Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
•Një ditë pas plagosjes së Dashamir Muçajt në Fier, Policia ka gjetur armën dhe mjetin, por jo autorin. •Mjeti është gjetur në fshatin Patos dhe gjatë kontrollit në makinë është gjetur arma tip pistoletë më të cilën Altin Nika, plagosi Dashamir Muçën. •Ka dyshime se autori, mund të jetë larguar drejt Vlorës. Nikaj dyshohet se është i përfshirë në aktivitete kriminale pasi mban 3 identitete. •Policia ka arrestuar sot Bejo Hoxhajn, personin që ndihmoi në largimin e Altin Nikës. •Sipas forcave blu, 49-vjeçari ka ndihmuar personin që plagosi ditën e djeshme me armë zjarri një person, të largohej nga zona. •Hoxhaj do të akuzohet për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit". •Policia ka marrë një sërë dëshmish në lidhje me të dy personat, ndërkohë që janë sekuestruar edhe një sërë pamjesh filmike, të cilat pretendohet të hedhin dritë mbi atë moment. •Po ashtu janë marrë dëshmitë e familjarëve të të dyja palëve, ndërkohë që deri orëve të vona të së djeshmes Policia nuk ka mundur dot të marrë një dëshmi konkrete nga personi i plagosur. •Ngjarja pranë parukerisë në pronësi të të plagosurit në të cilën punonte bashkëshortja e tij. Muça vazhdon të jetë i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë për jetën.
3 artikuj për këtë temë.
FIER- Policia ka vënë në pranga Bejo Hoxhajn, personin që ndihmoi në largimin e Altin Nikës. Sipas forcave blu, 49-vjeçari ka ndihmuar personin që plagosi ditën e djeshme me armë zjarri një person, të largohej nga zona. Hoxhaj do të akuzohet për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit".
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti me të cilin është larguar autori, brenda të cilit u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër, 12 fishekë dhe 1 pistoletë paralizuese. Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e 52-vjeçarit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
NJOFTIMI I POLICISË:
Ndihmoi autorin e plagosjes së ndodhur ditën e djeshme, të largohej nga vendi i ngjarjes, vihet në pranga 49-vjeçari. Vijon puna për kapjen e 52-vjeçarit që plagosi me armë zjarri një shtetas, në lagjen "11 janari", Fier. Sekuestrohen automjeti me të cilin u largua autori, një armë zjarri pistoletë, një pistoletë paralizuese dhe municion luftarak. Në vijim të veprimeve për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në lagjen "11 janari", ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi D. M., 50 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 49 vjeç, banues në Mallakastër, për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit".
Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ka ndihmuar autorin e ngjarjes, shtetasin A. N. alias M. V., 52 vjeç, të largohej nga vendi i ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti me të cilin është larguar autori, brenda të cilit u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër, 12 fishekë dhe 1 pistoletë paralizuese. Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e 52-vjeçarit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
FIER- Gjendet makina tip “Toyota” me të cilën autori u largua nga vendi i ngjarjes. Mjeti është gjetur në fshatin Patos dhe gjatë kontrollit në makinë është gjetur arma tip pistoletë më të cilën plagosi Dashamir Muçën.
Kërkimet për kapjen e Altin Veizaj (më parë Nika) vazhdojnë ende. Ngjarja pranë parukerisë në pronësi të të plagosurit në të cilën punonte bashkëshortja e tij. Muça vazhdon të jetë i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë për jetën.
FIER-Autori i plagosjes së djeshme në Fier, rezulton se përdor tre emra, e për pasojë dyshohet se është person me precedentë kriminalë. Altin Nika, është autori i cili plagosi me armë zjarri Dashamir Muçën, që ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë për jetën.
Pas ngjarjes, Policia është vënë ndjekje të autorit duke ngritur disa pika postblloku. Nika, dyshohet se ka marrë rrugën kryesore në drejtim të Vlorës, ndaj dhe grupet e Policisë kanë qëndruar në terren për të bërë të mundur arrestimin e tij, por pa mundur ta kapin.
Policia ka marrë një sërë dëshmish në lidhje me të dy personat, ndërkohë që janë sekuestruar edhe një sërë pamjesh filmike, të cilat pretendohet të hedhin dritë mbi atë moment. Po ashtu janë marrë dëshmitë e familjarëve të të dyja palëve, ndërkohë që deri orëve të vona të së djeshmes Policia nuk ka mundur dot të marrë një dëshmi konkrete nga personi i plagosur.
Ngjarja e rëndë tronditi ditën e djeshme qytetin e Fierit. Altin Nika qëlloi me armë zjarri mbi Dashamir Muçën dhe njëherësh të njohur të tijin. Ndërkohë që i plagosuri ka mbetur në tokë pas plagës së marrë, autori bashkë me armën e krimit është larguar në drejtim të paditur.