LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Politikani serb u dhunua brutalisht pasi vizitoi Prekazin, REAGIMET nga Kosova: Kërkoi falje për krimet e Serbisë

• Dhuna brutale ndaj politikanit serb, Nikola Sanduloviç ka nxitur reagime në Kosovë. • Sanduloviç u rrah brutalisht nga BIA serbe, një ditë pasi kreu homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz. •  Mes autorëve të ngjarjes, dyshohet se është edhe Milan Radoiçiç, ish-nënkryetari Listës Serbe dhe organizuesi i sulmit terrorist në Banjskë. • Sanduloviç ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërsa vajza e tij Klara pretendon se ai është helmuar. • Lidhur me ngjarjen, ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila i ka bërë thirrje ndërkombëtarëve të dënojnë aktin, ndërsa thotë se Serbia ka mbetur në vitet 90-të. • Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se Sanduloviç u dhunua pasi njohu sovranitetin e Kosovës dhe kërkoi falje për krimet e Serbisë. • Deputetja britanike ka fajësuar Perëndimin për këtë ngjarje, pasi sipas saj ata po telorojnë parregullsitë në Serbi, mes të cilave edhe zgjedhjet. • Sanduloviç e ka quajtur presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, kriminel lufte dhe e ka porositur që para se të shkojë në Kosovë, duhet të kërkojë falje dhe ta pranojë krimin e kryer në Reçak. 

7 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"Nderoi viktimat shqiptare"/ Vajza e Sanduloviç: Serbia udhëhiqet nga kriminelë! Babai u dhunua në prani të Radoiçiç

Politikani serb u dhunua brutalisht pasi vizitoi Prekazin, REAGIMET nga Kosova:
klara sanduloviç

TIRANË- Klara Sanduloviç, vajza e liderit të opozitës serbe, Nikolla Sanduloviç, akuzoi agjentët e shërbimeve sekrete të BIA-s, se e dhunuan keq në zyrat e saj qendrore dhe në prezencë të kriminelit Milan Radoiçiç.

Vajza e politikanit serb, e ftuar në Syri TV akuzoi qeverinë e Serbisë se janë kriminelë të cilët morën pjesë në luftën në Kosovë dhe vazhdojnë të sillen si të tillë dhe jo si politikanë.

‘Donin vërtetë që ta eliminonin pasi është i vetmi politikan opozitar në Serbi dhe të sjellë paqe dhe liri dhe të ndalë çdo luftë të mundshme midis kombeve tona. Kjo ishte lëvizja e fundit e tyre dhe sipas informacioneve që kemi na thonë se ai është në gjendje kritike dhe ai nuk ka mundësi që të lëvizë të udhëtojë. Nga pamjet filmike u panë se në çfarë gjendje të keqe ishte, e ka dhe të pamundur të marrë frymë’, u shpreh Klara Sanduloviç.

FJALA E KLARA SANDULOVIÇ:

Babai im u mor me forcë sepse ai shprehu respektin dhe nderimin e tij ndaj viktimave shqiptare dhe vendosi lule në varret shqiptare.

U tha se babai im po përpiqej të përhapë gjuhën e urrejtjes por kjo nuk është e vërtetë pasi ai është pro liriisë dhe pro paqes. Fatkeqësisht klima në Serbi udhëhiqet nga persona të cilët morën pjesë në luftën në Kosovë, janë kriminelë dhe vazhdojnë të sillen të tillë dhe jo si politikanë.

Babi im u mor me forcë para dy ditësh nga BIA, agjentët e shërbimeve sekrete dhe ai u mor në bazën apo në zyrën qendrore të BIA-s dhe atje e mbajtën prej 5 orësh, e rrahën keq është pothuajse i paralizuar në anën e djathë dhe gjatë kohës që e rrihnin thonin se ata që duhet ta shohin këtë do ta shohin dhe kanë përhapur pamje dhe imazhe dhe video të keqtrajtimit dhe dhunës së ushtruar.

Kur e takova babanë më tregoi se çfarë kishte ngjarë dhe gjysma e agjentëve nuk mbanin maska dhe i tregonin fytyrën e tyre dhe babai tha se sa kriminelë të tmerrshëm ishin sa as identitetin nuk donin ta fshehnin. Përmendi dhe Milan Radoiçiç i cili ishte në atë moment në BIA.

Donin vërtetë që ta eliminonin pasi është i vetmi politikan opozitar në Serbi dhe të sjellë paqe dhe liri dhe të ndalë çdo luftë të mundshme midis kombeve tona.

Kjo ishte lëvizja e fundit e tyre dhe sipas informacioneve që kemi na thonë se ai është në gjendje kritike dhe ai nuk ka mundësi që të lëvizë të udhëtojë. Nga pamjet filmike u panë se në çfarë gjendje të keqe ishte, e ka dhe të pamundur të marrë frymë. Prokurori i Nishit e ka akuzuar dhe të gjithë prokurorët punojnë shumë afër me qeverinë dhe marrin urdhra nga qeveria.

2 VITE ME PARE

Flet avokati i politikanit të dhunuar serb: E rrahën dhe e filmuan me urdhër të qeverisë së Vuçiç

Politikani serb u dhunua brutalisht pasi vizitoi Prekazin, REAGIMET nga Kosova:
cedomir stojkoviç

TIRANË- Cedomir Stojkoviç, avokati i politikanit serb, ka treguar se në fillim ndaj Sanduloviç u sulmua nga media e lidhur me Vuçiç dhe pak orë më pas është rrëmbyer nga shërbimi sekret serb ku është dhunuar.

Stojkoviç, i ftuar në SyriTv tha se familja e tij për 24 orë nuk ka pasur asnjë informacion për vendndodhjen e tij. Ai tha se atë e kanë filmuar teksa e dhunonin dhe videon ja kanë dërguar dikujt në qeveri dhe pas kësaj e kanë dërguar në spital.

"Të mërkurën pasdite, së pari regjimi filloi të sulmonte Sanduloviç duke e treguar atë si një armik të Serbisë dhe pak minuta pasi BIA, shërbimi sekret serb e kishte dërguar nga shtabin e tyre dhe atje është rrahur nga persona që punojnë dhe janë agjent të BIA-s dhe kanë ushtruar dhunë kundër tij.

Kur po ushtrohej dhuna ndaj tij u filmua dhe po i bëhej një video dhe ja kanë dërguar dikujt në qeveri dhe ai është shtruar më pas në spitalin në Beograd dhe gjatë dhe doli nga spitali brenda ditës. Për 24 orë familja e tij nuk kishte asnjë informacion për vendndodhjen e tij dhe shërbimi sekret refuzoi të jepte informacione duke i lënë në agoni.

Pasi u dërgua në shtëpi, pas një ore policia u shfaq në shtëpi për të kontrolluar banesën dhe ndaj tij ishin ngritur akuza për urrejtje ndaj kombit pasi vendosi një kurorë lulesh në varre e shqiptarëve, kjo akuzë erdhi nga prokurorë që emërohen nga zyra e Vuçiç. Unë kam ngritur një padi penale kundër Radoiçiç pasi është i përfshirë në grupe terroriste por akoma nuk kam faktet konkrete që ta akuzoj për dhunën ndaj deputetit Sanduloviç.", tha avokati.

2 VITE ME PARE

U dhunua pasi kreu homazhe në Prekaz, Kurti i shqetësuar për politikanin serb: Brutalitet i papërshkrueshëm

Politikani serb u dhunua brutalisht pasi vizitoi Prekazin, REAGIMET nga Kosova:
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur shqetësimin për ngjarjen e rëndë të dhunës barbare ndaj politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviç nga shërbimi sekret i Serbisë. Në një postim në platformën 'X', Kurti shprehet se kjo ka ndodhur pas Sandulovic kërkoi falje për krimet që Serbia ka bërë në Kosovë gjatë sulmeve gjenocidale.

“Thellësisht i shqetësuar për raportet që thonë se lideri i opozitës serbe Nikola Sanduloviq është paralizuar për shkak të rrahjeve të rënda nga shërbimi sekret serb. Kjo vjen pas kërkimit të faljes së tij për krimet e kryera nga Serbia gjatë fushatës gjenocidale në Kosovë”, ka shkruar Kurti.

“Ky brutalitet i papërshkrueshëm përfaqëson tarifën që qeveria serbe u imponon qytetarëve të saj për guximin për të pranuar të vërtetën dhe për të ndjekur pajtimin. Ai gjithashtu përbën një shkelje serioze tëKonventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe një sulm të ngjashëm me Putinin ndaj atyre që refuzojnë të marrin pjesë në mohimin e gjenocidit”, ka shkruar më tej Kurti. 

 

2 VITE ME PARE

Dhuna brutale ndaj politikanit serb/ Haxhiu: Serbia është ende në vitet e ’90-ta, komuniteti ndërkombëtar të dënojë aktin

Politikani serb u dhunua brutalisht pasi vizitoi Prekazin, REAGIMET nga Kosova:
Albulena Haxhiu

KOSOVË-  Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar sot lidhur me dhunën ndaj politikanit serb Nikola Sanduloviç, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në Serbi.  

Sabduloviç u dhunua brutalisht nga BIA serbe pasi kishte publikuar një video-incizim duke bërë homazhe tek varri i Adem Jasharit në Prekaz. Ministrja Haxhiu thotë se Serbia është ende në vitet ’90 dhe larg normalizimit të saj.

“Serbia është ende në vitet ’90 dhe larg normalizimit të saj. Aty rrihet i vetmi opozitar Sanduloviq dhe tenton të eliminohet vetëm se e pranon të vërtetën e Kosovës. Komuniteti ndërkombëtar duhet ta dënojë këtë akt”, shkruan ajo. 

2 VITE ME PARE

Konjufca: Sanduloviç u dhunua pasi njohu sovranitetin e Kosovës dhe kërkoi falje për krimet e Serbisë

Politikani serb u dhunua brutalisht pasi vizitoi Prekazin, REAGIMET nga Kosova:
Glauk Konjufca

KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca reagoi sot pasi në Serbi u rrah politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviç, i cili vitin e kaluar ishte për vizitë në Kosovë. Sanduloviç u dhunua ditë më parë në Serbi pas kishte publikuar një video duke bërë homazhe tek varri i Adem Jasharit në Prekaz. Sot në një postim në rrjete sociale, Konjufca ka dënuar ashpër aktin e shëmtuar të dhunës brutale në Serbi ndaj politikanit. 

“Nga raportimet e mediave dhe deklarimet e familjarëve dhe avokatit mësuam se z. Sanduloviq, i marrë nga policia e shërbimit sekret serb, është mbajtur dhe rrahur nga persona zyrtarë të këtij institucioni shtetëror, e më pas i është bastisur apartamenti. Në një situatë të frikësimit dhe territ mediatik në Serbi, aludimi shqetësues se në torturim ka marrë pjesë edhe terroristi Milan Radojçiq, i kërkuar nga Republika e Kosovës dhe ndërkombëtarisht për sulmin terrorist në Banjskë, akoma nuk është sqaruar”, shkruan Konjufca. 

Ai thotë se përpjekja për të trembur dhe zmbrapsur politikanë si Sanduloviç, i cili sulmohet pikërisht se njeh sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe kërkon falje për krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve, vjen si sulm ndaj mundësisë së një pajtimi të drejtë politik mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe ndaj kulturës politike evropiane në Serbi.

“Duke i dëshiruar shërim sa më të shpejtë z. Sanduloviq, e duke uruar që ai të dalë edhe më i vendosur nga ky sulm i rëndë, i bëj thirrje edhe komunitetit ndërkombëtar që ta dënojë këtë akt dhe të ndërmarrë veprime frenuese të brutalitetit të shtetit serb, që është i orientuar sa drejt Republikës së Kosovës, aq edhe drejt figurave publike që i shërbejnë përparimit të marrëdhënieve tona. Demokracia matet me elementet brendashtetërore, por edhe me krahasimet me vendet ku ajo tashmë është etabluar rrënjësisht. E në këtë kuptim, reagimi i vendeve demokratike kundrejt këtij akti të rëndë është tepër përcaktues”, shkruan kryetari i Kuvendit. 

2 VITE ME PARE

Dhunimi i politikanit serb, Alicia Kearns hedh "fajin" nga Perëndimi: Parregullësitë në Serbi u zbutën nga SHBA dhe BE

Politikani serb u dhunua brutalisht pasi vizitoi Prekazin, REAGIMET nga Kosova:
Alicia Kearns

SERBI- Deputetja britanike, Alicia Kearns së fundmi ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit të regjistruara në Serbi ku politikani serb, Nikola Sanduloviç u dhunua brutalisht. Ngjarja u regjistrua një ditë pasi Sanduloviç publikoi pamje duke bërë homazhe tek varri i Adem Jasharit në Prekaz.

Për mes një reagimi në llogarinë e saj në "X" Kearns ka shprehur shqetësimin për sigurinë dhe shëndetin e politikanit serb.

“Tepër e shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e Nikolla Sanduloviç pas raportimeve se ai ishte brutalizuar nga inteligjenca serbe,” ka shkruar Kearns në "X".

Ajo ka komentuar edhe zgjedhjet në Serbi duke i cilësuar si të parregulta dhe se u kaluan “butë” nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe BE.

“Shumë parregullsi të vërejtura në zgjedhjet serbe rezultuan nga vetëm butësia nga MB, SHBA dhe BE. Zbutja ka pasoja”, shkruan ajo.

Postimi i plotë:

Tepër të shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e @Sandulovic_N pas raportimeve se ai ishte brutalizuar nga inteligjenca serbe. Shumë parregullsi të vërejtura në zgjedhjet serbe rezultuan nga butësia nga MB, SHBA dhe BE. Zbutja ka pasoja.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Vizitoi Prekazin, dhunohet politikani serb, momenti kur largohet nga spitali në gjendje të rëndë dhe pavetëdije

Politikani serb u dhunua brutalisht pasi vizitoi Prekazin, REAGIMET nga Kosova:

SERBI- Një ditë pasi bëri homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz, politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviç është rrahur në Serbi. Kryetari i partisë Republikane të Serbisë, Sanduloviç raportohet se është rrahur brutalisht nga BIA serbe ndërsa ka marrë pjesë edhe Milan Radoiçiç, ish-nënkryetari Listës Serbe dhe organizuesi i sulmit terrorist në Banjskë.

Tashmë janë publikuar edhe videot e para të politikanit teksa lë një spital në kryeqytetin serb, Beogradin. Ai shihet në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa e bija e tij, Klara ka deklaruar se politikani është helmuar dhe ka ngritur dyshime se një gjë e tillë është bërë me agjentin nervor novichok, të cilën shpesh e përdor presidenti rus, Vladimir Putin për të eliminuar ish-bashkëpunëtoret apo kundërshtarit e tij.

 

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që politikani serb është në prag të jetës dhe vdekjes. Ai ishte helmuar edhe dy vite më parë. Novichok i mbijetoi gjithashtu dhe dy atentateve me eksploziv. Sanduloviç e ka quajtur presidentin serb, Aleksnadar Vuçiç, kriminel lufte dhe e ka porositur që para se të shkojë në Kosovë, duhet të kërkojë falje dhe ta pranojë krimin e kryer në Reçak.

nikola sandulovic

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë