LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Presidenti i Austrisë në Tiranë: Hiqni dorë nga pasaportat e arta! Dënoj sulmin ndaj medias

•Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen ishte i pranishëm ditën e sotme në një vizitë zyrtare në Tiranë. • Ai mbajti një konferencë për mediat së bashku me presidentin Bajram Begaj. •Më pas, Kuvendi i Shqipërisë mbajti një seancë të posaçme në nder të presidentit austriak. • Ai vlerësoi marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Austrisë si dhe kërkoi më shumë bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa u kërkoi që të gjejnë gjuhën e kompromisit për çështje të rëndësishme për Shqipërinë dhe mos të marrin vendime të nxituara. • Po ashtu, ai ka dënuar sulmin që u bë ndaj medias Top Channel, duke kërkuar që përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Takimi me presidentin e Austrisë në kryeministri, Rama: Kënaqësi të mirëprisja sot Alexander Van der Bellen

Presidenti i Austrisë në Tiranë: Hiqni dorë nga pasaportat e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen në ambientet e presidencës. Rama ka ndarë një foto nga ky takim, i cili shihet se ka të pranishëm delegacionet e dy vendeve. 

"Kënaqësi të mirëprisja sot Presidentin Austrisë, Alexander Van der Bellen"- shkruan Rama përkrah fotos.

Kujtojmë se Bellen ndodhet në një vizitë zyrtare në vendin tonë. Fillimisht ai u prit nga presidenti Bajram Begaj me të cilin zhvilloi një konferencë për mediat e më pas ishte i pranishëm në Kuvendin e Shqipërisë, ku mbajti një fjalim./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Presidenti i Austrisë: Dënoj rëndë sulmin e armatosur ndaj medias, përgjegjësit të vihen para drejtësisë

Presidenti i Austrisë në Tiranë: Hiqni dorë nga pasaportat e
Alexander Van der Bellen

TIRANË- Ditën e sotme, parlamenti zhvilloi një seancë të posacme për Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen. Në nisje të fjalës së tij në foltoren e Parlamentit, Presidenti Alexander Van der Bellen ka dënuar sulmin me armë ndaj Top Channel dhe i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të rojes së sigurisë të vrarë.

“E dënoj rëndë sulmin e armatosur dje ndaj një stacioni mediatik dhe dëshiroj të ju shpreh ngushëllimet familjarëve të oficerit të sigurisë. Shpresoj që rrethanat e kësaj ngjarje të tmerrshme të zbardhen dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë”, ka thënë ai.

Der Bellen u ndal edhe në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. 

“Austria ka qenë dhe është një nga ato vende anëtare që  mbështesin integrimin e Shqipërisë. Pozita gjeografike mund të jetë një faktor, por jo ai më i rëndësishme, është e qartë se Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes europaine. Prandaj ka kohë që Austria mbështet negociatat e Shqipërisë me Maqedoninë  e Veriut. Austria mbështet jo vetëm intensivisht hapat që merren për tu bërë pjesë e procesit, por këmbëngul që shumë iniciativa të BE që të jenë të hapura për qytetarët që para anëtarësimit. Si për shembull, erasmus plus. Një sinjal i rëndësishëm ishte ai në Tiranë, me shpalljen si kryeqytet i të rinjve, është e rëndësishme që rinia jo vetëm të ketë shanset më të mira, por të besojë në një të ardhme më të mirë të përbashkët. Unë jam i mendimit që ju në Shqipëri, sa i përket anëtarësimit, jeni në pozitë për tu pasur zili, afro 90% e qytetarëve janë pro anëtarësimit. Për vlera të tilla ne nuk i kemi pasur kurrë në Austri, gjatë censusit që kemi pasur në Austri, kemi pasur vetëm 2/3 pro”, tha ai.

Po ashtu, ai premtoi mbështetje për Shqipërinë deri në integrimin e saj të plotë në BE, si dy vende aleate prej dekadash.

"Austro-Hungaria ka qenë një nga 6 vendet anëtare dhe ka kontribuar në atë kohë në arritjen e pavarësisë së Shqipërisë. Sot me hapjen e negociatave për në BE janë hedhur themelet për integrimin Shqipërisë në BE. Është në dorën tuaj tashmë që me anë të reformave të qëndrueshme që nuk janë dhe shumë të thjeshta. Ta lini pas këtë rrugë sa më parë dhe të jeni të sigurt që Austria do jetë një aleat i ngushtë përkrah jush", u shpreh Van der Bellen.

3 VITE ME PARE

Presidenti austriak: Hiqni dorë nga pasaportat e arta. Begaj: Shqipëria nuk do të pranojë një Republikë “Srpska” në Kosovë

Presidenti i Austrisë në Tiranë: Hiqni dorë nga pasaportat e
Presidenti i Austrisë Alexander Van der Bellen

TIRANË- Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që të heqë dorë nga pasaportat e arta dhe të fokusohet në zbatimin e reformave për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në një konferencë të përbashkët me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, Van der Bellen tha se procesi i nisur nga qeveria për pasaportat, cënon procesin e reformave të ndërmarra dhe besueshmërinë tek ndërkombëtarët. Ai foli edhe për forumin ekonomik dhe tha se 50 biznese austriake operojnë aktualisht në Shqipëri, por që nga sot, do të bashkohen edhe 20 biznese të tjera.

Pjesë nga fjala e presidentit austriak:

Dua të them se kemi pasur ecuri shumë të mira, kemi parë ecuri për procesin screeening me Bashkimin Evropian dhe shpresoj të hidhen hapa të mëtejshëm. Uroj të ecim sa më shpejt. Sipas metodologjisë së re, fokusi është tek çështjet esenciale si shteti i së drejtës, të drejtat themelore dhe drejtësia e pavarur dhe në këtë kuadër inkurajojmë Shqipërinë për të zhvilluar reformat në këta sektorë. Kjo do të thotë të hiqet dorë nga një ide që është në diskutim. Kjo pasi ideja në fjalë do të cenonte besueshmërinë e procesit të reformave. E kemi fjalën për nismën e deklaruar nga qeveria shqiptare, për pasaportat e arta. Austria do të jetë gjithmonë mbështetëse e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.  Mbi 50 biznese austriake operojnë në Shqipëri dhe jam i nderuar që sot pasdite do të hapim forumin ekonomik, ku pika kryesore është zhvillimi i bashkëpunimit në energjinë e rinovueshme dhe infrastruktura miqësore ndaj mjedisit. Ftesës sime i janë bashkuar 20 biznese nga Austria dhe jemi këtu për të dhënë ekspertizën tonë në interes të përbashkët. Sot, dy ministrat e Drejtësisë po nënshkruajnë një deklaratë bashkëpunimi, bashkëpunimin në arsim.

Nga ana tjetër, presidenti Bajram Begaj u shpreh se marrëveshja Kosovë Serbi duket të shkoj drejt normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

“Në asnjë rast, në asnjë rrethanë, nuk do të pranojë një Republikë Srpska në Kosovë. Dhe mesa di nuk është mbështetur as nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që janë një partner i yni”, tha presidenti Begaj.

presidenti austriak ne tirane

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit