Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Velipojë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person. • Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia që bën të ditur se i plagosur ka mbetur 27-vjeçari Emiljano Paloka. • Ky i fundit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. • Ngjarja e cila ka ndodhur në fshatin Malkolaj dyshohet se ka ndodhur mes dy fqinjëve. • Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autoreve.
2 artikuj për këtë temë.
VELIPOJË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Velipojë. Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia që bën të ditur se i plagosur ka mbetur 27-vjeçari Emiljano Paloka.
Ky i fundit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autoreve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 21:45, në malin e Kolajve Velipojë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi E. P., 27 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazhë, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe sëbashku me dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër po vijojnë krehjen e zonës.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autoreve.
VELIPOJË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në fshatin Malikolaj në Velipojë.
Nga të shtënat një person ka mbetur i plagosur, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes fqinjëve.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit.