LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ç'po ndodh në SPAK? Sot paraqitet kryebashkiaku i Krujës! Dje dëshmoi për 3 orë Vangjush Dako

•Ditën e sotme, është paraqitur në SPAK kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi. •Ndaj tij janë regjistruar 7 kallëzime për shpërdorim detyre dhe abuzim në tendera. •Bushi është thirrur për të dhënë sqarime në lidhje me një hetim të nisur nga prokurorja e SPAK, Manjola Kajana, pas kallëzimit të shtetasit Muharrem Hoqja. •Shtetasi në fjalë pretendon se Bushi dhe Inspektoriati i Ndërtimor i Bashkisë, i kanë vendosur 3 gjoba me shumë totale 35 mln lekë për ndërtim pa leje. •Edhe ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është pyetur për mbi 3 orë në SPAK. •Një ditë më parë, Prokuroria e Posaçme SPAK thirri për të dëshmuar Dakon, për të dhënë shpjegime si person që ka dijeni mbi rrethanat e faktit. •Ai rezulton i kallëzuar në SPAK nga disa banorë të një pallati për miratimin e një leje ndërtimi, për një pallat që u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.  •Dy ditë më parë nga SPAK u vu në pranga kryetari i bashkise se Bulqizës, Lefter Alla dhe 10 zyrtarë të tjerë te bashkise, për abuzim me një tender prej 322 mln lekë që lidhet me Ujësjellësin e qytetit.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

U pyet nga SPAK, kryebashkiaku i Krujës: Kallëzimi nga një qytetar që bëri 3 ndërtime pa leje

Ç'po ndodh në SPAK? Sot paraqitet kryebashkiaku i Krujës!
Artur Bushi

TIRANË- Kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi ka deklaruar se në SPAK është kallëzuar nga një qytetar me emrin Muharrem Hoqja, i cili ka pretenduar se i është kryer një sulm personal. Gjatë një deklarate, Bushi ka bërë me dije se nuk ka pasur asnjë sulm personal ndaj qytetarit, por vetëm ka zbatuar ligin ndaj tij për 3 ndërtime pa leje. Gjithashtu Bushi ka hedhur poshtë akuzat se në SPAK është thirrur në lidhje me procedurat e prokurorimeve dhe tenderave publikë.

“Duke respektuar strikt proçedurën hetimore dhe në respekt të informimit të publikut për aq sa më lejon ligji, dua të bëj me dije se sot kam qenë në zyrat e SPAK për të dhënë dëshminë time ne lidhje me kallëzimin e një qytetari nga Kruja, Muharrem Hoqja, i cili ka pretendimet për sulme personale nga ana Kryetarit të Bashkisë Krujë, në lidhje me zbatimin e ligjit ndaj tij, për tre ndertime pa leje të bëra nga ky shtetas, ndaj të cilave janë marrë të gjitha masat ligjore! Thirrja në SPAK ishte vetëm për këtë pjesë dhe nuk ka asnjë lidhje me proçedurat e prokurimeve dhe tenderave publike. Dhashë shpjegimet e mia në përgjigje të ftesës së Prokurorisë, mbi çështjen në fjalë dhe do të vij sa herë që do të jetë e nevojshme prania ime, sepse unë nuk i shmangem të vërtetës dhe ligjit. Çdo aludim tjetër dashakeq në media apo portale e quaj pjesë të fushatës politike të 14 Majit, e cila tashmë ka filluar dhe për fat të keq, opozita ka zgjedhur baltën dhe dezinformimin e publikut”, tha Bushi.

3 VITE ME PARE

Zbardhet kallëzimi që çoi Artur Bushin në SPAK, kryebashkiaku u pyet për gjobën e majme

Ç'po ndodh në SPAK? Sot paraqitet kryebashkiaku i Krujës!
SPAK

TIRANË- Kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi u paraqit ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Raportohet se Bushi është thirrur për të dhënë sqarime në lidhje me një hetim të nisur nga prokurorja e SPAK, Manjola Kajana, pas kallëzimit të shtetasit Muharrem Hoxha.

Shtetasi në fjalë pretendon se Bushi dhe Inspektoriati i Ndërtimor i Bashkisë, i kanë vendosur 3 gjoba me shumë totale 35 mln lekë për ndërtim pa leje.

Ndaj kryebashkiakut socialist janë bërë 7 kallëzime në Prokurorinë e Posaçme, për 3 prej të cilave është regjistruar procedim penal. Ndërkohë që dy të tjera nuk janë pranuar dhe 2 i janë dërguar për shqyrtim prokurorive të rretheve gjyqësore.

Ndaj Artur Bushit rezulton se kanë ardhur gjithsej 7 materiale kallëzuese, nga të cilët:

Për 3 materiale kallëzuese është regjistruar procedim penal.

Për 2 materiale kallëzuese është vlerësuar të dërgohen për kompetencë në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.

Për 2 materiale kallëzuese është vendosur mosfillim procedimi./Dosja.al

3 VITE ME PARE

U mor në pyetje nga SPAK, kryebashkiaku i Krujës: Nuk kishte asgjë serioze

Ç'po ndodh në SPAK? Sot paraqitet kryebashkiaku i Krujës!
Artur Bushi

TIRANË-Kryetari i Bashkisë Krujë Artur Bushi u pyet nga Prokurorët e SPAK për gati 1 orë e 45 minuta.  Në përfundim të dëshmisë së tij, në një deklarimin të shkurtër për mediat Bushi tha se nuk kishte asnjë gjë serioze në marrjen e tij në pyetje.

Ai nuk bëri asnjë koment për pyetjen e mediave nëse ai është konfirmuar si kandidat i PS për zgjedhjet e 14 majit. Bushi u paraqit sot në SPAK pasi ndaj tij janë regjistruar 7 kallëzime./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Ish-kryebashkiaku i Durrësit në SPAK, Vangjush Dako dëshmoi për më shumë se tre orë (ARSYEJA)

Ç'po ndodh në SPAK? Sot paraqitet kryebashkiaku i Krujës!
Vangjush Dako

TIRANË- Edhe ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është thirrur në SPAK. Prokuroria e Posaçme SPAK ka thirrur për të dëshmuar Dakon, për të dhënë shpjegime si person që ka dijeni mbi rrethanat e faktit.

Dako rezulton i kallëzuar në SPAK nga disa banorë të një pallati për miratimin e një leje ndërtimi, për një pallat që u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Mësohet se dëshmia e tij ka zgjatur 4 orë.

Ndërkohë ditën e sotme në ambientet e SPAK ka shkuar kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi. Ndaj tij janë regjistruar disa kallëzime për shpërdorim detyre dhe shkëlqejë në tendera.

Dy ditë më parë nga SPAK u vu në pranga kryetari i bashkise se Bulqizës, Lefter Alla dhe 10 zyrtare te tjere te bashkise, për abuzim me nje tender prej 322 mln leke qe lidhet me Ujesjellesin e qytetit./Dosja.al

3 VITE ME PARE

I kallëzuar 7 herë! Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi paraqitet në SPAK, nis marrja në pyetje

Ç'po ndodh në SPAK? Sot paraqitet kryebashkiaku i Krujës!
Artur Bushi

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Në SPAK janë rregjistruar 7 kallëzime ndaj Bushit, ndaj është kërkuar paraqitja e tij për të dhënë sqarime rreth tyre. Pritet që pas përfundimit të marrjes në pyetje, të japë një deklaratë për mediat.

Disa nga kallëzimet e bëra ndaj tij:

-Për 3 materiale kallëzuese është regjistruar procedim penal.

-Për 2 materiale kallëzuese është vlerësuar të dërgohen për kompetencë në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.

-Për 2 materiale kallëzuese është vendosur mosfillim procedimi.

Ndërkohë, një ditë më parë, në SPAK u paraqit për 3 orë edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Bushi është një emër i përfolur dhe i akuzuar shpesh nga opozita për të kaluarën e tij. Ai mban postin e kryetarit të Bashkisë së Krujës që prej gushtit të vitit 2015.

Kujtojmë se pak ditë më parë një kryebashkiak socialist përfundoi në pranga. Bëhet fjalë për kryetarin e Bashkisë së Bulqizës, Lefter Allën, i cili u vu në prangat e Policisë së Shtetit me urdhër të SPAK për shkak se ndaj tij rëndojnë dy akuza, atë për korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë. /Dosja.al

vangjush dako ne spak artur bushi ne spak artur bushi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj