LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përplasi për vdekje 21-vjeçaren në Kretë, 26-vjeçari shqiptar del para hetuesve: S'ka ardhur koha të flas. Lihet i lirë me kusht

• 26-vjeçari shqiptar që plagosi rëndë studenten e re në qendër të Selanikut është lënë i lirë me kusht deri në përfundimin e hetimeve. • I riu, i paidentifikuar me emër, ka qëndruar vetëm për disa minuta në hetuesi por nuk ka dëshmuar me detaje por e vetmja gjë që tha ishte se dëshironte që të ngushëllonte familjen. • “Nuk është koha që unë të jap shpjegime” , tha ai, teksa shprehu ngushëllime për familjarët e Emmanuelës. • Shqiptari po ndiqet për veprën penale të drejtimit të automjetit të rrezikshëm me pasojë vdekjen, si dhe largimin nga vendi i ngjarjes. • Vepra që i kushtojnë deri në 15 vite burg. • Edhe pasagjerja 19-vjeçar i mjetit është i lirë me kusht dhe përballet me veprën penale të bashkëpunimit në drejtimin e rrezikshëm të automjetit dhe bashkëpunim në braktisjen e një aksidenti. • Sipas informacioneve, e reja ka pohuar se ishte hera e parë që hynte në makinën e të akuzuarit, e njihte pasi ishte i rregullt në lokalin ajo ku punonte por nuk ia dinte as numrin e telefonit dhe mbiemrin. • Ajo pohoi gjithashtu se i kërkoi të ndalonte menjëherë pas skenës së rrëmbimit, por ai u përpoq ta qetësonte pasi ajo ishte e frikësuar. • “Sapo u kthyem në rrugën Iasonidou, i kërkova të zbriste nga makina dhe të kthehej, ai më kapi dorën dhe më tha mos u shqetëso, do ta rregulloj, më jep pak kohë,”-dëshmoi ajo. • Ndërsa prindërit e 21-vjeçares së ndjerë vendosën sot që të dhunonin organet e të bijës, duke i realizuar kështu dëshirën e saj të fundit.

2 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Humbi jetën pasi u përplas nga shqiptari, familja bë GJESTIN e madh, dhuron organet e 21-vjeçares, e ëma: Udhëtim të mbarë shpirti im!

Përplasi për vdekje 21-vjeçaren në Kretë,
Emmanuela

GREQI- Prindërit e studentes 21-vjeçare që u aksidentua për vdekje në orët e parë të mëngjesit të 22 nëntorit nga 26-vjeçari shqiptar kanë vendosur që organet e së bijës t'i dhurojnë duke shpëtuar kështu shumë jetë të tjera. Ata e morën vendimin duke menduar për shumë të tjerë që ishin vetëm një 'hap larg jetës'. 

Duke folur për mediat greke babai i Emmanuelës tha se ajo ishte një fëmijë i mrekullueshëm që ka dashur gjithmonë të ndihmojë të tjerët prandaj dhe ata e morën vendimin e dhurimit të organeve. Ndërsa nënë e të ndjerës preku opinionin publik me postimin e ndjerë të bërë në rrjetin social Facebook. 

"Udhëtim të mbarë shpirti im, deri në skajet e universit. Nuk po them lamtumirë dashuria ime por shihemi përsëri! Të dua deri në qiell dhe më tej dhe do të të dua sa të jem gjallë dhe të marr frymë” , shkruan në Facebook.

26-vjeçari shqiptar rrezikon të dënohet deri në 10 vite burg për aksidentin. Familja e 21-vjeçares ka kërkuar që ta referojënë ngjarjen jo si aksident por si vrasje pasi shqiptari ishte me shpejtësi dhe nuk ka ndaluar që t'i japë ndihmën e parë duke e lënë të gjakosur dhe në gjendje të rëndë në rrugë. Ngjarja e rëendë ndiodhi më 22 nëntor. E raja do të varroset në qytetin e saj të lindjes në Chania.

3 VITE ME PARE

Përplasi për vdekje 21-vjeçaren në Selanik, shqiptari del para gjykatës, akuzat që rëndojnë ndaj tij

Përplasi për vdekje 21-vjeçaren në Kretë,
26-vjeçari shqiptar dhe vajza greke

GREQI- 26-vjeçari shqiptar, i cili përplasi për vdekje studenten 21-vjeçare në Selanik pritet të dalë sot para trupit gjykues. E reja nuk mundi t'i mbijetonte dot plagëve duke ndërruar jetë disa ditë pas aksidentit në spital. Familja e saj ka vendosur që t'i dhurojë organet e të resë. 

Siç shpjegoi avokati i familjes së 21-vjeçarit, ndjekja penale e ngritur ndaj 26-vjeçarit shqiptar parashikon një dënim deri në 10 vjet burg.  

"Pozicioni i familjes është ta akuzojë atë për vrasje nga pakujdesia me keqdashje të mundshme. Nuk është vetëm se e ka braktisur por ka bërë gjithçka për t’u zhdukur, thjesht nuk ka llogaritur se kamerat e rrugës fatmirësisht sot regjistrojnë gjithçka", tha ai.

Studentja 21-vjeçare në fillim u shtrua Repartin e Mjekimit Intensiv të spitalit Papageorgiou por nuk mundi t' mbijetonte dot plagëve duke mbyllur sytë një ditë më parë. Varrimi i 21-vjeçares, e cila studionte në Shkollën Veterinare të AUTH-së, pritet të zhvillohet në vendlindjen e saj, në Chania.

shqiptari perplas 21-vjeçaren greke greqi

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale