6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• 35-vjeçari Besmir Uka është plagosur mesnatën e kaluar në Sarandë. • Uka është konfliktuar për motive të dobta me Ermir Shabanajn. • Ky i fundit në zënkë e sipër ka nxjerr thikën dhe ka gjuajtur disa herë mbi Ukën. • 37-vjeçari Shabanaj është shpallur në kërkim nga policia, për plagosje me dashje. • Ndërsa Uka ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. • Por nga ana tjetër Uka nuk është emër i panjohur për policinë, pasi ka qenë i dënuar më parë për vrasje. • Po ashtu ai ka disa precedentë penal për kërcënim, dhunë të familje si dhe vjedhje.
4 artikuj për këtë temë.
SARANDË- Besmir Uka, 35-vjeçari që mbeti i plagosur në mesnatë në Sarandë rezulton të jetë një emër i njohur për uniformat Blu. Uka rezulton i dënuar për një vrasje të ndodhur 12 vite më parë në qytetin bregdetar.
35-vjeçari në vitin 2010, atëherë 23 vjeç qëlloi për vdekje me thikë Edmond Mullain pas sherri që kishte nisur për një vajzë. Ai u dënua për “vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes” nga Gjykata. Besmir Uka, në atë periudhë frekuentonte një kazino së bashku me një mik të tij në Sarandë, vend ku punonte edhe e dashura e viktimës.
Por si ndodhi ngjarja e rëndë
Disa ditë para krimit një mik i Besmir Ukës ka ngacmuar të dashurën e Edmond Mullait, e cila punonte në një kazino në qytetin e Sarandës, ku dy shokët shkonin për të luajtur. Pas ngacmimeve që i ka bërë miku i Ukës, vajza i ka rrëfyer të dashurit të saj, Edmond Mullait. Pas kësaj ai ka e ka takuar mikun e Ukës ku dhe i ka bërë të qartë që nuk duhet t’ia ngacmonte të dashuren e tij, me të cilën dhe bashkëjetonte. Mbrëmjen e krimit, Uka ka shkuar në kazino dhe fyer vajzen (20-vjeç në atë kohë).
Ajo ka telefonuar të dashurin dhe viktima ka shkuar tek puna e saj. Pasi ka dërguar te dashuren ne shtepi, ai bashkë me disa shokë të tij dhe eshte rikthyer ne kazino ku pasi e ka nxjerre jashte Besmir Ukën, kanë filluar të debatojnë njeri me tjetrin, debat që më pas dëgradoi në dhunë fizike.
Pas kësaj Besmir Uka ka nxjerrë thikën që mbante me vete dhe ka goditur Edmond Mullanin. Më pas eshte larguar nga vendi i ngjarjes ndersa 31-vjeçari nga fshati Gjashte humbi jetën. Uka jetonte në atë kohë me partneren e tij në një banesë në Sarandë. Ai ishte i papunë dhe dyshohej se merrej me trafik narkotikësh.
Kërcënimet nga burgu ndaj të miturës
Ndërkohë problemet e Ukës me Policinë nuk përfundojnë këtu. Gjatë kohës që ai ishte në burg mësohet se kërcënonte një të mitur në rrjetin socila Facebook pas refuzimecve që vinin nga kjo e fundit, Uka nuk i kishte treguar asaj që ndodhej në bur gjatë bisedave të para. Kur e mitura (atëherë 16 vjeçe) ka kuptuar që ai ndodhet në burg ka shkëputut komunikimet me të. Pas kësaj Uka e ka kërcëbnuar me jetë vajzën. Ai i shkruante se do ta vriste.
Vajza ka bërë denoncimet në Polici dhe pas kësaj uniformat Blu morën në cilësinë e provëes materiale bisedat në Facebook të vajzëz me Ukën. Pasi ka dalë nga burgu Besmir Uka është akuzuar edhe për vepra të tjera penale. Në vitin 2018, ai është akuzuar për “grabitje me dhunë në bashkëpunim”.
SARANDË- 37-vjeçari Ermir Shabanaj është autori i plagosjes së mbrëmshme në Sarandë. Mësohet se Shabanaj është konfliktuar me 35-vjeçarin Besmir Uka për motive të dobta mesnatën e kaluar.
E gjithë ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen numër 3 të Sarandës, ndërkohë që ende nuk është zbardhur sherri. Uka i shoqëruar nga një vajzë e re ja shkuar vetë në spitalm ku për shkak të plagëve të mëdha që kishte marrë i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.
SARANDË- Policia ka dhënë detaje nga plagosja në Sarandë. Mësohet se 35-vjeçari Besmir Uka është konfliktuar për motive të dobta me një 37-vjeçar. Ky i fundit e ka qëlluar atë disa herë me thikë.
Njoftimi i Policisë:
Në lagjen nr.3, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Sh., 37 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin B. U., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. Sh., dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

SARANDË- Një 35-vjeçar është plagosur mbrëmjen e djeshme në Sarandë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas mesnate, ku Besmir Uka është goditur me thikë në bark.
Dyshohet se konflikti ka ardhur pas një sherri banal në një lokal në lagjen 3 në Sarandë. Në spital Uka i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale. Uka është konfliktuar për arsye të dobta me Ermir Shabanajn, i cili është shpallur në kërkim.

Por vetë Uka nuk është emër i panjohur për policinë e shtetit. Kjo pasi ai rezulton të jetë i dënuar më parë për “vrasje ne kushtet e vetëmbrojtjes”. Po ashtu ai ka precedent penale të tjerë, për kërcënim të një të miture me anë të Facebookut, “dhune ne familje”, “drejtim mjeti pa patente” si dhe “vjedhje me dhune ne bashkepunim”.
Njoftimi i Policisë:
Në lagjen nr.3, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Sh., 37 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin B. U., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. Sh., dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes