Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
• Autori i dyshuar i plagosjes së 36-vjeçarit, Arber Gorgeja është identifikuar disa orë pas ngjarjes. • Ai është identifikuar si Erkid Kazazi. • Kazazi rezulton emër i njohur për policinë ndërsa po punohet për kapjen e tij. • Plagosja e Gorejas u regjistrua mbrëmjen e djeshme në zonën mes Shënavlashit dhe Fllakës. • Goreja ka bërë me dije se është ndjekur nga një makinë tip "Ford" e cila më pas ka ndaluar paralelisht me mjetin e tij dhe ka hapur zjarr. • Sipas tij ndaj tij është qëlluar 3 herë dhe ka marrë plagë në brinjë. • I plagosuri po udhëtonte në automjet me dy të mitur të moshës 14 dhe 15-vjeç, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime. • Pas ngjarjes, ai ka arritur të shkojë vetë deri te Komisariati i Policisë, ku ka kërkuar ndihmë për të shkuar në spital. • 36-vjeçari u shpreh dje se nuk i njeh autorët dhe se nuk ka asnjë konflikt. • Ndërkohë nga hetimet ka rezultuar se disa ditë më parë, Arbër Goreja ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të autorit të dyshuar, i cili ka pësuar dëmtime fizike jashtë rrezikut për jetën.
3 artikuj për këtë temë.
DURRËS- Personi që shihni në foton e mësipërme është autori i dyshuar për plagosjen e 36-vjeçarit, Arbër Goreja mbrëmjen e kaluar në qytetin e Durrësit. Është identifikuar dhe shpallur në kërkim Erkid Kazazi 30 vjeç, si autori i dyshuar i ngjarjes. Mësohet gjithashtu se Kazazi është një emër i njohur për policinë.
Plagosja e Gorejas u regjistrua mbrëmjen e djeshme në zonën mes Shënavlashit dhe Fllakës. Goreja ka bërë me dije se është ndjekur nga një makinë tip "Ford" e cila më pas ka ndaluar paralelisht me mjetin e tij dhe ka hapur zjarr. Sipas tij ndaj tij është qëlluar 3 herë dhe ka marrë plagë në brinjë. Pas ngjarjes, ai ka arritur të shkojë vetë deri te Komisariati i Policisë, ku ka kërkuar ndihmë për të shkuar në spital.
DURRËS- Është zbardhur ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 36-vjeçar, si edhe është identifikuar dhe shpallur në kërkim Erkid Kazazi, si autori i dyshuar i ngjarjes. Mësohet se Arbër Goreja, i cili mbeti i plagosur, po udhëtonte në automjet me dy të mitur të moshës 14 dhe 15-vjeç, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime. Më tej nga hetimet ka rezultuar se disa ditë më parë, Arbër Goreja ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të autorit të dyshuar, i cili ka pësuar dëmtime fizike jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë vijuar veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 30.05.2025, në aksin rrugor “Katër Rrugët e Fllakës–Katund Sukth”, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Si rezultat, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit K. K., 30 vjeç, banues në Kavajë dhe vijon puna për kapjen e tij. Nga hetimet paraprake rezulton se rreth orës 19:30, të datës 30.05.2025, në vendin e quajtur “Fllakë e Egër”, shtetasi K. K., duke lëvizur me automjetin tip “Ford Focus”, ka qëlluar me armë zjarri të dyshuar pistoletë, gjatë një parakalimi, drejt automjetit tip “Lancia”, në të cilin ndodhej shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në Durrës. Si pasojë, shtetasi A. G. mbeti i plagosur, ndërsa dy të miturit 14 e 15-vjeç që udhëtonin me të nuk kanë pësuar lëndime.
Nga hetimet ka rezultuar se disa ditë më parë, shtetasi A. G., ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të shtetasit K. K., i cili ka pësuar dëmtime fizike jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.
DURRËS- Autori i dyshuar i plagosjes së 36-vjeçarit, Arber Gorgeja është identifikuar disa orë pas ngjarjes. Ai është identifikuar si Erkid Kazazi. Kazazi rezulton emër i njohur për policinë ndërsa po punohet për kapjen e tij.
Plagosja e Gorejas u regjistrua mbrëmjen e djeshme në zonën mes Shënavlashit dhe Fllakës. Goreja ka bërë me dije se është ndjekur nga një makinë tip "Ford" e cila më pas ka ndaluar paralelisht me mjetin e tij dhe ka hapur zjarr. Sipas tij ndaj tij është qëlluar 3 herë dhe ka marrë plagë në brinjë. Pas ngjarjes, ai ka arritur të shkojë vetë deri te Komisariati i Policisë, ku ka kërkuar ndihmë për të shkuar në spital.
36-vjeçari shprehet se nuk i njeh autorët dhe se nuk ka asnjë konflikt. Sipas tij autorët mund ta kenë ngatërruar me persona të tjerë. Më tej bëhet me dije se shënjestra ka mbetur i plagosur edhe dy vite më parë në një atentat.