LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përplasje në Serbi/ Kuvend MARATONË, Vuçiç nuk mungon: Pika 4 e planit franko-gjerman na shqetëson. Nuk e shes Kosovën!

• Sot në orën 10:00 ka filluar seanca e posaçme e Kuvendit të Serbisë për Kosovën, ku po merr pjesë edhe presidenti Aleksandër Vuçiç, e po ashtu edhe deputetët që do të shqyrtojnë raportin e Qeverisë së Serbisë për negociatat me Prishtinën. • Ky diskutim u zhvillua pas një sërë takimesh të kryesisë në Beograd dhe Prishtinë me të dërguarit evropianë dhe amerikanë, si dhe përfaqësues të tre vendeve të BE-së: Francës, Gjermanisë dhe Italisë. • Tema kryesore është plani franko-gjerman që ka shkaktuar përplasje mes palëve. • Teksa diskutohej në Kuvend, nisi dhe përplasja mes maxhorancës dhe opozitës. Deputetët e opozitës kërcënuan fizikisht presidentin serb, me pretendimin se ai po u "shiste" Kosovën. • Edhe pse sigurimi i Kuvendit ndërhyri për t'i ndaluar, përplasja vijoi për disa minuta. • Ndërkohë që në fjalën e tij, presidenti i Serbisë tha se 90 për qind e asaj që u bë publike në lidhje me planin franko-gjerman ishte e vërtetë. • Por ndër të tjera ai ka thënë se pika 4 e propozimit gjermano-francez është e rrezikshme, paragrafi dy, ku thuhet se Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. • "Mes Vuçiçit në pushtet dhe Serbisë do të zgjedh Serbinë,"- tha presidenti nga foltorja e Kuvendit. • Ai gjatë prezantimit të tij prezantoi në 10 pika shtyllën e politikës sonë të ardhshme dhe kujtoi se do të luftojë për Serbinë edhe sot, ashtu siç pretendoi se ka bërë në 11 vitet e kaluara. • Ai ka theksuar e ka përsëritur disa herë se nuk ka firmosur asgjë.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Mediat e huaja: Turqit i janë bashkuar Rusisë në luftën kundër Ukrainës

Përplasje në Serbi/ Kuvend MARATONË, Vuçiç nuk
Ushtaret ruse

TURQI- Vullnetarët turq u janë bashkuar ushtarëve rusë për t'u stërvitur përpara se të dërgohen për të luftuar kundër ushtrisë ukrainase. Sipas mediave ruse, një numër i qytetarëve turq po dalin vullnetarë për t'iu bashkuar batalionit rus Zaporozhye. Ata do të shërbejnë krah për krah me ushtarët rusë, duke luftuar kundër ukrainasve në fushën e betejës.

Disa thonë se duan të kontribuojnë në çlirimin e Donbasit dhe për të arritur paqen në territoret e pushtuara.

 “Kam ardhur nga Turqia për të mbështetur vëllezërit tanë rusë. Ata janë të mbështetur nga ata me të cilët kam ardhur - miqtë e mi. Ne jemi kundër nazistëve, ne e dimë se çfarë po ndodh këtu, çfarë po ndodh në Ukrainë dhe këtu, ne e kuptojmë dhe e dimë se Rusia nuk është kundër Ukrainës, por kundër nazistëve që sundojnë Ukrainën, të cilët po përpiqen të marrin këtë shtet”, tha një prej tyre.

Lëvizja vjen pasi Turqia po bllokon pranimin e Suedisë në NATO, pas një aplikimi që u bë në anën e pasme të pushtimit rus të Ukrainës. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan riafirmoi të mërkurën se Turqia nuk do të lejojë që Suedia të bashkohet me aleancën ushtarake të NATO-s për sa kohë që vendi skandinav lejon që të zhvillohen protesta që përdhosin librin e shenjtë të Islamit.

3 VITE ME PARE

Çfarë prezantoi Vuçiç sot në Kuvend, doli me një plan 10 pikësh

Përplasje në Serbi/ Kuvend MARATONË, Vuçiç nuk
Aleksandar Vuçiç

SERBI- Seanca e posaçme e Kuvendit të Serbisë, në agjendën e së cilës është raporti për negociatat me Prishtinën nga 1 shtatori deri më 15 janar, ku merr pjesë edhe presidenti Aleksandar Vuçiç, zgjat nga ora 10:00. Gjatë prezantimit të tij, presidenti në radhë të parë në 10 pika prezantoi shtyllën e politikës sonë të ardhshme dhe përkujtoi se do të luftojë për Serbinë edhe sot, por edhe në 11 vitet e fundit. Ai ka theksuar se nuk guxon të zbulojë planin franko-gjerman, por se do të paraqesë më të keqen që do të pasojë për Serbinë dhe se nuk do të fshehë asgjë.

 Ai ka deklaruar tre gjërat që i kushtëzojnë, por edhe ka përsëritur se nuk ka firmosur asgjë, madje as iniciale. Pas kësaj, deputetët e popullit filluan të paraqesin qëndrimet e tyre për çështjen e Kosovës dhe Metohisë dhe presidenti Vuçiç iu përgjigj në detaje çdo prezantimi.

Pikat e plota:

Pika 1: Politika jonë do të jetë ruajtja e paqes dhe stabilitetit. Me çdo mjet dhe me çdo kusht do të përmbahemi dhe s’do t’i përgjigjemi provokimeve nëse nuk kërcënohet jeta dhe prona e njerëzve, sepse paqja dhe stabiliteti nuk janë sllogane, është diçka që sjell jetë në Serbi, e cila na lejon të ruajmë mbijetesën biologjike të popullit tonë.

Pika 2: Këmbëngulja në formimin e AKS’së, e cila duhet të jetë kornizë ligjore dhe fizike për të drejtat e popullit tonë dhe organizimin e tyre në Kosovë dhe Metohi, me mbështetjen e Serbisë, të cilën askush nuk duhet ta pengojë.

Pika 3: Siguri për serbët në Kosovë dhe Metohi, që askush të mos shqetësohet kur fëmija dërgohet në shkollë, sepse ka emër dhe mbiemër serb.

Pika 4: Jetë më e mirë për popullin tonë në Kosovë dhe Metohi

Pika 5: Të diskutohet dhe negociohet për të gjitha temat që kanë të bëjnë me të gjitha çështjet kyçe lidhur me bashkëpunimin e serbëve dhe shqiptarëve se në çfarë mënyre përfaqësohen ata në ndonjë organ.

Pika 6: Ruajtja e interesave tona jetike shtetërore dhe kombëtare, ruajtja e vendimmarrjes sonë të pavarur, që askush të mos na ndërhyjë, të mos shkojmë në Uashington, Moskë apo Bruksel për të marrë mendim, që vendimet merren vetëm në Serbi, duke respektuar  Kushtetutën e Serbisë.

Pika 7: Interesi ynë jetik është të qëndrojmë në rrugën evropiane sepse rruga evropiane nënkupton investime dhe standarde, paga dhe pensione.

Pika 8: Rritja e Serbisë, energjia, ushqimi dhe ushtria, ku ushqimi është shumë i rëndësishëm, ushtria duhet të jetë dy-tre herë më e fortë se sot, sepse e ka ruajtur popullin tonë në Kosovë e Metohi. Ne kemi nevojë për zhvillimin e shëndetësisë, në të cilën duhet të investojmë më shumë.

Pika 9: Vazhdimi i bisedimeve, nuk i ndalim bisedimet, sepse do të ishim plotësisht të izoluar, askush nuk do të fliste me ne dhe nuk mund të funksionojmë vetë në botën moderne.

Pika 10: Pavarësisht të gjitha krizave, pagat do të rriten, do të arrijmë në disa vende të BE-së dhe kjo do t’i kthejë njerëzit në Serbi.

3 VITE ME PARE

Brnabiç kapet me ish-presidentin serb: Ti ike në Rumani kur Kosova shpalli Serbinë

Përplasje në Serbi/ Kuvend MARATONË, Vuçiç nuk
Ana Brnabiç

SERBI- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, i ka kujtuar publikut se Boris Tadiç, si president i Serbisë, ka shkuar në Rumani në vitin 2008 në kohën kur Kosova shpalli pavarësinë. Tadiç më herët ka thënë se ka mundësi që incidentet që ndodhën sot në Kuvendin e Serbisë të jenë inskenuara.

“Ja ‘heroi’ që kur u shpall pavarësia e Kosovës, iku në Rumani! Është e pakuptueshme kush i jep vetes të drejtën të flasë për Kosovën. Në vend që të kalojë në heshtje dhe të mendojë i turpëruar se çfarë mund të kishte bërë në 2004/08, në vend që të mos bëjë asgjë, ai ndjen nevojën të flasë?!”, shkroi ajo në Twitter.

 

3 VITE ME PARE

Kurti vendos kushtet për themelimin e Asociacionit, Vuçiç i quan "përrallë"

Përplasje në Serbi/ Kuvend MARATONË, Vuçiç nuk
Aleksander Vucic dhe Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të konsiderohet me disa kushte - mes tjerash, ai “duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës”.

Një tjetër kusht, sipas tij, është që Asociacioni nuk mund të jetë njëetnik. “Duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave, sipas Kushtetutës dhe Ligjit për vetëqeverisje lokale”, është shprehur Kurti.

Kryeministri i Kosovës i bëri këto deklarata gjatë një seance të Kuvendit të Kosovës, më 2 shkurt.

“Të drejtat e pakicave kombëtare dhe mekanizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve, si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane”, ka thënë Kurti.

Kushti i katërt, sipas Kurtit, është që, para themelimit të Asociacionit, “strukturat ilegale të Serbisë në veri shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale”.

“Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet vetëm pas njohjes reciproke”, është kushti i pestë, sipas kryeministrit të Kosovës.

Duke numëruar kushtin e fundit, Kurti ka thënë se “presidenti serb [Aleksandar Vuçiq] duhet t’i tërheqë letrat e dërguara te pesë shtetet anëtare të BE-së dhe te të tjerat për mospranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE”.

“Këto gjashtë kushte që i vendosa unë, janë kushte politike dhe kanë bazë në aspektin demokratik, universal dhe evropian të qeverisjes dhe politikëbërjes”, është shprehur Kurti.

Kushtet e Kurtit i ka komentuar menjëherë presidenti i Serbisë, Vuçiq. Ai i ka cilësuar “përrallë” kushtet e kryeministrit të Kosovës për formimin e Asociacionit.

Në një seancë të Kuvendit të Serbisë, gjatë diskutimeve për Kosovën, Vuçiq ka thënë se Kurti në fakt "nuk do të formojë Asociacionin".

Përkitazi me kushtet e Kurtit ka reaguar edhe opozita në Kuvendin e Kosovës, ndonëse kryeministri ka thënë se krerët opozitarë kanë qenë në dijeni për to.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kritikoi njërin prej kushteve të vendosura nga Kurti, përkatësisht atë për çarmatosjen e veriut.

Abdixhiku tha se kjo nuk është çështje për dialog me Serbinë, por është detyrë e Kurtit dhe organeve të rendit që ta bëjnë një gjë të tillë.

“Jo gjashtë, por 22 udhëzime i ke nga Gjykata Kushtetuese. Të gjitha i ke me një vend, thonë respektim i rendit, Kushtetutës së Kosovës”, tha Abdixhiku.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, tha se nuk e di se a është rastësi apo sinkronizim mes Kurtit dhe Vuçiqit, që në kohën kur në Kuvendin e Serbisë po diskutohet për dialogun, kryeministri kosovar e jep lajmin për themelimin e Asociacionit.

“Ky moment duhet të jetë një koordinim i mirë mes dy liderëve, Kurtit dhe Vuçiqit, të cilët në të njëjtën ditë, në të njëjtin moment, po japin lajme të rëndësishme për drejtimin që do të marrë kjo marrëveshje”.

“Ajo që është e rëndësishme është ndryshimi radikal, drastik, që është ndryshim jashtëzakonisht i madh i diskursit të Kurtit”, tha ai.

Marrëveshja për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është arritur në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, por ajo nuk është zbatuar kurrë.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar, më 23 dhjetor të vitit 2015, se parimet e përgjithshme të Asociacionit, të dakorduara po atë vit mes Kosovës dhe Serbisë, nuk ishin tërësisht në përputhje me frymën e Kushtetutës së Kosovës.

Kushtetuesja ka thënë se ky asociacion mund të formohet, nëse harmonizohen me Kushtetutën ato parime që nuk janë në harmoni me të.

Serbia, në anën tjetër, këmbëngul që Asociacioni të formohet në bazë të marrëveshjeve të arritura.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar vazhdimisht nga palët që t'i respektojnë të gjitha marrëveshjet e arritura, përfshirë atë për Asociacionin.

Marrë nga REL

3 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Vuçiç në Kuvendin e Serbisë, detaji që e shoqëron...ujku

Përplasje në Serbi/ Kuvend MARATONË, Vuçiç nuk
Aleksander Vucic

SERBI- Në seancën e sotme të Kuvendit të Serbisë, ku presidenti Aleksandër Vuçiç foli për Kosovën dhe Metohinë, një pjesë e publikut i ra në sy një detaj, i cili i qëndronte pikërisht pranë tij, një filxhan kafeje me figurën e një ujku. Në këtë njëjtin moment, ky detaj mori një vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Por pse një filxhan me figurë ujk?

Në javët e kaluara, në shenjë mbështetjeje për Vuçiç, anëtarët dhe simpatizantët e SNS-së shpërndanë imazhe të ujqërve në rrjetet sociale me komente shoqëruese "Ujqërit tuaj janë gjithmonë me ju" ose "Gjithmonë me presidentin tuaj", duke demonstruar kështu mbështetjen e tyre për Vuçiç.

Përplasje në Serbi/ Kuvend MARATONË, Vuçiç nuk
Aleksander Vucic
3 VITE ME PARE

Vuçiç i sulet opozitës serbe: Jeni ju ata që e liruat Kurtin nga burgu

Përplasje në Serbi/ Kuvend MARATONË, Vuçiç nuk
Aleksander Vucic

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka marr pjesë në seancën plenare kushtuar situatës në Kosovë dhe Metohi. Kjo ka sjell përplasje mes deputetëve të opozitës si dhe atyre të mazhorancës. Vuçiç ndër të tjera në fjalën e tij ka përmendur faktin se kryeministri i Kosovës Albin Kurti në momentin që ndodhej në burg është lënë i lirë nga qeveria e atëhershme e Serbisë.   

"Populli i Serbisë do ta shohë kush është besnik e kush nuk besohet, kush e ruan Kosovën, kush e ka shitur. Fjala ime do të thotë. Kur ta them atë që thashë sot, që e di se kur është koha që ne të gjejmë kohë për vendin tonë, se nuk do ta sakrifikoj Serbinë si ju, por do ta di se çfarë është puna ime dhe çfarë do të bëj. A e dini pse sulmoni? Sepse nuk keni politika të tjera, nuk ju intereson as Serbia e as Kosova, por të keni një platformë për veten tuaj që ta mashtroni popullin. Ju jeni serbë më të mëdhenj, pse? Për paratë e Kolubara, kishat e shkatërruara, lirimin e Kurtit... dhe tani doni të rrihni parlamentarët serbë dhe presidentin. Ju jeni shumë të fortë. Kush u tremb? Asnje. Ju ka goditur mirë adrenalina," tha Vuçiç.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ “Nuk do ta japim Kosovën”, përleshje fizike mes deputetëve në Kuvendin e Serbisë, Vuçiç: Ju jeni tradhtar

Përplasje në Serbi/ Kuvend MARATONË, Vuçiç nuk
Kuvendi i Serbise

SERBI- Deputetë të Kuvendit të Serbisë janë përleshur fizikisht gjatë seancës ku po diskutohet plani evropian lidhur me marrëdhëniet me Kosovën, ku ka qenë i pranishëm edhe presidenti Aleksandër Vuçiç. 

Euronews.rs shkruan se incidenti ndodhi pas fjalimit të liderit të Dverit, Boshko Obradoviç, i cili i bëri thirrje Vuçiçit që të deklarohet qartë nëse është pro nënshkrimit të ultimatumit për Kosovën apo jo dhe nëse e njeh “shtetin e rremë të Kosovës”.

Deputetët e opozitës shoqëruan fjalimin e Presidenti serb me thirrje “Nuk do ta japim Kosovën”, “Tradhti, tradhti” dhe “Kosova është zemra e Serbisë”. Vuçiç akuzoi opozitën për tradhti të Kosovës dhe se qeveria po e mbron Kosovën nga njerëz si ata.

“Meqenëse tashmë e keni dorëzuar Kosovën, më lejoni t’ju shpjegoj se si do të shërohemi nga sëmundja që i bëtë Serbisë. Ju vazhdimisht keni bërë tradhtinë më të keqe, ju e keni tradhtuar Serbinë pafundësisht dhe Serbia nuk do ta lejojë më këtë. Ju po flisni për tradhti, turp të keni çfarëdo”, tha Vuçiç.

plani franko-gjerman dialogu kosove-serbi perplasje ne kuvendin e serbise

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më