LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Plagoset 45-vjeçari në Kuçovë, gjendet në rrugë. Në 2007 u bëri atentat 2 vëllezërve për një vajzë

• Plagosje në Kuçovë. Admir Bejo, 45 vjeç ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji”. • Bejoi u gjet i plagosur në rrugë nga kalimtarë të rastit. Ai është dërguar në spitalin e Beratit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. • Rrethanat e ngjarjes dhe autorët nuk dihen ende. Bejo nuk ka dëshmuar akoma dhe zona nuk ka kamera sigurie që të zbardhë detaje mbi ngjarjen. • Admir Bejo është një person me precedent penalë. Në vitin 2007, ai bashkë me të vëllanë, Ilija Bejo u bën atentat dy vëllezërve Ardian Kundja dhe Saimir Kundja. Sherri mes dy palëve kishte nisur për një vajzë. • Nuk dihet nëse ngjarja e sotme ka lidhje me atë të 15 viteve më parë.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Plagosja në Kuçovë, 45-vjeçari u qëllua nga fqinji pas një sherri të momentit! Në kërkim autori

Plagoset 45-vjeçari në Kuçovë, gjendet në
Pamje nga vendi i ngjarjes

KUÇOVË- Është identifikuar dhe shpallur në kërkim i dyshuari kryesor për plagosjen e ndodhur një natë më parë në Kuçovë. 45-vjeçari Admir Bejo është qëlluar nga fqinji i tij 36-vjeçar, i identifikuar me inicialet me inicialet E.R., i cili ka qëlluar në drejtim të Bejos.

Sherri mes Bejos dhe autorit ka ndodhur në banesës e këtij të fundit, ku pasi kanë debatuar me njëri-tjetrin komshiu i tij ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar 4 herë me pistoletë fqinjin e tij pas një konflikti për motive të dobëta, por 2 plumba e kapën në trup.

Bejo u gjet në rrugë i plagosur nga kalimtarë të rastit, të cilët e dërguan edhe në spital, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Plagosja e tij nuk ka të bëjë me larje hesapesh, siç u dyshua fillimisht. Burime nga lagjia “1 Maji”, ku edhe banonte i plagosuri konfirmojnë se Admir Bejo ishte përdorues i rregullt i lëndëve të forta narkotike dhe për këtë arsye mashtronte e u merrte lekë borxh njerëzve që njihte.

Sipas banorëve të lagjes, Bejo kishte degraduar dhe konfliktohet me këdo që i dilte para, edhe pa asnjë shkak. Kjo është edhe pista ku po hetohet, megjithatë pritet dëshmia e Bejos për të zbuluar shkakun e vërtetë të sherrit që çoi në plagosjen e 46-vjeçarit. 

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Ka një plumb në veshka, Admir Bejo sillet me urgjencë tek spitali Ushtarak

Plagoset 45-vjeçari në Kuçovë, gjendet në
Ambulanca

TIRANË- Admir Bejo, 45-vjeçari që u plagos këtë mbrëmje në Kuçovë është sjellë në spitalin Ushtarak në Tiranë. Kjo pasi gjendja e tij është rënduar.

Bejo ka një plumb në zonën e njërës prej veshkave që mjekët në Kuçovë nuk kanë mundur dot t’ia heqin. Ai është futur në sallën e operacionit në spitalin Ushtarak.


Admir Bejo u gjet i plagosur me armë në një rrugë në lagjen “1 Maji” në Kuçovë. Ai u gjet nga kalimtarë të rastit që njoftuan auto-ambulancën.

3 VITE ME PARE

Plagosja e Admir Bejos, policia: 45-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën

Plagoset 45-vjeçari në Kuçovë, gjendet në
Foto Ilustruese

KUÇOVË- Policia ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me plagosjen e ndodhur këtë mbrëmje në Kuçovë. Mësohet se i plagosuri Admir Bejo, 45 vjeç, ndodhet në spitalin e Beratit ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i policisë Kuçovë: Informacion paraprak. Rreth orës 19:30, shtetasi A.B., 45 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, është transportuar nga kalimtarë të rastit  për në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjeksore , jashtë rrezikut për jetën. Nga informacionet e marra dhe këqyrja paraprake e mjekut ligjor,  shtetasi A.B dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë  për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/eve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje"

3 VITE ME PARE

Sherri për një vajzë! U plagos sot, në 2007 Admir Bejo me të vëllanë tentuan të vrisnin dy persona

Plagoset 45-vjeçari në Kuçovë, gjendet në
Vendi ku u plagos Admir Bejo

KUÇOVË – Admir Bejo, 45-vjeçari që u gjet i plagosur me armë zjarri në Kuçovë, rezulton të jetë një person me precedent pnealë. Në vitin 2007, kur Bejo ishte vetëm 30 vjeç bashkë me të vëllanë, Ilija Bejo, 23 vjeç në atë kohë, tentuan të vrisnin dy vëllezër.

Në atë kohë policia bënte me dije se dy vëllezërit Bejo qëlluan me 8 plumba pistolete tip "Beretë" vëllezërit Ardian Kundja, 25 vjeç dhe Saimir Kundja, 27 vjeç. Ngjarja ndodhi kur dy vëllezërit Kundja ishin duke dalë nga hyrja e pallatit në të cilin jetojnë. Pas të shtënave, dy autorët qe menduan se i lanë të vdekur shënjestrat e tyre, u larguan me shpejtësi nga vendngjarja, me një automjet tip "Ford Fiesta" me targa TR 79 88 N. Vëllezërit e plagosur u dërguan në spitalin e qytetit, ku morën ndihmën e nevojshme mjekësore.

Shkak për konfliktin mësohet të jetë bërë nje vajzë nga Kuçova, që bashkëjetonte prej më shumë se një viti me Ilia Bejon. Konflikti kishte nisur edhe 6 muaj përpara këtij atentati, kohë kur ndodhi dhe një sherr me grushte e mjete të forta mes vëllezërve Bejo dhe Kundja.

3 VITE ME PARE

EMRI/ Identifikohet personi i plagosur me armë në Kuçovë, u gjet i shtrirë në rrugë

Plagoset 45-vjeçari në Kuçovë, gjendet në
Foto Ilustruese

KUÇOVË- Admir Bejo, 45 vjeç është personi që është plagosur me armë zjarri këtë mbrëmje në Kuçovë. Bejo është gjetur i shtrirë në rrugë në lagjen "1 Maji" në qytetin e Kuçovës.

Ai është dërguar në spitalin e Beratit ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende. 

3 VITE ME PARE

Të shtëna me armë në Kuçovë, një i plagosur

Plagoset 45-vjeçari në Kuçovë, gjendet në
Foto Ilustruese

KUÇOVË- Të shtëna me armë në Kuçovë. një person është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "1 Maji". I plagosuri është gjetur i shtrirë në tokë. Ende nuk është zbardhur identieti i tij dhe nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

admir bejo plagosje ne kucove plagoset admir bejo

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!