LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Plagosje në Mitrovicë, disa persona plagosin serbin natën, mediat serbe: Ishin policë të Kosovës. Autoritetet: Po punojmë për zbardhjen e ngjarjes

• Plagosje në veri të Kosovës. Serbi Milan Jovanoviç, është plagosur mbrëmjen e kaluar në kufi me serbinë, teksa po hynte në Kosovë. • Ende nuk dihet se kush e ka qëlluar, Jovanoviç por ai ka deklaruar se ishin disa persona. • Ndërkohë që mediat serbe për plagosjen e tij kanë hedhur akuza mbi policinë e Kosovës. • Nga ana tjetër policia i ka përgënjeshtruar lajmet e mediave serbe dhe kanë njoftuar se po bëjnë çmos që të zbardhin ngjarjen dhe të identifikojnë autorët. • Jovanoviç është dërguar në spital në Mitrovicë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Plagosja në Veri të Kosovës/ Hovenier: SHBA-ja e shqetësuar për incidentin në Zveçan

Plagosje në Mitrovicë, disa persona plagosin serbin natën, mediat
Jeffrey Hovenier

Shtetet e Bashkuara janë shprehur të shqetësuara për incidentin në veri të Kosovës më 10 prill, në të cilin dyshohet të jetë plagosur një pjesëtar i komunitetit serb. Policia e Kosovës ka thënë më 11 prill se i ka suspenduar katër zyrtarë policorë, që dyshohet të jenë përfshirë në këtë rast, përfshirë njërin që mund të ketë shtënë me armë zjarri.

Në orët e para të së martës, Policia e ka mohuar përfshirjen në këtë rast. Kjo gjë e ka shqetësuar Ambasadën amerikane në Prishtinë, e cika ka bërë thirrje që të kryhen hetime kredibile.

“Të gjithë shtetasit duhet të kenë besim në transparencën e zyrtarëve për zbatim të ligjit dhe në sektorin e drejtësisë. Mbështetja e Shteteve të Bashkuara ndaj institucioneve për sundim të ligjit, avancon një vizion të përbashkët të një shteti demokratik dhe multi-etnik”, ka thënë ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Sipas tij, “të gjithë personat përgjegjës për këto veprime kriminale, duhet të mbajnë përgjegjësi”. Disa media në gjuhën serbe e kanë cituar një burrë të ketë thënë se vetëm pjesëtarë të forcave speciale të Policisë së Kosovës kanë qenë prezente në kohën kur personi në fjalë është plagosur te Ura e Bistricës afër Zveçanit.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – e ka kritikuar ambasadorin Hovenier, “që ka shprehur shqetësim, dhe nuk e ka dënuar tentim-vrasjen” ndaj pjesëtarit të komunitetit serb. Sipas kësaj partie, kjo nuk është hera e parë që “sulmet ndaj serbëve relativizohen dhe përgjegjësia e kriminelëve minimizohet”.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka dënuar më herët gjatë ditës, atë që e ka konsideruar sulm të kryer nga Policia e Kosovës.

“Ne po flasim për një burrë, i cili ka tre fëmijë, po flasim për një shofer taksie. Në atë pikë ilegale të kontrollit, Policia e Kosovës ndalon serbët çdo ditë dhe i ngacmon ata. Ne kemi thënë disa herë se ata nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në veri të Kosovës, sepse është në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet".

Komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – janë të banuara me shumicë serbe.

Ky rajon është shpesh vatër e tensioneve. Javën e kaluar, një pjesëtari të komunitetit serb i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, i cili dyshohet se u ka vënë flakën veturave me targa RKS - Republika e Kosovës - në Zubin Potok, komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të hënën se incidentet në veri të Kosovës janë të orkestruara nga “struktura ilegale të mbështetura nga Beogradi”, të cilat kanë për qëllim frikësimin dhe kanosjen e popullatës lokale serbe./REL

3 VITE ME PARE

Një serb i plagosur në veriun e Kosovës, Policia jep DETAJE: Pezullohen 4 efektivë

Plagosje në Mitrovicë, disa persona plagosin serbin natën, mediat
Foto ilustruese

PRISHTINË- Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka pezulluar nga puna katër pjesëtarë të saj, në kuadër te hetimeve rreth një incidenti në të cilin një pjesëtar i komunitetit serb mbeti i plagosur gjatë natës. Po ashtu, Policia ka bërë me dije se hetimet lidhur me ngjarjen ende vazhdojnë.

“Bazuar në informacionet dhe dëshmitë e siguruara janë marrë masa të suspendimit ndaj zyrtarit policor, pasi nuk kishte raportuar lidhur me rastin,”- thuhet në njoftimin e Policisë në të cilin nënvizohet se masa e pezullimit u është shqiptuar edhe tre zyrtarëve të tjerë për përfshirje në këtë incident.

POSTIMI I PLOTË:

I plagosuri është duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës së Veriut dhe është jashtë rrezikut.

3 VITE ME PARE

Plagosja e Jovanoviç në veri të Mitrovicës, Lista Serbe: Tentativë vrasje, njësia speciale të largohet nga veriu i Kosovës

Plagosje në Mitrovicë, disa persona plagosin serbin natën, mediat
Lista Serbe

KOSOVË- Lista Serbe ka komentuar plagosjen e Milan Jovanoviç mbrëmjen e kaluar në veri të Kosovës. Me anë të një postimi në rrjette sociale, Lista Serbe e ka quajtur atë tentativë vrasje nga ana e policisë së Kosovës dhe e ka dënuar një gjë të tillë.  Ata kanë fajësuar Policinë se po ushtrojnë terror ndaj popullatës serbe në veri, ndërsa kanë kërkuar që urgjentisht Njësia Speciale të largohet nga veriu i Kosovës.

Postimi i Plotë:

Lista serbe dënon ashpër tentativën për vrasjen e serbit Milan Jovanoviq nga forcat speciale të Kurtit në Urën e Bistricës, në rrugën Kosovska Mitrovicë – Leposaviç dhe kërkon tërheqjen urgjente të të gjitha njësive speciale që janë të pranishme ilegalisht në veri të Kosovës dhe Metohisë, dhe ngacmimi i vazhdueshëm i popullit serb në këtë zonë, ndëshkimi i përgjegjësve për tentativën e vrasjes së Milan Jovanoviç por edhe Miljan Deleviç dhe publikimi i videove të bëra nga kamerat në urën e Bistricës për të dyja ngjarjet e përmendura. Forcat speciale të Kurtit që janë ilegalisht të pranishme në veri të Kosovës dhe Metohisë kanë derdhur edhe një herë gjak serb dhe kanë tentuar të vrasin bashkëqytetarin tonë Milan Jovanoviq nga Zveçani në urën e Bistricës. 

Kjo pikë famëkeqe, ilegale e forcave speciale shqiptare është shndërruar në simbol të represionit të regjimit të Albin Kurtit mbi serbët, mbi të cilin u tentua për të dytën herë vrasja e një serbi. Zemërimi i mëtejshëm i qytetarëve provokon konstatimin se përgjegjësit për sulmet ndaj serbëve fshihen nga autoritetet më të larta në Prishtinë dhe ministri në krye të Sveçlës, i cili padyshim i mbështet veprimet ilegale të këtyre njësive. U bëjmë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që urgjentisht të dënojnë egërsinë e këtyre njësive parapolicore që po shtypin qytetarët e thjeshtë dhe të kërkojnë tërheqjen e tyre nga veriu i Kosovës dhe Metohisë, për të rivendosur paqen në këtë zonë dhe për të parandaluar rrezikimin e jetës por edhe të paqes dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve.

3 VITE ME PARE

Policia e Kosovës përgënjeshtron mediat serbe: Nuk kemi plagosur asnjeri

Plagosje në Mitrovicë, disa persona plagosin serbin natën, mediat
Policia e Kosovës

KOSOVË- Policia e Kosovës ka përgënjeshtruar mediat serbe se kanë plagosur mbrëmë Milan Jovanoviç në veri të Mitrovicës. Policia njofton se njësitë policore ndodhen në Spitalin e qytetit dhe po kryen hetime intensive.

“Nga aty kan pranuar informacione se gjendet duke u trajtuar një person, i cili dyshohet se është plagosur në krahror nga arma e zjarrit, por që deri më tani ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e plagosjes së tij. Policia e Kosovës, është duke kryer hetime intensive, me qëllim të zbardhjes sa më parë të këtij rasti”, ka njoftuar policia.

Tutje Policia ka sqaruar edhe raportimet e mediave serbe se ky institucion është përfshirë në gjuajtje me armë zjarri.

Andaj, bazuar në informacionet zyrtare, vërtetohet se Policia e Kosovës nuk është përfshir në asnjë rast të gjuajtjes me armë zjarri, dhe mbetet e përkushtuar në hetimin dhe ndriçimin sa më parë të rastit të personit të plagosur i cili gjendet duke u trajtuar në qendren spitalore në Mitrovicë Veriore, ku sipas mjekëve është jasht rrezikut për jetën", njofton policia.

3 VITE ME PARE

Plagosja në veri të Mitrovicës, mediat serbe: Policia e Kosovës qëlloi mbi serbin

Plagosje në Mitrovicë, disa persona plagosin serbin natën, mediat
Policia e Kosoves

SERBI- Mediat serbe kanë raportuar plagosjen që ka ndodhur mbrëmë në veri të Kosovës, si një ngjarje e qëllimshme. Në mediat serbe, titujt kryesore janë se policia e Kosovës ka qëlluar mbi serbin Milan Jovanoviç. Jovanoviç është operuar në repartin e kirurgjisë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por gjendja e tij ende po monitorohet.

“Anëtarët e Rosu plagosën një serb pranë urës së Bistricës”, “Anëtarët e Rosu-së në urën e Bistricës kanë qëlluar në një veturë në të cilën ishte një serb, është goditur në gjoks”, “Rosu qëllon me armë serbin në rrugën Leposaviq-Zveçan”, janë këta disa nga titujt e mediave serbe.

3 VITE ME PARE

U plagos mbrëmë në veri të Mitrovicës, flet serbi: Atje ishin vetëm ushtria dhe policia e Kosovës

Plagosje në Mitrovicë, disa persona plagosin serbin natën, mediat
Milan Jovanoviç

KOSOVË- Milan Jovanoviç, i cili mbrëmë vonë u transportua në spital në Mitrovicën Veriore, pasi u plagos në afërsi të urës së Bistricës afër Zveçanit, ka thënë se në vendin ku është plagosur ka qenë vetëm pjesëtarë të Forcave Speciale të Kosovës. Ai tha se gjithçka ka ndodhur kur ai po kthehej në shtëpi nga Leposaviç.

“Mbrëmë, pasi u ktheva nga Leposaviqi poshtë në Bistricë, ku është baza e tyre, pasi kalova nëpër postbllokun, sapo dëgjova një të shtënë dhe një dhimbje në shpatull. Nuk mund të jem njëqind për qind i sigurt se kush qëlloi, por nuk besoj se ka njeri tjetër në atë bazë përveç ushtrisë dhe policisë së tyre. Dëgjova plasaritjen e xhamit prapa dhe përpara sinqerisht dhe nuk më interesonte, u tremba, vazhdova, u nisa për në shtëpi. Arrita në vendin Saren Kamen dhe çfarë ndodhi më pas, ku është vetura, kush më solli, nuk e di”, tha Jovanoviç.

Pas pranimit në spital, Jovanoviç është operuar në repartin e kirurgjisë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por gjendja e tij ende po monitorohet.

3 VITE ME PARE

Nuk ka qetësi veriu i Kosovës, serbi plagoset me armë nga disa persona, Policia: Po identifikohen autorët

Plagosje në Mitrovicë, disa persona plagosin serbin natën, mediat
Policia e Kosoves

KOSOVË- Një person është plagosur mbrëmë me armë zjarri në veri të Mitrovicës. Policia përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:48. Sipas mediave në Kosovë kanë qenë disa persona, të cilët kanë qëlluar me armë një serb të Kosovës. I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia e Kosovës, ka theksuar se është duke kryer hetime intensive, me qëllim të zbardhjes sa më parë të këtij rasti.

“Njësitet relevante policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore lidhur me hetimin dhe verifikimin e informacionit të pranuar, duke përfshirë edhe dërgimin e një njësie policore në spitalin e Mitrovicës Veriore. Nga aty kanë pranuar informacione se gjendet duke u trajtuar një person, i cili dyshohet se është plagosur në kraharor nga arma e zjarrit, por që deri më tani ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e plagosjes së tij”, ka bërë të ditur policia.

plagosje ne veri te kosoves milan jovanoviç

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër