LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Osmani në Tiranë/ Begaj: Do kërkojmë njohjen e Kosovës në OKB! Presidentja: Duam mbështetjen tuaj

•Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur sot vizitën zyrare në Tiranë me ftesë të homologut Bajram Begaj. •Osmani është pritur me ceremoni zyrtare nga Begaj. •Më pas dy homologët kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për shtyp. •Begaj tha se Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë dhe vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, duke thënë se janë shumë të mira. •Ndërkohë Osmani ka kërkuar që Shqipëria të jetë zëri i Kosovës aty ku ajo nuk ka përfaqësim dhe theksoi se ka ardhur në Tiranë për një strategji të përbashkët për të unifikuar politikën e jashtme mes dy vendeve. Gjithashtu presidentja e Kosovës ka komentuar përplasjet mes kryeministrit Rama dhe Albin Kurtit, duke deklaruar se Kosova dhe Shqipëria kanë relacione motrash, duke shtuar se “çdo diskutim i momentit është tejkaluar”. •Një takim është zhvilluar në kryeministri, mes Osmanit dhe kryeministrit Edi Rama, si edhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla, ku u diskutua për aspratën e përbashkët evropiane. •Në ditën e dytë të vizitës, Osmani dhe Begaj do të marrin pjesë në një aktivitet me rastin e ditës së Nënë Terezës.•Pas kësaj, Osmani do të niset drejt Beratit, ku do të zhvillojë një takim me Kryetarin Ervin Demo, i cili do t’i akordojë edhe titullin ‘Patron i Kalasë’, një titull që i jepet personaliteteve të shquara që vizitojnë qytetin dhe që kontribuojnë me veprimtarinë e tyre në dobi të qytetit.

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Takimi me Vjosa Osmanin, Rama publikon fotot: Për të tashmen dhe të ardhmen

Osmani në Tiranë/ Begaj: Do kërkojmë njohjen e Kosovës
Vjosa Osmani dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot nga takimi me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se në takim biseduan për të tashmen dhe ardhmen e marrëvedhënieve Kosovë-Shqipëri.

Postimi i Plotë:

Me Presidenten Vjosa Osmani, për të tashmen dhe të ardhmen e marrëdhënies së patjetërsueshme Kosovë-Shqipëri

2 VITE ME PARE

Rama takon Osmanin/ Presidentja e Kosovës: Biseduam për aspiratën e përbashkët evropiane

Osmani në Tiranë/ Begaj: Do kërkojmë njohjen e Kosovës
Osmani dhe Rama

TIRANË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me homologun Bajram Begaj, është takuar me kryeministrin Edi Rama. Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura në kryeministri, ndërsa përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Osmani tha se në fokus në bisedës ishte aspirata për integrimin në Bashkimin Europian të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Me Kryeministrin Edi Rama pata një bisedë përmbajtësore rreth aspiratës së përbashkët evropiane të Kosovës dhe Shqipërisë. Duke punuar së bashku, Kosova dhe Shqipëria mund të hapin rrugën për një të ardhme më të ndritshme dhe më të integruar“, shkruan presidentja e Kosovës.

2 VITE ME PARE

Osmani pyetet për marrëdhëniet Kurti-Rama: Çdo diskutim i momentit është tejkaluar

Osmani në Tiranë/ Begaj: Do kërkojmë njohjen e Kosovës

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u pyet në Tiranë për marrëdhëniet ndërmjet kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama.

Në një konferencë të përbashkët me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj pas takimit, Osmani tha se “relacionet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyeshme”, por që ato “mund të fuqizohen”, ndërsa theksoi se ajo angazhohet për tejkalimin e mospajtimeve.

"Relacionet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyeshme, mua me pëlqen ti quaj relacione mes motrash. Mund të fuqizohen edhe më tej, do ta rrisim koordinimin mes nesh, se është në interes të dyja shteteve, kombit tonë dhe paqes afatgjatë. Mungesa e paqes në një pjesë ndikon në të gjithë Ballkanin, prandaj duhet të punojmë për t’ tejkaluar sfidat. Është Serbia ajo që acaron situatën në rajonin tonë nëpërmjet sulmeve ndaj Kosovës. Nuk ka javë që kalon që dikush nga Serbia nuk gjuan me armë policët e Kosovës. Duke zbatuar planin e putin në vitin 2014 kundër Ukrainës, Vuçiç synon të destabilizojë Ballkanin Perëndimor. Duhet ta shohim gjithë pikturën që është shumë më  e madhe,. Sa i përket asaj që ngjan në veri, ta keni parasysh që Serbia fut armatim ilegal në Kosovë, trajnon pjesë të strukturave ilegale në ushtrinë serbe, i terrorizon qytetarët serbë që jetojnë në veri, fut grupe të krimit të organizuar. Kjo është sfidë për të gjithë rajonin, dhe duhet ta trajtojmë sëbashku nuk duhet të lejojmë që plani i Putin të zbatohet nga Vuçiç në Ballkan. Çdo diskutim i momenti është tejkaluar, qëllimi ynë është i përbashkët Kosova e sovrane, e pavarur në kufijtë aktuale dhe e integruar", tha Osmani.

2 VITE ME PARE

Osmani në Tiranë: Shqipëria të jetë zëri i Kosovës aty ku nuk ka përfaqësim

Osmani në Tiranë/ Begaj: Do kërkojmë njohjen e Kosovës
Vjosa Osmani

TIRANË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se Kosova përballet sot përballet me sfida të sigurisë ndaj ka nevojë për mbështetjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare për t’u bërë zëri i saj në institucionet ku nuk ka përfaqësim.

“Kryefjala e vizitës sime është bashkërendimi për një strategji dhe veprim të unifikuar të politikës së jashtme. Serbia akoma vazhdon me logjikën e zhdukjes sonë nga faqja e dheut”. “Është detyrim i secilit prej nesh që interesat kombëtare t’i vëmë para se gjithash, të koordinohemi në baza ditore, të flasim me një zë të unifikuar. Siç kemi pasur nevojë edhe më parë, sërish kemi nevojë për mbështetjen e fuqishme të Shqipërisë, sidomos që të jetë zëri ynë në të gjitha instancat ndërkombëtare ku Kosova ende nuk ka përfaqësim. Përderisa politika shtetërore e Serbisë vazhdimisht po e sfidon integritetin territorial të Kosovës dhe angazhohet në agresion institucional kundër Kosovës në baza të rregullta, Osmani tha se “ne do të kemi nevojë për përkrahjen e Shqipërisë, e po ashtu edhe për përkrahjen e partnerëve euroaltantikë”.

…Natyrisht që pajtohem me presidentin Begaj që koordinimi me miqtë dhe aleatët tanë është parakusht për suksesin tonë kudo e kurdo”, tha ajo.

2 VITE ME PARE

Vizita e Osmanit në Tiranë, Begaj: Kosova është prioriteti ynë kombëtar, marrëdhëniet tona shumë të mira

Osmani në Tiranë/ Begaj: Do kërkojmë njohjen e Kosovës
Osmani dhe Begaj

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj në një konferencë për shtyp me Vjosa Osmanin tha se Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë. Ai vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, duke thënë se janë shumë të mira.

"Sot 1 vit pas vizitë sime të parë në Kosovë, kisha nderin t’i uroja mirëseardhjen Osmanit. Mirëserdhët në shtëpinë tuaj. Gjatë bisedave tona, përtej frymë vëllazërore, vëmendje patën çështjet më të rënd të interesave ndërshtetërore por edhe koordinimit më të mirë të çështjes sonë kombëtare. Lidhur me bashkëpunimin ndërshtetëror vëmendja u fokusua në thellimin e marrëdhënieve. Nënvizova se marrëdhëniet janë shumë të mira dhe duhet të udhëhiqemi nga interesi kombëtar për të thelluar bashkëpunimin në të gjitha nivelet. Askush ska pse çuditet që Kosova është prioriteti kombëtar i Shqipërisë”, tha Begaj.

2 VITE ME PARE

Vjosa Osmani mbërrin në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare nga Begaj (VIDEO)

Osmani në Tiranë/ Begaj: Do kërkojmë njohjen e Kosovës
Vjosa Osmani

TIRANË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në Shqipëri prej mbrëmjes së kaluar, ku do të qëndrojë në një vizitë dy ditore.

Osmani ka mbërritur në Presidencë, ku është pritur me  me ceremoni zyrtare nga Begaj. Pas takimit me presidentin Begaj, Osmani do të vijojë takimet me kryeministrin Rama dhe me kryetaren e kuvendit, Lindita Nikolla.

Agjenda, e presidentes së Kosovës do të vijojë në qytetin e Beratit dhe Durrësit.

vjosa osmani osmani ne tirane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj