Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
• Një plagosje ka ndodhur pasditen e sotme në Malësi të Madhe. • Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i lënduar një 17-vjeçar. • Dyshohet se plagosja ka ndodhur pas një sherri mes disa të rinjëve. • Adoleshenti i plagosur është emigrant nga Afganistani, ndërkohë që identiteti i tij nuk dihet ende. • Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor.
3 artikuj për këtë temë.
MALËSI E MADHE- Plagosja në Malësi të Madhe ka ndodhur pas një sherri mes disa personave në fshatin Fermë. Mësohet se 4 afganë janë konfliktuar me disa persona të paidentifikuar ende. Nga sherri ka mbetur i plagosur një 17-vjeçar, i cili ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Njoftimi i Policisë:
Malësi e Madhe/Informacion paraprak Në afërsi të stacionit hekurudhor, në fshatin Fermë, Malësi e Madhe, në rrethana ende të paqarta, 4 shtetas nga vendet e treta janë konfliktuar me disa shtetas ende të paidentifikuar dhe për pasojë ka mbetur i plagosur me armë zjarri, shtetasi afgan A. Z., 17 vjeç. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes, po këqyrin zonën dhe po marrin në pyetje 3 shtetasit që ishin me 17-vjeçarin, i cili është dërguar në spital, për mjekim. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt.
MALËSI E MADHE- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me armë zjarri në Malësi të Madhe, pasditen e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bajzë.
I plagosur ka mbetur një adoleshent 17-vjeçar, ndërkohë që identiteti i tij nuk dihet ende. Dyshohet se i plagosuri është emigrant nga Afganistani në Shqipëri.

MALËSI E MADHE- Një plagosje me armë zjarri është raportuar në fshatin Bajzë në Malësinë e Madhe.
Policia është nisur drejt vendngjarjes, ndërsa ende nuk dihen detaje të tjera.