiranë janë 5 emra: Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti dhe ish-deputetët Kujtim Gjuzi e Gert Bogdani. Asllan Dogjani prezantoi kandidaturën e tij për Primaret që do zhvillohen për Bashkinë Kamëz bashkë me Shemsi Prençin dhe Arjan Hoxhën. Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Fisnik Qosja dhe ish-kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja, janë dy emrat që kanë depozituar kandidimin për Kavajën. Bardh Spahia kërkon një mandate të plotë në krye të Shkodrës. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj ka dorëzuar kandidaturën për primare për Bashkinë e Tropojës. Ditën e sotme dorëzoi kandidaturën e saj për bashkinë e Kurbinit dhe Lindita Toma. Ndërkohë për bashkinë e Peqinit ka paraqitur kandidaturën e tij Mustafa Pashja. Poashtu Spiro Vaso shpalli dje kandidaturën e tij për bashkinë e Sarandës.
FIER- Avokatja Denisa Muça ka shpallur kandidaturën në procesin e primareve të rithemelimit në bashkinë e Fierit. Në një deklaratë nga selia e Partisë Demokratike, ajo shprehet se duhet të bëhet e pamundura për të ndaluar largimin e shqiptarëve nga vendi, që sipas saj është shkaktuar nga keqqeverisja qendrore dhe vendore. Ndër të tjera avokatja tha se vendosi të kandidojë për primaret pasi sipas saj, politika dhe vendi duhet përfaqësuar nga figura të reja publike të pakapura nga pushteti i qeverisë. Muça u zotua se do të bëjë të pamundurën që Fieri të jetë Bashkia ku qytetari kërkon llogari dhe merr shërbimet për të cilat institucioni është krijuar.
DEKLARATA E PLOTË:
Jam sot para jush për të shpallur kandidaturën në primaret e Partisë demokratike për zhgjedhjet vendore në Bashkinë Fier.
Futem në këtë garë të brendshme paraprake, në procesin që aq shumë është pritur dhe që po kthen votën dhe zgjedhjen te antari dhe qytetari, pa u kushtëzuar me kandidatura apo alternativa të emëruara apo sjellë rishtaz nga kryetarët e partive.
Quhem Denisa Muçaj, punoj si Avokate në qytetin e Fierit që prej vitit 2020.
Jam diplomuar në Jurisprudencë dhe kam nje Diplome pasuniversitare Ne Marrdhenie Nderkombetare, ndjekur në mënyrë intensive nga trajnime të vazhueshme Brenda dhe jashtë vendit.
Vendi sot më shumë se kurrë ka nevojë për të drejta Demokratike dhe dinjitet personal, ky dinjitet mund të garantohet plotësisht vetëm ne vendin tënd, në shtëpinë dhe tokën tënde.
Ndaj sot të gjithë bashkë duhet bëjmë të pamundurën për të ndaluar këtë largim shkaktuar nga keqqeverisja qendrore dhe vendore e cila ka lënë si zgjidhjen e vetme rrugën e largimit.
Vendimi për të shpallur kandidaturën për primaret, lidhet me një kryefjalë që më shoqëron: Politika dhe vendi duhet të përfaqësohet nga figura të reja publike te pakapura nga pushteti, të pastra, kurajoze dhe me forcën dhe dëshirën e madhe të ndryshojnë këtë realitet qeverisës!
Dua jem para jush si alternativë për të bëre të pamundurën që Fieri të ketë një Bashki ku qytetari kërkon llogari dhe merr shërbimet për te cilat institucioni është krijuar.
Në përmbyllje, shpreh mirënjohje dhe vlerësim për të gjithë kandidatët pjesëmarres në këto primare.
Cilido qoftë i zgjedhuri nga Demokratët dhe simpatizantët, ne jemi të gjithë sëbashku për të bërë më të mirën që Bashkinë e Fierit të mos e lëmë më në dorën e një grupi njerzish që e kanë kthyer në shërbim personal, por tja kthejmë atë qytetarëve.
Faleminderit!
Procesi i primareve në Partinë Demokratike do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur do të mbahen votimet. Denisa Muça i është bashkuar sot tre emrave të tjerë që kanë shpallur kandidaturën për procesin e primareve në bashkinë e Fierit, më konkretisht Artur Mahmutaj, Edvar Kodheli dhe Albano Zhapaj. Salvador Kaçaj dhe Ergin Mataj janë dy kandidaturat për primaret e rithemelimit në Bashkinë Lezhë. Deri më tani janë bërë publike disa kandidime. Në Tiranë janë 5 emra: Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti dhe ish-deputetët Kujtim Gjuzi e Gert Bogdani. Asllan Dogjani prezantoi kandidaturën e tij për Primaret që do zhvillohen për Bashkinë Kamëz bashkë me Shemsi Prençin dhe Arjan Hoxhën. Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Fisnik Qosja dhe ish-kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja, janë dy emrat që kanë depozituar kandidimin për Kavajën. Bardh Spahia kërkon një mandate të plotë në krye të Shkodrës. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj ka dorëzuar kandidaturën për primare për Bashkinë e Tropojës. Ditën e sotme dorëzoi kandidaturën e saj për bashkinë e Kurbinit dhe Lindita Toma. Ndërkohë për bashkinë e Peqinit ka paraqitur kandidaturën e tij Mustafa Pashja. Poashtu Spiro Vaso shpalli dje kandidaturën e tij për bashkinë e Sarandës./ Dosja.al
TIRANË- Mjekja Nada Daullja ka shpallur kandidaturën në procesin e primareve që po zhvillon Partia Demokratike në bashkinë e Vlorës. Në një deklaratë nga selia blu Daullja shprehet se ka vendosur që të futet në garë pasi respekton procesin qe bazohet ne vullnetin e qytetareve. Mjekja tha se e respekton vullnetin që do të dalë nga vota e demokratëve teksa shton se Vlora nuk është më ajo që ka qenë që pas transformimit të sheshit të Flamurit, të cilit sipas saj i ka humbur identiteti.
"Vendosa te hyj ne garen e Primareve, duke qene se respektoj procesin qe bazohet ne vullnetin e qytetareve. Te jesh pjese e nje gare te tille është një leksion politik. Nuk ka rendesi cilia kandidat fiton, sa kohë fryma qe percjellim dhe serioziteti i garës dhe konkurencës janë të mirëfillta, një gjë e munguar, të paktën te kundërshtari ynë politik, që prej vitesh bën emërime dhe shkarkime sipas tekave. Kjo është një risi qe ofron Partia Demokratike dhe unë jam krenare për këtë", tha ajo.
DEKLARATA E PLOTË:
Une jam Nada Daullja. Prej 7 vitesh mbaj detyren e nenkryetares së Partisë Demokratike, dega Vlorë. Kam mbaruar Mjekësi dhe e ushtoj prej vitesh profesionin në qytetin tim, në sherbim te komunitetit. Aktualisht po kryej specilizimin ne fushen e Psikiatrisë. Unë sot shpall kandidaturën time në primaret e Partisë Demokratike nga ku do dalë kandidati ynë për kreun e bashkisë Vlorë.
Vendosa te hyj ne garen e Primareve, duke qene se respektoj procesin qe bazohet ne vullnetin e qytetareve. Te jesh pjese e nje gare te tille është një leksion politik. Nuk ka rendesi cilia kandidat fiton, sa kohë fryma qe percjellim dhe serioziteti i garës dhe konkurencës janë të mirëfillta, një gjë e munguar, të paktën te kundërshtari ynë politik, që prej vitesh bën emërime dhe shkarkime sipas tekave. Kjo është një risi qe ofron Partia Demokratike dhe unë jam krenare për këtë.
Kushdo fiton në Primare eshte i barabarte me atë qe merr më pak vota, sepse në finale qëllimi është i njëjtë: bashkimi i të gjithëve për për të mundur kundërshtarin politik, armikun e votës së lirë dhe të dërguarit e tij part-time në Vlorën tonë. Ne këtë kuadër, të gjithë së bashku kemi një vend në historinë e primareve, në historinë e Partisë Demokratike, në historinë e pluralizmit politik shqiptar. Të gjithë së bashku, mund të bëjmë secili të vetën, per ti thene te keqes Ndal! Vendosa të hyj në garën e primareve, jo për partinë time, por për qytetin tim dhe njerëzit e tij. Kam parë gjith këto vite se si kryeministri dhe njerëzit e tij kanë bërë gjithcka për t’i zhbërë identitetin, që nga sheshi i Flamurit e me radhë. Vlora pa kujtimet dhe vendet e kujtimeve nuk mund të jetë Vlora jonë.
Jo pak vlonjatë e kanë parë jetën jashtë qytetit të tyre, në Tiranë apo në emigracion. I respektoj thellësisht zgjedhjet dhe vendimet e tyre, por kam patur brenda vetes një gjë që më bënte pak më vlonjate se të tjerët: nuk e kam menduar kurrë ikjen nga ky qytet, pavarësisht se nuk ka qenë e lehtë. Dashuria për vendin, për familjen, për theksin e pazëvendësueshëm të natyrës dhe të së folurës vlonjate, më më ka mbajtur këtu. Bashkë për Vlorën! Bashkë për Shqipërinë!
Procesi i primareve në Partinë Demokratike do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur do të mbahen votimet. Salvador Kaçaj dhe Ergin Mataj janë dy kandidaturat për primaret e rithemelimit në Bashkinë Lezhë. Deri më tani janë bërë publike disa kandidime. Në Tiranë janë 5 emra: Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti dhe ish-deputetët Kujtim Gjuzi e Gert Bogdani. Asllan Dogjani prezantoi kandidaturën e tij për Primaret që do zhvillohen për Bashkinë Kamëz bashkë me Shemsi Prençin dhe Arjan Hoxhën. Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Fisnik Qosja dhe ish-kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja, janë dy emrat që kanë depozituar kandidimin për Kavajën. Bardh Spahia kërkon një mandate të plotë në krye të Shkodrës. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj ka dorëzuar kandidaturën për primare për Bashkinë e Tropojës. Ditën e sotme dorëzoi kandidaturën e saj për bashkinë e Kurbinit dhe Lindita Toma. Ndërkohë për bashkinë e Fierit deri më tani kanë shpallur kandidaturën Artur Mahmutaj, Edvar Kodheli dhe Albano Zhapaj. Ndërkohë për bashkinë e Peqinit ka paraqitur kandidaturën e tij Mustafa Pashja. Ndërkohë ditën e djeshme Spiro Vaso shpalli kandidaturën e tij për bashkinë e Sarandës
LEZHË- Avokati Ergin Mataj ka prezantuar kandidaturën në primaret e rithemelimit për bashkinë e Lezhës. Duke folur nga selia e PD tha se një nga aryset pse ka vendosur të kandidojë për primaret është besimi i PD-së ndaj antëtarësisë dhe simpatizantëve të saj dhe vullneti i lirë i demokratëve.
Mataj zotohet se do të zgjidhë problematikat e qytetit të Lezhës, e cila sipas tij është rrethuar nga ndërtime pa kriter në hapësirat e gjelbërta publike.
Deklarata e plotë:
Te dashur demokratë!
Të nderuar bashkëqytetarë të Lezhës.
Unë jam avokat Ergin Mataj. Lindur dhe rritur në Lezhë, në një familje të vjetër Lezhjane, me tradita dhe vlera. Kam jetuar cdo ditë me dashurinë më njerëzore për qytetin tonë.
Jam për një model dhe vzion të ri që siguron mirëqenien e qytetit tonë të dashur.
Për këtë duhet vendosmëri, dinjitet, transparencë, synime largpamëse, energji inovative, përkushtim përgjegjës, vlera që ju bashkëqytetarët e mi i bartni. Për këtë, me përulësi dua të ndaj me ju vendimin timin për të kandiduar në primaret e PD për Bashkinë Lezhë.
Qyteti dhe Bashkia duhet të jenë në shërbim të lezhjanëve, jo të pushtetarëve. Fatet e qytetit tonë ka ardhur koha t’i marrim në dorë.
Besoj që momenti është ky, të gjithë bashkë për t’i rikthyer lezhjanëve dinjitetin që meritojnë. Sepse qyteti ynë meriton maksimumin.
Arsyeja që kam vendosur të garoj në Primaret për Kryetar Bashkisë është vendimi i PD për t’i besuar anëtarësisë dhe simpatizantëve të saj për të përcaktuar kryebashkiakët e ardhshëm, sepse besoj te vota e lire, dhe besoj se vullneti i lirë i demokratëve është më frymëzues se emërimet nga kryetari.
Ju ftoj të më bashkoheni në këtë mision , zotim timin për zgjidhjen një herë e mirë të problematikave të shumta të qytetit ku jetojmë.
Siç janë shkatërrimi i gjelbërimit për të mbjellë beton, trafiku i rënduar çdo ditë të verës , siç është Shëngjini, qytet I cili tashmë pret mijëra pushues me një hyrje mjerane prej fshati të rëndomtë.
Ndërtimet pa kriter që po i marrin frymën qytetit u kanë gllbaëruar fëmijëve tanë hapësirat e gjelbëra. Egërsia e pushtetit ndaj shitësve ambulantë dhe fshatarëve me një tufe qepë, lagje pa kanalizime të cilat përmbyten për pak minuta shi, zonat rurale jashtë fokusit të investimeve, Torovica, Gocaj pa ujë të pijshëm, dhe ujerat e zeza që vazhdojnë të derdhen në Lumin Drin.
Lezha është qytet i të tanëve, ma përtej se mosha, prejardhja, bindjet partiake, bindjet fetare dhe me këtë bindje duhet udhëhequr.
Zoti ju bekofte!
Procesi i primareve në Partinë Demokratike do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur do të mbahen votimet. Salvador Kaçaj dhe Ergin Mataj janë dy kandidaturat për primaret e rithemelimit në Bashkinë Lezhë. Deri më tani janë bërë publike disa kandidime. Në Tiranë janë 5 emra: Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti dhe ish-deputetët Kujtim Gjuzi e Gert Bogdani. Asllan Dogjani prezantoi kandidaturën e tij për Primaret që do zhvillohen për Bashkinë Kamëz bashkë me Shemsi Prençin dhe Arjan Hoxhën. Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Fisnik Qosja dhe ish-kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja, janë dy emrat që kanë depozituar kandidimin për Kavajën. Bardh Spahia kërkon një mandate të plotë në krye të Shkodrës. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj ka dorëzuar kandidaturën për primare për Bashkinë e Tropojës. Ditën e sotme dorëzoi kandidaturën e saj për bashkinë e Kurbinit dhe Lindita Toma. Ndërkohë për bashkinë e Fierit deri më tani kanë shpallur kandidaturën Artur Mahmutaj, Edvar Kodheli dhe Albano Zhapaj. Ndërkohë për bashkinë e Peqinit ka paraqitur kandidaturën e tij Mustafa Pashja. Ndërkohë ditën e djeshme Spiro Vaso shpalli kandidaturën e tij për bashkinë e Sarandës./ Dosja.al
TIRANË- Avokati Ermal Hamataj ka shpallur ditën e sotme kandidaturën e tij për procesin e primareve në PD nga ku do të dalë dhe emri i kandidatit të opozitës për kryebashkiak. Në një deklaratë nga selia Blu Hamataj shprehet se e ka marrë këtë sfidë me veten për të ndryshuar Fierin, i cili sipas tij nuk po menaxhohet mirë. Ai tha se dhe pse Fieri ka pasuri kulturore, bregdet dhe naftë vendi nuk ka zhvillim pasi sipas tij administrata aktuale nuk mendon për qytetarët por për veten.
"Në vitet 2012-2015 kam qënë pjesë e strukturës drejtuese të Partisë Demokratike Dega Fier dhe përfaqësues ligjor i saj. Në 2015 -ën jam shkëputur nga jeta aktive partiake, jo sepse doja, jo sepse nuk kisha çfarë të jepja, por si unë dhe shumë të tjerë e pamë se Partia Demokratike dhe Drejtuesit Politik të asaj kohe kishin alergji nga të rinjtë, profesionistët dhe të aftët. Praktikisht kjo alergji e lidershipit të kaluar e solli në ditët më të zeza Partinë Demokratike në gjithë Shqipërinë. Ndoshta duhej kapur fundi që t’i jepej jetë një projekti të ri, sfidues, falë të cilit unë e shumë të tjerë jemi sot këtu për të treguar që Partia Demokratike ka dhe di si t'ju japë mundësinë të rinjve, profesionistëve dhe të aftëve për të drejtuar Bashkitë dhe Shqipërinë", tha ndër të tjera ai.
DEKLARATA E PLOTË:
Unë jam Ermal Hamataj dhe garoj në Primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë Fier. Jam 36 vjeç, i martuar dhe kam dy fëmijë, 9 dhe 4 vjeç. Kam përfunduar Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti Tiranës në vitin 2008. Jurist në formim, prej 11 vitesh Avokat në profesion dhe prej 1 viti jam zgjedhur Kryetar i Dhomës së Avokatëve Fier.
Në vitet 2012-2015 kam qënë pjesë e strukturës drejtuese të Partisë Demokratike Dega Fier dhe përfaqësues ligjor i saj. Në 2015 -ën jam shkëputur nga jeta aktive partiake, jo sepse doja, jo sepse nuk kisha çfarë të jepja, por si unë dhe shumë të tjerë e pamë se Partia Demokratike dhe Drejtuesit Politik të asaj kohe kishin alergji nga të rinjtë, profesionistët dhe të aftët. Praktikisht kjo alergji e lidershipit të kaluar e solli në ditët më të zeza Partinë Demokratike në gjithë Shqipërinë. Ndoshta duhej kapur fundi që t’i jepej jetë një projekti të ri, sfidues, falë të cilit unë e shumë të tjerë jemi sot këtu për të treguar që Partia Demokratike ka dhe di si t'ju japë mundësinë të rinjve, profesionistëve dhe të aftëve për të drejtuar Bashkitë dhe Shqipërinë.
Vendimi për të qënë pjesë e kësaj gare, për mua ishte i thjeshtë: nuk shtirem dot, e të bëj rolin e heroit për qytetin. Por, unë jam hero i fëmijëve të mi, të cilët duke më dëgjuar pafund të ankohem nga divani, nesër do më pyesin "Po ti, çfarë bëre për ta bërë më mirë Fierin ?"
Të paktën do ju them, unë e provova të bëja diçka e nuk ndenja spektator.
- Sot, në Fier ka pedonale por ska rini per te ecur në të, ka teater por ska më art, ka stadium por ska më sport. - Në Fier ka tendera por ska barazi, ka Det por nuk ka plazhe, ka shkolla por nuk ka më nxënës, ka spitale por ska shëndetësi, ka vende pune por duhet ti blesh! - Fieri ka Apolloninë, qytetin antik ku ka jetuar Perandori August, por aty ska turistë. - Në Fier prodhohet naftë, por toka punohet me naftë greke, punohet toka por nuk shitet prodhimi… - Në Fier ka kompani të huaja multimilionere por kane 10 vite që dalin me humbje dhe çuditërisht nuk falimentojnë, ka ligj por ska drejtësi. - Në Fier ka pensionistë që votojnë Partinë Socialiste pafund por për ta nuk ka nje Qendër Sociale, sepse i gënjejnë prej 10 vitesh në Fier ka gjyshër por s'ka më nipër e mbesa, në Fier ka beton por nuk ka më buzeqeshje!
Këto janë disa nga arsyet pse unë vendosa që të marr pjesë në këtë garë, por bërja drejt e tyre, për mua e këdo, duhet të jetë detyrim karshi fëmijve tanë, familjes tonë. Sepse fëmijët dhe familjet tona janë qyteti ynë! Unë besoj se kam aftësinë, formimin, bashkëpunëtorët dhe energjinë e duhur për t’i kthyer alternativat qytetit tim dhe për këtë kërkoj sot votën e anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike Dega Fier.
Procesi i primareve në Partinë Demokratike do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur do të mbahen votimet. Arjan Hoxha, kryetar i Partisë Demokratike në Kamëz shpalli kandidimin për Primaret e PD. Deri më tani janë bërë publike disa kandidime. Në Tiranë janë 5 emra: Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti dhe ish-deputetët Kujtim Gjuzi e Gert Bogdani. Asllan Dogjani prezantoi kandidaturën e tij për Primaret që do zhvillohen për Bashkinë Kamëz bashkë me Shemsi Prençin dhe Arjan Hoxhën. Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Fisnik Qosja dhe ish-kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja, janë dy emrat që kanë depozituar kandidimin për Kavajën. Bardh Spahia kërkon një mandate të plotë në krye të Shkodrës. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj ka dorëzuar kandidaturën për primare për Bashkinë e Tropojës. Ditën e sotme dorëzoi kandidaturën e saj për bashkinë e Kurbinit dhe Lindita Toma. Ndërkohë për bashkinë e Fierit deri më tani kanë shpallur kandidaturën Artur Mahmutaj, Edvar Kodheli dhe Albano Zhapaj. Ndërkohë për bashkinë e Peqinit ka paraqitur kandidaturën e tij Mustafa Pashja. Ndërkohë ditën e djeshme Spiro Vaso shpalli kandidaturën e tij për bashkinë e Sarandës.