Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Një plagosje ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër. • Plagosja ka ndodhur në zonën e kryqëzimit të Golemit në Shkodër. • Autori i plagosjes është i riu Marjo Kroni, i cili ka qëlluar me armë zjarri mbi 29-vjeçarin Rolando Kola. • Shkaku i plagosjes ende nuk dihet, por para ngjarjes dyshohet se të dy personat kanë pasur një sherr. • I plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që autori është shpallur në kërkim.
4 artikuj për këtë temë.
SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja në Shkodër pasditën e sotme. Mësohet se autori është i riu Marjo Kroni, i cili me armë zjarri ka qëlluar mbi 29-vjeçarin Ronaldo Kola.
Plagosja ka ndodhur pas një sherri mes të dyve në zonën e kryqëzimit të Golemit në Shkodër. Ndërkohë që Kroni në ato momente po lëvizte me një furgon të bardhë.
SHKODËR- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbasditen e sotme në fshatin Golem të Shkodrës. Gjithashtu ende nuk dihet se si është gjendja e të plagosurit, Ronaldo Kola 29 vjeç.
Autori është identifikuar si Marjo Kroni. Po ashtu policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. K., 29 vjeç, banues në fshatin Golem. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
SHKODËR- I plagosuri nga të shtënat me armë në Shkodër është identifikuar. Mësohet se i plagosur ka mbetur Ronaldo Kola.
29-vjeçari dyoshet se është plagosur me armë gjahu, nga një person tjetë i paidentifikuar ende. Në vendngjarjeka shkuar policia dhe ambulanca, që kanë transportuar të plagosurin.
SHKODËR- Një atentat ka ndodhur pasditën e sotme në Golem të Shkodrës. Mësohet se nga të shtënat me armë ka mbetur një person i plagosur.
Të shtënat me armë kanë ndodhur pranë Kryqëzimit të Golemit në Shkodër. Shkak për të shtënat ende nuk dihet, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar Policia.