LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ekzekutohet efektivi i Forcave "Shqiponja" në Fier/ Policia shpërblim 30 mijë euro për vendodhjen e autorit, pistat e hetimit

• Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Baltëz të Fierit ku raportohet se pas të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën një efektiv i Forcave "Shqiponja". • Sipas informacioneve, viktima nuk ka qenë në shërbim në momentin që është ekzekutuar. • Bëhet me dije se efektivi i cili u ekzekutua është me origjinë nga Tropoja, dhe është identifikuar si Novruz Cenaliaj, 28-vjeç.  • Autori i dyshuar i vrasjes i shpallur në kërkim, Azgan Mërnica, ka vrarë efektivin i cili po shkonte të merrte shërbimin. • Mësohet se menjëherë në vendngjarje kanë shkruar shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit. • Spas drejtorit të policisë së Fierit, Lorenc Panganika pista kryesore e hetimeve është konflikti i çastit, ndërsa përjashtoi pistën e gjakmarrjes. • Viktima dhe autori janë me të njëjtën origjinë dhe se 9 vite më parë babai i viktimës është përfshirë në një ngjarje të rëndë që dyshohet se ka lidhje me autorin e ngjarjes së sotme. • Dyshohet se autori pasi ka kryer krimin është larguar me një makinë ngjyrë blu, në drejtim ende te paditur. • Ndërkohë policia ka publikuar foton e Mërnicës, ndërsa ka vendosur dhe shumën 30,000 euro shpërblim për këdo që ka informacion për vendndodhjen e tij.

13 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Vrasja në Fier/ Viktima dhe autori njihenin më parë? Vëllai i Azgan Mërnicës në burg për tentativë vrasje

Ekzekutohet efektivi i Forcave "Shqiponja" në Fier/ Policia
autori dhe viktima

FIER- Vijojnë të zbardhen detaje të reja nga vrasja e efektiviti Novruz Cenalia në Fier, ngjarje për të cilën është shpallur në kërkim, Azgan alias Aslla Mërnica, si autor i dyshuar  Raportohet se policia ka sekuestruar pamjet filmike të një kamere sigurie të një biznesi dhe po analizohen nga ekspertët. Ka dyshimet se viktima dhe autori mund të jenë njohur më parë.

Sipas informacioneve vëllai i Azgan Mërnicës, Kiri Mërnica, aktualisht ndodhet në burg për tentativë vrasje. Ai u arrestua më 17 prill 2021 pasi bashkë me 3 të tjerë u përfshinë në një konflikt ku mbeti i plagosur Pashk Palnikaj. Kiri Mërnica në kohën kur ndodhi plagosja ndodhej në ‘arrest shtëpie’ Mërnica akuzohet si i përfshirë në një ngjarje të ndodhur në vitin 2019, ku u vra me armë zjarri 23 vjeçari Florian Selimi, me origjinë nga Tropoja dhe banues po në fshatin Sulaj. Ai u akuzua si një nga autorët e kësaj ngjarje, akuza që i mohoi. 

Deri më tani sipas policisë, pista kryesore e hetimit është një konflikt çasti, ndërsa është përjashtuar pista e gjakmarrjes.  Dyshohet se fillimisht viktima ka debatuar me autorin Azgan Mërnica për një kalim rruge me makinë. Ata kanë qenë duke kaluar të dy me automjet në rrugët e fshatit, kur janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas konflikti ka degraduar në përdorimin e armëve. Raportohet se efektivi ishte duke shkuar në punë, pasi ishte sot turni i dytë, ndërsa është qëlluar me plumb në kokë nga autori i cili vijon të jetë në arrati.

Gjithashtu bëhet me dije se makina e Mërnicës, i cili e kishte lënë tek të afërmit, është gjetur dhe sekuestruar dhe vetë dyshohet se është arratisur në këmbë. Më herët, policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa ka vendosur dhe shumën 30,000 euro shpërblim për këdo që ka informacion. 

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Vrasja e efektivit në Fier, ngjarja trondit kolegët, polici vë duart në kokë

Ekzekutohet efektivi i Forcave "Shqiponja" në Fier/ Policia
Novruz Cenalia

FIER- Ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë efektivi i policisë Novruz Cenalia, ka tronditur edhe kolegët e tij. Në një video shfaqet një efektiv policie tejet i rënduar nga vendi i ngjarjes.

Polici vë duart në kokë dhe ulet në gjunjë i rrethuar nga forca të shtuara policie.  Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja ka si motiv gjakmarrjen. Dyshohet se vite më parë viktima bashkë me babanë e tij po ashtu efektiv në atë kohë kanë vrarë një person.

 

 

2 VITE ME PARE

Vrasja e efektivit në Fier/ FNSH dhe RENEA kërkime me dron për kapjen e autorit, shoqërohen në polici prindërit e tij

Ekzekutohet efektivi i Forcave "Shqiponja" në Fier/ Policia
azgan mernica, novruz cenalia

FIER- Pas vrasjes së efektivit 28-vjeçar, Novruz Cenalia në Fier, FNSH dhe RENEA kanë zbarkuar në fshatin ku jeton autori i ngjarjes i shpallur në kërkim, Azgan alias Aslla Mërnica. Forcat policore kanë ngritur pika të shumta kontrolli,  ku gjithashtu po përdoren edhe dronë, për gjetjen dhe kapjen e autorit 23-vjeçar.  Raportohet se deri tani kontrolle janë kryer në banesën e autorit, si dhe janë shoqëruar në komisariat prindërit e tij.

Deri më tani sipas policisë, pista kryesore e hetimit është një konflikt çasti, ndërsa është përjashtuar pista e gjakmarrjes.  Dyshohet se fillimisht viktima ka debatuar me autorin Azgan Mërnica për një kalim rruge me makinë. Ata kanë qenë duke kaluar të dy me automjet në rrugët e fshatit, kur janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas konflikti ka degraduar në përdorimin e armëve. Raportohet se efektivi ishte duke shkuar në punë, pasi ishte sot turni i dytë, ndërsa është qëlluar me plumb në kokë nga autori i cili vijon të jetë në arrati.

Gjithashtu bëhet me dije se makina e Mërnicës, i cili e kishte lënë tek të afërmit, është gjetur dhe sekuestruar dhe vetë dyshohet se është arratisur në këmbë. Më herët, policia kërkoi ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa ka vendosur dhe shumën 30,000 euro shpërblim për këdo që ka informacion. 

2 VITE ME PARE

Vrasja e policit në Fier për hakmarrje? I ati kishte vrarë një person në Has (EMRI)

Ekzekutohet efektivi i Forcave "Shqiponja" në Fier/ Policia
Novruz Cenalia

FIER - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e efektivit të Policisë në Fier, Novruz Cenalia. Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja ka si motiv gjakmarrjen. Dyshohet se vite më parë efektivi bashkë me babanë e tij po ashtu efektiv në atë kohë kanë vrarë një person.

Dyshohet se kanë vrarë Sali Harhudhën në Has. Informacionet janë paraprake dhe mbetet për tu verifikuar nëse ka patur hetim nga gjykata lidhur me këtë krim dhe çfarë ka ndodhur më tej. Novruz Cenalia, kishte 3 vjet në detyrë si Polic. Mësohet se 1 vit ka punuar në Lushnje, dhe dy vjet te “Shqiponjat”.

2 VITE ME PARE

Vrasja e efektivit në Fier/ Drejtori i policisë: Pista kryesore është konflikti i çastit, është gjetur makina e autorit

Ekzekutohet efektivi i Forcave "Shqiponja" në Fier/ Policia
lorenc panganika

FIER- Drejtori i policisë së Fierit, Lorenc Panganika ka reaguar lidhur me vrasjen e efektivit 28-vjeçar, Novruz Cenaliaj. Në një deklaratë për mediat ai ka përjashtuar nga pistat e hetimit gjakmarrjen, ndërsa thotë se pistë kryesore është një konflikt i çastit.

Panganika i ka bërë thirrje familjarëve të autorit Azagan Mërnica, që të bëjë tentativa që 23-vjeçari të dorëzohet në polici. Ai gjithashtu deklaroi se makina e autorit është gjetur. 

“Siç jeni vënë në dijeni, rreth orës 13:20 policia ka marrë njoftimin për një ngjarje të rëndë. Fillimisht u raportua si plagosje me armë zjarri, pas verifikimit rezultoi se ka ndërruar jetë polici Novruz Cenalia 28 vjeç i cili punonte në policinë e Fierit prej 4 vitesh dhe në forcat “Shqiponja” prej afro dy vitesh. Autori është Azgan Mërnica, banues në Sulaj. Jemi duke punuar intensivisht për të kapur autorin. I bëj thirrje familjarëve të autorit, të vetëdorëzohet. 

Pista kryesore është konflikt i çastit, nuk ka lidhje me këto që janë ngritur, për probleme hasmërie. Edhe makina e autorit është gjetur.”, deklaroi Panganika. 

2 VITE ME PARE

Vrau efektivin në Fier, del FOTO e autorit, policia 30 mijë euro shpërblim për "kokën" e tij

Ekzekutohet efektivi i Forcave "Shqiponja" në Fier/ Policia
Asllan (Azgan) Mernica

FIER - Personi që shihni në foton e mësipërme është Asllan (Azgan) Mernica i cili vrau me armë zjarri mesditën e sotme efektivin e "Shqiponjave" në Fier, Novruz Cenalia. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për arsye gjakmarrje, ndërsa pas krimit të rëndë autori dyshohet se është larguar me një makinë ngjyrë blu në drejtim të paditur.

Policia kërkon ndihmën e qytetarve për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa ka vendosur dhe shumën 30,000 euro shpërblim për këdo që ka informacion. Raportohet gjithashtu se në të gjitha akset rrugore lidhëse me qarkun Fier, janë ngritur pika kontrolli.

Njoftimi i Policisë:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Baltëz, ku u vra me armë zjarri, punonjësi i Policisë (jashtë shërbimit), shtetasi N. C., Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit Azgan Mernica, 23 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

Kushdo që ka informacion të telefonojë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin. Për çdo informacion të vlefshëm, Policia e Shtetit vë në dispozicion shpërblimin 30 000 euro.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë së Fierit, Forca Kombëtare e Sigurisë dhe Reparti Special “RENEA”, në drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, vijojnë veprimet operacionale në zonë, me qëllim kapjen dhe vënien në pranga të 23-vjeçarit.

Gjithashtu, në të gjitha akset rrugore lidhëse me qarkun Fier janë ngritur pika kontrolli.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

2 VITE ME PARE

FOTO/ Dyshohet se u vra për motive hakmarrjeje, ja kush është efektivi i Forcave "Shqiponja"

Ekzekutohet efektivi i Forcave "Shqiponja" në Fier/ Policia
Efektivi i vrarë

FIER- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Baltëz të Fierit ku raportohet se pas të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën një efektiv i Forcave "Shqiponja", Novruz Cenaliaj, 28-vjeç, personi që shihet në foto. Sipas informacioneve paraprake, viktima nuk ka qenë në shërbim në momentin që është ekzekutuar.  Më tej bëhet me dije se autori, Azgan Mernica, ka vrarë efektivin i cili po shkonte të merrte shërbimin.

Mësohet se menjëherë në vendngjarje kanë shkruar shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.

Burime paraprake bëjnë me dije se viktima dhe autori janë me të njëjtën origjinë dhe se 9 vite më parë babai i viktimës është përfshirë në një ngjarje të rëndë që dyshohet se ka lidhje me autorin e ngjarjes së sotme. Dyshohet se autori pasi ka kryer krimin është larguar me një makinë ngjyrë blu, në drejtim ende te paditur.

2 VITE ME PARE

Vrasje për motive gjakmarrje? Detaje nga ekzekutimi i policit në Fier, autori u arratis me një makinë blu

Ekzekutohet efektivi i Forcave "Shqiponja" në Fier/ Policia
Pamje nga vendngjarja

FIER - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja me armë zjarri që u regjistrua mesditën e sotme në Baltëz të Fierit, ku viktimë mbeti efektivi i policisë Novruz Cenaliaj rreth 28-vjeç. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje. Burime paraprake bëjnë me dije se viktima dhe autori janë me origjinë të dy nga Hasi dhe se 9 vite më parë babai i viktimës është përfshirë në një ngjarje të rëndë që dyshohet se ka lidhje me autorin e ngjarjes së sotme. Dyshohet se autori pasi ka kryer krimin është larguar me një makinë ngjyrë blu, në drejtim ende te paditur.

2 VITE ME PARE

Të shtënat me armë në Fier, identifikohet polici i "Shqiponjave" që humbi jetën (EMRI)

Ekzekutohet efektivi i Forcave "Shqiponja" në Fier/ Policia
Fier

FIER - Novruz Cenaliaj rreth 28-vjeç, është efektivi që u vra me armë zjarri në Baltëz të Fierit mesditën e kësaj të hëne. Cenaliaj, efektiv i "Shqiponjave" të DVP Fier, ishte jashtë shërbimit por i veshur me uniformën e Policisë në momentin që është qëlluar nga një person i identifikuar si A.M. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.

Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

2 VITE ME PARE

U vra teksa po shkonte të merrte shërbimin, policia jep detaje nga ekzekutimi i efektivit në Fier: Ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit

Ekzekutohet efektivi i Forcave "Shqiponja" në Fier/ Policia
Fier

FIER- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Fier ku janë dëgjuar të shtëna me armë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Baltëz ndërsa ka mbetur i vdekur një person. Viktimë mbeti një polic 28-vjeçar i cili u identifikua si Novruz Cenaliaj.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe policia e cila ka bërë me dije se vrasja ndodhi rrreth orës 13:15 në fshatin Baltëz pas një konflikti të çastit. Më tej bëhet me dije se autori me inicialet A. M ka vrarë policin i cili po shkonte të merrte shërbimin. Mësohet se menjëherë në vendngjarje kanë shkruar shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.

Njoftimi i plotë:

Fier/Informacion paraprak. Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit. Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Ekzekutohet polici në Fier, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, çfarë ndodhi sot në fshatin Baltëz?

Ekzekutohet efektivi i Forcave "Shqiponja" në Fier/ Policia

FIER- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Fier ku janë dëgjuar të shtëna me armë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Baltëz. Mësohet se nga kjo ngjarje ka mbetur i vdekur një person.

Më tej raportohet se viktima është një polic. Sipas informacioneve të deritanishme viktima nuk ka qenë në shërbim në momentin që është ekzekutuar. Bëhet me dije se polici i cili u vra është me origjinë nga Tropoja. Ende nuk dihet autori apo detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë të hënë.

2 VITE ME PARE

Të shtënat me armë në Fier, humb jetën një polic

Ekzekutohet efektivi i Forcave "Shqiponja" në Fier/ Policia
Pamje nga vendi i ngjarjes

FIER- Ditën e sotme janë regjistruar të shtëna me armë në fshatin Baltëz. Mësohet se nga kjo ngjarje ka mbetur i vdekur një person. Më tej raportohet se viktima është një polic.

Nndërkohë mësohet se zona ku ndodhi ngjarja është rrethuar nga policia dhe po heton rastin.

2 VITE ME PARE

Të shtëna me armë në Fier, dyshohet për një të vrarë

Ekzekutohet efektivi i Forcave "Shqiponja" në Fier/ Policia

FIER- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Fier ku janë dëgjuar të shtëna me armë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Baltëz. Mësohet se nga kjo ngjarje ka mbetur i vdekur një person.

plagosja ne fier

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj